MirŰ se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
ShtŰpia e ArbŰreshŰve tŰ ItalisŰ
La Casa degli Albanesi d' Italia  

ARBITALIA news

 

HISTORI SHQIPETARE NE VENECIA

 

Nje lajm shume i bukur, kete vit ne bienale e Venecies prezantohet dhe arti shqiptar.

Me se fundi dhe ne paraqetemi para botes ne nje moster kaq te rendesishme, te duket se dhe bota po fillon ta na konsideroj si pjese e saj.

Ky eshte nje tjeter shembull qe arti jone me hap te qete por te vendosur po hyn ne arenat nderkombetare. Te gjithe artistet e mbare botes kane per detyre te shenjte ndaj vetes te japin me te miren qe fshihet ne mbrendine e tyre, por ne krahas kesaj duhet te japim me te miren dhe kundrejt nje emri te shumevuajtur qe quhet Shqiperi.

Me 15 qershor u hap kete vit i 50-ti Espozicion Internacional i Artit ne Venezia, i drejtuar nga Francesco Bonami:

Sogni e confliti; La dittatura dello spettatore.

Endrra dhe konflikte; Diktatura e spektatorit.

Shqiperia prezantohet me nje karrige: fron mbreterore, "Princi i Arberit", i realizuar nga Ylli Jasa.

Ylli ka lindur ne Cekosllovaki ne korrik te 1959, eshte rritur ne veri te Afrikes, ne mes te kulturave te ndryshme dhe eshte formuar ne shkolla te ndryshme; ka studiuar ne Tirane: Inxhinieri metalurgjike, Ekonomi dhe Gazetari( 1985); ne Assisi 1992 (Itali) Musico-Terapia.

Mediator kulturale ne Friuli-Venezia Giulia midis Triestes dhe Venezies nga 1994.

Autor i vellimeve me poezi " Shpirti ne ere" 1992. te punimit letrar "Pertej" 1995, nje vademekum mbi emigracionin shqipetar ne Friuli, te sponsorizuar nga provinca e Udines 1997, autor i murales "Muri i endrrave" 2002 dhe "Froni Princi i Arberit", per te cilin po flasim i eksopozuar ne Biennalen e Venezias.

Desha te di diška me shume mbi kete projekt nga goja e vete autorit...

 

Pyeta Yllin, se si arriti te lidhet me Biennalen dhe si doli idea e fronit "Princi i Arberit".

 

 

-Me date 4 a 5 maj  kontrolloj si zakonisht posten time elektronike dhe shoh nje email ardhur nga fondacioni di Biella, ku me njihnin me projektin " Love Difference" qe po zhvillonin nen udheheqjen e artistit me fame... Michelangelo Pistoletto. E lexoj disa here dhe nuk arrija ta lexoja...., ndjeva se po me kerkonin nje punim per te marre pjese ne festivalin e 50-te internacional te artit. Nje gjysem dite mbaja letren ne dore me e-mailin e fondacionit dhe nuk e besoja, per kete aresye dhe e shtypa ne leter.... qe ta prekja, ishte bileta ime e hyrjes ne nje dimension tjeter... ne boten e artit.... ne Itali.... ne Venecia.... ne Biennale te Venecias.... ne koncertin ...hem apo si i thone ne festivalin e 50-te  I N T E R N A C I O N A L, oooho ho sa i famshem qe jam, .... me siguri Ai larte... kish bere ndonje ngaterrese artistike kesaj rradhe, šfare surprize eshte jeta....

Pasi me mbaroji pak "frizanti "..., fillova te gjykoj me aresye..., asgje nuk ndodh kot, ashtu rastesisht, jemi ne qe nuk i japim "dum", apo shpjegojme disi... por nuk arrijme dot deri ne fund pasi nuk ka nje fund por vetem vazhdim...

Mund te na flasesh me me hollesi mbi projektin e te famshmit Mikelanxhelo Pistoletos?

-"Love Difference" eshte nje levizje iderash e lindur ne pranveren e 2002 ne Cittadellarte-Fondazione Pistoletto (Biella), nje laborator krijues i artit te angazhuar ne fushat shoqerore.
Kjo levizje kerkon te perhape mendimin e permbledhur ne keto fjale " Te duash diferencat" te shprehur nga M. Pistoletto ne manifesin e tij "Projekt arti" i 1994-s qe kerkon te šoje artin te marre pergjegjesi direkte ne šdo aktivitet njerezor: nga ekonomia ne politike, nga shkenca ne fe, nga edukimi ne sjellje.
Ne kete ekspozicion Michelangelo Pistoletto merre pjese me nje tryeze te madhe pasqyre te kristalte ne formen e detit Mesdhe dhe te gjitha shtetet qe lagen nga ky det duhet te sjellin nga nje karrike, per ta patur kete ambjent dhe per takime mes kulturash te ndryshme... 
Dhe mua me kerkohej te beja nje karrige tipike shqiptare...

Si u realizua idea e nje froni "Princi i Arbrit"?

-Mora urgjent zonjen Vitoren Leka ne telefon:
- Ec o bir ketu, me tha te te jap nje karrike time te guzhines eshte e vjeter dhe me kashte....
-A jo jo i thashe, ajo kashta eshte teper e lehte, me shume me shume..
-Epo.. š'te them une, mu pergjegj Vitorja, ku ka karrike tipike tani...?
Pa shaka, une nuk gjeta nje karrike te tille as ne toke e as ne qiell, mendova te sajoj diška tip poltrone dhe ne frymezim e siper mori formen e nje froni mbreteror, qe duket sikur ka qene froni i Skenderbeut.
Mund ta shpjegoj se pikerishte ne keto muaj po merresha me nje projekt me tavolina kristali dhe shpata te verteta si kembe mbajtese, se sforcimi im shpirteror per te marre pjese medeomos ne kete festival ne Biennale me beri te konceptoj diška jashte dimensioneve normale te nje karrike.

