Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 

"KUJTIME NGA NJE MBREMJE DOLCE&AMARO"

 

Te dashur miq e dashamires te artit!

 dje ne mbremje ne sallen e universitetit te musikes ne vjene u be nje presantim i shqiperise kulturore.salla ishte mbushur plote me te interesauar qe donin te mesonin me shume mbi vendin "e panjohur" sic u shpreh spikeri i mbremjes.

ishin te ftuar dhe dy grupe muzikore polifonike nga shqiperia dhe pikerisht nga korca dhe nga vlora.gjithashtu kishte dhe nje expo ne fotografi nga momente te ndryshme nga jeta ne shqiperi.keto ishin impresionet qe kishin mbledhur nje grup studentash gjate udhetimit te tyre neper shqiperi ne qershor 2004 .sigurisht qe ishte nje mbremje informative dhe qe udhetimi neper shqiperi i ka ndihmuar studentet dhe profesoret te zbulonin vlera te panjohura ne muzike dhe jeten shqipetare. jam i bindur se ata e kane arritur qellimin e tyre kerkimor/informativ.

 

une e fillova me "kujtime nga nje mbremje dolce&amaro". nuk po e vazhdoj sic e kane zakon italianet qe thone te emblat ne fillim dhe pastaj hedhin munxat por sic e themi ne ne vlore "t'i themi te hidhurat ne fillim qe ne fund te embelsoemi".

 

duke pare ftesen e shperndare me qindra here neper vjene dhe austri te binte ne sy qe ne faqen e pare nje fotografi. nje fshatar qe me siguri kishte me shume se tre muaj pa i hedhur uje fytyres dhe qendronte i vetmuar ne nje are qe kishte vite pa u punuar. me tutje nje karroce e braktisur dhe nje gomar qe ishte dhe ai i vetmuar dhe shikonte nga i zoti.drame me te madhe nuk ka. gomari qe shikon me pikellim te zotin sikur do t'i thote:" ....ti s'je i zoti per mua e jo te punosh aren tende... hidhu me mire tek kanali qe ke ne te djathte....!!!". oh medet! cdo njeriu qe i ka rene ne dore kjo ftese sado qe nga estetika dhe design ishte llahtar dhe kishte nje mungese te papare shijeje mendonte se shqipetaret nuk jane te zotet te punojne token e tyre e jo te punojne ne investimet qe mund te cojme ne.(ndoshta fshatari nuk e ka patur token e tij dhe e ka ditur parullen (toka i takon atij qe e punon).

 

ne faqen e brendshme te fteses "A4" te binin ne sy menjehere kater portrete ne bardh e zi. njeri ishte poeti popullor ramadan sokoli, nje grua dhe nje burre kengetare polifonik dhe fotua tjeter per cudi udheheqesi i kishes ortodokse janullatos!!!!!!!!!

po te shikoje titullin dhe pershkrimin e fteses thuhej se na priste nje "melange" nga mbresat e kultures shqipetare dhe po te shikoje ftesen dhe expon sikur nuk te jepnin ate informacion qe ne presin te japim me kulturen tone.

expo poshte ne kati e pare ishte e mbushur me foto qe tregonin plehrat apo gomat qe digjeshin, shqipetare pa dhembe ne goje, janullatos dhe prifterinj ortodoks, sali berisha etj.

 

mbremja filloj dhe mbas spikerit e morren fjalen shume profesor dhe zv/rektori i universitetit. ata folen per shqiperine marredheniet me te etj. me vone e morri fjalen dhe keshilltari i ambasades se shqiperise ne vjene dr. artan canaj.

dr. canaj si nje shqipetare "DOC"( emertim me origjine te kontrolluar) mbasi foli per arritjet e shqiperise dhe investimet e ndryshme nga vendasit dhe te huajt tha :" ...ne keto vite shqiperia ka bere progresse te medha ne shume fusha te zhvillimit te jetes....keto zhvillime nuk mund te paraqiten vetem me nje gomar.....".

si duket kjo nuk i pelqeu disa profesoreve dhe njeri(nuk ja mbaj mend emrin) tha: "...ne mund te fotografonim dhe traktore apo te tjera mjete moderne por ne i kemi ketu ne austri ato dhe nuk na bejne pershtypje.... ne donim te paraqisnim nje shqiperi ekologjike...." oh cfare komedie!!!!!!

nga nje ane tregojne ne foto plehra dhe rrota makinash qe digjen ne mes te rruges (nuk e di nese ai e kupton fjalen ndotje ambjenti), nje fshatar qe nuk punon dhe qe i mban duart ne bel dhe nje gomar qe nuk eshte ne gjendje te haje as barin, ferrat dhe shkurret qe ka perpara se si duket duhet te jene ithra dhe nga ana tjeter flasin per shqiperi ekologjike. ironi apo?

e cuditshme ishte dhe nje nderhyrje e nje profesori qe ne menyren me amatoreske dhe jo diplomatike tha:" kur te paguani ju i nderuari zoti keshilltare(dmth shqiperia) atehere do tregojme dhe do paraqesim ato qe doni ju" ohooooo. cfare donte te na thonte profesori me kete se ata kishin marre parate kastile te paraqesnin ato foto?

po ne ftesa ishin vendosur logo-t e shume institucioneve austriake dhe ajo e ambasades se shqipersise! nuk e pa ambasada kete ftese dhe keto foto? aty u permend dhe emri i titullarit te ambasades.

 

u nisem xhehnet

u sosem xhehnem

shqiperi moj kucke

c'na bere vehrem.

 

mund te kete dhe nga ata qe thone se keto ishin vetem impresionet e disa studentave por kur degjoje ne fjalimin hapes emrat e personaliteteve dhe organizatave qe mundesuan kete udhetim dhe angazhimin e plote te z.ambasador cuditesh se si lejohen keto. ne jemi te qarte dhe te bindur se ne shqiperi ka plote te tilla momente por kur ato jane te vendosura si te vetmet zhvillim i jetes ne shqiperi te ngrihen qimet perpjete. nuk jam kundra sikur te ishin paraqitur dhe ndonje rruge e bere apo bulevard, donje fabrike apo ndonje institucion dhe krahas tyre dhe fotot qe u parqaiten.por kur ato paraqiten si te vetmet foto nga shqiperia atehere jo vetem mua por cdo shqipetari ( pervec atyre qe nuk kane palce ne kuriz dhe kane karakter prej plasteline) u dridhet mishi kur shikojne keto foto.

Koncerti.

sigurisht qe te talentuarit kengetare polifonik sikur e thyen trishtimin. talenti i tyre dhe zeri i tyre aq melodioz na kujtuan dhe na futen ne ato memente kur ne tv. shqipetare jepej emisioni "gura popullore". kengetaret vlonjate, disa prej tyre ishin dhe miq te familjes time me mahniten me zerin e tyre. grupi nga korca po ashtu. per ne qe i dime dhe e njohim vleren e polifonise tone ishte nje kenaqesi por jam i bindur se dhe miqve austriak do t'u kete pelqyer dhe se dhe per ta ka qene nje feste per syte dhe veshet.

miqesisht

Fatmir Velaj

priru / torna