-
- Le
news di Engjell Koliqi
-
NUK KA LUFTĖ TĖ MIRĖ
 |
Ishin tė kota pėrpjekjet paqėsore dhe
diplomatike pėr parandalimin e luftės, qė filloi nė Irak. U mundua, sa u
mundua KS i OKB-sė, BE dhe shumė organizma tė tjera ndėrkombėtare -
ndėrshtetėrore, ndėrkontinentale, humanitare, religjioze.... u munduan, sa
u munduan shumė burra shtetesh dhe shumė qeveri, por ishte kot sė koti. Le
qė u nda e u pėrēa diplomacia ndėrkombėtare, madje edhe ajo e aleatėve tė
derisotėm, mirėpo gjithēka ndodhi ishte e kotė, sepse lufta filloi dhe sė
fundi nuk po vriten shkaktarėt e drejtėpėrdrejtė, por po vritet njerėzia,
po vriten civilėt e pafajshėm dhe tė pafuqishmit - fėmijėt, gratė, pleqtė... |
Nuk jam analist i
ēėshtjeve ushtarake as luftarake dhe as qė dua ta njoh kurrė tė ashtuquajturin
art luftarak, prandaj nuk dua tė gjykoj as njėrėn as palėn tjetėr, tė
involvuara nė konflikt. Nuk jam as ai qė i jap dikuj tė drejtė, as ai qė e
gjykoj dikėnd, mirėpo jam i sigurtė se nė luftė pėsojnė njerėzit.... vriten tė
pafajshmit, shkatėrrohen fshatėra e qytete, fabrika e institucione, tė gjitha
kėto tė ndėrtuara me djersėn e pėrgjakur tė popujve tė shumėvuajtur, prandaj
edhe mund tė them se kurrė nuk mund ta arsyetoj luftėn si mjet pėr zgjidhjen e
problemeve e tė mosmarrėveshjeve midis njerėzve, midis popujve, midis
shteteve...
Nuk dua ta zgjas shumė,
sepse nuk ėshtė as koment, as analizė politike, as strategjike.... por vetėm
njė dhembje pėr njerėzit e pafajshėm qė pėsojnė e vdesin nė kėto luftėra tė
intereseve tė pakuptueshme, njė shfaqje dėshire pėr pėrfundim sa mė tė shpejtė
dhe me sa mė pak viktima, tė kėsaj lufte, njė lutje Zotit qė t'ua shndris
mendjen shkaktarėve tė kėsaj lufte dhe mrekullisht tė merren vesh e tė ndalen
pa shkaktuar shumė viktima nė njerėz e shkatėrrime !!! ...
Ē'tė them tjetėr ?! Jemi
tė vegjėl dhe nuk kemi mundėsi as kompetenca tė ndikojmė !!!
Zoti pastė mėshirė !!!
ENGJĖLL KOLIQI
QUESTA IMMAGINE E' SIMBOLO DI PACE
KJO PAMJE ESHTE SIMBOLL I PAQES
|

|