U KREMTUA 50-VJETORI
I THEMELIMIT DHE PUNA GJYSMĖSHEKULLORE E PROGRAMIT SHQIPTAR TĖ RADIO
VATIKANIT:
NGA SELIA E SHENJTĖ KA JEHUAR DHE DO JEHOJĖ PANDALUR
ZĖRI I ARSYES SĖ SHĖNDOSHĖ, ZĖRI I TĖ VĖRTETĖS, I LIRISĖ, I PAQES, I
BASHKĖJETESĖS, I TOLERANCĖS, I DASHURISĖ NJERĖZORE
!!!
QIKSH Albeuropa nė Romė, 26
tetor 2001
Engjėll KOLIQI & Ermira HOXHA
Dje shpirti i Selisė sė shenjtė
frymonte shqip e shqip gumėzhinte mbarė Qyteti i Shtetit tė Vatikanit.
Si nė tetorin e njėsmėshekulli mė parė (1951), poashtu edhe sot jehona
shqipe ka deri nė zemrėn e Romės Antike deri nė katakombe, ku mbi 300
vjet fshiheshin e strehoheshin tė krishterėt, duke iu ikur torturave tė
aparatit shtetor tė Perandorisė Romake, derisa Perandori dardan Shėn
Konstatini dha urdhėrin pėr lirinė e besimit tė lirė fetar dhe ushtrimin
e ceremonive e riteve fetare, anekėnd Perandorisė.
Ishin mbi dyzet redaksitė e
Radio Vatikanit (nė gjuhė tė ndryshme) qė bashkė kishin pėrgatitur
koktejin freskues pėr kėtė kremte tė madhe shqiptare. Kėtė kremte
madhėshtore, me pjesėmarrjen e tyre, e kishin nderuar personalitete tė
larta tė Klerit Katolik Shqiptar: kryeipeshkėvi e metropoliti i Shkodrės
e kryetar I konferencės Ipeshkėvore tė Shqipėrisė Imzot Engjėll
Masafra, kryeipeshkėvi i Tiranės e i Durrėsit Imzot Rrok Mirdita,
kryeipeshkėvi i Tivarit Imzot Zef Gashi, administratori apostulik i
Sapės Imzot Dodė Gjergji dhe arkimandtriti i Abacisė sė Grottaferratės
At Emilian Fabrikatore. (arbėresh). Kremten shqiptare tė Jubileut tė
Masdh e nderoi me pjesėmarrje edhe Eminenca e Tij, Kardinal Tuēi
organizatori i udhėtimeve ndėrkombėtare tė Atit tė Shenjt Gjon Palit tė
Dytė. Mori pjesė edhe ambasadori shqiptar pranė Selisė sė Shenjtė Z.
Jul Bushati, por mbeti e pashpjegueshme mungesa e njė pėrfaqėsuesi tė
ambasadės sė Republikės sė Shqipėrisė nė Romė. Nė kėtė kremte
madhėshtore Mėrgata shqiptare nė Itali ishte e pėrfaqėsuar nga njė
delegacion i Lidhjes Shqiptare nė Itali (Sokol Borshi nėnkryetar,
Engjėll Koliqi sekretar dhe Aziz Duraj anėtar i kryesisė) dhe nga
pėrfaqėsues shoqatash shqiptare (Artistja e Merituar Drita Haxhiraj
Shoqėria Kulturore Artistike DEA, Ermira Hoxha Shoqata e Gruas
Shqiptare, Astrit Borshi Shoqata VĖLLAZNIMI dhe Demush Xheladini
Shoqata NĖNA TEREZE me seli nė Lecco).
Kremtja Madhėshtore e
50-Vjetorit tė themelimit dhe tė punės sė Programit Shqiptar tė Radio
Vatikanit filloi nė ora 11, me celebrimin e Meshės Solemne, tė udhėhequr
nga Imzot Engjėll Masafra kryetar i Konferencės Ipeshkėvore tė
Shqipėrisė. Ishte e vogėl kapela e Radio Vatikanit pėr tI pranuar tė
gjithė pjesėmarrėsit, prandaj shumė prej tyre e ndoqėn meshėn nė
korridor.
Nė ora 12, mysafirėt e ftuar
ishin vendosur nė sallėn solemne "Marconi", tė Radio Vatikanit. Edhe aty
nuk kishte vend pėr tė gjithė, kėshtuqė mysafirėt detyroheshin qė me
ndėrrime tė pėrcillnin kremten edhe nga korridori. Drejtori pėrgjegjės i
Programit shqiptar tė Radio Vatikanit Dom David Gjugja, sapo e hapi
kremten, ia dha fjalėn drejtorit tė programeve tė Radio Vatikanit At
Federico Lombardi SJ, i cili tha se ka njė pėrvojė tė gjatė bashkėpunimi
me shqiptarėt, prandaj ndjehet krenar dhe me kėnaqėsi tė jashtėzakonshme
ėshtė nė mesin e motrave dhe vėllezėrve tė Shenjtėreshės Nėna Tereze -
Gonxhe Bojaxhiu, tė cilėn pėr veprat e saja tė pavdekshme dhe mrekullitė
e jashtėzakonshme, e mbarė bota e thirri Nėnė! Si tė mos ndjehem krenar
tha Ai me kėtė popull qė i dhuroi njerėzimit gruan e dytė qė mbarė
bota e thirri Nėnė, dymijė vjet mbas Zonjės sė Bekuar Virgjėres Mari?!
