«TĖ
LUMTUR JANĖ ATA TĖ FUNDIT,
SEPSE
DO TĖ JENĖ NDĖR TĖ PARĖT»
thėnie
kjo e vetė Jezu Krishtit
Ų
Interesim i
jashtėzakonshėm dhe i paparė deri mė tash janė shpėrndarė mbi 150 mijė
bileta pėr pjesėmarrje nė ceremoninė qendrore nė Sheshin e Shėn Pjetrit
nė Vatikan, mė 19 tetor 2003.
Ų
Mbi 10 mijė shtegtarė vijnė nga Shtetet
e Bashkuara tė Amerikės.
Ų
Tė varfėrit ulen nė radhėt e para, para
altarit pėrkrah mbrertėrve, shefave tė shteteve dhe ambasadorėve.
Me miratimin e kėsaj kėrkese, nxėnėset e Nėnės
Tereze ia dolėn ti thyejnė rregullat rigjide cerimoniale tė Selisė sė
Shenjtė. Nė sallėn Pali VI shtrohet drekė solemne pėr 3000 tė
varfėrit pjesėmarrės nė ceremoni (nga mbarė bota).
Ų
Merr pjesė njė delegacion ndėrfetar, me
pėrfaqėsues tė feve tė ndryshme.
Ų
Pritet tė thehet rekordi i pjesėmarrėsve
nė ceremonitė, nė Sheshin e Shėn Pjetrit, qė ishte shėnuar vitin e
kaluar, me rastin e shenjtėrimit
tė Padre Pio-s.
Pėrgatiti: Engjėll
KOLIQI
Siē kanė njoftuar burimet e
Selisė sė Shenjtė, nė Vatikan, pėrgatitjet pėr ceremoninė e Lumturimit
tė Nėnės Tereze, mė 19 tetor 2003, nė Sheshin e Shėn Pjetrit,
po zhvillohen me njė dinamizėm shumė tė
pėrshpejtuar, tė imponuar nga rrethanat tashmė tė njohura, qė po
krijohen nga interesimi i jashtėzakonshėm dhe i paparė deri mė tash, nė
organizimin e ceremonive tė tilla.
Tė gjithė
analistėt paralajmėrojnė thyerjen e rekordit tė pjesėmarrėsve nė
ceremoninė e Lumturimit tė Nėnės Tereze, qė i kishte tejkaluar tė
gjitha parashikimet, me rastin e shenjtėrimit tė Padre Pio-s, nė vitin e
kaluar. Prefektura e Vatikanit, nė pallatin papėror, nė bashkėpunim me
forcat e rendit, po pėrgatiten maksimalisht,
pėr tė pėrballuar me sukses tė plotė edhe rekordin e ri. Interesimi
ėshtė i jashtėzakonshėm, sepse mė 19 tetor
2003, nė altarin qendror, nė Sheshin e Shėn Pjetrit Ati i Shenjt
shpall tė lumtur njė grua qė ishte e vogėl me trup, por mė e madhja e
shekullit XX, me veprat e Saj nė mbarė botėn, sepse Papa e shpall tė
lumtur atė qė mbarė bota e thirri Nėnė, sepse ajo pra, nėna e tė
varfėrve, e tė sėmurve, e tė lėnėve, e tė dėbuarve nėna e nevojtarėve
veproi pa dallim, nė tė gjitha kontinentet e botės, duke i ndihmuar
njerėzit nevojtarė tė tė gjitha racave, pa shikuar as prejardhjen e tyre
gfjeografike apo fetare. Po kush ėshtė kjo nėnė e botės?!
Ėshtė bija
shqiptare Gonxhe Bojaxhiu e bija e Babės Kolė (prizrenas) dhe e
Nėnės Drane (gjakovare), e lindur nė Shkup, mė 26 gusht 1910.
Organizatorėt parashohin, qė
tė dielėn e 19 tetorit 2003, shtegtarėt qė do tė vijnė nga tė gjitha
kontinentet, pėrveē Sheshit tė Shėn Pjetrit, ta vėrshojnė dhe ta
stėrmbushin edhe udhėn e gjėrė (mė shumė se njė boulevard) Via della
Conciliazione, deri te Radio Vatikani e deri
te porta e Kėshtjellės sė Shėn Engjėllit, ku mund tė jenė qindėramijėra
pjesėmarrės.
