Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
Le news di Engjell Koliqi
 
NĖ FIRENCĖ U MBAJT KUVENDI I DYTĖ I LIDHJES SHQIPTARE NĖ ITALI:
 
ME VEPRIMTARITĖ E PĖRBASHKĖTA SHQIPTARO-ARBĖRESHE TĖ SHEMBULLOJMĖ BASHKIMIN E MIRĖFILLT KOMBĖTAR
bullet
Nė Kuvend ishte i pranishėm edhe kryetari i Lidhjes Shqiptare nė Botė - Z. Simon Kuzhnini dhe i vėllai i tij binjak - Mikeli - veprimtar i dėshmuar nė realizimin e shumė projekteve kombėtare.
bullet
Pjesėmarrja e pėrfaqėsuesve tė shoqatave arbėreshe motivim pėr njė bashkim tė mirėfillt kombėtar.
bullet
U zgjodh kryesia e re 23 anėtarėshe. Kryetar i kryesisė u zgjodh Xhafer Berisha, kurse nėnkryetarė: Nehat Marku, Sokol Borshi, Mexhit Xhaferi e Vatė Marashi.
bullet
Nga Italia nė Kongresin e parė tė Lidhjes Shqiptare nė Botė do tė shkojnė 150 delegatė.
bullet
Pjesėmarrje nė kuvend e patriotėve tė ardhur nga Gjeneva e nga Brukseli.
bullet
Me recitime patriotike u shėnua edhe pėrvjetori i shpalljes sė Kushtetutės sė Parė tė Republikės sė Kosovės (Kushtetutės sė Kaēanikut).
bullet
Kah fundi i tetorit mbahet njė manifestim kulturor shqiptaro-arbėresh, para Kolegjit tė Shėn Adrianit, nė Shėn Mitėr Korone tė Kalabrisė.
 
