SHOQATA
SHQIPTARE «NĖNA TEREZE» NĖ LECCO KREMTOI DITĖN E FLAMURIT ME MANIFESTIME
KULTURORE-ARTISTIKE DHE SPORTIVE:
KREMTE MADHĖSHTORE
MULTIETNIKE PĖR FLAMURIN TONĖ KOMBĖTAR
Lecco, 27 nėntor 2001 (QIKSH
Albeuropa ILIRJANA & ENGJĖLL KOLIQI)
Tė dielėn e kaluar, Qyteti i Lecco-s nė luginėn e Liqenit tė
Como-s mes Alpeve jehonte shqip. I tėrė qyteti ishte nė kremte nė
shtėpi kulture dhe nė qendra sportive. Kremtohej Dita e Flamurit Tonė
Kombėtar. Qė nga ora 8 e deri nė mesnatė plot 16 orė kremtuan qindėra
mėrgimtarė shqiptarė, nga tė gjitha trojet tona etnike, bashkė edhe me
shumė miq tė tjerė italianė, kroatė, boshnjakė, marokienė dhe pjesėtarė
tė disa kombeve afrikane mėrgimtarė nė kėto vise. Prandaj, mer plot tė
drejtė, nga pėrfaqėsues tė pushtetit lokalė dhe tė shoqatave humanitare e
kulturore-sportive vendore, kremtja jonė u shpall KREMTE MADHĖSHTORE
MULTIETNIKE PĖR FLAMURIN SHQIPTAR.
Qė nga mėngjesi e deri nė mesnatė, udhėheqėsit e sekcioneve
kulturore-artistike dhe sportive tė shoqatės dhe tė gjithė pjesėmarrėsit e
manifestimeve, me dinjitet tė lartė i kanė pėrmbushur tė gjitha detyrat e
marra nga kryetari i Shoqatės Z. Pashk Ballabani, i cili tashmė ėshtė mė
se i dėshmuar pėr organizimin e kremteve shqiptare dhe pėr ngritjen dhe
mishėrimin e dinjitetit tė traditave tona kombėtare, edhe ndėr pjesėtarė
tė kombeve tė tjera mėrgimtarė dhe ndėr vendasit e kėtushėm. Nė ora 8.00
ka filluar turneu nė futboll tė vogėl dhe ėshtė zhvilluar deri nė ora
16.30, nė dy fusha sportive tė qytetit, qė administrata e pushtetit lokal
i kishte liruar gratis pėr kremten tonė. Nga dhjetė ekipet, katėr nga tė
cilėt ishin tė etnive tė tjera, mė tė mirėt u shpallėn, mė sa vijon: Vendi
i parė DJ JURA, vendi i dytė FLAMURTARI, vendi i tretė ALBEUROPA.
Lojtari mė i mirė i turneut u shpall veterani Zef Ballabani, i cili
edhepse mbi 40 vjeē, gjithnjė ėshtė nė mesin e tė rinjve nė lojėrat
sportive e nė veprimtaritė kulturore. Dinjiteti i kulturės sonė qė buron
nga traditat e shenjta kombėtare u tregua edhe gjatė garave sportive, me
brohoritjet dhe duartrokitjet e mėrgimtarėve tanė, edhe pėr lojėrat e mira
tė ekipeve tė pjesėtarėve tė etnive e tė racave tė tjera.
Sapo mbaroi turneu i futbollit, sportistėt dhe tifozėt e tyre
shkuan nė sallėn e shtėpisė sė kulturės tė famullisė sė Pescate-s, ku
famullitari Dom Alessandro, dinjitetin dhe madhėshtinė e traditave tona
kombėtare, si gjithėherė, edhe nė kėtė kremte e shpėrblei me mikpritjen,
si ajo e jona, me buzagaz dhe me fjalėt e ngrohta pėrshėndetėse, duke e
pėrsėritur pėr tė satėn herė: Mirėsevini! Urime e pėrgėzime! Kėtu jeni si
nė shtėpinė tuaj!
Edhe programi kulturo-artistik, i udhėhequr me profesionizėm
tė plotė nga artisti vlonjat Lusan Muhameti, ishte program multietnik,
sepse pėrveē kėngėve, valleve e recitimeve tė bukura shqipe, u kėndua edhe
italisht e anglisht. Si zakonisht nė kremtet tona kombėtare, dominuan
kėngėt e recitimet me motive patriotike, kryesisht tė kushtuara luftėrave
tona ēlirimtare dhe dėshmorėve tė kombit. Nė vallet klasike dhe nė vallet
e kėnduara vallėzonin me dhjetėra persona burra e gra, pleq e tė rinj, e
edhe fėmijė bashkė. Edhe mysafirėt (italianė e tė tjerė) here-herė
futeshin nė valle dhe vallėzonin njėsoj sikur ne shqiptarėt. Kremten
madhėshtore tė Shoqatės «Nėna Terze», me praninė e tyre e kanė madhėruar
dhe nderuar edhe delegacione tė mėrgimtarėve tanė nga Rrethi i Bergamo-s.
Jashtėzakonisht ishte i pėlqyer edhe kokteji freskues, ku me
plot komplimente shijoheshin specialitetet tona (flia, pite tė disa
llojeve dhe ėmbėlsira tipike shqiptare). Vullnetarėt e shoqatave
humanitare tė IPSIA-s dhe tė ACLI-t tė rretheve tė Lecco-s dhe Varese-s,
thanė se ndjejnė lumturi dhe krenari qė kanė pasur rastin tė shėrbejnė nė
misionet humanitare nė Kosovė dhe kanė lidhur miqėsi me njė popull
dinjitoz dhe me tradita tė shenjta, prandaj edhe sonte ndjehen shumė tė
lumtur qė marrin pjesė nė kremtimin e Ditės sė Flamurit tė popullit mik
shaiptar! Edhe pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal tė departamenteve
emigracionit, tė arsimit, tė kulturės dhe tė sportit u shprehėn shumė tė
kėnaqur qė patėn nderin tė jenė tė pranishėm nė kėtė kremte kaq
madhėshtore dhe thanė se ndjehen tė lumtur qė nė rrethin e tyre kanė
mėrgimtarė shumė tė vyeshėm, tė cilėt punojnė e jetojnė me nder dhe dijnė
tė bashkėpunojnė me rrethin dhe me bashkėsitė e tjera tė mėrgimtarėve. Ata
premtuan se sė shpejti do tė financojnė mėsimin plotėsues tė gjuhės amtare
pėr qindėra nxėnės shqiptarė qė ndjekin mėsimet nė shkollat vendore.