ILIRET, NE ATDHEUN E HERSHEM TE TYRE
Ne lokalet e Muzeut te Prehistorise ne lokalitetin Aspern an der Zaya u
hap (me 3 prill 2004) ekspozita "Iliret". Hapja e kesaj ekspozite u be e
mundshme ne saje te bashkepunimit midis Akademise se Shkencave te
Republikes se Shqiperise, te Institutit vjenez te Prehistorise dhe te
Historise me te re dhe Muzeut te Prehistorise ne Asparn an der Zaya te
Landit te Austrise se Poshtme. Ne lokalet e ketij muzeu jane ekspozuar
objekte te kultures materiale te ilireve te kohes se hekurit, perkatesisht
te harkut kohor nga shek. 12 deri ne shek.3 para eres sone. Permes me
shume se 300 eksponate deshmohet prania e kultures materiale te ilireve ne
krahun jugor te Adriatikut duke filluar nga mijevjecari i dyte para eres
sone. Kulture kjo e ilireve e cila, sipas organizatorit, hedh drite mbi
jeten e nje populli - emri i te clit njihet gjithandej neper Europe, por
qe jo rralle u interpretua dhe u lokalizua gabimisht. Nga keto eksponate
mesohet, keshtu beson organizatori i ekspozites, per format e ndryshme te
vendbanimeve dhe per ndarjen ne shtresa te shoqerise ilire, te
karakterizuar me ushtrim zejesh nga me te ndryshmet dhe me nje tregti te
perhapur te tyre. "E mbeshtetur tek rrenjet e kultures vetanake te
periudhes se bronxit, kultura materiale e ilireve - e prekur nga ndikimet
qe me vete i sollen dyndjet e popujve nga hapesirat e Danubit e te Egjeut
- u formesua kulture me vete, specifike"- thuhet ne prospektin e
pergatitur per kete ekspozite. Karakteristike per kohen me te re te
ilireve luftarake jane fortifikimet ne maja malesh dhe varret - kodra,
perkatesisht tumbat ne te cilat varroseshin prijes e pjesetare fisesh,
shpesh bashke me arme, me objekte e me stoli personale. Me te themeluar te
kolonive tregtare helene (kujto kolonite Apollonia, Butrinti, Durresi,
Amantia,etj.), qe ne mesin e pjeses shqiptare te Adriatikut nisi nga viti
600 para eres sone, nga menyra e meparshme e tyre e jeteses iliret paskan
nisur te merren me bujqesi, me perpunimin shume kompleks te metalit dhe me
tregti shume intensive. Fale tregtise me greket, u arrit nje mireqenie e
shtreses sunduese te shoqerise ilire, gje qe deshmohet nga eksponate enesh
prej balte, enesh prej bronxi, stoli nga metale te cmueshme, helmeta - te
gjetura ne varrin e nje sundimtari ilir ne Belsh - qe mund te shihen ne
kete ekspozite. Pervec objektesh te importuara nga Greqia, ne kete
ekspozite mund te shihen edhe buste mbivarrore vendese e monedha ilire. Ne
pjesen protokollare te hapjes se ekspozites, ambasadorja e Republikes se
Shqiperise zonja Dr. Shpresa Kureta foli per vlerat kulturore te ilireve
te zbuluara ne Shqiperi ne ate stil, qe askush nga te pranishmit nuk mori
vesh gje nese keta ilire kishin lene trashegimtare te kultures e te gjuhes
se tyre, perkatesisht nese shqiptaret e sotem kishin ndonje lidhje me
bartesit e kultures ilire. Sigurisht qe te pranishmit do te informoheshin
me hollesisht sikur t'i ishte dhene fjala arkeologut te mirenjohur
shqiptar dhe bashkorganizuesit te kesaj ekspozite Prof. Muzafer Korkutit i
cili ishte i pranishem ne kete solemnitet. Kete mangesi e plotesoi Prof.
Dr. Andreas Lippert, i cili ne fjalen e tij te hapjes se kesaj ekspozite,
te pranishmeve u sqaroi se pasardhes te ketyre ilireve te lashte jane
shqiparet qe sot jetojne ne Shqiperi, ne Kosove e ne Mal te Zi jo vetem
pse keta -veshtruar ne pikeveshtrimin gjeografik - jetojne pikerisht ne
ate hapesire e cila qe nga kohe parahistorike banohej nga iliret, porse
edhe pse eshte deshmuar se gjuha shqipe eshte vazhduese e gjuhes se
ilireve. Pervec kesaj, Prof. Lippert verejti se shqiptaret kane trasheguar
nga iliret edhe pjese te veshjes, sidomos nga ato te femrave. Per
rendesine e kukltures materiale te ilireve foli ne vazhdim (ne emer te Dr.
Erein Pröll - kryeminister i landit te Ausrise se Poshtme, i cili e kishte
marre patronazhin mbi kete ekspozite) Dr. Werner Fassabend, ish minister i
mbrojtjes i Austrise, i cili perkujtoi se kultura dhe e kaluara e ilireve
eshte pjeserisht edhe e kalauar dhe histori e austriakeve sepse edhe neper
Austri ka jo vetem vendgjetje arkeologjike te kultures materiale, porse
edhe ndonje emer vendi me prejardhje ilire.
Skender GASHI
(TN)