
KRYETARI I KOSOVĖS -
DR IBRAHIM RUGOVA REALIZOI NJĖ VIZITĖ INTERESANTE DHE TĖ FRYTSHME NĖ
ITALI:
AUTORITETET E PUSHTETIT TĖ
RRETHIT NĖ TERNI E NDERUAN KRYETARIN RUGOVA ME ĒMIMIN "SHĖN VALENTINI
NJĖ VIT I DASHURISĖ" DHE E SHPALLĖN QYTETAR NDERI I TERNIT
Dr Ibrahim Rugova u prit
nga shumė personalitete tė jetės politiko-shoqėrorer italiane, qė nga
Terni e deri nė Kėshillin e Ministrave nė Romė. Ai u takua edhe me
kryeministrin Silvio Berlusconi
Romė, 14 shkurt 2003 (QIKSH
Albeuropa - ENGJĖLL KOLIQI)
Kryetari i Kosovės - Dr
Ibrahim Rugova, me ftesė tė administratės sė pushtetit vendor tė
Rrethit tė Terni-t dhe tė ipeshkėvit tė Ipeshkėvisė sė Terni-t Imzot
Vincenzo Paglia, kėto ditė ka zhvilluar njė vizitė shumė interesante
dhe tė frytshme, nė Romė dhe nė Terni (qendėr rrethi nė Krahinėn e
Umbria-s, rreth 100 km nė veri tė Romės).
Duke qenė se Shėn Valentini
ėshtė patron i Ternit, kėshilli komunal i atjeshėm, ēdo vit mė 14
shkurt - nė ditėn e kėtij shenjti, nderon me ēmimin tashmė tradicional
«Shėn Valentini - njė vit i dashurisė» personalitete botėrore, qė kanė
kontribuuar me tė madhe pėr paqen dhe dashurinė ndėrnjerėzore dhe tė
popujve pėrgjithėsisht. Me kėtė ēmim janė nderuar shumė personalitete,
si: ish presidenti rus Michail Gorbaciov, shkrimtari i famshėm
izraelian David Grossman, palestinezi Sari Nuseibeh e tė tjerė. Kėtė
vit, pėr veprimtari shumė tė frytshme pėr paqe dhe dashuri
ndėrnjerėzore dhe pėr mirėqenie tė popujve, Kėshilli ka vendosur qė
Ēmimin "Shėn Valentini - njė vit dashuri 2003" t'i jepet kryetarit tė
Kosovės Dr Ibrahim Rugova dhe drejtorit tė shkollės sė mbrojtjes
franēeskane, nė tokėn e shenjtė, nė Betlehem - Ibrahim Faltas. Nė
arsyetimin e Kėshillit, pėr laureatin e kėtij ēmimi - Dr Ibrahim
Rugova ndėr tė tjera thuhet: "Dr Ibrahim Rugova, ka kontribuuar nė
shembjen e komunizmit, duke themeluar nė Kosovė Lėvizjen e madhe
demokratike dhe me mjete paqėsore e demokratike veē ia ka dalur
qėllimit tė tij politik pėr pavarėsinė e Kosovės, qė nė fakt tashmė
ėshtė realizuar dita-ditės pritet njohja ndėrkombėtare e njohjes sė
shtetėsisė sė Kosovės, ku Ai ėshtė president pėr mė shumė se 10 vjet".
Kryetari Rugova ėshtė takuar
me shumė personalitete tė jetės politiko-shoqėrore tė Rrethit tė
Ternit dhe tė Bashkisė. Ai bashkė me kryetarin e Bashkisė - Paolo
Raffaelli, i cili e ka cilėsuar Rugovėn njė njeri i madh i paqes
botėrore, dhe me ipeshkėvin e Ipeshkėvisė sė Ternit - Imzot
Vincenzo Paglia ka takuar rininė vendore - studentė e nxėnės tė
shkollave tė mesme tė Ternit, nė sallėn e kinemasė "Fiamma" dhe u ka
folur atyre pėr zhvillimet historike dhe dhe jetėn aktuale nė Kosovė.
