NĖ FIRENCĖ,
ME DINJITET E RESPEKT, U SHĖNUA 20-VJETORI I VRASJES MIZORE TĖ BIJVE TĖ
DEVOTSHĖM TĖ KOMBIT - JUSUF E BARDHOSH GĖRVALLA E KADRI ZEKA
Firencė, 17
janar 2002.
Shoqatat shqiptare tė Krahinės sė Toskanės nė Itali, me njė tubim dinjitoz
e me respekt tė posaēėm, kanė shėnuar 20-Vjetorin e vrasjes mizore tė
bijve tė devotshėm tė kombit Jusuf e Bardhosh Gėrvalla e Kadri Zeka. Nė
tubimin pėrkujtues, pėrveē anėtarėve tė tė tri shoqatave shqiptare tė
Firencės dhe tė degėve tė tyre nga Arezzo e nga Siena, kanė qenė tė
pranishėm edhe pėrfaqėsues tė shumė shoqatave shqiptare nga krahinat tjera
tė Italisė.
Pėr jetėn dhe veprėn e pavdekshme tė dėshmorėve ka folur Z.
Xhafer Berisha kryetar i shoqatės mikpritėse «KOSOVA» e kryetar i
Lidhjes Shqiptare nė Itali. Tubimi ėshtė mbyllur me recitime nga
veprimtaria latrare e dėshmorėve.

KRYETARI I
LIDHJES SHQIPTARE NĖ ITALI I KĖRKON QEVERISĖ SĖ ROMĖS LEGALIZIMIN E TĖ
GJITHĖ SHQIPTARĖVE QĖ NDODHEN AKTUALISHT NĖ ITALI DHE KANĖ TĖ SIGURUAR NJĖ
PUNĖ E STREHIMIN
Firencė, 18
janar 2002.
Sot, permes njė emisioni tė drejtėpėrdrejtė,
transmetuar nga Radio RAI dhe nga shumė radio lokale tė Krahinės sė
Toskanės, kryetari i Lidhjes Shqiptare nė Itali Z. Xhafer Berisha i
ėshtė drejtuar Qeverisė sė Italisė me njė kėrkesė urgjente, pėr
legalizimin e tė gjithė shqiptarėve klandestinė tė cilėt ia kanė dalur ta
sigurojnė njė vend pune dhe strehimin nė kėtė shtet, duke i pajisur me
lejeqėndrim dhe me dokumentacion pune nė Itali. Kėrkesėn e tij Z. Berisha
e ka arsyetuar me faktin se ata qė kanė ardhur dhe kanė siguruar njė punė
e strehimin, edhepse klandestinė tashmė kanė krijuar njė bazė dhe janė
aftėsuar e adaptuar nė rrethanat dhe kushtet e punės dhe tė jetės kėtu,
flasin italisht dhe nė njėfarė mase edhe janė integruar nė shoqėrinė
italiane. Kjo kėrkesė ėshtė bėrė nė prag tė miratimit pėrfundimtar tė
Ligjit mbi Emigracionin nė Itali, tė pėrgatitur nga Kėshilli i Ministrave
e nė procedurat
pėrfundimtare nė parlament dhe nė presidencėn e Republikės.