Presidenza e Kėshillit tė
Ministrave tė Italisė, me njė dekret tė
nėnshkruar nga kryeministri Silvio Belusconi, Lumturimin e Nėnės Tereze
e kla shpallur njė nga ngjarjet mė tė mėdha dhe tė rėndėsishme tė vitit
2003. Pjesėmarrjen e tyre nė ceremoninė e lumturimit e kanė konfermuar:
Presidenti i Republikės Carlo Azeglio Ciampi, me bashkėshorten Franca,
ish presidenti i Italisė Oscar Luigi
Scalfaro, kryeministri Silvio Berlusconi, kryetari i Dhomės sė Deputetėve
nė Parlamentin e Italisė Pier Ferdinando Casini, ish kryeministri e
senator i pėrjetshėm Giulio Andreotti, si dhe shumė tė tjerė, qė nga
ora nė orė po shtohen. Do tė jenė tė pranishėm edhe: Presidenti
i Shqipėrisė Alfred Moisiu, Presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugova, bashkė me kryeministrin Bajram Rexhepi dhe me
kryetarin e Kuvendit Nexhat Daci, Mbretėresha e Belgjikės Fabiola,
Mbretėresha e Spanjės Sofia, si dhe shumė personalitete tė tjera tė
botės, nga institucionet ndėrkombėtare e shtetėrore, politike, ekonomike,
si dhe tė kulturės dhe tė organizatave joqeveritare humanitare (mbi
njėqind presidentė shtetesh e kryeministra). Pėr shkak tė veprimtarive
tė dendura, kryetari i Komisionit tė Europės Romano Prodi, ende nuk e
ka konfermuar pjesėmarrjen, edhepse ka kėrkuar ti
ruhet njė vend para altarit, nė Sheshin e Shėn Pjetrit. Mbarė trupi
diplomatik i akredituar pranė Selisė sė
Shenjtė, kanė konfermuar pjesėmarrjen e tyre nė ceremoninė e Lumturimit
tė Nėnės Tereze.
Pjesėmarrja e misionareve dhe misionarėve tė Dashurisė, do tė jetė rreth
10% - 450 veta. Tė tjerėt mbi 4000 sish, nė
mbarė botėn, ceremoninė do ta pėrcjellin pėrmes televizionit, sepse nuk
duan tė largohen nga tė sėmurit, nga tė varfėrit, nga nevojtarėt.
Sipas shembullit tė Nėnės Tereze (themeluese e
Rregullit Misionaret e Dashurisė), pjesėmarrėsit e kėtij Rregulli edhe
kėtė shtegtim do ta kalojnė jashtė lokaleve luksoze dhe do tė
vendosen nėn tenda, nė lokalitetin e Romės Casilino.
Mbi 3000 tė varfėr shtegtarė
nga tė gjitha kontinentet, nė ceremoninė e Lumturimit tė Nėnės Tereze,
mnė 19 tetor, do tė ulen nė radhėt e para pėrkrah shefave tė shteteve,
mbretėrve, ambasadorėve dhe personaliteteve tė tjera botėrore. Pėr ta do
tė organizohet dreka solemne, nė sallėn Pali VI, ku zakonisht Ati
i Shenjt i mban udiencat e pėrgjithshme
katekistike tė tė mėrkurave, me besimtarė. Kjo do tė
realizohet me protokollin e ceremonisė, duke i thyer kėshtu tė gjitha
traditat dhe rregullat rigjide cerimoniale, me kėrkesėn kėmbėngulėse
tė Misionareve tė Dashurisė.
Bashkė me Atin e Shenjt Gjon
Pali i Dytė, nė ceremoninė qendrore pra, nė Meshėn Solemne tė
Lumturimit tė Nėnės Tereze, mė 19 tetor, nė Sheshin e Shėn Pjetrit do
tė bashkėcelebrojnė rreth 150 kardinaj (nga 164, sa janė gjithsej) dhe
qindėra ipeshkėvinj e priftėrinj, nga tė gjitha kontinentet.
