PIKTORE SHQIPTARE NE VIENE
Nga Vasil QESARI
Kryeqyteti Austriak ka qene mirepritesi i artisteve figurative. Ne nje nga
mjediset e Qendres Rumune te Artit e Kultures ne Viene, u perurua
ekspozita nderkombetare e arteve figurative ne pikture e quajtur " Fqinjet
dhe arti i tyre ". Ne kete veprimtari te organizuar nga Forum Weltoffen, u
paraqiten me punimet e tyre artistet Alexandru Bilc ( Rumani), Edmond Dumi
( Shqiperi ), Erwin Hafner ( Austri ), Fatmir Velaj ( Shqiperi /Austri ),
Hamo Cavrk( Kroaci ), Klaus Joachim Keller ( Gjermani) e Valentina Koleva
( Bullgari ). Veprimtaria ne fjale, e cila u cel ne nje ceremoni te
posacme ku fjalen e rastit e mbajti organizatori i kesaj veprimtarie,
piktori i njohur shqiptaro-austriak Fatmir Velaj i cili eshte edhe kryetar
i organizates nderkombetare te artit Forum Weltoffen, terhoqi vemendjen e
nje publiku mjaft te gjere, nder te cilet edhe shume personalitete te
artit, kultures e politikes austriake. Kjo ekspopzite arti ishte nje
"premiere " apo si te thuash nje prezantim ne permasa te vogla i nje
ekspozite tjeter te madhe te titulluar "Good Morning, Balkan" e cila do te
celet ne Bukuresht, ne Muzeun Kombetar te Rumanise ne 24 qershorin qe vjen,
nen patronazhin e Presidentit te Republikes se Rumanise z. Ioan Iliescu si
edhe te koordinatorit te Paktit te Stabilitetit z. Erhard Busek e qe do te
qendroje e hapur aty, gjer ne fund shtatorit. Ne ceremonine e perurimit te
ekspozites ne Vjene, ishin ftuar e merrnin pjese edhe shtate artiste nga
vende te ndryshme si : Alexandru Bilc nga Rumania, Edmond Dumi nga
Shqiperia, Erein Hafner nga Austria, Hamo Cavrk nga Kroacia si edhe
Valentina Koleva nga Bullgaria. Ekspozita e konceptuar si nje gershetim i
arteve figurative me ate muzikor, u shoqerua me disa interpretime pjesesh
ne violoncel nga artisti gjerman, Klaus Joachim Keller.
Ne kete veprimtari foli edhe atasheu kulturor i perfaqesise diplomatike
rumune ne Vjene, zonja I. Shaffhausen e cila vleresoi mjaft rendesine e
ngjarjeve te tilla kulturore si edhe bashkepunimin me organzaten Forum
Eeltoffen. Nder te tjera ajo tha se " ... ishte kenaqesi te bashkepunonte
dhe te prezantonte ne mjediset e qendres kulturore rumune, nje organizate
te tille e cila ka treguar ne shume aspekte rendesine e saj, ndihmen qe i
ka dhene artit e kultures duke prezantuar artiste te talentuar te cilet,
ne veprimtarine e ardheshme ne Bukuresht, do t'i, tejkalojne padyshim
permasat e nje suksesi..."
Pastaj ne emer te Bashkise se Vienes foli z. H. Sari, i cili theksoi
rendesine e Forum Eeltoffen dhe te drejtuesit te saj Fatmir Velaj qe, ne
shume raste, ka vertetuar se aktivitetet e ketij forumi kane pasur sukses
te merituar duke prezantuar jo vetem ne Austri por edhe ne shume vende te
tjera te botes, vlera te mirfillta e cilesore kulturore. " Fatmir Velaj -
shtoi ai - jo vetem qe eshte nje shok e nje mik i mire por ai, me
angazhimin e tij ne art, kulture e shoqeri, ka treguar se sa I rendesishem
eshte roli i artistit si mendimtar korrektiv i shoqerise ne kohen e sotme.
Une deshiroj t'a falenderoj perzemersisht ate, per te gjithe aktivitetet
qe ai ka organizuar e do te organizoje ne te ardhmen e, jam i bindur se me
punen e tij, do te gjeje edhe me shume mirenjohje.
Fatmir Velaj, me pune e pasion, ka treguar gjithashtu se nuk eshte vetem
nje ideator e organizator i veprimtarive kulturore me permasa bterore, gje
per te cilen qeveria e Republikes se Austrise e ka dekoruar me medaljen "
Nderi i Republikes" por, gjithashtu, eshte dhe nje piktor qe ka arritur
suksese te dukeshme ne art, sic ishte se fundi, fitimi prej tij i cmimit
te pare si piktori me i mire ne Konkursin Nderkombetar te Sanremos ( Itali
). Me pas, ne skene u ftua violincelisti dhe artisti gjerman Klaus Joachim
Keller. Nen tingujt e instrumentit te tij, publiku pati kenaqesine te
shijonte pjese qe artisti gjerman i interpretoi me teper mjeshteri. Ne
fund mbylljen e veprimtarise e beri Fatmir Velaj i cili falenderoj Qendren
Rumune te Artit, Bashkine e Vienes, ministrine e jashtme te Austrise dhe
sponsore te tjere qe ndihmuan per realizimin e kesaj veprimtarise
kulturore.Duke falenderuare gjithe te pranishmit, mes te cileve kish edhe
shume shqiptare nga qytete te ndryshme te Austrise si dhe atasheu kulturor
i ambasades se Shqiperise Artan Canaj, ai foli per organizaten Forum
Eeltoffen si dhe aktivitetet qe ajo do te organizoje ne te ardhmen te
cilat do te jene te shumta e te rendesishme. Keshtu, ne 15 mars, ne Viene,
ajo do organizoje nje ekspozite me artiste nga Maqedonia e cila do te
shoqeroje mbylljen e nje simpoziumi qe Instituti per Danubin dhe Evropen
Qendrore e Juglindore do te organizoje mbi gjendjen politike ne Maqedoni.
