NGA VEPRIMTARIA E SHOQATAVE SHQIPTARE NĖ
ITALI:
SHOQATA «USKANA» ME SELI NĖ TOR
LUPARA TĖ ROMĖS QENDĖR KOORDINUESE E SHUMĖ VEPRIMTARIVE ATDHETARE,
KULTURORE E HUMANITARE TĖ MĖRGIMTARĖVE SHQIPTARĖ
Nė qendėr tė tė gjitha veprimtarive gjithėherė i gatshėm kryetari i
Shoqatės, Z. Husko Seferi
Romė, 7 janar 2002 (QIKSH
Albeuropa BOTA SOT Arbitalia.net ENGJĖLL KOLIQI & ANILA GRORI)
Mėrgata shqiptare nė Itali filloi tė
organizohet qė nga viti 1992, sepse qė nga viti 1990 kėtu erdhėn grupet
e mėdha tė mėrgimtarėve nga tė gjitha trojet tona etnike. Nė Tor Lupara
tė Romės ishin sistemuar disa qindėra shqiptarė (kėrēovarė, vlonjatė,
tiranas, drenicakė, llapjanė, gostivarasė, tetovarė, shkupjanė
). Deri
nė vitin 1994 ata takoheshin nėpėr klubet italiane, ose trotuareve e
shesheve tė qytetit. Pastaj u hap Klubi «Flamurtari», ku shqiptarėt
tuboheshin dėfreheshin, freskoheshin me ndoj pije, mbanin mbledhje pėr
ēėshtje tė ndryshme (kombėtare, kulturore e humanitare) dhe i prisnin
pėrfaqėsuesit e partive politike dhe tė organizatave joqeveritare, qė
vinin pėr ti vizituar mėrgimtarėt tanė.
Ishte fillimi i vitit 1998. Nė Kosovė
filloi kryengritja e armatosur, pėr tu ēliruar nga pushtuesit mizorė
serbosllavė, e udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Si gjithėkund
nė botė, poashtu edhe kėtu tė gjithė mėrgimtarėt shqiptarė u organizuan
nė forma tė ndryshme, nė gatishmėri tė plotė pėr tė dhėnė kontributin e
tyre - material, moral e fizik sipas zhvillimeve luftarake dhe
nevojave tė popullsisė civile nė Kosovė.
Nė qendėr tė tė gjitha veprimtarive
gjithmonė i gatshėm dhe i palodhshėm ishte Z. Husko Seferi kėrēovari i
urtė, i cili pėr shkak tė veprimtarive patriotike ishte i detyruar ti
lėrė studimet pa mbaruar (edhepse ishte absolvent) nė Fakultetin
Xehtaro-Metalurgjik tė Mitrovicės dhe me kokėn nė duar tė marrė udhėn
e hidhur tė mėrgimit. Kudo qė mblidheshin ndihmat materiale e financiare
pėr UĒK-nė dhe pėr popullsinė civile nė Kosovė, duhet tė ishte patjetėr
Husko, sepse prania e tij ishte gjithmonė garancė pėr realizimin e
akcioneve me sukses tė plotė. Ai ishte gjithnjė edhe nė selekcionimin
dhe pėrcjelljen e vullnetarėve pėr nė radhėt e UĒK-sė.
Meqė autoritetet italiane kėrkonin qė
gjithėēka tė bėhej brėnda normale ligjore, nė fillim tė vitit 1999, Z.
Seferi mblodhi bashkėveprimtarėt e zonės, formuan Kėshillin nismėtar dhe
e themeluan Shoqatėn Shqiptare, tė cilėn e pagėzuan me emrin e vjetėr
tė Kėrēovės - «USKANA». Shoqata u regjistrua nė organet vendere, mė 21
prill 1999 dhe tejkaloi kėshtu pengesat e autoriteteve italiane. Shumė
nga anėtarėt e kėsaj shoqate, qė ishin mėrgimtarė shqiptarė tė tė gjitha
trojeve etnike shkuan vullnetarė dhe u radhitėn nė radhėt e njėsiteve
ēlirimtare tė UĒK-sė. Tė gjitha veprimtaritė koordinoheshin me shoqatėn
simotėr «ATDHEU» dhe me shoqatat tjera tė rrethit tė Romės, si dhe me
Bashkimin e Shoqatave Shqiptare dhe Arbėreshe nė Itali.
Me tė mbaruar lufta nė Kosovė,
veprimtaritė e Shoqatės «USKANA» nuk pushuan, por vetėm sa rriteshin
gjithnjė e mė shumė duke dėrguar ndihma materiale dhe duke organizuar
veprimtari kulturore me mėrgimtarėt. Kryesia e kėsaj shoqate, gjithnjė
nėn udhėheqjen e Z. Husko Seferi, ishin gjithnjė aty ku ishin hallet e
bashkatdhetarėve. Ata kanė bėrė shumė ndėrhyrje pranė organeve tė
pushtetit vendor, pėr rregullimin e mėrgimtarėve tanė me dokumente, pėr
punėsimin e tyre dhe pėr sistemimin e tyre nėpėr banesa etj.
Me tė shpėrthyer lufta nė IRJ tė
Maqedonisė, Z. Husko u zgjodh nė Kryesinė e Fondit «LIRIA KOMBĖTARE».
Llogaritė komparative kanė treguar se anėtarėt e kėsaj shoqate kanė
dhėnė maksimumin e tyre pėr Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare, duke mos
kursyer as kafshatėn e bukės tė fėmijėve tė tyre. Pėrveē veprimtarive
shumė tė frytshme qė u pėrmendėn mė lartė, kjo shoqatė dallohet me
veprimtarinė mė ndritur afrimin e njerėzve dhe bashkimin shpirtėror,
duke mbyllur kėshtu tė gjitha labirintet e pėrēarjeve nė mes shqiptarėve.
Veprimtaritė aktuale tė shoqatės «USKANA»
- thotė kryetari Seferi po pėrqėndrohen nė organizimin e jetės
kulturore tė mėrgimtarėve dhe po kėrkohen mundėsitė reale tė hapjes sė
paraleleve shqipe nė shkollat vendore, ku numri i fėmijėve tė
mėrgimtarėve tanė ėshtė i mjaftueshėm pėr hapjen e paraleleve tė tilla.
Gjithashtu po punohet nė koordinim edhe me shoqatat tjera dhe me
Lidhjen Shqiptare nė Itali nė pėrgatitjen psiqike dhe professionale tė
bashkatdhetarėve tė cilėt dėshirojnė tė kthehen nė Atdhe dhe tė hapin
atje ndėrmarrje tė vogla punuese, me ēka do ti shėrbenin familjes,
popullit dhe atdheut.