NGA VEPRIMTARITĖ E LIDHJES
SHQIPTARE NĖ ITALI:
JEMI PĖRGATITUR PĖR KONGRESIN E BASHKIMIT
SHPIRTĖROR MBARĖSHQIPTAR
Romė, 24 tetor 2001 (QIKSH Albeuropa - ENGJĖLL
KOLIQI)
Tė dielėn e 21 tetorit, djepi i kulturės
italiane - Firenca, jehonte shqip. Ishin mbledhur aty qindėra
pėrfaqėsues tė shoqatave shqiptare e arbėreshe nga mbarė Italia.
Kishin ardhur nė mesin e bashkatdhetarėve edhe themeluesit e Lidhjes
Shqiptare nė Botė - patriotėt e dėshmuar - vėllezėrit binjakė Simon
e Mikel Kuzhnini, tė cilėt kishin sjellur rreth 200 ftesa origjinale
pėr delegatėt e Kongresit tė Parė tė LSHB-sė, qė do tė mbahet nė
Prizren mė 26-28 Nėntor 2001, bashkė me programin e Kongresit.
Kryetarėt e tė tri shoqatave shqiptare tė
Firencės (Albania, Kosova dhe Shqiponja) paradite kishin organizuar
njė konferencė shtypi me pėrfaqėsues tė pushtetit lokal tė Firencės,
ku muarėn pjesė dhjetėra gazetarė. Nė konferencė kryesisht folėn:
Znj. Marzia Monciati - asesore (ministre) e qeverisė lokale pėr
emigracionin e huaj, Z. Simon Kuzhnini - kryetar i Lidhjes Shqiptare
nė Botė, Dr Vatė Marashi - kryetar i Shoqatės ALBANIA e nėnkryetar i
LSHI dhe Z. Xhafer Berisha - kryetar i Shoqatės KOSOVA e kryetar i
LSHI (Lidhjes Shqiptare nė Itali). Nė emėr tė pushtetit lokal, Znj.
Monciati falėnderoi Lidhjen Shqiptare nė Itali dhe shoqatat
shqiptare nė Krahinėn e Toskanės, pėr sjelljet e mira dhe integrimin
e suksesshėm tė mbi 20 mijė shqiptarėve nė atė rajon. U kritikuan
disa massmedia italiane qė po paraqiten nė opinioni publik me
shkrime e kronika antishqiptare, duke u munduar qė shumė krime qė
ndodhin nė Itali t'ua shkarkojnė shqiptarėve, ende pa u gjetur
kryesit e tyre. Ajo u shpreh e kėnaqur me bashkėpunimin e frytshėm
me shoqatat shqiptare dhe me integrimin e suksesshėm tė mėrgimtarėve
shqiptarė nė rrethin shoqėror vendor. Z. Kuzhnini ka falėnderuar
pushtetin lokal tė Firencės pėr ndihmėn e madhe shoqatave shqiptare
dhe pėrgjithsisht mėrgimtarėve e sidomos pėr ndihmat e
pakrahasuesshme pėr Kosovėn e edhe pėr qytetarėt e kosovės nė
Firencė, qė tė gjithė i ka pajisur edhe me dokumente speciale
udhėtimi. Falėnderime shprehėn edhe zotėrinjt Marashi e Berisha.
Tubimi i Lidhjes Shqiptare nė Itali, qė u
mbajt pasdite nė sallėn e bibliotekės komunale ishte njė tubim
solemn, ku pėrfaqėsuesit e shoqatave morėn ftesat pėr delegatėt e
Kongresit tė Parė tė Lidhjes Shqiptare nė Botė. Sina nga kryetari i
LSHB - Z. Simon Kuzhnini, nga kryetari i LSHI - Z. Xhafer Berisha,
edhe nga diskutuesit tjerė (Znj Vitore Stefa-Leka, Znj Mimoza
Ahmeti-Kallfa, Z. Nehat Marku e tė tjerėt) u tha se janė kryer me
sukses tė gjitha pėrgatitjet qė Kongresi i Parė i LSHB, qė do tė
ketė vlerėn e Lidhjes sė Tretė tė Prizrenit, tė vendos tė pavdekshėm
bashkimin e mirėfillt shpirtėror mbarėshqiptar, qė ėshtė kusht i
pazėvendėsueshėm i bashkimit tė gjithmbarshėm kombėtar - qėllim
parėsor i LSHB-sė.
Nė fund Z. Nehat Marku i kėnaqi tė pranishmit
me monologun "Unė jam gjallė". Z. Hajredin Kaza - patriot i dėshmuar
e ish i burgosur politik nėpėr kazamatet e ish Jugosllavisė, tė
pranishmėve ua dhuroi nga njė kopje tė librit tė tij tė parė me
poezi.
Nė orėt e mbrėmjes, nė shtėpinė e Dr Vatė
Masrashit u organizua njė darkė vėllazėrore - tipike shqiptare, ku e
mahnitėn Firencėn tingujt e fuqishėm tė muzikės burimore shqiptare,
shoqėruar me ēifteli e me sharki. Kėndim fantastik i Dr Marashit, i
Mardena Kelmendit dhe i tė tjerėve. Kėnaqėsia nėn tingujt burimor
zgjati deri nė mesnatė.