EDHE NJĖ NISMĖ E MIRĖ NĖ
FABRIANO TĖ ANKONĖS:
SHOQATA «UNITETI» PĖR BASHKIM
TĖ TĖ GJITHĖ SUBJEKTEVE ARBĖRORE DHE KOORDINIM TĖ VEPRIMTARIVE
"Aty ku mblidhen
shqiptarėt pėr t'u marrė vesh pėr veprimtari tė pėrbashkėta nė tė mirė
tė atdheut dhe tė popullit tonė, nuk mund tė mungoj" tha kryetari i
Lidhjes Shqiptare nė Botė - Z. Simon Kuzhnini, i cili kishte ardhur pėr
ta pėrshėndetur nismėn mė tė re tė Shoqatės «UNITETI»
Romė, 7 maj 2002
QIKSH Albeuropa, Bota Sot,
Arbitalia.net, Trepēa.net
ANILA GRORI & ENGJĖLL
KOLIQI
Nė Fabriano tė Ankonės, atje ku
shqiptarėt flaasin e veprojnė legalisht, me vulėn e Shoqatės Atdhetare
«UNITETI», qė - nga viti 1994 e deri mė sot ka vulosur shumė nisma dhe
shumė veprimtari konkrete nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare - kėto ditė
doli edhe njė nismė e re, bashkė me kushtrimin pėr bashkimin e tė gjithė
subjekteve shqiptare nė Itali e kudo qė frymon fara arbėrore.
Z. Hajredin Kaza - kryetar i
Shoqatės Atdhetare «UNITETI» Znj. Lulėzime Kapxhiu - nėnkryetare dhe Z.
Xhafer Berisha - koordinator i kėsaj shoqate, pas pėrgatitjeve
disamujore, kishin caktuar tė shtunėn e 4 majit si ditė tė mbajtjes sė
tryezės sė rrumbullakėt pėr bashkėrenditjen dhe koordinimin e tė gjitha
veprimtarive tė subjekteve arbėrore nė Itali, respektivisht pėr
bashkimin e mirėfilltė tė kėtyre subjekteve, me moton BASHKIMI BĖN
FUQINĖ.
Nė pėrkrahje tė kėsaj nisme, pėr
tė dhėnė kontributin e tyre konkret, nė Fabriano kishin ardhur kryetarė
dhe pėrfaqėsues tė mbi dhjetė shoqatave shqiptare, nga Triesta, Treviso,
Lecco, Roma, Perugia, Foligno, Ancona, nga Udine dhe nga vende tė tjera
tė Italisė. Ftesės, me mirėkuptim i ishte pėrgjigjur edhe Z. Simon
Kuzhnini - kryetar i Lidhjes Shqiptare nė Botė, i shoqėruar nga anėtarėt
e Kėshillit Kombėtar tė LSHB-sė - Znj. Vitore Stefa Leka dhe Z. Engjėll
Koliqi.
Megjithė pėrgatitjet solide dhe
profesionale tė tryezės sė rrumbullakėt pėr bashkimin e subjekteve arbėrore
dhe bashkėrenditjen e koordinuar tė veprimtarive tė tyre, mungoi
finalizimi i paraparė, sepse nuk ishin tė pranishėm kryetarėt dhe
pėrfaqėsuesit e tė gjitha shoqatave shqiptare (mbi 50 sish), edhepse
shumica e kishin konfermuar pjesėmarrjen. Nė kėtė kontekst, sidomos janė
kritikuar zotėrinjt Hamza Kazazi e Adnan Kopliku - bashkėkryetarė tė
Bashkimit tė Shoqatave Shqiptare dhe Italo-Shqiptare nė Itali, qė moti
kohė nuk po funksionon dhe Z. Xhafer Berisha - kryetar aktual i Lidhjes
Shqiptare nė Botė pėr Italinė, sepse megjithė paralajmėrimet pėr
pjesėmarrje, qė tė tre munguan pa kurrėfarė arsyetimi e pa shpjegime.
