KREMTIMI I DITĖS
SĖ FLAMURIT NĖ 90 VJETORIN E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ, NĖ LECCO TĖ
LOMBARDISĖ:
NĖ KREMTEN E MADHE -
AFIRMIM I GJITHANSHĖM I TRADITAVE TONA KOMBĖTARE ME SOLIDARITETIN NĖ
VEPĖR DHE MIRĖNJOHJE MĖ TĖ MERITUARVE PĖR VEPRIMTARI ATDHETARE,
KULTURORE E HUMANITARE
Shoqata Kulturore
Humanitare «Nėna Tereze» e ka nderuar me mirėnjohje speciale Kryetarin e
Kosovės - Dr Ibrahim Rugova dhe gazetėn kombėtare «Bota Sot»
Lecco, 02 dhjetor
2002 (QIKSH Albeuropa // Bota Sot // QIK // Trepēa.net // Arbitalia)
____________________________
Shkruan:
ENGJĖLL KOLIQI
Qyteti i Lecco-s - pitoresk rrėzė Alpeve tė larta, qė kėto ditė frymonte
me vėshtirėsi tė mėdha nga problemet e mėdha tė shkaktuara nga vėrshimet
dhe shembjet e dheut, tė dielėn e 1 dhjetorit, jo vetėm qė frymonte
lirshėm, por jehonte larg dhe dridhej megjithė rrethinė nga kremtja e
madhe shqiptare, qė me rastin e Ditės sė Flamurit nė 90 Vjetorin e
Pavarėsisė sė Shqipėrisė, e kishte organizuar Shoqata Kulturore
Humanitare «Nėna Tereze». Kremte e madhe. Pjesėmarrėsit nuk mund tė
numėrohen nė qindėra, sepse pėrfshirė edhe mysafirėt, sigurisht qė ka
kaluar shifra mijėshe. Kėndime e vallėzime, recitime, loteri festive me
fitimin e dedikuar nė solidaritet me njė familje me pesė fėmijė jetima,
nė Kosovė. Shtrėngim duarsh, pėrqafime, puthje nga mysafirėt e shumtė.
Mirėnjohje tė shumta e falėnderime.
Kremtja e madhe ka filluar nė ora 9:00, me turneun e futbollit tė vogėl.
Kampi sportiv "Due Ponti" nė Malgrate (njė paralagje e Lecco-s) ishte i
vogėl pėr t'i pranuar tė gjithė tė interesuarit qė kishin ardhur ta
ndiqnin turneun e organizuar me rastin e Festės Kombėtare Shqiptare -
siē e quanin zakonisht vendorėt dhe mėrgimtarėt e kombeve dhe tė etnive
tė tjera, kėtu. Siē kemi paralajmėruar ditė mė parė, nė turneun festiv
kanė garuar edhe sportistė e skuadra tė vendorėve dhe tė mėrgimtarėve tė
etnive tė tjera. Gjithsejt kanė garuar dhjetė skuadra me rreth 100
sportistė, mė sa vijon: Ballabani, 17 Nėntori, Besa, Woody,
Pasturo, Albeuropa, Stublla3, Marocco, DJ Juro dhe Familja Moderne.
Fituese e turneut ėshtė shpallur skuadra 17 NĖNTORI,
e pėrbėrė kryesisht me mėrgimtarėt nga kryeqyteti ynė, tė cilėt
skuadrėn e kishin pagėzuar me Ditėn e Ēlirimit tė Tiranės. Vendin e dytė
e ka zėnė skuadra BESA, kurse vendin e tretė skuadra DJ
JURO. Skuadra e parė u shpėrblye me kupė dhe me nga njė dres
pėr ēdo lojtar, skuadrės sė dytė i takoi pllaka speciale e turneut,
kurse skuadra e tretė fitoi njė top futbolli. Tė gjitha ndeshjet, qė
janė ndjekur nga qindėra dashamirės tė futbollit, kanė filluar me
intonimin e hymnit kombėtar.
Kremtja e madhe me programin kulturo-artistik ka filluar nė ora 17, nė
sallėn e madhe tė kishės nė Pescate (paralagje e Lecco-s), ku edhe
oborri ishte i vogėl pėr t'i pranuar tė gjithė pjesėmarrėsit. Pėrveē
qindėra bashkaktdhetarėsh tė ardhur edhe nga rrethe e vise tė tjera tė
Italisė, nga Zvicra dhe nga Austria, nė kremten e madhe kishin ardhur
edhe mysafirė tė shumtė: italianė, marokenė, senegalezė, si dhe
mėrgimtarė nga Shri Lanka e nga Bregu i Fildishtė. Programi ka filluar
me hymnin kombėtar, tė kėnduar nga fėmijėt, rinia dhe tė gjithė tė
pranishmit. Mbasi u mbajt njė minut heshtje nė nderim tė tė gjithė
dėshmorėve tė kombit, gjatė gjithė historisė sonė kombėtare, kryetari i
Shoqatės «Nėna Tereze» - Z. Pashk Ballabani i ka pėrshėndetur tė
pranishmit dhe ka folur pėr krijimin dhe realizimin e Aktit tė ngritjes
sė Flamurit dhe tė shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 Nėntor 1912, nė Vlorėn
Krenare. Pastaj kanė pėrshėndetur mysafirėt. Vlen tė citohet famullitari
i Pescate-s, Dom Alessandro Chiesa, i cili ndėr tė tjera ka thėnė: "Jo
vetėm qė ėshtė kėnaqėsi e nder kur gjendesh nė mes shqiptarėve, por ka
kohė qė, sikur mė thotė shpirti - edhe unė jam shqiptar, jam kosovar".
