ART NGA MAQEDONIA NE VJENE
tratto da
www.kohajone.com
Me pjesemarrjen e nje publiku te shumte, u zhvillua ne ne sallen e
aktiviteteve te Oberbank ne Vjene hapja e expozites "Art nga Maqedonia".
Kjo ekspozite u zhvillua ne sallen e aktiviteteve te Oberbak ne Vjene dhe
u organizua nga Forum Weltoffen, qe drejtohet nga Fatmir Velaj. Me kete
rast ishin te ftuar 5 artiste nga Maqedonia, pjesetare te etnive te
ndryshme. Ata ishin Flora Emurlai, Denis Tenev, Ibrahim Bedi, Reshat
Ameti dhe Pavle Kuzmanovski.Secili prej tyre paraqiti nga 5-6 punime.
Ekspozita "Art nga Maqedonia" ishte nen patronazhin e koordiantorit te
paktit te stabilitetit, Dr. Erhard Busek, dhe u zhvillua ne mbyllje
te dites informative mbi Maqedonine, organizuar nga IDM - Instituti per
Danubin dhe Evropen Qendrore dhe Juglindore ne bashkepunim me ambasaden e
Maqedonise ne Vjene.
Ne hapjen e ekspozites, drejtori i Oberbankut Dr. Richard Fröhlich
tha se ishte shume i lumtur qe ne ambientet e bankes se tij te kishte
mundesine te prezantonte nje vend si Maqedonia dhe gjithashtu ishte nje
kenaqes per te, t'u jepte mundesine artisteve kaq te talentuar te
paraqisnin veprat e tyre.
Ne emer te institutit IDM, foli Dr.Othmar Huber i cili tha : "Kjo
dite per Maqedonine organizohet perpara nje udhetimi qe IDM do te
organisoje ne Maqedoni ne maj te ketij viti. Ky udhetim do te sherbeje
edhe si thellim i njohurive mbi Maqedonine dhe keto njohuri qe ne do te
mbledhim atje do t'ja paraqesim publikut austriak. Gjithashtu une kisha
kenaqesine qe bashkepunova me Forum Weltoffen qe e ka vertetuar ne shume
raste se eshte nje partner i denje".
Me vone e mori fjalen ambasadori i Maqedonise ne Vjene, z. Aleksander
Tavciovski.
Zoti Tavciovski beri nje paraqitje te Maqedonise dhe u ndal ne shume
aspekte te zhvillimeve ekonomike, kulturore e europiane te vendit te tij.
Ai tha se Maqedonia eshte nje vend i pasur ne histori dhe personalitete te
historise, kultures etj. Me kete rast, ai permendi qe nga Aleksandri i
Madh i Maqedonise, por edhe te tjere, qe per mendimin e tij kane luajtur
nje rol te madh ne zhvillimin e Maqedonise por edhe ate europian e me
tutje. Ai tha se Maqedonia eshte nje vend i pasur edhe ne objekte
kulturore duke permendur ketu kishat ortodokse dhe objekte te tjera te
kultit si xhami etj.
"Por fatkeqesisht, ne mediat europiane,- tha ai- kur eshte rasti per
Maqedonine, flitet vetem atehere kur ka konflikte nderetnike ose probleme
te ndryshme dhe anet pozitive te Maqedonise nuk permenden".
Maqedonia eshte nje shtet pluralist dhe te gjitha grupet etnike jane te
perfaqesuara ne parlament nepermjet perfaqesuesve te tyre legjitime. ....Maqedonia
luajti nje rol rendesishem gjate luftes ne Kosove dhe pranoi ne vend me
shume se 300.000 emigrante.
Maqedonia eshte nje pjese perberese e Europes dhe i ka vene si qellim
vetes te hyje dhe Europen e bashkuar dhe per kete qellim do te marre te
gjitha reformat qe te permbushe kriteret qe duhen per te hyre ne te.
Pikerisht ne diten qe Maqedonia do te paraqiste kerkesen ne Dublin per te
hyre ne Europe, ndodhi fatkeqesia me e madhe ne historine e re te saj, ajo
e vdekjes se presidentit te republikes, Boris Trajkovski, i cili ishte nje
personalitet i madh dhe qe ka luajtur nje rol te rendesishem ne
integritetin e vendit dhe nje personalitet me visione europiane. Une jam i
bindur- tha ai se rruga e ndjekur nga Trajkovski do te ndiqet me
konsekuence per te ardhmen a Maqedonise.