Diktatura komuniste e ka stėrlodhur popullin shqiptar tha At Lombardi,
por ky popull dinjitoz ka mbijetuar dhe me ndihmėn e Zotit, do tė
krijojė njė ardhmėri tė ndritshme e tė kėndshme. Zėri i sė vėrtetės dhe
i dashurisė sė mirėfillt njerėzore, qė nga Selia e Shenjtė ka depėrtuar
nė familjet shqiptare (jo vetėm tė krishtera), megjithė ndalesat dhe
torturat e ushtruara nga aparati shtetėror i rregjimit komunist, ka
shkrirė edhe akullnajat siberiane tė diktaturės sė kuqe, pėr ti lėshuar
vend njė demokracie tė vėrtetė pluraliste, me respektimin e tė drejtave
dhe lirisė sė plotė tė njerėzve dhe njė zhvillimi tė mirėfillt e tė
gjithanshėm tė shoqėrisė shqiptare.
Don David Gjugja ka
mbarėshtruar nė mėnyrė kronologjike historikun e punės gjysmėshekullore
tė Programit Shqiptar tė Radio Vatikanit, duke filluar me themeluesin
priftin patriot Dom Zef Shestani-n dhe me Motrėn Luēie, e cila ditė mė
parė ka ndėrruar jetė, nė moshėn 82-vjeēare. Nuk guxojmė ta harrojmė
kontributin e madh tė Prof Zef Palit, i cili ka pėrcjellur nga kjo radio
mesazhe bashkimi e qėndrese e me vlera tė mėdha edukative. Kėtu kanė
kontribuuar edhe Gjon Gjomarkaj, Franc Pali, Prof. Ana Luka (redaktore
aktuale), Katarina Nushi (redaktore aktuale) dhe Klaudia Bumēi
bashkėpunėtore e jona e rregullt. Nė vitin 1990, ishte Prof. Engjėll
Koliqi, qė ndėrroi fizionominė e emisioneve shqipe, duke i orientuar ato
kryesisht kah ēėshtja kombėtare e kah hallet e popullit, me plot apele
pėr demokratizimin e padhunshėm tė shoqėrisė mbarėshqiptare. Engjėlli
ishte redaktori i parė qė filloi transmetimin e emisioneve nė gjuhėn
letrare tė njėsuar (redaktorėt e deriatėhershėm transmetonin vetėm
gegnisht). Kam pėrjetuar plot raste kur dėgjuesit, pa mė parė kurrė, mė
kanė njohur nga zėri siē thonė shumė nga ata nga zėri qė nė shpirtin
e tyre ka mbjellur tė vėrtetėn, besnikėrinė, dashurinė
Ai gjithashtu
theksoi angazhimin e jashtėzakonshėm tė Redaksisė sė tij, gjatė luftės
nė Kosovė, me ērast transmetohej programi i pėrditshėm njėorėsh
"Speciale Ballklanike". Tash na ka mbetur tradicional ky emision, qė
vazhdon tė transmetohet njė herė nė javė dhe trajton inkuadrimin e
shqiptarėve nė familjen e madhe tė popujve tė Europės nė Bashkimin
Europian. Veē kanė filluar tė shihen frytet edhe me angazhimin e rrjetit
tė korrespondentėve tanė, nė mbarė trojet shqiptare. Nga pėrvoja e mirė
e bashkėpunimit shumėvjeēar me Radio Tiranėn, tash po p/rgatitemi pėr
njė bashkėpunim konkret edhe me Radiotelevizionin e Kosovės ka thėnė
nė fund Dom Davidi.