Ai falenderoi gjithashtu artistin gjerman K.J.Keller qe krahas
interpretimeve muzikore plot mjeshteri, kish paraqitur ne salle edhe
pikturat e tij. ( Me artistin ne fjale, piktori Fatmir Velaj, nentorin e
ardhshem, do te organisoj ne "Herbert von Karajan Centre" ne Viene nje
aktivitet ku ai do te "interpretoje" me violincel pikturat e tij ). Ne
fund te pranishmit ne salle u ftuan per nje bufe me pije e specialitete
kulinare.
Artistet pjesmarres ne kete veprimtari:
Fatmir Velaj - Austri ( piktor nga Vlora ). President i organizates
nderkombtare Forum Weltoffen. U paraqit ne ekspozite me disa punime nga
cikli i fundit i tij i titulluar "Memories from the future". Nder to benin
pjese punet," The silence and one surprise", "Memories from the future", "
The feelings rhapsody", "The old feeling", "Seeet memory" etj. Po kete vit,
Fatmir Velaj ka planifikuar disa aktivitete me Forum Weltoffen. Per tu
permendur jane: nje ekspozite ne qytetin Baden e nje tjeter me piktorin
vlonjat Agron Dine ne Viene. Ndersa ne muajin gusht ne qytetin e Vlores
nje panair nderkombetar te artit bashkekohor e, ne shtator, nje tjeter ne
Museumin Wachau ne Austri, ne CAW Gallery ne Royal Leamington ne Angli etj.
Edmond Dumi - Shqiperi
Lindur ne Vlore me 1969. Studioi per pikture me prof. Agron Dine. 2002 -
fitues i cmimit Pisa ne pikture. Jeton ne Cassale/Monferato ( Itali ). Ne
ekspozite morri pjese me pikturen "Ritrato" ( vaj ). Eshte anetar i Forum
Eeltoffen qe nga janari 2004.
Alexandru Bilc - Rumani
1973 lindur ne ne Zarnesti 1997-2001 ai studioi ne universitetin e arteve
te aplikuara ne Viene ku eshte diplomuar me rezultatin "shkelqyeshem".
Gjithashtu ne te njejtin vit fitoi dhe cmimin e qytetit te Vienes. Ne
ekspoziten ne fjale, ai u paraqit me 5 punime ne vaj si "Das letzte
Abendmahl ", "Flehen um die Ewigkeit", "Profane Ruhe"etj. Qysh nga janari
i 2003 eshte anetare i Forum Weltoffen.
Erwin Hafner - Austri
1968 lindur ne Salzburg. 1997-2002 studioi ne universitetin e arteve te
aplikuara ne Viene tek prof. Adolf Frohner. Ne vitin 2002 eshte fitues i
cmimit te piktures ndermjet Austrise e Hungarise. Ne ekspozite u paraqite
me 4 punime si. " Der Mensch als eifersüchtiger......", "Anatomic" etj. Qe
nga tetor 2003 eshte anetar i Forum Weltoffen
Klaus Joachim Keller - Gjermani
1959 lindur ne Ebermannstadt. Gjer me 1979 studioi ne liceun Pestalozzi n
Munich per muzike. Nga 1980-1984 studioi violicel ne konservatoin Richard
Strauss ne Munich. Nga 1986-1991 studioi ne universitetin per muzike ne
Viene. Nga 1997-2002 studioi ne universitetin e arteve te aplikuara per
pikture e me 2002 u diplomua me rezultatin "shkelqyeshem". Ne ekspozite u
paraqit me 4 punime nder te cilat "A.D.S. Hase im tiefen Grase", "Alice im
Fauteuil I", "Fuchs (Alice im Wunderland?)"etj. Eshte anetar i Forum
Weltoffen qe nga viti 2002
Hamo Cavrk - Kroaci.
Lindur me 1950 ne Sarajevo. Nga 1966-1969 - studioi ne shkollen e artit.
Me 1973-1977 ne akademine e arteve ne Sarajevo. Fitues i disa cmimeve per
grafike ne Suedi, Bullgari, Kroaci, Bosnje etj. Jeton ne Zagreb e qe nga
prill 2003 eshte anetar i Forum Weltoffen. Ne ekspozite u paraqit me
grafiken "Linea Rediviva", ne dry point.
Valentina Koleva - Bullgari
Lindur me 1973 ne Burgas. Me 1987 studioi ne liceun artistik ne Sliven (
Bullgari ). Nga 1991- '94 - studioi ne "college" per mode e veshje. Nga
1995 -2000 studioi ne universitetin e arteve per pikture. Ne ekspozite u
paraqit me punimet, " Die wegen der Braut", "Bär am Meer", "Liebe Heißt es".
Qe nga jannar 2003 eshte anetare e Forum Weltoffen