ME RASTIN E 28 NENTORIT,
PAVARESISE MBARESHQIPTARE, DHE 2150 VJETORIT TE VDEKJES SE SOVRANIT TE
FUNDIT TE ILIRISE, MBRETIT GENT, LIDHJA NACIONALE SHQIPTARE NE ITALI
ORGANIZON:
JAM ILIR, JAM SHQIPTAR
MANIFESTIMI ME I MADH PANSHQIPTAR NE GUBBIO (Perugia) TE ITALISE, PRANE
MAUZOLEUT QE RUAN ESHTRAT E GENTIT TE ILIRISE.
Jeni te gjithe te ftuar te merrni pjese ne kete eveniment me vlera te
pashlyeshme:
diten e diel 28 nentor 2004, nga ora 10.00 e mengjesit deri ne
ora 20.00, ne sheshin e madh prane Mauzoleut te mbretit Gent, via Bruno
Buozzi Gubbio (Perugia) Italia.
10 ore te mbushura perplot me aktivitete te larmishme me pjesemarrjen e:
interpretuesve me te shquar shqiptar te muzikes klasike, popullore e
folkloristike personaliteteve politike, historianeve e arkeologeve nga
te gjitha trevat shqiptare e te huaj. E gjitha nen reflektoret e
kanaleve te shumta televizive. Pjesemarrja e juaj eshte e lire dhe pa
pagese por ju apelojme, nese e keni te mundur, te visheni me veshje
kombetare ose te pakten te kombinoni veshjen tuaj me ngjyrat e flamurit
tone; kuq e zi . Ejani pra, qe te gjithe se bashku te rifreskojme
kujtesen tone, kujtesen e iliro-shqiptarizmit nganjedhimtar, antike aq
sa dhe vete jeta ne kontinentin tone Europian.
Pak histori mbi Gentin e Ilirise :
Mbreti Gent ka qene i fundit sovran i Ilirise tone antike, pasues i
denje i Bardhylit, Pleuratit, Agronit, Teutes, Skerdilajdes e Pines.
Gjate luftes se trete romano-ilire, nga kryeqyteti i Ilirise Skodra (Shkodra),
ai organizoi rezistencen ndaj superfuqise te asaj kohe, Romes. Megjithe
qendresen e tij stoike, legjonet romake me te shumta ne numer arriten ta
thyejne rezistencen ilire mbas luftimesh te ashpra e te pergjakshme.
Keshtu qe, ne pamundesi per te rezistuar me gjate ne fushe te hapur,
sebashku me garden e tij pretoriane, u izolua brenda mureve te
kryeqytetit Shkodra. Me pas romanet filluan nje sere raprezaljesh ndaj
popullsise ne rrethinat e kryeqytetit. Ne pamundesi qe tu vinte ne
ndihme qytetareve te tij, per shkak te forcate te pakta qe i kishin
mbetur akoma ne dispozicion, pas nje akordi me konsullin romak Anicio,
Genti pranoi te dorezohet me gjithe familjen e tij me kusht qe te ndalej
gjenocidi ndaj njerezve te pafajshem. Ishte 15 qershori i vitit 168 para
krishtit e njohur ne histori si La caduta di Skodra . Me pas romaket
do te respektojne akordet e marra por duke bere vetem me nje perjashtim:per
te shmangur mundesine e organizimit te nje ribelimi vendosin qe familjen
mbreterore se bashku me Gentin dhe vellain e tij Karavantin, ta
egzilojne ne Itali, pikerisht ne Gubbio, ku ju dhane prona e ofiqe te
denja per nje mbret te defronizuar. Ketu Genti do nderroje jete ne
nentor te vitit 146 para krishtit dhe per nder te tij do ngrihet nje
Mausole madheshtor per te cilin na ka lene deshmi te qarte Tito Livio.
Mbreti Gent kujtohet nder te tjera nga historia edhe si nje mjek i mire,
pasi zbuloi efektet kurative te nje bime medicinale, shume te
rendesishme per kohen e qe mban emrin e tij, pikerisht Genziana . (marre
nga libri 24 perandore shqiptar ne udheheqje te Romes shkruar nga
Alban Kraja)
Te marresh pjese me 28 nentor ne Gubbio, te perkujtosh gjithesa dhane
jeten per arritjen e pavaresise mbareshqiptare e ne te njejten kohe te
rievokosh permes nje figure si mbreti Gent, ringjadhjen e historise tone
mijeravjeēare, do te thote qe nje dite te proklamosh me krenari: aty
isha dhe une . Per te tjera informazione komuniko permes:
www.legaalbanese.com
e-mail:
info@legaalbanese.com