Shumė interesant dhe tėrheqės
ishte edhe fjalimi i Imzot Masafrės (ipeshkėvit arbėresh qė po drejton
Konferencėn Ipeshkėvore tė Shqipėrisė). Ai tha se diktatura e kuqe dhe
boshti internacionalist sllavokomunist, duke mashtruar Enver Hoxhėn me
klikėn e tij pushtetore, kishte imponuar ateizmin nė Shqipėri, me qėllim
tė shkatėrrimit tė shpirtit dhe tė ndėrgjegjes sė shqiptarėve, sepse
mendonin se pastaj lehtė do tė realizonin asimilimin e popullit mė tė
vjetėr tė Ballkanit, pėr ti gllabėruar pastaj tė gjitha tokat e
gadishullit. Mirėpo populli ynė nuk ishte "kafshatė e lehtė" siē
mendonin ata, kėshtu qė megjithė torturat e papashme qė ka pėrjetuar, ka
ruajtur traditat e shenjta kombėtare e fetare, besėn, bashkėjetesėn,
tolerancėn, dashurinė ka thėnė ipeshkėvi, i cili tha se deri para ca
vitesh si arbėresh e ndiente vetin njė shqiptar i vogėl, kurse tash
qė pati nderin dhe fatin tė shėrbejė nė Shqipėri, ndjehet shqiptar i
vėrtetė. Radio Vatikani tha Ai do tė pėrcjellė zėrin e sė vėrtetės,
tė mirėsisė e tė dashurisė gjithmonė, deri nė amshim.
Imzot Zef Gashi, pasi ka
falėnderuar sidomos pėr punėn e jashtėzakonshme gjatė luftės nė Kosovė,
ka uruar qė tash e tutje nga kjo redaksi tė pėrcillen mė shumė mesazhe
kulturore e edukative. Shumė krenar ndjehej edhe arkimandriti arbėresh
At Emiliani, i cili kėrkoi njė lidhje dhe njė bashkėpunim mė tė ngushtė
dhe tė rregullte shqiptaro-arbėresh, sepse vetėm kėshtu bėhet i
pavdekshėm shpirti i Arbėrit!
Artistja e Merituar - Drita
Haxhiraj, tha se kėnaqėsinė qė ka ndjerė gjatė interpretimit tė rolit tė
Shotė Galicės, nė dramėn "Epoka para gjyqit", e ka ndjerė, bile edhe mė
tfuqishme, kur nė valėt e Radio Vatikanit ka recituar poezitė e Gonxhe
Bojaxhiut Nėnės Tereze! Ndėrkaq kryesuesi i delegacionit tė Lidhjes
Shqiptare nė Itali Sokol Borshi, ka porositur qė sikur nė kėtė kremte
madhėshtore e dinjitoze e sikur nė rihapjen e katedralės sė Shkodrės,
kur bashkė katolikė e myslimanė ishin mbledhur ta nxjerrin jashtė dreqin
e kuq, tė mos ndahemi kurrė, sepse pa marrė parasysh pėrkatėsinė fetare,
rajonale apo politike-ideologjike, jemė tė njė gjaku!
Kokteji, ku kishte edhe
specialitete shqiptare (byrek, bakllava, tullumba) vazhdoi edhe me
recitime e kėndime. Gazetari i RTK-sė nė Itali e nė Vatikan Engjėll
Koliqi, bashkė me operatorėt nga BORSHI TV kanė xhiruar dhe komentuar
kremten e madhe tė jubileut tė punės gjysmėshekullore tė Programit
Shqiptar tė Radio Vatikanit, qė do tė transmetohet si kronikė e gjatė,
apo si njė emision i posaēėm dokumentar.
Kėtė jubile tė madh e kanė
pėrgėzuar shuymė personalitete tė jetės kishtare, shtetėrore e shoqėrore.
Po e japim tė plotė telegramin, qė nė emėr tė Atit tė Shenjt Gjon Pali i
Dytė, e ka dėrguar Sekretari i Shtetit tė Vatikanit Kardinali Angelo
Sodano. Nė telegram thuhet:
"Shteti i Qytetit tė Vatikanit!
T E L E G R A M
Me rastin e Pesėdhjetė-Vjetorit
tė transmetimit tė Programit Shqiptar tė Radio Vatikanit, i Madhėrueshmi
Papė dėshiron tė shpreh njė konsideratė tė gjallė, pėr shėrbimet e
rėndėsishme, tė zhvilluara pėr shumė vite nė dobi tė popullit shqiptar,
posaēėrisht ato dedikuar pėrkrahjes fetare tė katolikėve tė pėrsekutuar,
si dhe rilindjes shpirtėrore tė Kishės Katolike nė Shqipėri (.) E
pėrkujtoj me njė mirėnjohje tė posaēme programin e shkėlqyeshėm
"Speciale Ballkanike" kushtuar shėrbimit tė tė dėbuarve nga Kosova,
Shenjtėria e Tij ia uron njė marshim tė gėzueshėm dhe ecje tė pandalshme,
duke ofruar vrull tė ripėrtėrirė, nė veprimtaritė gjeneroze tė kėtij
emitenti tė pėrpiktė radiofonik e deri te ndėrhyrjet dhe pjesėmarrjen nė
kremtimet pėrkujtimore, me ndihmė tė vazhdueshme. Nga Zemra Hyjnore ia
nis secilit pjesėmarrės nė kremtim, njė bekim special apostulik.
KARDINALI ANGELO SODANO
SEKRETAR I SHTETIT"