Pyetjes se nje shqiptari nga Maqedonia se ne referat nuk u fol shume per
kulturen qe Turqia kishte lene ne Maqedoni, ai iu pergjigj me nje po. "Eshte
e vertete se ne Maqedoni gjate pushtimit turk ka pasur edhe zhvillime
kulturore".
Pastaj e mori fjalen Fatmir Velaj, i cili iu drejtua ambasadorit: "Shume i
nderuari z. ambasador! Ju folet per vendin tuaj dhe moret shembull shume
personalitete qe per mendimin tuaj kane luajtur nje rol te rendesishem ne
histori, kulture e gjuhesi. Kam pershtypjen se ju gabimisht keni harruar
te permendni ne referatin tuaj te gjate nje nga personalitetet me te medha
te historise boterore nje person qe ka lindur ne Shkup dhe me sa di une
nga nje familje shqiptare. Ju keni edhe ne qender te qytetit nje statuje
te madhe te saj, emri i se ciles eshte Nene Tereza"
Me vone u be nje prezantim i udhetimit qe IDM do te zhvilloje ne Maqedoni.
Ne oren 19.30 u be hapja e ekspozites artistike
nga Maqedonia. Ne pershendetjen qe beri z. Hannes Heissel
nenvizoi se ishte kenaqesi per te te bashkepunonte me Forum Weltoffen, i
cili mundesoi te organizonte dhe te paraqiste nje Maqedoni te pasur jo
vetem ne kulture por edhe ne ngjyra dhe teknika artistike."
Ne emer te Ministrise se Puneve te jashtme te Austrise pershendeti shefi i
seksionit te kultures ambasadori Dr. Emil Brix. Ai tha se
shkembimet kulturore ndermjet Austrise dhe Maqedonise jane te kenaqshme
dhe se Austria para dy vjetesh hapi dhe nje biblioteke austriake ne Bitole(Manastir).
Gjithashtu, ai ishte i gezuar qe mundesoi Forumin Weltoffen ne vitin 2002
te organizonte ne Shkup ekspoziten internacionale "Arti permireson kohen"
dhe me pjesemarrjen e shume artisteve nga etnite e ndryshme ne Maqedoni.
Ai ishte i lumtur qe sot kish mundesine te shikonte perseri artiste te
talentuar nga Maqedonia dhe per kete falenderoi organizatorin e ketij
aktiviteti, z. Fatmir Velaj.
Mbylljen e pershendetjeve e beri Fatmir Velaj i cili theksoi se
mbi pervojat e mbledhura ne Maqedoni paa dy vjetesh u realizua edhe
aktiviteti i sotem ne Vjene i cili paraqet jo vetem artiste te talentuar
si Flora Emurlai, Denmis Tenev, Reshat Ameti, Ibrahim Bedi dhe Pavle
Kuzmanovski duke i ftuar ata te vinin ne podium por ai paraqet sot nje
Maqedoni te pasur me personalitete arti te cilet jane te denje te
paraqisin vlerat e tyre me te mira kulturore te shoqerive te cilave ju
perkasin.
Ne menyre te vecante ai falenderoi Prof. Reshat
Ametin i cili ishte partneri yne ne Shkup dhe qe eshte nje personalitet me
vlera te vecanta artistike dhe intelektuale.
Forumi Weltoffen ne keto dy vjet te ekzistences se tij me aktivitete ne
Vjene, Bruksel, Athine, Kairo, Shkup, etj. ka treguar se eshte nje
organizate e mirepritur ne arenen nderkombetare dhe se eshte nje pike
fikse ne jeten kulturore ne Austri. Me vone ai lajmeroi edhe aktivitetet e
tjera te forumit si ate te paraqitjes me 3 maj ne Vjene te artisteve
vlonjate Agron Dine dhe Arben Meksi por dhe ekspoziten me 24 qershor ne
muzeumin kombetar te Rumanise ne Bukuresht.
Me kete rast Forum Weltoffen shperndau edhe kataloget me biografine dhe
punime te artisteve. Me vone te pranishmit paten kenaqesine te shijonin
jeten kulinare te Maqedonise me nje bufe te pasur dhe cilesore nga kuzhina
maedonase nen tingujt e muzikes se interpretuar nga nje grup artistik.