MBRESA DHE BINDJE NGA UDHĖTIMI I FUNDIT
NĖ ITALINĖ VERILINDORE:
JEMI TĖ NJĖ TRUNGU, JEMI TĖ NJĖ GJAKU -
PRANDAJ EDHE DO VEPROJMĖ SĖ BASHKU
_______________________
Shkruan: Engjėll KOLIQI
Mesi i muajit mė tė bukur tė stinės - tė
Majit tė Lulekuqeve. Edhe njė kėnaqėsi nė mesin e bashkėkombasve tė
mi, tė mėrguar nė viset verilindore tė Italisė - nė udhėtimin tim tė
fundit, nė krahinat: Alto Adige (Sud Tirol, Veneto dhe Friuli Venezia
Giulia (nė rrethet e Trentos, tė Trevizos e tė Triestės). Nga Lecco
shkova nė Bergamo, ku e mora autostradėn, nė drejtim tė lindjes - nė
pėrvijim tė fushave lombardo-venete, rrėzė Alpeve tė larta. Misioni i
kėtij udhėtimi ishte pėrcaktuar me kohė: njohja e bashkėkombasve me
qėllimet dhe projektet e Qendrės Koordinuese Integruese, Kulturore e
Humanitare «ALBEUROPA», qė ėshtė legalizuar dhe kėto ditė do fillojė
me veprimtaritė e para, nė selinė e saj, nė Olginate (Lecco), ku i ka
edhe zyret e veta, me katėr komjuterė tė kyēur gjithnjė nė internet,
gjithėherė nė shėrbim tė mėrgimtarėve tanė dhe tė nevojave tė tyre e
nė shėrbim tė ēėshtjeve tė shenjta kombėtare.
Stacioni i parė i kėtij udhėtimi ishte
Rovereto, njėri nga vendbanimet mė tė mėdha tė Rrethit tė Trentos, nė
Krahinėn Autonome tė Tirolit Jugor (Alto Adige). Aty takuam Shefqetin,
Arbėrin, Agronin, Besnikun, Nexhmiun e veprimtarė tė tjerė tė Mėrgatės
Shqiptare nė ato anė, si dhe zonjėn Carmen - njė intelektuale e shquar,
qė gjithnjė gjen kohė dhe fuqi pėr integrimin e veprimtarive tė shumta
kulturore tė mėrgimtare, me ato tė rinisė vendore. Qė tė gjithė e kanė
mirėpritur legalizimin e Qendrės ALBEUROPA dhe janė shprehur
opitimistė pėr realizimin e projekteve tė paraqitura, qė janė hartuar
nė harmoni me Statutin e Qendrės. Mė sė shumti janė pėlqyer projektet
pėr bashkėpunimin shqiptaro-arbėresh, duke filluar nga ekskursionet e
bashkėsive shqiptare nėpėr vendbanimet arbėreshge e deri te shfaqjet
dhe manifestimet e pėrbashkėta kulturore-artistike e sportive.
Shefqeti mori pėrsipėr sensibilizimin e veprimtarive tė kėsaj qendre
koordinuese dhe organizimin e sponsorimit tė tyre, nga punėdhėnėsit
shqiptarė dhe nga donatorėt italianė nė ato zona.
Pas atij takimi vėllazėror dhe shpresojmė
tė frytshėm, vazhdova rrugėn gjarpėrore pėrmes Alpeve tė larta (nė
peisazhet qė tė ngjeshin me ide pėr tė shkruar gjėra tė mrekullueshme
artistike-letrare) dhe nė rrethin e Viēencės u pėrshėndeta me disa
veprimtarė, vetėm sa pėr tė lėnė takimet e punės kah fundi i majit, me
praninė edhe tė shumė mėrgimtarėve, qė si kudo nė Itali, edhe kėndej
janė nga tė gjitha trojet tona etnike.
Nė orėt e vona tė mbrėmjes jam ndalur nė
stacionin tjetėr, nė Rrethion e Trevizos - aty ku e kemi njė shoqatė
tė re, por me plot veprimtari atdhetare e kulturore, nė selinė e
Shoqatės «Shote Galica» nė Ronchadelle di Ornelle. Me zemėrgjėrėsi, si
gjithėherė na ka pritur kryetarja e kėsaj shoqate - zonja Mardena
Kelmendi, e bija e patriotes e poetes sė dėshmuar Vitore Stefa-Leka.
