I N F O R M A
C I O N
PELEGRINAZHI I MADH TE SHQIPTAREVE NE SANTUARIN E ZOJES
Ambasada e Shqiperise prane Selise se Shenjte ne Vatikan ne bashkpunim
edhe me shoqata te shqiptareve ne Itali si dhe me perfaqesues te
komunitetit katolik shqiptar organizojne cdo vit pelegrinazhin e madh te
shqiptareve ne Santuarin e Zojes.
Mori pjese Ambasadori i RSH-se prane Selise se Shenjte Shkelqesia e Tij
Zoti Zef Bushati.
Edhe sivjet, sic tashme eshte bere tradite nga shqiptaret emigrante ne
Itali, diten e diele te fundit te muajit, pra me daten 30 Maj 2004 u
zhvillua pelegrinazhi i madh ne Genezzano,qyteze rreth 30 km afer Romes.Ne
shenjtoren e kesaj qyteze te vogel ndodhet figura e Zojes se Keshillit
te Mire, pra ne Santuarin e saj.(Zoja e Shkodres simbas legjendes)
Ne realitet dita e festes se Zojes se Keshillit te Mire simbas
kalendarit fetar katolik eshte me 26 prill, pra jo rastesisht Shenjteria
e Tij Papa Gjon Pali II zgjodhi daten 25 Prill 1993 per te bere viziten
e tij historike ne Shqiperi.
Papa ne Shqiperi u lut per popullin shqiptar ne kishen e shenjte ne
Shkoder dy here te shkaterruar te Zojes se Keshillit te Mire, Mbrojtesja
e Shqiptareve dhe e Shqiperise.
Tradita e shtegetimit te shqiptareve emigrante ne itali ne Genezzano u
konsolidua me 27 maj 1995 me shtegtimin e madh me rastin e 100 vjetorit
te shpalljes se Zojes se Keshillit te Mire, pajtore te Shqiperise dhe
mbare popullit shqiptar.
Shtegetaret ne ate vit i udhehiqte imzot Frano Ilia dhe imzot Robert
Ashta,te cilet jane ndare nga jeta si dhe imzot Rrok Mirdita,imzot Zef
Simoni,ish Nunci Apostolik i Selise se Shenjte ne Shqiperi Ivan Dias,dhe
mjaft klerike e misionare te tjere shqiptare.
Kishin ardhur edhe nga diaspora shqiptare ne Zvicer,Kroaci,Gjermani,Austri
dhe SHBA si dhe mjaft arbereshe te udhehequr nga imzot Erkole Lupinaci,ate
Ndue Bellushi dhe meshtare te tjere,Ne kete shtegtim mori pjese dhe Nene
Tereza e cila u lumturua me 19 Tetor 2003.
Mbas shtegtimit nje grup i madhe perfaqesuesish me rreth 500 vete shkuan
e takuan Atin e Shenjte."...mire se keni ardhe te dashur vellezer
shqiptare..." ishin fjalet e ngrohta ta Papa Gjon Palit,i cili u lut dhe
ne gjuhen shqipe "..o zoja e keshillit te mire,mbrojtesja e popullit
shqiptar lutu per ne.." dhe perfundoi perseri lutjen ne gjuhen shqipe
"..zoti e ruajte atdheun tuaj,zoti e mbrojte popullin shqiptar ne mbare
boten..."
Keshtu ky pelegrinazh e mori bekimin dhe Shqiptaret emigrante ne Itali
cdo te diele te fundit te muajit Maj,shkojne ne Genezzano tek Zoja e
Keshillit te Mire dhe se bashku luten per Shqiperine.
Ambasada e Shqiperise prane Selise se Shenjte ne Vatikan ne bashkpunim
edhe me shoqata te shqiptareve ne Itali si dhe me perfaqesues te
komunitetit katolik shqiptar organizojne cdo vit pelegrinazhin e madh te
shqiptareve ne Santuarin e Zojes.
Mbas meshes nje piknik i bukur plot kenge dhe humor, plot takime dhe
perqafime, plot emocione te bukura qe nuk harrohen per nje kohe te gjate.
Cila eshte e vecanta e ketij pelegrinazhi. Ne te marrin pjese shqiptaret
pa dallim feje dhe krahine dhe te gjithe mysliman,katolik,ortodoks,e
bektashi luten per Shqiperine e dashur dhe popullin shqiptar. Gezojne se
bashku.
Ne kete shtegtim te dites se diel te dates 30 Maj Konferenca Ipeshkvnore
Shqiptare dhe Fondacioni Migrantes i Konferences Ipeshkvnore Italiane
parashikuan kremtimin solemn te Eukaristise prane Shenjtores Mariane,
udhehequr nga Imzot Angelo Masafra. Pjesmarrja e tij e gjalleroi kete
dite festive.
E natyrisht ne kete kremtim te pranishmit paten prane tyre Don Pasquale
Ferraron Koordinatorin Kombetar te katolikeve Shqiptare ne Itali,meshtarin
e mire dhe te dashur arberesh qe udheton rrugeve te italise duke
perhapur nder shqiptare ndjenjen e dashurise dhe te paqes.
Mbas meshes tradizionale te mbajtur nga Imzot Masafra ku mori pjese dhe
Ambasadori i RSH-se prane Selise se Shenjte Shkelqesia e Tij Zoti Zef
Bushati, pelegrinet e shumte te ardhur nga te gjithe krahinat e italise
qe nga Milano e Torino, nga Bari e Brindisi kaluan se bashku ne nje
piknik te bukur ne nje nga ambientet e gjelberuara prane Kishes ne
qender te qytetit.
Emozione,takime,kenge dhe valle shqiptare deri ne oret e vona te
mbasdites.
Ketij aktiviteti te shqiptareve gazeta e perditshme italiane
"AVVENIRE" i kushtoi nje artikull te gjate.
ZYRA E INFORMACIONIT