Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  

ARBITALIA news

 

KONFERENCE TEMATIKE NE UNIVERSITETIN E TRIESTES

Sot ne Universitetin e Triestes, shoqata e studenteve shqiptare "Se bashku-Insieme" , organizoi konferencen tematike "Kosova -rrenjet e Konfliktit Shqiptaro-Serb dhe Ardhmeria.
 Salla -M- e nderteses qendrore te Universitetit  ishte mbushur plot me profesore, studente , Presidenti shoqates "Bashkimi Shqiptar " Prof. Idriz Beqiri perfaqesues i rinise se kesaj shoqate Alket Pasha  dhe shume te interesuar Shqiptar, Italian, Slloven , Gjerman madje dhe Serb.
 Ne kete konference, ligjeruan   Docent Joze Pirjevec (Profesor i historise se Europes Lindore  ne Universitetin e Triestes dhe, i ftuar nga shoqata studentore, Profesor Engjell Koliqi ( gazetar dhe veprimtar i shquar i mergates shqiptare ne Itali . E ftuar po nga shoqata studentore isha dhe une.
 Prof Pirjevec  ka pershkruar ne detaje aspiratat shekullore te popullit shqiptar per pamvaresi dhe artet shqiptare. Gjithashtu foli mbi genocidin dhe terrorin  mbi shqiptaret , nga ana e Serbeve , te udhehequr nga antologjia dhe falsifikimet e historise.
 Duke folur per Kosoven e shekullit XX   , theksoi absurdet e marrveshjeve sekrete Tito-Enver Hoxha te pasuara me genocidin  e Aleksander Rankovicit mbi Shqiperine .Duke folur per kohen pas Rankoviciane , permendi nje lloje liberalizmi ne ish Jugosllavi ,ku Kosova me kushtetuten e vitit 1974 ishte njesi e plotfuqishme federale deri me te drejte veto
 Kerkesat e Shqiptareve , me 1968-81  dhe ne fund te viteve 1980 e ne fillim te viteve 1990 gjithnje jane shtypur me gjak nga forcat ushtarako-policore Serbe
 Politika paqesore e presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova nuk u perkrahe me kohe nga bashkesia nderkombetare , qe duke i bere qejfin Miloshevicit , hoqi nga rendi i dites Kosoven ne Dejton me 1975 dhe e beri luften te paevitueshme .
 Tani qe Kosova eshte nen protertoratin  nderkombetar -vazhdon Profesor Jaz , akoma s'dihet cili do te jete statusi i saj ne te ardhemen , por sigurishte do jete pjese e Europes se bashkuar.
 Profesor Engjell Koliqi ligjeraten e tij ,e filloi qe nga periudha Ilire , duke thene se Perandor Kostandini , ai qe i dha lirine krishterizmit ne Perndorine Romake , ishte bir i Kosoves(Dardanise)
 Ne shqiptaret -vazhdon z.Koliqi  , jemi trashegimtare te asaj toke , ku Iliret te paret tane  , ishin se paku 20  shekuj  para Krishtit
 Serbet i kane falsifikuar kishat katolike shqiptare, per t'i shpallur pastaj ato si manastire ortodokse dhe si "djep"i kultures Serbe .Po te shikojme ne themelet e manastirit te Gracamices gjejme akoma mbishkrimet ne gjuhen latine
 Z Engjell foli dhe per absurditetet e bashkesise nderkombetare , si dhe per terrorin e rregjimeve Serbe , te cilat i ka provuar dhe ne kurrizin e tij kur ka qene i burgosur ne vitet 1970.
  U bene shume pyetje nga te pranishmit ku pergjigjet i dhane dy ligjeruesit
 Konferencen e udhehoqi zevendes presidenti i shoqates studentore , sudent i vitit te fundit ne shkencat politike  Germit  V. Kosturi
 Ndersa organizimi u be nga shoqata studentore "Sebashku-Insieme " me president Ermir Tafaj , student i Juridikes dhe koordinatorja me shoqatat homologe Kamela Xhimitiku
 Ne ditet qe do vine , do t'ju njof me mbresat e ketij takimi shoqeruar dhe me fotografi ,qe u bene sot.
 Uroj dashuri, solidaritet dhe koordinim nepermjet shoqatave te ndryshme kulturore, per te ngritur gjithmon e me larte imazhin e Shqiptarit.
Respekt per te gjithe


Vitore Stefa Leka

priru / torna