Mardena - e mbesa e Gjergj Stefės, i cili ishte pėrkrah Abdyl
Frashėrit dhe burrave tė tjerė tė Kombit nė Lidhjen e Prizrenit, 125
vjet mė parė, stėrmbesa e Konstantin Kristoforidhit dhe e bija e
Bardhyl Kelmendit (burrė Rugove i pėrsekutuar nga diktatura e kuqe nė
Shqipėri) pėrveē veprimtarive tė bujshme tė udhėhequra nė Shoqatėn «Shote
Galica», nė kėtė pranverė na ėshtė bėrė edhe kampione e poetėve
shqiptarė nė mėrgim, duke fituar dy ēmime shumė tė vlefshme pėr poezi
- vendin e parė dhe Ēmimin «Agim Ramadani» me poezinė "Fala tė jetoj",
nė manifestimin «Me Agim Ramadanin 2003» nė Zürich dhe Ēmimin e parė
nė Konkursin poetik tė Forumit Elektronik STERKALA «Poezia Pranverore»,
me poezinė "Kush jam".
Nė shtėpinė e znj. Mardena Kelmendi-t u
ēliruam sikur tė ishim nė odėn e Azem e Shote Galicės, nė Drenicė.
Ishte dhėnė lajmi pėr praninė tonė aty dhe me plot krenari kishin
ardhur nė takimin vėllazėror veprimtarėt e shquar tė «Shote Galicės» -
Sokol Galanxhi, Stavri Tuslluku, Arben Lika, Nasibe Sulēe e plaku i
urtė - Arif Galanxhi (i ati i Sokolit). Me Sokolin ishin njohur edhe
nė manifestimet e Mėrgatės dhe mund veē tė ridėshmojmė vlerat e larta
tė punės sė tij tė palodhshme. Na kanė befasuar pėr tė mirė edhe
projektet e fundit tė kėtyre veprimtarėve, tė mėsuara nga Arbeni,
Nasibja e Stavri - sidomos me veprimtaritė e nėnave shqiptare, nė
edukimin dhe orientimin patriotik tė gjeneratave tė reja. Z. Arif
Galanxhi - intelektual, i cili para Luftės sė Dytė Botėrore kishte
studjuar nė Itali, njėri ndėr veteranėt e Luftės Antifashiste e pastaj
i pėrsekutuar nga diktatura e kuqe nė Shqipėri, me urtėsinė e
patriotit dhe tė intelektualit tė mirėfilltė kishte ngritur lartė
vetėdijen kombėtare tė gjeneratave tė reja dhe i kishte dhėnė zjarr
dashurie rinisė sonė mėrgimtare, qė nė ato vise janė me mijėra. Ajo qė
na bėri pėrshtypje ishte bindja e tij: "Nė Shqipėri kurrė nuk ka pasur
komunizėm, por atje ka pasur vetėm diktaturė dhe nuk ėshtė e lehtė tė
triumfojė demokracia e vėrtetė"!!! Ia dhamė fjalėn Xha Arifit, se
refreni i tij: Jemi tė njė trungu, jemi tė njė gjaku - prandaj
edhe do veprojmė sė bashku, do tė jetė moto nė tė gjitha
ndėrmarrjet dhe veprimtaritė e Mėrgatės Shqiptare nė Itali, duke
shmangur orientimet ideologjike, partiake, rajonale, fetare.... Pai u
muarėm vesh pėr koordinimin e veprimtarive tona kulturore-artistike,
sportive, humanitare... ushtoi kėnga shqipe. Deri nė orėt e mėngjesit
kėnduam kėngė e potpuri tė tė gjitha trevave shqiptare.
Pastaj i erdhi radha Triestės, si zakonisht
stacioni i fundit nė udhėtimet nė viset verilindore tė Italisė.
Triesta e bukur, qė megjithė rrethinė gumėzhin edhe shqip, sepse atje
jetojnė e veprojnė mbi pesėmijė shqiptarė, tė mėrguar nga tė gjitha
trojet tona etnike. Kush do tė priste atje, nėse jo zemėrmadhja Vitore
Stefa-Leka (tashmė e njohur si Nėnė Tereza e Triestės), nė shtėpinė e
sė cilės janė strehuar qindėra shqiptarė - nga Vlora, nga Tirana, nga
Korēa, nga Elbasani, nga Shkodra, nga Durrėsi, nga Gjilani, nga
Theranda, nga Prishtina, nga Mitrovica, nga Presheva, nga Gostivari,
nga Tetova.... Znj. Vitore, si zakonisht e rrethuar nga shqiptarėt.
