Dita e
Verės, 14 Marsi, njė zakon arbėresh
Dita e Verės quhet e
tillė sepse mė 14 Mars bimėsia zgjohet nga gjumi dimėror. Nė kėtė ditė
bimėsia fillon tė thithė lėngjet nga toka dhe kėshtu tė rritet. Ndonėse
festimi i kėsaj date ka mbijetuar nė Skampa (Elbasan), ajo i pėrket tė
gjithė arbėrėsve-arbanasve (arbėreshėve). Shenjat e festimit tė kėtij
zakoni arbėresh janė:
1) Marrja datėn 13
Mars tė njė tufe tė vogėl bari tė njomė bashkė me rrenjėt dhe dheun, me
qėllim qė tė gjendet mėngjezin e datės 14 Mars nė shtėpi.
2) Gatimi i
ballakumeve, qė gatuhen njė ose dy ditė pėrpara datės 14 Mars, me qėllim
qė mėngjezi i datės 14 Mars ti gjejė ballakumet nė shtėpi.
GATIMI I BALLAKUMEVE
MASAT
1 kg sheqer, 0.4 kg
tėlyn (gjalp), 7-8 kokrra vezė, 1 kg miell misri i situr, njė dorė miell
gruri,
1 fixhan kafeje
qumėsht; njė enė e madhe bakri e pakallajisur ose pėrndryshe prej qelqi.
GATIMI
Tretet tėlyni dhe lihet te fundėrrojnė kripėrat e tij.
Pastaj tėlyni i vakėt dhe pa kripėrat e rėna nė fund rrihet me sheqerin
deri sa tė bėhet njė masė e bardhė. E mira ėshtė qė rrahja e masės tė
bėhet me dorė, sepse pėrfundimi i pėrzjerjes ndjehet kur tė duket se prek
fije me dorėn qė po pėrzien masėn e krijuar. Ndėrkohė vezėt janė pėrzjerė
me qumėshtin mė parė dhe shtohen dalėngadalė tek sheqeri i rrahur, duke
vazhduar pėrzjerjen e kėtij tė fundit.
Pastaj hidhet mielli
dalėngadalė duke vazhduar perzjerjen me dorė. Mielli i grurit hidhet nga
fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepėrt i
bėn tė forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi ėshtė harxhuar sasia e
paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta nė qetėsi pavarėsisht se
ai mund tė duket i qullėt. Kjo kohė mjafton qė grimcat e miellit tė
thithin lagėshtirėn e brumit tė qullėt. Nėse shihet se brumi ka mbetur
pėrsėri si i qullėt, atėhere atij mund t'i shtohet edhe njė dorė miell.
Kėshtu me kėtė brume ballakumet nuk do tė shtrihen gjatė pjekjes.
PJEKJA
Tepsiat
lyhen me pak tėlyn dhe spėrkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi tashmė i
gatuar, formohen me dorė gurabiet me madhėsi jo tė vogėl dhe vendosen mbi
tepsi tė larguara nga njėra tjetra. Paraprakisht furra ėshtė nxehur nė 170oC.
Futet tepsia nė furrė dhe lihet aty derisa ballkumet tė formojnė pak kore
(jo tė skuqen). Nxirret pastaj tepsia nga furra dhe lihet tė ftohet, me
qėllim qė ballakumet tė shkėputen lehtėsisht nga ajo.
Saimir Lolja