Papa ka paralajmėruar se njė nga dhuratat mė tė
ēmueshme, qė do tė marrė me rastin e 25-Vjetorit tė papatit tė Tij, do
tua dhurojė Misionareve tė Dashurisė, me rastin e Lumturimit tė
themelueses sė kėtij Rregulli Nėnės Tereze. Duke folur pėr organizimin
e kėsaj cerimonie, qė e ka quajtur ngjarje tė madhe botėrore Eminenza
e Tij, Kardinal Pio Laghi, ka thėnė se padronė tė kėsaj cerimonie nuk do
tė jenė vetėm personalitetet dhe autoritetet shtetėrore e kishtare, por
mė shumė role e kompetenca do tė kenė tė varfėrit, duke dashur kėshtu tė
ndiqet shembulli i Shenjtėreshės sė Dashurisė
Nėnės Tereze. Fėmijė dhe tė rinj, qė Misionaret e Dashurisė i kanė
marrė nga rruga dhe i kanė shpėtuar e integruar nė jetėn normale dhe nė
civilizimin bashkėkohės, gjatė ceremonisė sė Lumturimit tė Nėnės
universale do tė vallėzojnė para altarit qendror e para Atit tė Shenjt,
mu si padronė tė kremtes sė madhe botėrore.
Organizatorėt thonė se nė radhėt e para
i kanė siguruar vendet edhe pėr njerėzit e Tokės sė Nėnės Tereze pra,
pėr shqiptarėt, qė do tė jenė: rreth 1000 nga Shqipėria, afėr 300 nga
Kosova, njė numėr i konsiderueshėm nga Maqedonia dhe disa mijėra nga
diaspora.
Njė vulė shumė tė rėndėsishme, ceremonisė
sė Lumturimit tė Bijės Shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu Nėna Tereze,
i jep edhe pjesėmarrja e njė delegacioni tė
madh ndėrfetar, ku do tė pėrfshihen pėrfaqėsues tė besimeve tė ndryshme,
nga shumė vende tė botės, nė shenjė nderimi dhe dashurie ndaj Nėnės sė
Botės mbarė, qė jetoi e veproi pėr tė gjithė nevojtarėt, pa shikuar
origjinėn e tyre gjeografike, racore, as fetare. Pėr tė pėrfunduar
gjithēka mirė e si i ka hije njė ngjarjeje tė
madhe botėrore, Qeveria e Italisė, nė bashkėpunim me Mbrojtjen Civile,
me Vullnetariatin dhe me Kėshillin Organizativ tė ceremonisė sė
Lumturimit tė Nėnės Tereze, pranė Selisė sė Shenjtė, kanė ndėrmarrur
masat e nevojshme, mė sa vijon: do tė mobilizohen mbi 1000 pjesėtarė tė
forcate tė rendit nga radhėt e policisė, tė karabinierėve dhe tė atyre
tė Gurardia di Finanza, si dhe mbi njėmijė tė tjerė, si personel
ndihmės tė forcate tė rendit nga radhėt e Mbrojtjes Civilie, tė
vullnetariatit dhe tė Misionarėve tė Dashurisė. Nė
qytetin e Romės do tė vendosen pesė qendra informacioni tė sofistikuara,
tė udhėhequra nga Misionaret e Dashurisė. Do tė jetė nė disponim
njė lokal i pėrshtatshėm operativ pėr Mbrojtjen Civile, njė qendėr
speciale pėr udhėheqjen e multiforcave tė sigurisė, njė shėrbim special
pėr kontrollimin me helivideo, nga lartė, njė
qendėr tendopoli pėr nevoja emergjente, dy punkte informacioni nė
hapsirėn e ceremonisė, pesė punkte mjekėsore, tre spitale nė gjendje
gatishmėrie dhe 700 banjo kimike. Komandanti i
karabinierėve tė repartit territorial tė Romės koloneli Salvatore
Luongo, ka thėnė se askush nuk mund tė hyjė nė hapsirat e ceremonisė
i pakontrolluar nga metal-detektorėt, si dhe ka paralajmėruar
pėrcjelljen e ēdo lėvizjeje, edhe nga ajri, pėrmes helivideove.
Nga zyrat e Kėshillit
Organizativ njoftohet se deri mė tash janė shpėrndarė mbi 150 mijė
bileta pėr hyrje nė ceremoninė e Lumturimit tė Nėnės Tereze dhe se numri
i atyre qė po i marrin biletat, po ndryshon
nga ora nė orė. Mbas italianėve, numri mė i madh i
shtegtarėve qė kanė marrė biletat pėr pjesėmarrjen nė ceremoninė
qendrore, tė 19 tetorit, ėshtė grupi i shtegtarėve nga Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės, qė veē ka kaluar mbi 10 mijė.
