NDĖRROI JETĖ ARTISTI I MADH - MBRETI I
KOMEDISĖ ITALIANE - ALBERTO SORDI
Alberto Sordi, mbreti i komedisė
italiane, pas njė sėmundjeje tė rėndė qė e mundoi pėr gjashtė muaj,
ndėrroi jetė pak pa i mbushur 83 vjet, nė residencėn tij nė Romė, ku
ishte nėn kujdesin e sė motrės - Amelia. Hapat e parė nė kinematografi
i kishte bėrė qė nė moshėn 15 vjeēare dhe ka mbėrritur njė rekord tė
mrekullueshėm, duke luajtur nė hiq mė pak se 190 filma. Pėrveē artist
i madh dhe regjisor, Sordi ishte i dashur nga kolegėt, nga miqt dhe
nga mbarė popullata italiane e edhe nė botė. Sofia Loren: "Sot ėshtė
dita mė e trishtueshme e jetės sime". Ai ishte edhe humanitar i madh
dhe dashamirės i shqiptarėve e posaēėrisht i Kosovės. Gjatė viteve '90
tė shekullit qė e lamė pas, Sordi nė shtėpinė e tij kishte strehuar
plot kosovarė tė ikur nga terrori i pushtuesve serbianė dhe i kishte
ndihmuar financiarisht ata dhe familjet e tyre nė Kosovė.
Romė, 25 shkurt 2003 (QIKSH Albeuropa -
ENGJĖLL KOLIQI)
Sot nė mėngjes, tė gjitha massmediat
italiane, me dhembje kumtuan lajmin mbi vdekjen e artyistit tė madh,
siē e quajtėn - mbret i komedisė italiane - Alberto Sordi. I lindur mė
15 qershor 1920, pas njė sėmundjeje tė rėndė, qė e mundoi plot gjashtė
muaj atė dhe tė motrėn Amelia qė kujdesej pėr te, Sordi vdiq mbrėmė nė
orėt e pasmesnatės, nė residencėn e tij nė Romė. Artdashėsit dhe mbarė
opinioni italian e kanė pėrjetuar rėndė vdekjen e artistit tė madh -
tė mbretit tė komedisė.

Karrierėn e tij artistike e kishte filluar
nė moshėn 15 vjeēare dhe qė nė vitet '50 tė shekullit tė kaluar kishte
shėnuar suksese tė mėdha nė kupolėn e artistėve tė mėdhe nj italianė
dhe botėrorė. I madhi Alberto Sordi nė karrierėn e tij nė
kinematografi ka luajtur hiq mė pak se nė 190 filma, ndėr tė cilėt
shumė role kryesore. Qė nga viti 1966 pėrveē aktrimit ka ushtruar edhe
rolin e regjisorit, duke startuar me mjaft sukses me filmin "Tymi i
Londrės". Nuk ka festival tė filmit, ku Sordi nuk ka marrur ēmime tė
larta. Ēmimi mė i dashur i tij ishte "Luani i Artė" i Festivalit tė
Venedikut.

Qė nė orėt e hershme tė mėngjesit, mijėra
qytetarė tė Romės ia kanė mėsyrė residencės sė tij, pėr t'ia dhėnė
nderimet e fundit artistit tė madh - Alberto Sordi-t, atij qė ka
nderuar qytetin e Romės dhe mbarė Italinė, me interpretimet e mėdha
filmike, me krijimtarinė e madhe tė tij, por edhe me fisnikėrinė dhe
dashurinė e vėrtetė pėr mikun dhe pėr njeriun pėrgjithėsisht.
Administrata e Bashkisė sė Romės ka organizuar nė lokalet e komunės
ekspozeun e kufomės sė Sordit dhe nderimet e qytetarėve dhe tė
pėrfaqėsuesve tė institucioneve shtetėrore, politike, shoqėrore,
kulturore, humanitare.... Varrimi ėshtė shpalur pėr tė enjtėn, me
ceremoninė fetare nė Kishėn e Shėn Mėrisė sė Popullit, nė ora 10, pėr
tė vazhduar gjithė ditėn me nderime dhe pėrkujtime nga qytetarėt dhe
artistėt, nė sheshin e Popullit, nė qendėr tė Romės.
Nga reagimet dhe dhembja e shumė
personaliteteve shtetėrore, politiko-shoqėrore dhe tė jetės
kulturore-artistike, shihen vlerat e mėdha tė artistit dhe tė
humanistit tė madh - Alberto Sordi-t, i cili ndėrroi jetė pak pa i
mbushur 83 vjet. Presidenti i Republikės Carlo Azeglio Ciampi, duke i
shprehur ngushllime familjes dhe mbarė popullit italian, ka thėnė se
me Sordin Italia krenohet gjithmonė dhe populli ynė ka dhembje tė
madhe pėr humbjen e artistit tė madh - tė ambasadorit tonė nė botė.
Njeri i vlerave tė mėdha artistike e humanitare - e kanė vlerėsuar
shumė personalitete, me rastin e shprhjes sė dhembjes sė madhe, me
rastin e vdekjes sė artistit tė madh - Sordi. Kanė shprehur dhembje
shumė ministra, kryetarė e sekretar partishė politike, personalitete
tė shumė institucioneve shtetėrore, shoqėrore e kulturore-artistike,
tė institucioneve e organizatave humanitare... Kryebashkiaku i Romės -
Walter Veltroni ka formuar kėshillin pėr varrim, me nderime tė larta
shtetėrore e kombėtare, pėr artistin e madh, pėr nderin e
kinematografisė dhe komedisė italiane. Artistja e madhe - Sofia Loren,
duke shprehur dhembjen e saj, me rastin e vdekjes sė kolegut Sordi,
mdėr tė tjera ka thėnė se sot ėshtė dita mė e trishtueshme e jetės sė
saj. Gilles Jacobs - president i Festivalit tė Filmit nė Kan (Cannes)
tė Francės, ndėr tė tjera ka thėnė: "Alberto Sordi ishte njė artist
shumė i madh nė mesin e tė mėdhenjve, tė njė gjenerate tė shkėlqyeshme".
Edhe massmediat po i kushtojnė hapsirė tė
madhe jetės dhe veprės sė madhe artistike tė Alberto Sordit, i cili
ndėrroi jetė sot Tė gjitha emisionet e sotme informative po hapen me
lajmin e kobshėm pėr vdekjen e artistit tė madh dhe po ilustrohen me
shumė inserte nga 190 rolet e tij nė kinematografinė italiane dhe tė
shumė spektakleve teatrore e televizive.
Alberto Sordi ishte edhe humanitar i madh.
Ai kishte njė simpati tė madhe pėr popullin shqiptar. Duke
bashkėpunuar me shoqatat shqiptare nė Romė, ishte njohur mė pėr sė
afėrti me realitetin kosovar dhe i ndjente nė shpirt vuajtjet e
popullit tė Kosovės nėn terrorin e pushtuesve serbianė. Gjatė viteve
'90 tė shekullit qė e lamė pas, shtėpia e tij ishte shndėrruar nė njė
strehimore tė kosovarėve. Dhjetėra tė rinj kosovarė janė strehuar me
javė e me muaj nė shtėpinė e artistit tė madh. Ai ishte edhe
pjesėmarrės aktiv nė manifestimet e protestat publike tė shqiptarėve,
nė mbrojtje tė popullit tė Kosovės. Sordi ka ndihmuar edhe
financiarisht shumė familje nė Kosovė, pėr disa vjet me radhė.
ENGJĖLL KOLIQI