Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 

KONKURS LETRAR ARS-BUZUKU

Revista letrare shqiptare “ars”

dhe

Ndėrmarrja Botuese “Gjon Buzuku”

Me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut

me rastin e 450-vjetorit tė botimit tė “Mesharit” tė Gjon Buzukut

me rastin e 15-vjetorit tė themelimit tė Ndėrmarrjes Botuese “Buzuku”

me rastin e 10-vjetorit tė themelimit tė Pen-Club ORANA

shpallin

Konkurs letrar pėr vitin 2005 pėr:

bullet

Roman

Ēmimi I – 2,000 Euro

Ēmimi II – 1,500 Euro

Ēmimi III – 1,000 Euro

bullet

Tregim

Ēmimi I – 300 Euro

Ēmimi II – 200 Euro

Ēmimi III – 100 Euro

bullet

Ese

Ēmimi I – 300 Euro

Ēmimi II – 200 Euro

Ēmimi III – 100 Euro

Tekstet pjesmarrėse duhen dorėzue nė kėto adresa:

ars

ars@arsalbania.com, Kutia postare 1526, Tiranė, Shqipni, +355692132186 www.arsalbania.com

BUZUKU

buzuku@hotmail.com, buzuku@yahoo.com

Tekstet pjesmarrėse kanė me u botue nė revistėn “ars”.

Statusi, platforma dhe organizimi i konkursit letrar ars-buzuku 2005

bullet

Konkursi ars-buzuku asht nji konkurs letrar me status kombėtar.

bullet

Konkursi letrar ars-buzuku ka pėr qėllim nxjerrjen nė pah tė vlerave ma tė mira tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare nėpėrmjet nxitjes tė talenteve tė vėrteta letrare.

bullet

Konkursi synon me njisue sistemet e vlerėsimit t’letėrsisė shqiptare kudo ku ajo krijohet, nė pėrpjekje pėr me ndėrtue nji tribunė tė ligjėrimit letrar tė pranuem prej shkrimtarėve shqiptarė. Kjo ka me u krye me anė tė gjykimit estetik tue pėrdorė motivacionin pėr ēdo vlerėsim.

bullet

Konkursi ars-buzuku mundėson njohjen e ndėrsjelltė tė tekstit letrar si dhe komunikimin mes autorėve shqiptarė nė tanė botėn.

bullet

Pjesmarrėsve dhe lexuesve ka me ju dhanė mundėsia me u njohė me tė tana tekstet konkuruese, nėpėrmjet botimit nė vazhdimsi nė revistėn ars.

bullet

Tekstet pjesmarrėse, nė ēfarėdo forme tė shkrueme tė gjuhės shqipe, duhen dorėzue nė dy kopje fizike plus nji kopje nė disketė ose nė cd, me shėnimin “pėr konkursin ars-buzuku”.

bullet

E drejta e konkurrimit i takon ēdo autori shqiptar, pavarsisht vendit ku ai jeton e krijon.

bullet

Tekstet pjesmarrse nuk duhet tė jenė publikue nė asnji formė ma pėrpara.

bullet

Afati i mbylljes sė konkurrimit asht data 15 gusht 2005.

bullet

Pėrveē vlerės financiare tė shpallun ma parė, fituesve u jepet si trofe nji vepėr arti origjinale.

bullet

Konkuruesit gėzojnė tė drejtėn me i shprehė opinionet e tyne nė lidhje ēmimet nė revistėn “ars”.

bullet

Juria ka 5 anėtarė ku secili ka tė drejtėn e vetėm nji vote.

Me hollėsi tė tjera nė lidhje me konkursin keni me u njohė nė numrin e ardhshėm tė revistės “ars”.

priru / torna