NĖ LECCO PO PUNOHET
PĖRKUSHTIMISHT NĖ PĖRGATITJEN E MANIFESTIMIT TĖ DENJĖ E TĖ MADH
DYDITOR, KUSHTUAR NĖNĖS TEREZE:

« BIJA SHQIPTARE - NĖNA E
BOTĖS MBARĖ - SHENJTĖRESHA E DASHURISĖ »
Manifestimi i madh, qė do
tė fillojė tė shtunėn e 12 korrikut nė ora 17 e do tė zgjasė deri tė
dielėn e 13 korrikut nė mbrėmje, po e pėrgatit Shoqata Kulturore
Humanitare «NĖNA TEREZE» e Lecco-s, nė koordinim me QKIKH «ALBEUROPA»
Hyrja do tė jetė e lirė (gratis), kurse ofertat vullnetare tė mjeteve
financiare do t'u bashkangjiten mjeteve nė fondin e Maratonės
Humanitare tė Shoqatės «Nėna Tereze», nė shėrbim nevojave tė fėmijėve
jetimė dhe tė sėmuar tė Kosovės.
Lecco, 24 qershor 2003
(Engjėll KOLIQI)
Ka rreth njė muaj qė Shoqata
Kulturore Humanitare «Nėna Tereze», nė koordinim me QKIKH «Albeuropa»
ka filluar pėrgatitjet pėr manifestimin e madh tė Mėrgatės Shqiptare,
kushtuar Shėn Terezes Shqiptare, qė do tė mbahet mė 12 e 13 korrik
2003 nė Lecco - qytet pitoresk rrėzė Alpeve, nė Lombardi.

Tė shtunėn do tė fillohet nė ora
17, me njė defile nėpėr qytet dhe do tė vazhdohet me Akademinė Solemne,
nė ora 19, nė njė sallė teatri. Fjalėn kryesore nė akademi do ta ketė
biografi numėr njė i Nėnės Tereze - Dr Dom Lush Gjergji, i cili ka
botuar dhjetėra libra, nė shumė gjuhė botėrore e nė miliona kopje,
kushtuar Shenjtėreshės Shqiptare. Do tė ligjėrojė edhe Dom Valentino
Salvoldi - bashkautor i disa librave me Dom Lushin e mik i madh i
popullit shqiptar, si dhe Dr Antonella Lucchini, nga Novara, e cila
kohė mė parė ka mbrojtur disertacionin mbi Nėnėn Tereze dhe ka fituar
titullin doktor shkence. Nė akademi janė ftuar edhe drejtori i
shtėpisė botuese «Vellar» nga Bergamo, qė ka botuar miliona kopje
librash mbi Nėnėn Tereze, ipeshkėvi i Dioēezit tė Lecco-s,
pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal tė Rrethit (Provincės) tė Lecco-s, tė
tė gjitha komunave pėrrreth, pėrfaqėsueset e Shtėpisė sė Misionareve
tė Dashurisė (motrat e NėnėsTereze) nga Milano, pėrfaqėsues tė
pushtetit tė Krahinės sė Lombardisė, si dhe pėrfaqėsuesit e tė gjitha
shoqatave dhe organizatave joqeveritare tė rrethit. Do tė ftohen edhe
pėrfaqėsuesit tė gjitha bashkėsive shqiptare nė Itali dhe nė mbarė
Mėrgatėn tonė - prej Europe e deri nė Amerikė. Do tė dėshmojė poashtu
edhe e mbesa e Nėnės Tereze - Age Bojaxhiu, e bija e Lazrit (e vetmja
anėtare e Familjes Bojaxhiu, e gjallė). Akademia, poashtu do tė
freskohet edhe me program kulturo-artistik, ku do tė marrin pjesė
artistė shqiptarė tė njohur, por edhe grupe tė bashkėsive etnike nga
India e nga Afrika, me pikat e tyre karakteristike folklorike. Poashtu
do tė hapet edhe njė ekspozitė e vizatimeve tė fėmijėve mbi
NėnėnTereze dhe njė gazetė muri me shkrime kushtuar Shenjtėreshės
Shqiptare!!!

Tė dielėn paradite do tė
celebrohet Mesha Solemne kushtuar Nėnės Tereze, me pjesėmarrjen e
ipeshkėvit tė Lecco-s, tė priftėrinjėve shqiptarė - misionarė nė vende
tė ndryshme tė Europės dhe tė priftėrinjėve vendas. Mbas meshe do tė
fillohet me orėn letrare dhe me programin kulturo-artistik, kushtuar
Nėnės Tereze. Do tė organizohet poashtu edhe banketi-koktej, ku do tė
ketė ushqime e pije pėr tė gjithė pjesėmarrėsit. Nė programin
kulturo-artistik do tė marrin pjesė edhe grupe folklorike tė
bashkėsive etnike nga India dhe nga Afrika.
Programi kulturo-artistik dhe
kokteji tė dielėn do tė vazhdojnė deri nė orėt e mbrėmjes. Pėr
mysafirėtqė vijnė nga larg, organizatorėt kanė menduar dhe kanė gjetur
zgjidhjen mė tė mirė - sistemohen nėpėr familhet shqiptare. Nė kėtė
mėnyrė, edhe rritet dashuria ndėrshqiptare, sipas porosisė edhe tė
Shėn Terezės, edhe lindin miqėsi tė reja, edhe kursehen paratė!!!
Askush nga pjesėmarrėsit nuk do tėguajė hyrjen pėr tė pėrcjellur
programin kulturo-artistik nė kėtė manifestim, as ushqimin, as pijet.
Do tė vėhet aty njė arkėz dhe njė komision. Tė gjithė ata qė duan tė
hedhin ofertat e tyre garantohen se ato mjete do tė bėhen pjesė e
mjeteve tė Maratonės Humanitare «Shėn Tereza e Shqiptarėve» dhe do t'u
dhiurohen fėmijėve pa prindėr dhe tė sėmuar tė Kosovės - thonė nė
Kėshillin Organizativ tė Manifestimit «Bija Shqiptare - Nėna e Botės
Mbarė - Shenjtėresha e Dashurisė» nė Lecco.
ENGJĖLL KOLIQI
PRIMA MANIFESTAZIONE DEDICATA ALLA SANTISSIMA MADRE TERESA DI CALCUTTA