Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
KONGRESI I PARE BOTEROR I DIASPORES SHQIPTARE
THEMELOHET LBDSH - LIDHJA BOTERORE E DIASPORES SHQIPTARE.
Per here te pare ne historine e saj, diaspora e re dhe e vjeter mbareshqiptare bashkohet nen idealin e vetem dhe sublim: ATEDHEU MBI TE GJITHA.
Kjo ndodhi gjate Kongresit te pare boteror te Diaspores mbajtur me 28-29 Maj ne kryeqendren e turizmit europian, Rimini te Italise. Dyqind delegate, perfaqesues te komuniteteve te tyre, nga te kater anet e botes, ju pergjigjen thirrjes dhe moren pjese ne kete event historik duke u mbledhur ne sallen e kongreseve te zingjirit hotelier "Albanesi Hotels", prone e arbereshit Franco Albanesi.
Te ardhur nga Kanadaja, Shba-ja, Zvicrra, Anglia, Kroacia, Gjermania, Franca, Australia e sigurisht nga Italia, por dhe dy delegate praktikisht te veēante nga komuniteti i vogel shqiptar i Brazilit, i dhane jete kongresit ne nje axhende tejet te ngjeshur dy ditore.
Ne oren 09.00 te dates 28, pas tingujve te hymnit te kombetar qe u kendua nga te gjithe te pranishmit, punimet e Kongresit i hapi organizatori i tij, kryetari i lidhjes shqiptaro-arberesh ne Itali, shkrimtari Alban Kraja.
Me pas perfaqesuesja e grave shqiptare, Zonja e nderuar Vitore Stefa Leka lexoi pershendetjen qe simboli i Diaspores mbareshqiptare NMT Leka I Zogu u drejtonte Kongresmeneve, gje qe u percjell mes nje entuziazmi te pergjitheshem.
Ne vijim kongresmenet referuan me rradhe dhe sollen deshmite mbi situaten e komuniteteve te tyre, eksperiencen dhe mbi te gjitha nevojen e krijimit te nje organizmi mbareshqiptar ne Diaspore qe te bashkoje dhe te perfaqesoje interesat e te gjithe shqiptareve kudo qe ata ndodhen e mbi te gjitha qe ky organizem ta afroje me teper Diasporen me vendin e origjines dhe ta veje Diasporen ne sherbim te Tij. Ne fund te dites se pare per kongresistet u shtrua nje banket dhe u ndoq interpretimi i monodrames, "Amaneti Adem Jasharit".
Ne mengjesin e dites se dyte te Kongresit, perfaqesuesi i komunitetit shqiptar te Britanise se Madhe Prof. Talat Pllana u propozoi kongresemeneve hedhjen e bazave per krijimin e nje strukture gjitheperfshirese dhe apolitike, ku te mendohet jo vetem bashkimi i Diaspores por dhe aktivizimi i saj ne menyre qe me peshen qe ajo ka, te ndikoje fuqimisht ne zgjidhjen e problematikave qe asfiksojne sot shoqerine tone ne hapesiren mbareshqiptare. 
Nje vend te veēante ne diten e dyte te Kongresit zuri dhe ēeshtja e Kosoves, mbi te cilen referoi gjeresisht kompozitori dhe anetari i akademise se kompozitoreve ne Mbreterine e Bashkuar, Prof. Akil Koci. Ne vijim nga te gjithe te pranishmit u vu theksi mbi nevojen e zgjidhjes sa me pare te statusit perfundimtar Kosoves. Ne kete kontekst u hartua dhe u miratua nje rezolute qe do ti dergohet instancave kompetente, ku thuhet se pavaresia e Kosoves, multietnike dhe e konvivences paqesore, konsiderohet si e panegocueshme. 
Perfaqesuesit e Diaspores shqiptare te Kroacise u treguan nder me te zjarrtet ne mbeshtetjen e kesaj rezulute dhe gjate nderhyrjeve te tyre sollen dhe deshmite e dhimbeshme te konflikteve ne ish republikat e Jugosllavise qe u pergjaken keto vitet e fundit.
Me pas, ne referatin e tij, perfaqesuesi i shqiptareve etnik te Maqedonise, Dr. Ruzhdi Latifi kerkoi qe te mbeshtetet e drejta shteteformuese e komunitetit shqiptar atje dhe te respektohet marreveshja e Ohrit. 
Pas pushimit te drekes per te pranishmit u shfaq baleti "Liqeni i Mjelmave" drejtuar dhe interpretuar nga balet maestri i shquar shqiptar me banim ne Zagreb, Ilir Kerni. 
Me pas ne fjalen e tij pershendetese, zv/ministri i jashtem Italian, Senatori Gianpaolo Bettamio, qe ndoqi punimet e Kongresit, premtoi qe qeveria dhe shteti i tij do te jene perhere afer Shqiperise dhe do ta mbeshtesin ne perpjekjet e saja per te hyre ne KE. Gjithashtu Ai vleresoi kontributin e popullit mik shqiptar ne ruajtjen e paqes dhe si faktor stabiliteti ne rajonin ballkanik.
Mbasditen e dates 29 moren fjalen dhe referuan shume eksponente te tjere, si  perfaqesuesi i gjenerates se re Alban Daci, ēmini nobel per vitn '87 per artin figurativ, iraniani me pasaporte shqiptare Prof. Masrur Imani, perfaqesuesi i shqiptareve te Pesaro-Urbino Leonard Dukaj, te Toskanes Durim Meta, i Piemontes Tomor Imeri, te Venecias Madlena Kelmendi e cila propozoi krijimin e strukturave per mesimin e gjuhes shqipe femijeve te lindur jashte Atedheut, drejtuesja e gazetes se shqiptareve te Italise "Rrenjet" Jorida Agolli e shume te tjere.
Ne fund, dyqind delegatet e kongresit miratuan nevojen e krijimit te nje kryesie te LBDSH-se (Lidhjes Boterore te Diaspores Shqiptare) e cila do te punoje per hartimin e nje platforme dhe programi gjitheperfaqesues.
Me unanimitet nga te pranishmit u zgjodh Kryetar i kryesise se LBDSH-se shkrimtari shqiptar me banim ne Itali, Dr. Alban Kraja dhe u vendos qe Kongresi tjeter te mbahet ne Prishtine vitin qe vjen si dhe ndermjet te mbahet Konferenca e pergjitheshme e Lidhjes ne Londer, ne fund te tetorit te ketij viti. 
Gjithesa ndodhi ne Rimini, nuk le dyshim qe Diaspora shqiptare po kerkon te organizohet sipas modelit ambicioz dhe mjaft efikas te komunitetit izraelit ne bote. Hapi i pare eshte hedhur, te tjere do pasojne.
 
Zyra e shtypit dhe informacionit te LBDSH-se
Zedhenesja Medlena Kelmendi.

priru / torna