NJĖ MĖNGJES ME GJERGJIN
Duke dashur tė hyjė brėnda,
pa e parė kush, pasiqė tėrė natėn ishte lodhur e stėrlodhur - duke e
vėnė nė rrezik edhe jetėn - me kronikat dhe copėzat e historisė tė
mbledhura gjithandej, qė i mbante nė sqetulla, Gjergji mbėrrijti mu nė
ēastet kur nata e dėrmuar po i hapte udhė ditės fatlume. Meqė kishte
harruar se janė shumė tė rralla netėt qė mua mė vėjnė nė gjumė, as kėsaj
radhe nuk hyri dot i pavėrejtur.
Mė gjeti duke e pirė kafenė
- si zakonisht nė kėtė orė, prandaj ia mbusha edhe atij filxhanin dhe ia
vura para. Derisa ishim duke i pirė kafet e ndezėm nga njė cigare dhe
tymi mbushi dhomėn erėduhani. Filluam bashkė klasifikimet e kronikave
dhe tė copėzave tė historisė: kjo pėr librin mbi Martirėt, kjo pėr nė
muze, kjo pėr emisionet historike-dokumentare nė radio dhe nė televizion,
kjo tjetra pėr ekspozitėn e muajit tė ardhshėm, kėto kėtu pėr gazetėn
tonė, kėto tė tjerat mund t'ua dėrgojmė redaksive tė ndryshme, kėto -
pėr institutin albanologjik, kurse kėto tė tjerat e kanė vendin nė
institutin e historisė tė Akademisė sė Shkencave. Edhepse meritat ishin
shumė mė shumė tė tij, Ai gjatė klasifikimit mė shumė e donte fjalėn
time. Prandaj, s'u durova pa e pyetur: - Pse, pothuaj tė gjithė thonė
unė dhe unė, duke dashur tė vendosin pėr gjithēka e tė ekspozohen
gjithandej e gjithėkėndej, kurse Ti gjithnjė mė kėrkon - si t'ia bėjmė e
ē'do tė bėjmė, si ėshtė mė sė miri... duke kėrkuar kėshtu mendimin tim
edhe atėherė kur meritat janė kryekėput Tuajat, siē po bėn edhe tash ?!
Gjergji vuri buzėn nė gaz dhe ma kthei: "Vėllaēko, me ekspozime dhe me
numėrime tė meritave individuale s'bėhet kurrgjė, prandaj le t'i bėjmė
njėherė punėt pėr sė mbari dhe kur tė vėhen nė vend tė gjitha ato qė
janė tė pėrgjithshme e tė vlefshme pėr tė gjithė, atėherė vetėvetiu
dalin e ekspozohen edhe meritat individuale e personale tė secilit".
Derisa vazhdonim me
klasifikimin e kronikave dhe copėzave tė historisė, qė Gjergji i kishte
mbledhur me plot sakrifica dhe me kulmin e profesionalitetit tė tij, nė
radio filloi njė emision me radiokronikat nga ngjarjet e djeshme dhe me
komentime nga dėgjuesit. S'vonoi paksa dhe dėgjojmė: "...nė tubimin
pėrkujtimor, shumė madhėshtor, ku ishin tė pranishėm pos politikanėve tė
rinj qė ia ndėrruan faqen historisė sonė kombėtare, edhe bashkėluftėtarė
e familjarė tė dėshmorėve, munguan liderėt e pėrfaqėsuesit e partive
politike, qė pengonin Luftėn dhe qė nuk e donin Lirinė e Kosovės..."
Gjergji, qė nė ato ēaste dukej se po e han cigaren - i mbushur plot
nervozizėm, ndau nja pesė-gjashtė kronika me dėshmitė nga Beteja nė tė
cilėn kishin rėnė dėshmorėt, pėr tė cilėt ishte organizuar tubimi i
djeshėm pėrkujtimor, nė pėrvjetorin e rėnies heroike tė tyre. Dukej si i
ēmendur, kur filloi me britmat: "S'bėhet kėshtu - as liria, as
demokracia, as pavarėsia, as historia e Kosovės. Ja dėshmitė origjinale
mbi atė betejė, nė mesin e tė cilave - edhe dy tė shkruara nga dora e dy
dėshmorėve tė rėnė pėr liri. Ja, ata siē dėshmojnė edhe vetė - kanė
luftuar kundėr hordhive pushtuese tė Beogradit e pėr Lirinė e Kosovės,
pa anime kah grupimet politike as ideologjike. Qė tė dy kėta qenė
veprimtarė tė dalluar tė grupimeve politike tė cilat tash po akuzohen
pėr pengim tė Luftės Ēlirimtare. Jo-jo, s'bėhet kėshtu historia!!!
Askush s'mund ta privatizojė - as kosovėn, as UĒK-nė, as historinė... Le
ė dalė ku tė dalė - historia do tė shkruhet e do tė vuloset origjinale,
ajo qė ishte dhe kurrė sipas shijeve e tekeve tė individėve, as tė
grupimeve politike-ideologjike. Ja, kėtu kam kronika qė dėshmojnė pėr
individė qė kanė shkuar nė radhėt e njėsiteve tė UĒK-sė vetėm pėr
pėrēarje e ngatėrresa e tash na dalin si kreatorė e padronė tė Luftės
Ēlirimtare, madje-madje edhe sot vazhdojnė me shpifje, me pėrēarje e me
ngatėrresa - deri nė fallsifikimin e historisė. Nuk durohen kėto dhe
nėse vazhdohet ky avaz i shpifjeve, i sharjeve e i pėrēarjeve, do tė
flasin edhe dėshmorėt nga varri! Prandaj tė thashė - nuk na nevojitet
tash numėrimi i gradave as i meritave. Le tė bėhet njėherė historia -
ajo origjinale, pastaj tė gjitha gjėrat vin nė vendin e tyre!!!"
- Mos i trazo nervat - i
thashė - se pas publikimit tė kėtyre xhevahireve qė po i mbledh Ti, do
tė ndryshojnė shumė gjėra. Edhe tubimet pėrkujtimore, edhe shkrimet nė
gazeta, edhe emisionet radiotelevizive - tė gjitha do tė jenė tė tjera.
Tė gjitha do tė jenė nė shėrbim tė sė vėrtetės, nė shėrbim tė Realitetit
Arbėror, qė uroj tė jetė i ndritshėm!
"Tė lutem shumė - mė
ndėrpreu - duhet t'i lėmė shprehjet Unė e Ti e tė vazhdojmė me NE, sepse
vetėm bashkė i bėjmė gjėrat e mira dhe i pėrmbushim aspiratat tona
kombėtare - tė drejta, tė ligjshme dhe tė natyrshme!"
Derisa po bisedonim me
Gjergjin dhe po shkarkonim nervozizmin, nė radio filloi njė muzikė e
lehtė dhe e kėndshme, qė bashkė me rrezet e arta tė Diellit, qė sapo
kishte aguar, si dukej na ftonin pėr njė gjumė pushimi dhe...
Engjėll KOLIQI