Pushtimi i ambasadave, ikjet masive nė kufi,
eksodet biblike me anije, largimet nė pėrgjithėsi, qė pasuan rėnien e
regjimit totalitar shqiptar nė fillim tė viteve 90, shėnuan edhe
zanafillėn e formimit tė diasporės sė re shqiptare. Kjo diasporė erdhi
duke i pėrvijuar gjithnjė e mė qartė konturet e veta gjatė viteve tė
demokracisė, kur emigrimi drejt vendeve perėndimore i ndryshoi
modalitetet e veta por kurrsesi nuk u shua.
Aktualisht pothuajse 800 mijė shqiptarė banojnė
jashtė truallit tė shtetit tė tyre. Njė numėr i konsiderueshėm,
sidomos po tė kemi parasysh se pėrbėjnė gati njė tė katėrtėn e
popullsisė sė Shqipėrisė dhe se emigrimi i shqiptarėve u verifikua nė
njė periudhė kohore relativisht tė shkurtėr.
Mjaftojnė kėto dy konstatime pėr tė na
autorizuar tė paktėn nga ana sasiore pėrdorimin e njė termi ende
tė pakristalizuar mirė siē ėshtė ai i diasporės. Ndryshe nga koncepti
fillestar i diasporės, qė kishte tė bėnte me shpėrnguljen nga vendi i
vet dhe shpėrndarjen jo tė vullnetshme tė njė populli nė tė gjithė
botėn, koncepti i ri i referohet formave tė reja tė lėvizjeve tė
njerėzve. Diasporat e reja ndryshojnė nga ato klasiket (si p.sh.
diaspora e hebrenjve) sepse nuk shkaktohen vetėm nga dėbimet, luftėrat
apo nga katastrofa tė tjera. Epoka e sotme e globalizimit
karakterizohet nga lėvizje e madhe e njerėzve, tė cilėt shpėrngulen
nga njė vend nė tjetrin pėr arsye tė ndryshme: pėr punė, pėr tregti,
pėr studime, etj.
Pėrqasja midis emigrimit tė arbėreshėve dhe tė
shqiptarėve tė sotėm e nxjerr mė mirė nė pah dallesėn midis dy
diasporave shqiptare. Ikja nga vendi ėshtė gjithnjė traumatike, mirėpo
arsyet e largimit tė arbėreshėve drejt Italisė (pas pushtimit otoman)
nuk mund tė barazohen me arsyet qė i shtyjnė shqiptarėt e sotėm ta
lėnė vendin e tyre. Lėvizshmėria nė ditėt tona nga njė anė pėrbėn njė
karakteristikė strukturore tė shoqėrisė edhe pėr faktin se si
pėrceptohet sot dukuria e mėrgimit , nga ana tjetėr ka njė komponent
jo tė detyrueshėm, ose mė mirė relativisht tė detyrueshėm. Duhet
shtuar se emigracioni (imigracioni po qe se shihet nga kahu tjetėr)
ėshtė dukuri themelore edhe pėr shoqėritė post-industrialiste
perėndimore, tė cilat shfaqin disa faktorė tėrheqės qė luajnė njė rol
tė rėndėsishėm nė pėrcaktimin e flukseve emigruese. Ka plot shqiptarė
qė vendosin tė emigrojnė thjesht sepse duan tė pėrmirėsojnė nivelin e
tyre tė jetesės; ose sepse gjejnė jashtė shtetit njė punė me tė
ardhura mė tė mira se sa ofron vendi i tyre. Nė kėtė kėndvėshtrim ikja
ėshtė edhe njė zgjedhje, ēka nuk mund tė pohohet pėr ata qė e lėnė
vendin pėr bukėn e gojės ose pėr arsye tė tjera detyruese. Pikėrisht
bashkėjetesa e kėtyre tipareve e bėn konceptin e diasporės sė sotme
cilėsisht tė ndryshme nga koncepti i dikurshėm, i cili intrensikisht
pėrbante idenė e dhunės si shtysė pėr largimin nga trojet zanafillore.
