Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 

DIASPORA SHQIPTARE DREJT KONGRESIT TE SAJE HISTORIK


Cdo kush eshte i njohur me historine e gjate e te dhimbshme te Diaspores Shqiptare te kudo ndodhur ne Bote.Kjo histori e bijeve te shqipes ,te shperndare si zogjt e korbit neper Bote,u ka kushtuar shume shtrejte per dekada me radhe.Per rreth 50 vjet Diaspora ishte e persekuruar nga regjimi i Hoxhes,dhe nen trysnine e preferencave te ndryshme politike, ku shpesh e shikonim te percare dhe te ndare ne grupe edhe brenda saje.  Edhe ne vitet e demokracise,pas viteve 1992, ku e gjithe Diaspora Shqiptare priste shume qe te ofrohej me token meme ,per te cilen ata kane aspiruar dhe kane sakrifikuar shume,Diaspora nuk gjeti vleresimet qe i takonin tek memedheu, kjo per arsye te ndryshme politike.Kjo dihet se ne keto vite te pa ndara,ka patur gabime te cilat vertete nuk e kane ofruar Diasporen 
Shqiptare aq sa duhej.
 Ne kete plan,ne misionaret e fjales se lire,kemi verejtur  sa ka shume hapesira qe Diaspora te ofrohet sepse eshte pjese e trungut te popullit tone dhe nga ana tjeter,Diaspora ka shume resurse qe mundet te vlejen shume per Shqiperine.Por,qe te ofrohet Diaspora ne memedhe,duhet padyshim nje deshire dhe predispoziscion i madh qe ti sherbeje qellimit  qe Diaspora Shqiptare e shperdare kudo ne Bote,ti kete dyert e hapura ne te gjitha drejtimet,pse jo edhe ne politike ku ata mundet te sjellin gjera te reja me mentalitetin e tyre perendimor.  Ne kete drejtim te gjithe e kane te qarte dhe ndjejne nje vakum deshire per kete qellim.Por tani qe Shqiperia dhe shqiptaret jane para zgjedhjeve shume te rendesishme te 3 Korrikut-2005,pikerisht tani Diaspora Shqiptare mundet dhe duhet te jape ndihmen e saje te cmuar . Ne keto momente shume delikate shikojme se edhe poltika shqiptare ka shanse te ndryshoje si asnje here tjeter.Ne kete moment shume te rendesishem per Shqiperine ,kete vakum po kerkon ta plotesoje me se miri pretendenti per Fronin Mbreteror -Leka I Zogu i cili eshte shfaqur dinijitoz dhe me pretendime per te qene nje force e rendesishem politike ne Shqiperi ne krye te Levizjes per Zhvillim Kombetar (LZHK).
 Pretendenti  per Fornin Mbreteror Leka I Zogu,ka hyre ne politike duke krijuar nje levizje, LZHK-ne,por dhe duke shikuar me pertej.Shikon tek bijte e bijat e shqipes, te cilet kane shume dekada qe jetojne ne emigrim larg atdheut te tyre, linfen e nevojeshme per rimekembjen e vendit.Ideja e pa degjuar e Leka Zogut eshte e ēuditshme.Ai kerkon qe nen strehen edhe ombrellen e Mbreterise se tije,ku ai deklaron se eshte per ti sherbyer unitetit te kombit pa dallime partiake,te mbledhe 
tere Diasporen Shqiptare,ate te vjeter dhe kete te re, duke u bashkuar ne nje Kongres te pare te Saje.

