EDHE NJĖ
TRAGJEDI SHQIPTARE NĖ KANALIN E OTRANTOS:
GJASHTĖ TĖ VDEKUR E KATĖR TĖ
ZHDUKUR
Nė mesin e tė mbijetuarve
tė shpėtuar, edhe dy skafistėt e barkės gomone tė mbėrritur nga Vlora.
Tė shpėtuarit - me lėndime tė lehta e tė rėnda trupore, po mjekohen nė
spitalet e Lecce-s dhe tė Galatina-s. Edhe me rastin e kėsaj tragjedie
nuk mund tė mos shtrohen pyetjet: Deri kur do tė luhet me jetė njerėzish?!
Shtetin Shqiptar, e udhėheq Qeveria apo Mafia?! A ka me tė vėrtetė shtet
nė Shqipėri?!
Skuadrat shpėtimtare nė
akcionin e shpėtimit
Romė, 11 mars 2002 (QIKSH
Albeuropa - E. KOLIQI & A. GRORI)
Edhe njė tragjedi shqiptare ka
ndodhur sot nė Kanalin e Otrantos. Edhe kėsaj radhe viktima janė tė
pashpresėt, tė cilėt nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė, jetėn e tyre ua
kanė besuar bandave tė pamėshirė, bandave mafioze, tė cilėt tė lidhur me
qeveritarėt e korruptuar tė Tiranės, po luajnė me jetėra njerėzish.
Siē kanė njoftuar agjencitė e
lajmeve, njė barkė gomone, e nisur nga Vlora, nė orėt e mėngjesit, nga
deti i trazuar - nė forcėn 7, ka pėsuar havari dhe ka filluar tė
fundoset. Dikush nga ata nė kėrkim tė shpresės, apo mbase edhe njėri nga
skafistėt, pėrmes telefonit ēellular, ka lajmėruar pjesėtarėt e policisė
italiane nė Vlorė se barka po fundoset e njerėzit po mbyten. ata kanė
alarmuar skuadrat shpėtimtare, tė cilėt menjėherė kanė ndėrmarrur
operacionin urgjent tė shpėtimit. Skuadrat shpėtimtare, rreth 20 milja
nė verilindje tė Otrantos kanė shpėtuar 22 tė mbijetuar nga tragjedia, i
kanė transportuar me helikopterė dhe i kanė shtruar nė spitale, nė Lecce
dhe nė Galatina. Gjashtė tė tjerė - tė lidhur pėr barke, janė gjetur tė
vdekur. Mediat italiane, duke u bazuar nė dėshmitė e tė mbijetuarve nga
tragjedia, flasin e dhe pėr katėr tė tjerė - tė zhdukur. Nė telekronikat
televizive italiane thuhet se viktimat e tragjedisė sė sotme tė Otrantos
janė kosovarė. Ndėr tė mbijetuarit e shtruar nė spital ka edhe tė
lėnduar rėndė, me rrezik jete - thuhet nė raportet e agjencive tė
lajmeve. Tė shtrirė nė spital janė edhe dy skafistėt e barkės qė mori
jetėra njerėzish.
Edhe me kėtė rast, nuk mund tė
tejkalohet dhembja, pa pyetjet: Deri kur do tė luhet e do tė tregtohet
me jetėra njerėzish tė shkretė, tė cilėt nė kėrkim tė shpresės pėr jetė,
jetėn e tyre ua besojnė bandave mafioze tė pamėshirshme?! Athua shtetin
Shqiptar e udhėheq Qeveria, apo Mafia?! A ka nė tė vėrtetė shtet nė
Shqipėri?!