Me
njė interes dhe respekt tė posaēėm, nė Selinė e Shenjtė, do tė priten
shtegtarėt shqiptarė thonė organizatorėt sepse ata vijnė nga Toka e
Nėnės Tereze, pra janė motrat e vėllezėrit e Saj. Disa nga dhuratat, nė
hapjen e eukaristisė, gjatė Meshės Solemne,
Ati i Shenjt do ti pranojė nga duart e shqiptarėve, sipas tė gjitha
gjasave anėtarė tė Shoqatės Nėna Tereze nga Lecco e Lombardisė, prej
nga do tė shkojnė nė Romė disa qindėra shtegtarė.
Mirėpo kėtė imazh e ka prishur pakca njė funksionar i Kuesturės sė
Romės, i cili anonim i ka deklaruar javores Panorama se njė kontroll
i posaēėm do tė jetė nė grupin e shtegtarėve shqiptarė, ku ekziston
dyshimi se mund tė infiltrohen shumė klandestinė, qė do tė mundohen tė
shpėrndahen e tė mbesin nė Itali. Edhe pėr faktin se
funksionari i policisė kėtė deklaratė e ka bėrė i fshehur nė anonimitet,
doemos tė vjen dyshimi se ai mund tė jetė njė nga fundėrrinat
comuniste, apo fasciste tė legės sė Bossi-t, qė gjithēka tė keqe shohin
mbi emigrantėt e sidomos mbi shqiptarėt.
Nė Sheshin
e Shėn Pjetrit dhe nė Udhėn e gjerė tė Pajtimit (Via della
Conciliazione) do tė vendosen tetė maksiekranė, nė mėnyrė qė tė gjithė
pjesėmarrėsit tė mund ta shohin mirė ceremoninė e Lumturimit, nė altarin
qendror, si dhe do tė mundėsohet pėrkpthimi simultan nė gjashtė gjuhė,
njėra prej tė cilave ėshtė gjuha shqipe.
Me
kėtė rast do tė organizohen edhe shumė veprimtari tė tjera shpirtėrore e
kulturore, mė sa vijon: shtegtimi nė Loreto, meqė Nėna Tereze, sė pari
ishte murgeshė e Rregullit tė Loretos, Velja Misionare tė shtunėn, nė
vigjilie tė ceremonisė sė Lumturimit, me pjesėmarrjen e mbi 7000
besimtarėve shtegtarė, konferenca tematike, me informazione mbi jetėn
dhe veprėn e madhe tė Nėnės Tereze dhe tė Misionareve tė Dashurisė, nė
afėr 150 vende, anembanė botės, koncerte e recitale nė Sheshin e Shėn
Pjetrit dhe nė sheshe tė tjera tė Romės. Shtegtarėt shqiptarė, sipas tė
gjitha gjasave, pėrveē nė Sheshin e Shėn Pjetrit, do tė gumėzhijnė
me tė madhe edhe nė Sheshin Shqipėria (Piazza
Albania), para pėrmendores madhėshtore
tė Heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Organizatorėt
kanė partalajmėruar edhe njė takim tė Atit tė Shenjt Gjon Pali i Dytė,
me shtegtarėt shqiptarė.
Mė 20-22 tetor, nė Bazilikėn e
Shėn Gjonit nė Laterano (nė qendėr tė Romės), do tė ekspozohen reliktet
e Nėnės Tereze: tė gjakut dhe tė flokėve (ballukeve),
si dhe tė librave, shkrimeve e tė veshjeve tė
Saj, me temėn Jeta, shpirti dhe mesazhi i Nėnės Tereze.
Organizatorėt nė Selinė e Shenjtė
premtojnė mbarėsi dhe sukses tė plotė, nė ēdo hap dhe pikė tė ceremonisė
sė Lumturimit, me mrekullinė e Shenjtėreshės
sė Dashurisė. Pėr informacione mė tė hollėsishme dhe mė tė detajizuara,
tė interesuarit mund tė kyqen edhe nė dritaren e internetit:
www.motherteresacause.info, ku do tė njihen
me tė gjitha mrekullitė e thjeshtėsisė.