Aty me ne, si zakonisht ishin, edhe Muhabi Lamallari - kryetari i
Shoqatės «Bashkimi Dardan», Fazli Haziraj, Hasret Hetemi, Skėnder
Hysenaj, Vangjush Stefa (i vėllai i Vitores), Stefanaq Leka (bashkėshorti
i Vitores) e biznesmeni i shquar Ardian Shehu. Edhe kėtu mirėpritje
emocionale e projekteve tė Qendrės koordinuese ALBEUROPA dhe zotim pėr
veprimtari tė pėrbashkėta dhe sponsorim tė veprimtarive. Kėsaj radhe
nuk e takuam kryetarin e Shoqatės «Iliria» - Xhafer Tari, i cili mbase
nuk ishte nė Trieste. Ishte kėnaqėsi e vėrtetė edhe njohja me z. Idriz
Beqiri-n (ish nėnkryetar i Shoqatės Patriotike tė Ēamėve), i cili nga
kėrcėnimet e qeveritarėve dhe shėrbimeve sekrete greke nė Tiranė,
ishte detyruar ta lėshojė vendin dhe tė ikė nė Trieste. Idrizi, bashkė
me Vangjushin po bėnin pėrgatitjet e fundit pėr themelimin e njė
shoqate kulturore shqiptare atje.
Kėnaqėsia mbėrrijti nė zenit, kur u takuam
me Mėsuesen e Popullit (titull i dhėnė pas pėrmbysjes sė diktaturės sė
kuqe) - znj. Eleni Stefa ( e ėma e Vitores)- luftėtarja mė e madhe dhe
mė e denjė kundėr analfabetizmit nė Berat dhe nė shumė rrethe tė
Shqipėrisė. Megjithė pleqėrinė (mbi 90 vjeēe) dhe pėrsekutimet e
pėrjetuara gjatė diktaturės, e mbetur e vejė nė rininė e saj (kur
menjėherė pas luftės rregjimi i Enver Hoxhės ia kishte vrarė
bashkėshortin, vetėm pse ishte intelektual dhe patriot i dėshmuar),
Ajo mbahej e fortė dhe u jepte fuqi gjeneratave tė reja, nė
pėrballimin e ndershėm tė plagės kurbetēare, duke ngritur lartė, me
fjalėt e ėmbla, vetėdijen kombėtare dhe moralin e vullnetin pėr tė
vepruar nė frontin e pėrbashkėt, nė tė mirė tė catdheut e tė kombit.
Ajo na uroi organizimin sa mė tė shpejtė tė mėsimit plotėsues nė
gjuhėn amtare, pėr tė gjithė fėmijėt shqiptarė nė mėrgim. Edhe e bija
e saj - Elda Naraēi na shpjegoi punėn e madhe qė po bėn me
ndėrmjetimin pranė institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, nė
sistemimin e shqiptarėve nė Trieste e rrethinė. "Dardha pikė nėn
dardhė" - thotė populli. Kėtė e vėrtetojmė nė Familjen e madhe
patriotike e intelektuale Stefa: Mėsuesja Eleni, tė bijat Vitorja e
Elda, e bija e Vitores Mardena, i biri i Eldės Pjetėr Naraēi (gjithnjė
nė ballė tė veprimtarive madhore nė Romė dhe nė mbarė Italinė). Nė
takimin tonė tė punės, studentėt i ka pėrfaqėsuar studentja e
fakultetit tė turizmit - Kamela Xhimitiku (kryetare e shoqatės
studentore shqiptare nė Trieste), e cila na ftoi qė mė 29 maj 2003 tė
mbushim sallėn e madhe tė Universitetit tė Triestės, nė konferencėn
tematike "Marrėdhėniet Shqiptaro-Serbe" dhe Kosova, qė shoqata
studentore shqiptare e ka organizuar bashkė me profesorėt e fakultetit
tė shkencave politike tė Universitetit tė Triestes.

Nėnė Vitorja
Ishim pėr drekė te Nėnė Vitorja, bashkė me
Mardenėn. Ja, mbėrrin njė vajzė italiane, e cila Vitoren e thėrriste
Nėnė. Vajza qė ishte 32 vjeēe quhej Monica. Pse e quan Nėnė?! - e
pyeta."E quaj Nėnė, sepse kjo gura e madhe shqiptare ka bėrė
pėr mua, mė shumė se nėna ime. Unė erdha nga Udine, tė studjoj nė
Trieste. U dashurova dhe po kaloja ditė tė lumtura me njė djalė - edhe
ai italian. Mirėpo nuk mė zgjati shumė, sepse ai m'i mori mendėt dhe
bashkė me te filluam tė merrnim doza droge dhe unė u bėra rrugaēe e
keqe, u humba kėsaj jete.... as familja ime nuk dinte gjė pėr mua. Njė
ditė, derisa po qaja nė njė park, kaloi Nėna Vitore (deri nė ato ēaste
e panjohur), mė pyeti pse po qaja, mė mori pėr krahu dhe mė dėrgoi nė
shtėpinė e saj, ku mė mbajti disa ditė dhe prej nga filloi shėrimi im.
