Nė Stubėll tė
Karadakut, me mjaft sukses u realizua Manifestimi Tradicional nė
pėrkujtim tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė:
«TAKIMET E DOM MIKELIT 2002» - suksese,
krenari dhe obligime tė reja pėr shkencėtarėt, historianėt, shkrimtarėt,
artistėt...
Stubėll (Viti), 24 shtator 2002 (QIKSH Albeuropa, Trepēa.net, Bota Sot,
Arbitalia)
Shkruan: ENGJĖLL KOLIQI)
Manifestimi ka filluar tė premten, mė 20
shtator, me orėn letrare tė nxėnėsve tė Shkolės Fillore «Dom Mikel
Tarabulluzi» dhe me njė program kulturo-artistik tė fėmijėve, nė
bashkėpunim me Shoqėrinė Kulturore Artistike «ZĖRI I KARADAKUT». Juria,
ēmimin e parė pėr poezi ia dha nxėnėses sė klasės sė III - Mariana Pera.
Tė shtunėn e 21 shtatorit, qė nė orėt e hershme
tė mėngjesit, tė gjitha rrugėt qė hynin nė Stubėll ishin pėrplot me
shtegtarė, nga mbarė Kosova e edhe mė gjerė, qė ia kishin mėsyrė kėtij
manifestimi. Oborri i Kishės sė Vjetėt (Muze i Shkollės sė Parė Shqipe
nė Kosovė) ishte i vogėl pėr t`i nxėnė tė gjithė pjesėmarrėsit, qė ishin
disa mijėra - shkencėtarė, profesorė, shkrimtarė, artistė, studentė,
punėtorė, nxėnės - burra e gra, pleq e tė rinj.
Programi ka filluar nė ora 10, me Tribunėn
shkencore, ku kumtesat e veta i lexuan shkencėtarė profilesh tė ndryshme.
Prof. Dr. Shefki Sejdiu ka ligjėruar mbi zanafillėn, lashtėsinė,
toponomastikėn dhe zhvillimin historik tė Stubllės; Dr. Izber Hoti ka
ndritur shumė aspekte mga jeta dhe veprimtaria shumė e frytshme e
patriotit tė kėtyre anėve e luftėtar i palodhshėm pėr Shqipėrinė Etnike
- Hysen Tėrpeza; Dr Rexhep Munishi ka trajtuar lojėn e filxhanave nė
Trevėn e Karadakut, kurse kumtesėn mbi jetėn dhe veprėn e terrorin
komunisty mbi priftin stubllas Dom Dedė Ramaj, qė e kishte pėrgatitur i
ndjeri Hysen Matoshi (ka ndėrruar jetė dhjetė ditė para manifestimit) e
ka lexuar Prof. Dr. Engjėll Sedaj. Pastaj artisti i mirėnjohur - Lind
Bobi ka ekzekutuar pika tė vlefshme muzikore, me kitarė.
Nė ora 11 ka filluar kremtimi i Meshės shenmjte,
pėr shpirtin e Dom Mikelit dhe tė tė gjithė pishtarėve tė arsimit
kombėtar, udhėhequr nga ipeshkėvi i Kosovės Imzot Mark Sopi, i cili ia
ka ftuar tė pranishmit dhe mbarė popullin tonė, qė tė jemi gjithmonė nė
frontin e pėrbashkėt tė luftės e tė punės, pėr tė mirėn e kombit dhe tė
njerėzimit pėrgjithėsisht. Leximet nė meshė i ka bėrė artisti i
mirėnjohur Bislim Muēaj.
Takimet i kanė pėrshėndetur pėrfaqėsues tė
Qeverisė sė Kosovės (Ministrisė sė Kulturės), pėrfaqėsues tė pushtetit
rajonal tė Gjilanit dhe tė pushtetit komunal tė Vitisė. Kanė
pėrshėndetur edhe: pėrfaqėsuesi i Republikės sė Shqipėrisė nė Kosovė -
Z. Petraq Pojani, pėrfaqėsues tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės e
bashkėluftėtarė tė heroit tonė Agim Ramadani dhe pėrfaqėsues tė
Diasporės Shqiptare, nga Gjermania, SHBA-tė, Italia e nga Zvicra. Janė
lexuar edhe pėrshėndetjet e dėrguara pėrmes postės elektronike: nga
Lidhja Shqiptare nė Botė - dega nė Zvicėr, e nėshkruar nga kryetari Ali
Nikoliqi e nga sekretari - Nazmi Jakurti, ajo nga Lidhja Shqiptare nė
Botė - dega nė Itali, e nėnshkruar nga kryetari Xhafer Berisha, si dhe
pėrshėndetjet e veprimtarėve tė denjė tė Mėrgatės Shqiptare: Vitore
Stefa-Leka (Nėnė Tereza e Triestės), Mimoza Ahmeti, Ermira Hoxha, Anila
Grori, si dhe pėrshėndetje tė shoqatave shqiptare e Arbėreshe, nga Roma,
Kozenca, Firenca, Lecco, Milano e nga vise tė tjera tė Italisė, tė
pėrcjellura nga veterani i Mėrgatės Shqiptare nė Itali - Z. Sejdi Jakupi
(nga Mushtishti), i cili u falėnderua publikisht. Mirėpo pėrshėndetja qė
shkaktoi emocione te tė gjithė tė pranishmit, ishte ajo e veteranit mbi
90 vjeēar tė arsimit tonė - Z. Mehmet Gjevori.