Diaspora si term, veēanėrisht kur pėrdoret me
cilėsorin etnik, p.sh. kur thuhet diaspora shqiptare, ka njė
tendencė pėrgjithėsuese e totalizuese, qė i detyrohet origjinės sė
pėrbashkėt, kujtesės kolektive dhe sidomos historisė sė saj tė
shkurtėr. Kjo e fundit, pra fakti qė emigracioni shqiptar si dukuri ka
jo mė shumė se 14 vjet jetė, bėn qė kujtesa kolektive pėr vendin dhe
identitetin tė jetė disi e unifikuar. Kompaktėsia e konceptit
diaspora shqiptare varet edhe nga efekti ngjizės dhe homogjenizues i
mjeteve tė kumtimit masiv, tė cilat, si rrjedhim i zhvillimeve
teknologjike tė viteve tė fundit, mund ti arrijnė (pra ti furnizojnė
kulturalisht) emigrantėt shqiptarė kudo qė ndodhen. Pėrndryshe,
diaspora shqiptare ėshtė njė pėrcaktim i pėrshtatshėm vetėm nė disa
kontekste tė caktuara, sepse brenda saj nyjtohen tipare shpeshherė
thelbėsisht dallimore. Nė kėtė kuptim faktori gjeografik paraqitet si
njė nga nėnkategorizuesit mė tė efektshėm tė diasporės sė re shqiptare.
Emigrantėt shqiptarė nė Greqi p.sh. pėrbėjnė njė bashkėsi me
karakteristika tė ndryshme nga bashkėatdhetarėt e tyre qė banojnė nė
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Dallesat pėrcaktohen kryesisht nga
marrėdhėniet me vendet pritėse, por edhe nga organizimi, proēeset
identitare, largėsia nga vendlindja, etj. Nga kjo pikėpamje diaspora
shqiptare duhet pėrdorur mė mirė nė shumės se sa nė njėjės.
Zakonisht koncepti diasporė nėnkupton njė
bashkėsi etnike tė ndėrtuar nė njė periudhė kohore tė mesme e tė gjatė.
Nga kjo pikėpamje (kohore) mund tė flitet mė shumė pėr njė diasporizim
tė emigracionit shqiptar, pra pėr njė proēes nė evoluim e sipėr, se sa
pėr njė dukuri tė mbyllur pėrfundimisht; ky saktėsim, ndoshta pėr
praktikėn i tepruar, merr vlerė mė shumė nė rastin e diasporės
shqiptare qė vazhdon ta shtojė nivelin e vet sasior me prurje tė
reja nga atdheu.
Diaspora shqiptare, gjatė historisė sė saj, ka
pėsuar njė frakturė pėrfundimtare, siē ishte ndėrprerja e dukurisė
sė emigracionit gjatė viteve tė regjimit komunist. Kjo vėrtet e bėn mė
tė lehtė dallimin midis rrathėve kronologjikė tė trungut tė
diasporės shqiptare, por edhe dėshmon pėr njė thyerje tė pakthyeshme
tė komunikimit fiziologjik ndėrmjet tokės amė dhe diasporės.
Nė pėrgjithėsi komunikimi ndėrmjet Shqipėrisė
dhe diasporės (tė paktėn me njė pjesė tė saj) nuk u ndėrpre asnjėherė,
megjithėse iu nėnshtrua kontrollit tė rreptė politik dhe interpretimit
ideologjik tė leverdisshėm pėr pushtetin e asaj kohe. Aktualisht
modalitetet e komunikimit tė diasporės sė re me vendin e origjinės
janė kryekėput tė ndryshme. Pėrveē mjeteve kanė ndryshuar gjithashtu
rrėnjėsisht filtrat e kanaleve tė komunikimit dhe kodet komunikuese.