Me ndėrmjetėsimin e Saj, tash jam sistemuar dhe punoj, as qė dua tė
dėgjoj mė pėr drogėn dhe sapo tė bėj pak para, do t'i vazhdoj studimet.
Shpresoj ta gjej njė djalė tė mirė shiptar dhe tė martohem. Nėnė
Vitorja - nėna ime e dytė, qė ma shpėtoi jetėn, tashmė ėshtė mikja mė
e madhe e familjes sime. Unė, patjetėr nė pushimin e drekės, i
lajmėrohem me telefon, kur nuk mund tė vij kėtu, pėr t'i treguar se
jam mirė, sepse vetė Nėnė Vitorja ma ka kėrkuar kėtė, si masė
edukative. Tashmė e ndjej veten edhe bijė e Saj - pra edhe bijė
shqiptare"!!! Kam pėrshkruar kėtu vetėm njė pjesė nga rrėfimi
i gjatė i Monikės, e cila me meritat e mėdha tė Nėnė Vitores, tashmė e
ndjente veten shqiptare.
Derisa po bisedonim, duke shqyrtuar
mundėsitė e realizimit tė projekteve tė sivjeme kulturore e atdhetare
tė Qendrės koordinuese ALBEUROPA, herėpasherė lidheshim me telefon me
veprimtarė shqiptarė nė vende tė tjera, tė cilėt, duke na uruar pėr
projektet e reja, na ofronin njė bashkėpunim dhe ndėrlidhje tė
pėrhershme tė Mėrgatės Shqiptare, nė mbarė botėn, synim ky i
pėrcaktuar edhe me Statutin e Qendrės. Shkėmbyem mendime e pėrvoja dhe
vendosėm lidhjet e bashkėpunimit tė vazhdueshėm me veprimtarė tė
dėshmuar dhe intelektualė tė mirėfilltė, si: Vasil Ēesari nė Francė,
Beqir Sina, Ejvis-Maria Xhajanka, Albana Mėlyshi, Petraq Pali e Merita
Bajraktari nė SHBA, Arbėr Ahmetaj, Nazmi Jakurti e Astrit Leka nė
Zvicėr, si dhe me veprimtarė tė tjerė nė vende tė ndryshme europiane.
Me tė gjithė kėta dhe me shumė tė tjerė znj. Vitore po mbante lidhje
tė pėrditshme.... telefoni i saj rrahte pothuajse nė ēdo minutė.
Nuk guxojmė pa e pėrmendur takimin e
kėndshėm me poeten, muziktaren, letraren..... doaje e kulturės
kombėtare - Zhuliana G. Jorganxhi (si gjithmonė e zėnė me redaktime
librash poetikė, tė autorėve shqiptarė mėrgimtarė), e cila gjithashtu
shprehi gatishmėrinė e saj pėr bashkėpunim e bashkėveprim, duke
pranuar rolin e redaktores sė rregullt nė botimet e Qendrės ALBEUROPA.

Foto (nga viti i kaluar) e Pėrmendores
sė viktimave tė Mėrgatės Shqiptare (tash e rregulluar mė mirė, me
emrat e tė gjithėve)
Dhe siē bėjmė gjithėherė nė Trieste,
takimet tona t'i mbyllim me vizitėn pranė Pėrmendores sė Mėrgimtarėve
Shqiptarė, qė kanė humbur jetėn nė mėrgim (nė ato rrethina), e nfritur
nga Nėnė Vitorja buzė detit, afėr profilit tė Dante Aligerit, tė
gėdhendur nga mrekullitė natyrore nė shkėmb, pėr t'i nderuar viktimat e
rinisė shqiptare nė mėrgim, ku tashmė aty pėrkujtohen tetė tė rinj:
Gentur Lleshi (18 vjeē nga Berati), Dritan Berberi (25 vjeē nga
Tirana), Edmond Metalla (33 vjeē nga Durrėsi), Lulzim Nevzati (25 vjeē
nga Gjilani), Emiljan Grosha (18 vjeē nga Shkodra), Teuta Shkurtaj
(studente nga Vlora), Bujar Omari (28 vjeē - me origjinė ēame nga
Vlora) dhe Adem Ismaili (28 vjeē - ushtar i UĒK-sė nga Tetova, i cili
vdiq nė spitalin e Triestes, nga plagėt e marra nga pushtuesit
sllavomaqedonas). I nderuam bashkėrisht me njė minutė heshtje dhe u
zotuam se aty do t'u ngrehiom njė lapidar madhėshtor.
ENGJĖLL KOLIQI