Romė, 10 shtator 2001 (QIKSH Albeuropa - ARBITALIA - BOTA SOT)
     E diela e 9 shtatorit, nė Firencė - nė djepin e kulturės italiane, jehoi shqip. Nė sallėn e mbledhjeve, nė objektin e Bibliotekės sė Komunės sė Firencės, nė Sheshin Alberti - tė stolisur me flamuj, ishin mbledhur qindėra shqiptarė e arbėreshė, pėr tė marrė pjesė nė Kuvendin e Dytė tė Lidhjes Shqiptare nė Itali e pėr tė shėnuar pėrvjetorin e shpalljes sė Kushtetutės sė Parė tė Republikės sė Kosovės (Kushtetutės sė Kaēanikut), me tė cilėn u vunė themelet e Shtetit tė Kosovės.
     Kuvendin, nė tė cilin ishin tė pranishėm 93 delegatė e shumė mysafirė, e shpalli tė hapur kryetari i Shoqatės <<ALBANIA>>, Z. Vatė Marashi, i cili pasi pėrshėndeti mysafirėt dhe kryetarin e Lidhjes Shqiptare nė Botė - Z. Simon Kuzhnini-n, kėtij tė fundit ia dha fjalėn. Z. Kuzhnini, pasi falėnderoi tė pranishmit pėr pjesėmarrje dhe pėr veprimtaritė e shumta e tė frytshme tė Mėrgatės Shqiptare nė Itali, foli pėr ecurinė e vėshtirė, por tė sigurtė tė krijimit dhe tė marshuimit tė Lidhjes Shqiptare nė Botė (LSHB), qė tashmė i ka lėshuar rrėnjėt anekėnd botės, kudo qė jeton e vepron fara arbėrore. LSHB nuk ėshtė krijuar si njė organizėm qė nuk njeh e mohon organizmat tjera kombėtare - tha Z. Kuzhnini - por ėshtė krijuar si organizėm qė don tė lidhė tė gjitha subjektet arbėrore, duke afruar programet e projektet, duke i harmonizuar ato e duke zhvilluar veprimtaritė kombėtare, me njė koordinim tė gjithanshėm. Duke folur pėr organizimin e Kongresit tė Parė tė LSHB-sė, Ai tha se nuk ėshtė zgjedhur rastėsisht Prizreni. Nė Kongresin e Parė tė LSHB-sė - tha kryetari Kuzhnini - Platforma Kombėtare do tė shėnojė bashkimin shpirtėror kombėtar, qė do tė kurorėzohet me bashkimin fizik - tė tė gjitha trojeve arbėrore. Mendoj se me tė drejtė njerėzit kanė filluar ta quajnė Lidhja e Tretė e Prizrenit, Kongresin e Parė tė LSHB-sė, ende para mbajtjes - ka pėrfunduar Z. Simon Kuzhnini.
     Pastaj Kuvendi ka vazhduar nėn udhėheqjen e nėnkryetarėve: Xhafer Berisha e Nehat Marku e kryetarė dhe pėrfaqėsues shoqatash kanė parashtruar vėrejtje dhe sugjerime pėr Platformėn Kombėtare qė do tė aprovohet nė Kongresin e Parė tė LSHB-sė. Parimisht - Platforma Kombėtare dhe dokumentet tjera tė Kongresit janė pėrkrahur nga delegatėt e Kuvendit. Sidomos emocionuese kanė qenė diskutimet e delegatėve tė shoqatave arbėreshe. Sekretari i Shoqatės "Skanderbeg" nga Porkanuni (Portocanone) e Molises - Z. Teodhor Muzaqi (Teodoro Musacchio) ka thėnė se deshti fati qė tė takohemi nė orėn 12 pa pesė dhe me veprimtari tė pėrbashkėta e tė koordinuara tė programeve kombėtare ta shpėtojmė Farėn Arbėrore, qė nė Itali, megjithė vėshtirėsitė e shumta po qėndron krenare dhe e pamposhtur plot pesė shekuj e gjysmė, nga asimilimi. Disa nga delegatėt e Kuvendit kanė kėrkuar qė nė Platformėn Kombėtare t'i kushtohet hapsirė dhe kujdes i posaēėm edukimit tė rinisė shqiptare, qė nė kohėt e fundit ėshtė rrezikuar tmerrshėm nga droga, prostitucioni dhe nga sėmundjet vdekjeprurėse qė vijnė nga kėto dukuri tė zeza, si dhe kėmbėngultėsinė para organizmave dhe fuqive ndėrkombėtare nė trojet tona, qė tė mos i prekin traditat tona tė shenjta kombėtare dhe thesaret natyrore e shpirtėrore tė tokave dhe tė qenieve arbėrore.
     Me vota tė hapta u zgjodh Kryesia e Re e Lidhjes Shqiptare nė Itali, nė kėtė pėrbėrje: Xhafer Berisha (kryetar), Nehat Marku (nėnkryetar), Sokol Borshi (nėnkryetar), Mexhit Xhaferi (nėnkryetar e arkatar), Vatė Marashi (nėnkryetar), Engjėll Koliqi (sekretar) dhe nėtarėt - Kadri Ballazhi, Leon Mirakaj, Luis De Rosa, Nuhish Sallahi, Hajredin Kaza, Aziz Duraj, Asman Cakiqi, Agron Berisha, Nebi Cikaqi, Besim Jashari, Alfons Xhuveli, Ilir Qose, Avdi Beqiri, Pashk Ballabani, Skėnder Klosi, Teodhor Muzaqi e Xhafer Tari. Patriotėt e veprimtarėt e shquar: Mustafė Previzi e Vitore Stefa-Leka janė shpallur anėtarė nderi tė Kryesisė sė LSHI dhe janė propozuar pėr delegatė tė Kongresit.
      U vendos qė nė Kongresin e Parė tė LSHB-sė, qė do tė mbahet mė 26-28 Nėntor 2001 nė Prizren, nga LSHI tė shkojnė 150 delegatė, nga tė cilėt sė paku 30 do tė jenė arbėreshė. Brėnda njė muaji shoqatat do t'ia paraqesin Kryesisė listat me emrat e kandidatėve tė propozuar pėr delegatė tė kongresit tė Parė tė LSHB-sė, qė do tė shpallen solemnisht nė Manifestimin e Shėn Mitrit.
     Kulmi i emocioneve u mbėrrijt, kur delegatėt arbėreshė u shpallėn anėtarė nderi tė shumė shoqatave shqiptare e vėllezėrit Kuzhnini, si dhe disa nga veprimtarėt e shquar tė Mėrgatės sė Re Shqiptare nė Itali, u shpallėn anėtarė nderi tė disa shoqatave arbėreshe. Me kėtė rast doli nisma pėr organizimin e manifestimeve tė pėrbashkėta kulturore. Kah fundi i muajit tė ardhėm (tetorit) do tė fillojė seria e manifestimeve tė pėrbashkėta, me manifestimin kulturor shqiptaro-arbėresh, para Kolegjit tė Shėn Adrianit, nė Shėn Mitėr Korone tė Kalabrisė -  aty ku mbahet Festivali i Kėngės Arbėreshe, aty ku janė shkolluar e formuar rilindasit arbėreshė Jeronim De Rada, Zef Serembe, Anton Santori... aty ku ėshtė shkolluar e formuar edhe patrioti Avni Rrustemi. Nė Shėn Mitėr do tė themelohet edhe Kėshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare e Arbėreshe nė Itali (KKSHSHAI), qė do ta zėvendėsojė Bashkimin e Shoqatave Shqiptare e Italo-Shqiptare nė Itali (BSHSHISHI), qė ėshtė kritikuar pėr neglizhencė dhe pėr mosbashkėpunim me shoqatat arbėreshe.
     Kuvendin  e Dytė tė LSHI, me pjesėmarrjen e tyre e kanė nderuar edhe mysafirėt: Prof. Astrit Leka - shkencėtar e veprimtar i dėshmuar, i ardhur nga Gjeneva dhe anėtarėt e Kryesisė sė Lidhjes Shqiptare nė Beneluks - Ramiz Basha e Sedat Mehmeti, tė ardhur nga Brukseli. Pjesėmarrėsit kanė nėnshkruar njė peticion drejtuar Qeverisė sė Sllovakisė pėr mbrojtjen e pikturės mė tė madhe nė botė tė portretit tė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, qwė gjendet nė Kėshtjellėn e Bitēa-s nė Sllovaki dhe pėr vendosjen e bustit tė Nėnės Tereze nė njė nga sheshet e Bratisllavės, si dhe kėrkesėn pėr vendosjes sė pėrmendores sė Skėnderbeut nė njė nga sheshet e Londrės - nisma kėto tė shkencėtasrit e veprimtarit 86 vjeēar - Astrit Leka.
     Delegatėt e Kuvendit tė Dytė tė LSHI, mysafirėt dhe shumė pjesėmarrės nga shoqatat e Firencės - ALBANIA, KOSOVA dhe SHQIPONJA shėnuan pėrvjetorin e shpalljes sė Kushtetutės sė Parė tė Republikės sė Kosovės, e njohur si Kushtetuta e Kaēanikut, qė vuri themelet e Shtetit tė Kosovės, me recitime patriotike tė motrave Jashari tė ardhura enkas nga Triesta dhe tė poetes sė njohur Vitore Stefa-Leka. 
 
ENGJĖLL  KOLIQI

priru / torna