"JAM ILIR,
JAM SHQIPTAR"
U ZHVILLUA MADHESHTOR SA DHE VETE MADHESHTIA SHQIPTARE
- L'IMPONENTE
MAUSOLEO DI RE GENZIO A GUBBIO (ITA)
Alto m. 9 e stanza seplocrale di m. 6,30 x 4,72
La tomba all'interno č magnificamente conservata
Eventi panshqiptar i vitit ne Itali me teme " Jam
ilir, jam shqiptar ", u konkretizua furishem diten e shenuar te 28
Nentorit. Enderra e te gjithe shqiptareve te Italise per te festuar sebashku,
te ardhur nga zona te ndryshme gjeografike te Shqiperise etnike (nga
Cameria ne Kosove duke kaluar permes Rep. se Shqiperise) e te Italise (nga
Piemonte ne Sicili), u be realitet. Mijera shqiptar duke sfiduar
temperaturen e ulet (vetem 1° mbi zero) dhe mjergullen e dendur qe
mbulonte rruget dhe shtigjet qe shpinin ne qytetin malor Gubbio, mbushen
me entuziasmin dhe harene e tyre piacen perballe muzoleut madheshtor te sovranit
tone te lashtesise, mbretit Gent. Muzika shqiptare buqiti per ore te tera
ne Gubbio e mbi varrin e mbretit Gent valezoi magjishem flamuri yne me
shqipen dykrenore. Padyshim qe per te gjithe sa ndodhi ne Gubbio si dhe
per vlerat e pakrahasueshme qe merr nje event i tille prane muzoleut te mbretit
tone iliro-shqiptar te vdekur 2150 vjet perpara, 28 Nentori i 2004-s do
te hyje ne analet e historise se kombit tone si dita e bashkim-vllazerimit
mbarekombetar dhe e identitetit te forte nacional. Duke pasur parasyshe,
kete domethenije te forte kombetare qe ngjall rievokimi i historise tone
antike aq sa dhe vete jeta ne kete kontinent si ne zemrat tona ashtu dhe
ne syte e botes, " Lidhja nacionale e shoqatave shqiptare dhe arberesh ne
Itali" impenjohet ta kremtoje nga viti ne vit 28 Nentorin, ne po te
njejtin vend qe per nga vlerat dhe dometheniet historike nuk ka krahasim
me nje te dyte.
Zyra e shtypit
informacionit dhe maredhenieve me publikun te "Lidhjes nacionale shqiptare
ne Itali".
www.legaalbanese.com
info@legaalbanese.com