Tė rinjt, shpesh e kanė ndėrprerė kryetarin Rugova me duartrokitje
frenetike - nė shenjė admirimi tė veprės sė madhe tė tij dhe nė shenjė
solidariteti me popullin e Kosovės. Pėr meritat e tij tė mėdha
politike, paqėsore, humanitare e morale, si veprimtar i denjė i paqes
dhe i solidaritetit njerėzor, Terni ka nderin qė Dr Ibrahim Rugova tė
jetė qytetar nderi i kėtij vendi, u tha ndėr tė tjera nė arsyetimin e
dhėnies sė qytetarisė sė nderit, nga kryetari i Bashkisė e qė u
pėrcoll me duartrokitje frenetike nga tė pranishmit. Ipeshkėvi Imzot
Vincenzo Paglia - ish drejtues i Bashkėsisė "Shėn Egjidio" tė Romės,
ka theksuar se meritat mė tė mėdha pėr themelimin e shtetit tė ri tė
Kosovės - tė pavarur e demokratik - i ka kryetari Rugova, i cili ka
ditur gjithmonė tė vlerėsojė demokracinė dhe gjendjen shpirtėrore tė
njerėzve, duke e dashur popullin e tij dhe njerėzimin mbarė, pa mohuar
vlerat e tė tjerėve e duke mbjelņlur dashuri dhe solidaritet nė mes
njerėzve dhe popujve, nė mes kulturave dhe religjioneve tė ndryshme.
Duke u pėrgjigjur nė pyetjet e tė pranishmėve, lidhur me luftėn nė
Kosovė, Rugova ndėr tė tjera ka thėnė: "Lufta ėshtė gjithmonė mjeti i
fundit dhe mė ekstrem pėr zgjidhjen e problemeve, por kur ajo
zhvilohet nė tė mirė tė paqes e jo tė shkatėrrimit, atėherė
konsiderohet morale... Ne kosovarėt duhet falėnderuar Zotin pėr
ndėrhyrjen e NATO-s, qė ka shėrbyer pėr tė shpėtuar njė popull dhe njė
civilizim". "Edhe tash, mbarė bashkėsia ndėrkombėtare po punon
vrullshėm pėr shmangien e luftės nė Irak, por nėse nuk gjendet tjetėr
rrugėdalje pėr tė penguar dhe asgjėsuar armatimin qė rrezikon
njerėzimin, atėherė lufta do tė jetė epashmangshme dhe e domosdoshme"
- ka thėnė kryetari Rugova, duke u pėrgjigjur nė pyetjet rreth krizės
sė Irakut.
Nė fund, nė shenjė
mirėnjohjeje dhe falėnderimi, kryetari Rugova i ka dhuruar
klryebashkiakut tė Ternit dy gurė tė ēmueshėm nga Toka shumė e pasur
dhe e vlefshme e Kosovės.
Kryetari ynė ėshtė takuar edhe
me personalitete tė jetės politiko-shoqėrore dhe tė institucioneve
shtetėrore italiane. Ai ėshtė pritur edhe nga kryetari i Kėshillit tė
Ministrave tė Italisė - Z. Silvio Berlusconi. Nė kėtė takim, qė ishte
mė i rėndėsishmi i kėsaj vizite, ėshtė biseduar pėr zhvillimet aktuale
politiko-shoqėrore dhe tė sigurisė nė Kosovė, duke i dhėnė njė hapsirė
tė madhe dhe njė rėndėsi tė posaēme zhvillimit ekonomik tė vendit tonė.
Kryeministri Berlusconi, duke u interesuar pėr rrjedhat e zhvillimit
ekonomik ka shprehur haptas interesimin e Qeverisė sė Italisė nė kėtė
drejtim, duke premtuar ndihma tė vazhdueshme. Kryetari Rugova i ka
kėrkuar mikpritėsit qė tė sensibilizohet kjo ēėshtje dhe tė binden
investitorėt italianė pėr tė investuar sa mė shumė nė Kosovė, ku
gjejnė edhe garancitė ndėrkombėtare pėr mjetet e investuara dhepėr
prodhimin atje.
Dr Ibrahim Rugova, sot nė
mesditė - bashkė edhe me Imzot Mark Sopin - administrator apostullik i
Kosovės, kanė marrė pjesė nė Meshėn solemne kushtuar Shėn Valentinit,
nė bazilikėn e kėtij shenjti nė Terni.
ENGJĖLL KOLIQI