Me iniciativen e pretendentit te Fronit Mbreteror-Leka Zogu, ne bashkepunim te ngushte me kryetarin e Lidhjes shqiptaro-arberesh ne Itali Alban Kraja, Diaspora Shqiptare do te mblidhet ne Kongresin e pare Boteror te saje me 28-29 Maj -2005 ne Rimini-Itali.
 Per te bere realitet dhe per te bere nje organizim te shkelqyer te kesaj ngjarje historike per tere Diasoren shqiptare te kudondodhur ne Bote, ideatori i kesaj kauze Pretendenti i Fronit Mbreteror Leka I Zogu,ka ngarkuar me detyre te plot fuqishme pikerisht shkrimtarin e njohur ne Diaspren Shqiptare ne Itali e me gjere, Alban Krajen.
 Z.Kraja gezon nje reputacion shume te mire ne mes Diaspores dhe njekohesisht edhe ne qarqet zyrtare te Italise. Nder te tjera, shkrimtari Kraja ne Mars 
te vitit 2004 eshte zgjedhur President i " Lidhjes Nacionale te Shoqatave Shqiptare dhe Arbereshe ne Itali" .
 Ideatori i kesaj kauze te madhe historike, Leka I Zogu, ne nje interviste qe me dha, u shpreh: "shkrimtari Alban Kraja deri tani ka kryer gjithēka ne menyre te persosur dhe organizimii tije eshte i shkelqyer". 

 Sipas informacionit, nga organizatoret me Krajen ne krey, jane mare te gjitha masat qe Kongresi i Pare Boteror i Diaspores Shqiptare te zhvillohet ne kushte shume te mira,ku do te kete te ftuar nderi nga shume fusha dhe nga te gjitha trojet te banuara nga shqiptaret.Ky Kongres do te zhvillohet ne bashkepunim me :
 Lidhja Shqiptaro-Arberesh ne Itali ,
 Bashkimi i komiteteve te Diaspores ne Amerike,
 Liga Shqiptaro-Kanadeze ,
 Bashkesia Shqiptare ne Angli "Faik Konica"
 Bashkesia e Shqiptareve te Greqise ,
 Gjithashtu, jane mare te gjitha masat nga shkrimtari Kraja dhe bashkepunetoret e tije qe delegacioni i ardhur nga Shqiperia i kryesuar nga Lideri i  LZHK  Leka I 
Zogu, te pritet ne Aeroportin "Federico Felini" te Riminit ne ora 08.50 te se shtunes 28 Maj '05. Ne Aeroport Leka I Zogu do te pritet nga disa qindra shqiptar te cilet kane prenotuar ambientet per te qene te pranishem ne Aeroport, te lumtur qe te pershendesin personalisht trashigimtarin e kurores mbreterore shqiptare.
 Pa dyshim kjo ngjarje historike nuk ngre lart vetem figuren e Pretendentit te Fronit Mbreteror,nuk ka per qellim te ngreje  LZHK te cilen e drejton personalisht Zogu, por ngre ne lartesine e merituar Diasporen Shqiptare kudo qe ajo ndodhet e per kete merite te veēante ka dhe njeriu qe prej vitesh po sakrifikohet per te bashkuar shqiptaret kudo qe ato ndodhen, shkrimtari Alban Kraja. 

Duhet te jemi koshjente qe diaspora sot perben kolonen vertebrale te ekonomise shqiptare ndaj ata meritojne me shume. Ata jane pjese e nderuar e trungut te popullit shqiptar ,ata kane per strehe shpirterore flamurin dhe himin kombetar shqiptar ,ndaj keto bij te shqipes krenare meritojne mevendje ,dashuri dhe vleresim maksimal nga vendi ame. 

Duke pare qellimin e mire qe sjell me vete, ky Kongres do te quhet pamedyshje:

Kongresi i Unitetit te Kombit Shqiptar.

 
Vitore Stefa Leka

Rimini 28-29 Maj '05


KONGRESI I I-re BOTEROR I DIASPORES SHQIPTARE.
Kongresi i Unitetit te Kombit Shqiptar

PER ARESYE ORGANIZATIVE PRANOHEN TE JENE DELEGATE VETEM ATO QE DO BEJNE KERKESE ME SHKRIM NE info@lzhk.org - info@legaalbanese.com  brenda dates 26.05.'05
Per te njohur programin
KLIKO KETU
www.lzhk.org

priru / torna