Tryeza e rrumbullakėt u hap me
nderimin e tė gjithė dėshmorėve tė kombit, tė rėnė nė elterin e atdheut
nė luftėrat pėr lirinė e tė gjithė shqiptarėve dhe me tingujt e muzikės
shqiptare, me motive patriotike. Pas fjalės sė hapjes tė kryetarit -
Hajredin Kaza, pasuan pėrshėndetjet reciproke, nga tė cilat po veēojmė
pėrshėndetjen e kryetarit tė Lidhjes Shqiptare nė Botė - Z. Simon
Kuzhnini, i cili pasi falėnderoi organizatorėt e tryezės sė rrumbullakėt
dhe nismėn e Shoqatės «UNITETI», tha se nuk mund assesi tė mungojė aty
ku shqiptarėt merren vesh pėr bashkėrenditjen e veprimtarive tė tyre nė
shėrbim tė atdheut dhe tė kombit. Kryetari Kuzhnini ka garantuar
pėrkrahjen pa rezerva tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, pėr tė gjitha
veprimtaritė e frytshme kombėtare e atdhetare tė tė gjitha subjekteve
arbėrore - nė atdhe e nė mėrgim.
Me interesim tė madh ėshtė
ndjekur Znj. Luljeta Berisha - juriste, e cila ka lexuar projektaktet
normative tė bashkimit tė subjekteve shqiptare nė Itali, tė pėrgatitura
profesionalisht. Nė mes tė diskutimeve, si freski, herė-herė
organizatorėt lėshonin muzikė kombėtare me motive patriotike dhe poetėt
pjesėmarrės - Vitore Stefa Leka, Engjėll Koliqi, Mardena Kelmendi, Nehat
Marku e Xhafer Berisha - lexonin poezitė e tyre me motive patriotike dhe
ato kushtuar dėshmorėve tė kombit. Ishin emocionuese edhe rrėfimet nga
ditėt e para tė mbarėvajtjes sė mėsimeve plotėsuese nė gjuhėn shqipe nė
Shkollėn Shqipe «ADEM JASHARI», e hapur ditė mė parė nė Fabriano, si
fryt i veprimtariven tė palodhshme tė Shoqatės «UNITETI». Shumė
stimuluese ishin ndėrhyrjet e Znj. Vitore Stefa Leka, e shpallur Nėnė
Tereza e Triestės dhe Z. Luan Borshi - kryetar i Shoqatės «VĖLLAZNIA»
nga Roma, tė cilėt edhepse tė moshuar nuk mungojnė aty ku mblidhen
shqiptarėt.
Kėtė tryezė tė rrumbullakėt e
kanė pėrshėndetur me telegrame e letra: Grupi i intelektualėve shqiptarė
nga Roma, artisti nobelist nga Triesta - Z. Masrur Imani, anėtarėt e
Kėshillit Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare nė Botė - zotėrinjt Kolec
Traboini e Agim Bacelli, nga SHBA-tė e tė tjerė. Pėrmes telefonit,
tryezėn e rrumbullakėt e kanė pėrshėndetur vėllezėrit Naim e Sami
Flamuri - nga Australia dhe gazetari e veprimtari ynė i shquar nga Nju
Jorku - Z. Beqir Sina.
Si pėrfundim, nė kėtė tryezė
ėshtė zgjedhur Kėshilli Nismėtar pėr organizimin e njė kuvendi
mbarėshqiptar, pėr riorganizimin e Mėrgatės Shqiptare nė Itali, nė njė
koordinim tė tė gjitha subjekteve arbėrore, brėnda 40 ditėsh. Nė kėtė
kėshill nismėtar janė zgjedhur: Sokol Borshi, Ylli Jasa, Hajredin Kaza,
Mardena Kelmendi, Jahir Zendeli, Nehat Marku e Abdulla Bufi.
Shoqata «UNITETI» ka shtruar njė
drekė pėr tė gjithė pjesėmarrėsit dhe mysafirėt e tryezės sė
rrumbullakėt. Nė orėt e mbrėmjes, shumė nga pjesėmarrėsit dhe mysafirėt
e tryezės sė rrumbullakėt, bashkė me organizatorėt e takimit ishin
mysafirė nė Klubin «BESA SHQIPTARE» nė Fabriano, ku pėrveē njė kokteji
freskues, janė nderuar edhe me muzikė burimore shqiptare, nga rrapsodi i
mirėnjohur Gėzim Kodraliu.