Si u prit nga "Biennale di Venezia" froni "Princi i Arberit"?

Per t'u pelquer u pelqye, por me pas doli nje problem..... Froni ka permasa gjigante eshte i larte 2 m e 20 cm doli mbi te gjithe dhe vete tavolinen e Mikelanxhelos... Te tjere kishin derguar kush nje stol, kush nje karrike, kush nje jastek..., por kerkush nje poltrone mbreterore. U duk sikur qendra e gravitetit u spostua nga tavolina ne fronin shqiptar... dhe kjo krijoi probleme prioriteti...
U be nje debat civil te vendosej apo jo..... Une ngula kembe qe te vendosej dhe me vone une mund ta ndrroja me nje poltrone tjeter me permasa me te vogla, por tani duket šdo gje e qete, asnjeri nuk po kerkon ta ndrroje.... dhe shpresoj te qe froni i Princit te Arberit te qendroje deri ne fund te ekspozites...

Cfare vlere marrin punimet e eksopozuara ne Biennale?

Nje punonjes i Biennales me tha se punimet e kryera marrin vlere vetem nga prezenca ne kete ekspozite dhe jane "pjese koleksioni" ku baza e vlerave leviz aty rrotull te 30.000 euro.Natyrisht kjo vetem per te krijuar nje ide dhe jo nje šmim. Pasi reflektova me shume ne vizionin tim rreth fronit qe dorezova aty, kam planifikuar te filloi te beje serite e para te poltronave-fron me stemat e ndryshme shqipetare, me dizenjo e grafike tradicionale e moderne( nga ana teknike e realizimit te emblemave..), punuar ne dru te šmuar, dhe siperfaqe te vešanta te trajtuara me shtresa floriri. Natyrisht investimi im eshte ne realizimin e prototipave, ne permiresimin e porjektit ne detaje dhe ne kurimin e figures apo imazhit si element i rendesishem ne marketing. Ne kete program kam dhe nje liste te vogel personazhesh te nivelit boteror te cileve do t'u bej peshqeshet e para duke krijuar keshtu apo shtuar me tej historine e fronit Princi i Arberit. Nga ana tjeter, mirepres šdo perkrahje financiare apo morale nga publiku shqipetar per te bashkepunuar dhe koordinuar forcat ne hapjen e nje horizonti te ri ne kulturen dhe ne biznesin shqipetar.

Perveš ketij projekti qe lindi me fronin šfare jeni duke punuar?

Jashte ketij programi kam dy vjet qe po merrem me studimin dhe projektimin e arredamentit te brendshem nen uje te pishinave. Behet fjale ketu per nje sudim tregu ne nivelin boteror me kompani te tjera kerkimi dhe azhornimin nje here ne gjashte muaj.... Projekti konsiston ne veshjen e brendeshme te pishinave me objekte dekorative origjinale marre nga fundet e deteve dhe te oqeaneve. Flasim per nje kompozim artistik dhe teper te vešante te fl˛res dhe faunes detare duke perjashtuar ne menyre kategorike peshqit dhe kafshe te tjera levizese. Arqitektura e ketij projekti dhe teknika e perdorur (qe eshte unike ne llojin e saje) pasi gjithshka ne plataformen e pishines eshte e zhytur nen nje shtrese kristali artificial jep mundesine e realizimit te ndrišimit me fibra optike. Keto dite jam ne realizimin e nje pishine maket me permasa te reduktuara e cila do te jete nje nga 7 prototipet e kompozuara.Besoj te gjej treg dhe jashte Italie dhe nuk perjashtoj mundesine ne Shqiperi dhe Kosove.

Ah, desha te shtoj dhe diška tjeter lidhur me punimet e mija. Ne prezantimet e tyre kam vendosur nje emer arti YNSAAR, me tingellon i vešante dhe ka nje eko shkretetire...,

Perse zgjodhen pikerisht ju per te prezantuar artin shqiptar ne Biennale?

-Ne fakt u ineresova se si kishte ardhur ai mesazh deri tek une dhe perse pikerisht tek une dhe tani...?
- Mu pergjigjen se qeveria e Tiranes nuk kishte pasur kohe materiale qe t'u pergjigjej dhe disa te tjere nuk kishin qene gati pasi gjithshka kishte ardhur me vonese dhe nuk  kish kohe.
Me nje fjale kohra te ndryshme jashte kohe, pa kohe, me pak kohe, brenda nje kohe te shkurter qe s'kish me kohe,.... e mora vesh me kish ngelur kjo"dopio 6" ne dore dhe s'kisha kohe, diku ne nje cep bisede dikush nga fondacioni me zuri shkarasi ne goje emrin e arbereshit te njohur per websitin e tij dhe per muziken... Pino Cacozza... por ka ngelur gjithshka per t'u zbuluar, mbase dhe jo...
Por ajo qe arrij te vleresoj eshte fakti se hyra ne nje cep te historise se Venecias dhe te klasifikimit te pjeseve te rralla te artit boteror nepermjet atij froni..., gje qe shume artiste shume me te afte se une nuk e kane kollaj ate mundesi... modestisht.

Kush deshiron te di diška me shume mbi kete projekt, ose eshte i interesuar mbi punimet e Ylli Jases mund te lidhe te me te direkt me kete adrese e-mail-i wegaswegas@hotmail.com

Nirvana Pistulli

priru / torna