Pastaj manifestimi, qė sivjet shėnoi edhe tre
jubile: 90 Vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, 60 Vjetorin e Lindjes sė
kryepoetit kosovar Ali Podrimja dhe 30 Vjetorin e botimit tė librit tė
parė poetik (Gallatea) tė shkrimtarit stubllas - Isak Ahmeti, ka
vazhduar me Orėn e Madhe Letrare, qė tashmė ėshtė tradicionale dhe
mbahet nėn emrin e Heroit tonė - Agim Ramadani. Nė kėtė orė letrare,
poezitė e tyre i kanė lexuar kėta poetė: Agim Gjakova, Ibreahim Kadriu,
Sali Bashota, Haxhi Vokshi, Zejnullah Halili, Milaim Zariqi, Gjon
Gjergjaj, Zanita Halimi, Miradije Ramiqi, Demir Behluli, Ramadan Mehmeti,
Fatime Ahmeti, Sabit Rrustemi, Vilson Culaj, Veli Veliu, Aziz Mustafa,
Xhevat Emėrllahu, Zana Pira, Fatos Rushiti, Frrok Kristaj, Hida Halimi,
Rabie Hoxha, Jusuf Lushtaku, Naime Beqiraj, Marie Nikolla dhe Engjėll
Koliqi. Meqė tė gjitha poezitė ishin tė mira, juria (Ali Podrimja, Sarė
Gjergji e Pren Buzhala) e pati vėshtirė t`i shpallė mė tė mirat, mirėpo
- megjithatė me meritė - Ēmimin AGIM RAMADANI ua dha poetėve Sali
Bashota (300 Euro) e Agim Gjakova (200 Euro). Kėshilli Organizativ i
Takimeve tė Dom Mikelit, me rastin e 60 Vjetorit tė lindjes, poetit Ali
Podrimja ia ka dhėnė njė ēmim special, me vlerė - 500 Euro, ndėrkaq
poezi nga kryepoeti ka recituar artisti Bislim Muēaj. Isak Ahmeti ka
lexuar poezinė "Gallatae", nga libri me tė njėjtin titull, i botuar 30
vjet mė parė (1972).
Programin kulruro-artistik e ka hapur SHKA "ZĖRI
I KARADAKUT" nga Stublla, me njė kėngė kushtuar Shenjtėreshės Sonė -
Gonxhe Bojaxhiu // Nėna Tereze dhe me njė potpuri kėngėsh popullore.
Pastaj e Madhja Shkurte Fejza i ka emocionuar tė pranishmit me kėngėt
pėr heronjt tanė legjendarė (Adem Jashari e Gjergj Kastrioti -
Skėnderbeu). Pastaj ka kėnduar kėngėtari i mirėnjohur Naim Abazi e nė
fund - me dy kėngė janė pasraqitur anėtarėt e Ansamblit "GURRA" nga
Gjilani, tė cilėt kanė vazhduar me njė seri vallesh popullore, duke i
bėrė kėshtu qindėra tė pranishėm tė vallėzojnė sė bashku.
Nė fund, pėr tė gjithė tė pranishmit ėshtė
organizuar njė koktej freskues.
Manifestimin tradicional "Takimet e Dom Mikelit
2002" e kanė pėrcjellur dhjetėra redaksi tė massmediave elektronike dhe
tė shkruara. Radiotelevizioni i Kosovės "RTK", Radiotelevizioni 21
"RTV21" dhe Radiotelevizioni Iliria "RTI" nga Vitia kanė dhėnė emisione
speciale kushtuar kėtyre takimeve, pėr tė cilat ka shkruar pothuajse i
gjithė shtypi nė Kosovė e mė gjerė.
Kėshilli Organizativ ka falėnderuar
pėrzemėrsisht Shėrbimin Policor tė Kosovės, pėr ndihmėn e madhe nė
zhvillimin normal tė manifestimit.