Pasuan pėrshėndetjet e mysafirėve - pėrfaqėsues tė autoriteteve vendore,
tė bashkėsive mėrgimtare tė etnive tė tjera, tė shoqatave shqiptare
mysafire dhe nga pėrfaqėsues tė organizatave joqeveritare qė kanė
ndihmuar dhe vazhdojnė ta ndihmojnė Kosovėn e Shqipėrinė dhe mėrgimtarėt
tanė kėtu. Edhe pėrshėndetjet e tė huajve fillonin e mbaronin me fjalė
shqipe. Kėngė e vallėzime, recitime e humor - plot hare, deri nė mesnatė.
Nė tryezėn festive tė pranishmit shėrbeheshin me pije freskuese e me
ushqime tipike shqiptare. Kėnga e parė ishte kėnga e Flamurit e pastaj,
nė pėrkujtim edhe tė Ditėlindjes sė Heroit Tonė - Adem Jashari, u kėndua
kėnga "Mora fjalė" - kushtuar Komandantit Legjendar. Ėshtė organizuar
edhe loteria festive - kėsaj radhe me motive solidariteti. Janė shitur
mbi 1000 bileta tė loterisė (nga njė euro secila). Kah fundi i
manifestimit, nga fėmijėt, janė tėrhequr tridhjetė shpėrblimet e
loterisė dhe fituesit, pothuajse tė gjithė shpėrblimet i kanė lėnė nė
fondin qė shoqata ia ka dedikuar familjes sė Marjan Qazimit, nė Letnicė
tė Kosovės, i cili ka vdekur nė moshėn 39 vjeēare dhe ka lėnė
bashkėshorten me pesė fėmijė jetima dhe prindėrit pleqė, pa kurrfarė tė
ardhurash financiare. Vetėm njė biēikletė (shpėrblimi i parė) e fituar
nga Z. Adnan Balla (bashkatdhetar nga Durrėsi) qė e la pėr familjen e tė
ndjerit, ėshtė shitur tri herė, duke mbėrritur ēmimin prej 450 , qė
janė hedhur nė fondin e pėrmendur. Solidaritet i madh, sipas trraditave
mė tė shėndosha shqiptare!! Kishte edhe italianė qė shpėrblimet e
fituara nė lopterinė festive i lanė nė fondin pėr familjen Qazimi. Kėtu
lindi dhe u miratua ideja pėr organizimin e mbrėmjeve vėllazėrore ēdo
muaj dhe pėr themelimin e njė fondi tė solidariotetit, dedikuar jetimave
tė dėshmorėve tė UĒK-sė.
Nė
fund, nė mėnyrė solemne u ndanė mirėnjohje tė posaēme, qė kryesia e
Shoqatės «Nėna Tereze», nė mbledhjen solemne tė mbajtur mė 28 Nėntor, nė
90 vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ua kishte ndarė veprimtarėve pėr
kontributin e pashterrshėm nė tė mirė tė kombit e atdheut. Me mirėnjohje
janė nderuar rinia jonė mėrgimtare nė Lecco e rrethinė, organizata
humanitare italiane IPSIA qė ka realizuar shumė projekte nė Kosovė,
Klubi Futbollistik «Roma» dhe lojtarėt e saj Tomassi e Di Francesco, pėr
poligonin sportiv tė ndėrtuar nė oborrin e Shkollės Fillore «Dom Mikel
Tarabulluzi» nė Stubėll, si dhe veprimtarėt: Pashk Ballabani, Luz Koliqi,
Adnan Balla, Kristė Ballabani, Gjon Ballabani, Petrit Zefi, Engjėll
Koliqi, Vitore Stefa-Leka, Ermira Hoxha, Dom Alessandro Chiesa e Paolo
Brivio (si anėtarė nderi) dhe shumė veprimtarė tė tjerė tė shoqatės,
si: Marjan Ballabani, Gjergj Lorenci, Kolė Demaj, Isak Gjoni, Demush
Xheladini, Gjergj Krista, Leonard Krista, Gazmend Zeqiri, Marjan Gjergji,
Marjan Ramaj, Marjan Andreja, David Ballabani, Nue Lorenci, Augustin
Zefi, Josip Ballabani, Zef Ballabani, Difa Zefi, Drita Demaj, Fatmir
Simani, Marjan Deda etj.
Me mirėnjohje tė
posaēme u nderuan edhe: Kryetari i Kosovės - Dr Ibrahim Rugova, pėr
kontributin e frytshėm dhe pėr merita tė pashlyeshme nė tė mirė tė
Kosovės dhe popullit tė saj, si dhe Gazeta Kombėtare «Bota Sot», pėr
informim tė shpejtė, tė plotė e tė drejtė dhe pėr kontribut e merita nė
nxitjen e proceseve nė realiziminin e aspiratave tona kombėtare. U
vendos qė nga njė delegacion i Shoqatės, mirėnjohjet Kryetarit Rugova
dhe botuesit tė kombėtares «Bota Sot» - Z- Xhevdet Mazrrekut, t'ua
dorėzojė personalisht nė selitė e tyre (nė Prishtinė dhe nė Zürich).