Diaspora e re shqiptare ka zhvilluar dhe po
zhvillon njė farė idealizimi ndaj tokės nga e cila e ka prejardhjen;
njė proēes i natyrshėm pėr ēdo diasporė, i natyrshėm nė kuptimin e
normalitetit tė njė dukurie bashkėudhėtare e proēeseve identitare tė
mėrgimtarit. Mirėpo tek diaspora e sotme shqiptare ky idealizim po
pėrftohet nga njė alkimi ndjenjash sa interesante aq dhe e ndėrlikuar,
qė lindin dhe reagojnė nė njė pruvetė globale krejtėsisht tė
ndryshme nga ajo e sė kaluarės. Jo i parėndėsishėm ėshtė nė kėtė rast
ideja e largėsisė, e cila ėshtė relativizuar shumė vitet e fundit.
Largėsia gjeografike (hapėsinore) ka pėsuar njė shkurtim real. Mjetet
e reja tė transportit e sjellin atdheun mė afėr: nė qoftė se dikur
Shqipėria ishte muaj tė tėrė larg po tė shikohej nga Amerika, sot ajo
ėshtė vetėm disa orė fluturimi afėr. Dendėsimi i komunikimeve ka bėrė
qė largėsia e perceptuar tė jetė edhe mė e vogėl, nė atė masė qė nuk
ndėrveprojnė faktorė tė tjerė individualė e tė veēantė. Shqipėria,
vendi i origjinės, ndihet mė afėr nga emigrantėt, sepse
potencialisht ėshtė mė afėr. Nė fakt ėndrra e kthimit mund tė mbetet
gjithnjė ėndėrr, por potencialisht ajo mund tė realizohet brenda pak
orėve, koha e mjaftueshme pėr tė kaluar nga njė agjenci fluturimi dhe
pėr tė pėrgatitur valixhet. Mirėpo gjithkush e di se projekti i
kthimit pėrfundimtar nuk ėshtė aq i lehtė pėr tu realizuar, megjithė
rrugėdaljet sa virtuale aq edhe ngushėllimtare tė teknologjisė
aktuale. Diaspora, si njė bashkėsi njerėzish qė vetėkonceptohet si
grup, vepron pėr pėrmbushjen e ėndrrės sė kthimit. Nė kėtė pikė nuk
mund tė thuhet se diaspora shqiptare ka arritur ndonjė stad organizimi
tė njė farė niveli pėr tė mbėshtetur projektin e kthimit tė anėtarėve
tė saj. Kjo ndoshta pėr shkak tė moshės sė saj tė re, kushteve
ekonomiko-shoqėrore nė Shqipėri dhe vėshtirėsive organizative, tė
cilat ndikojnė, midis tė tjerash, edhe nė shtjellimin dhe
konkretizimin e solidaritetit midis emigrantėve shqiptarė. Deri tani
shembujt nė kėtė drejtim janė tė njė karakteri sporadik dhe jokoherent,
megjithėse ndjenja e solidaritetit mbetet njė ndjenjė e pranishme dhe
e fuqishme.
Diaspora e re shqiptare, me sa duket, ka
adoptuar njė strategji integruese qė shkon pėrtej ndarjeve
komunitariste qė janė verifikuar nė disa shoqėri multikulturale
perėndimore. Ky aspekt ka nevojė pėr hulumtime tė mėtejshme pėr tė
kuptuar mė mirė nėse kemi tė bėjmė me reagime kontingjente dhe
kontekstuale, apo bėhet fjalė pėr njė lloj strategjie qė e ka ADN nė
kulturėn shqiptare. Nga ana tjetėr e ardhmja do tė na tregojė se si do
ta pėrballojė diaspora e re shqiptare trysninė e asimilimit nė vendet
pritėse (kryesisht brezat e dyta dhe tė treta) dhe se si do ta
konceptojė e riprodhojė vetveten nė kapėrcyell tė dy pllakave tė mėdha
tektonike tė epokės sonė: globalizmit dhe lokalizmit. Nga ēdo
pėrplasje, tektonike ose jo, ēlirohet energji: diasporės shqiptare i
mjafton tė kuptojė mėnyrėn se si ta shfrytėzojė e ta kanalizojė kėtė
energji tė madhe, mekanizmin e sė cilės ajo e kupton vetvetiu, falė
pozicionit tė saj strategjik, i qėnies jo vetėm edhe kėtu edhe atje,
por edhe MIDIS.
Rando Devole