FESTIVALI XVI FOLKLORIK NĖ NEW YORK, SHPIRTI I
KOMUNITETIT SHQIPTAR NĖ NEW YORK
Klajd
KAPINOVA
NEW
YORK.
Nė
Lehman Center For The Performing Arts Bronx, New York,
u mblodhėn nė sofrėn e gurrės popullore artistėt nga diaspora shqiptare e
Amerikės. Festivali XVI Shqiptar, qė tradicionalisht mbahet nė New York,
tashmė ka mbėrritur nė moshėn e adolishencės. Si gjithnjė, parada e muzikės,
valleve e kostumeve popullore, ėshtė pėrpjekur tė idetifikojė e pėrkrah
grupet artistike dhe kulturore, qė gjenden nė shtete tė ndryshme tė Amerikės,
shumėngjyrshėrinė e kostumeve, valleve, instrumentėve muzikore, traditave,
zakoneve tė lashta iliro arbėrore shqiptare, tė ruajtur ndėr shekuj nga
tė gjithė trojet etnike. Ky ėshtė shpirti i pasur i njė populli tė vogėl,
por me histori tė lavdishme e kulturė shumė tė pasur e tė larmishme.
Sofra kulturore, iu pėrkushtua
400 vjetorit tė lindjes sė atdhetarit, leksikografit tė parė arbėror
ipeshkvit Imzot Frang Bardhi (1606 - 1643) dhe 160 vjetorit
lindjes sė poetit Naim Frashėri. Larushia e perlave shpirtėrore tė
kultivuar brez mbas brezi, ėshtė bėrė objektqėllimi, pėr ribashkimin nė njė
sofėr tė madhe tė vlerave tė papėrsėritshme burimore popullore tė zonave e
krahinave tė ndryshme gjithpėrfshirėse, ku natyrshėm organizatorėt e
Festivalit XVI, Qendra Kulturore Nėnė Tereza dhe Kisha Katolike Zoja e
Shkodrės NY, respektuan me fisnikėri tubimin nėn njė flamur, gjuhė tė
pėrbashkėt shqipe komunitetit tonė pa dallim feje, krahine e ideje, duke
pėrkrahur origjinalitetin e tabanit popullor, gjatė gjithė shfaqjes para
artdashėsve bashkėatdhetarė.
Dritat shuhen ngadalė dhe
sipari hapet, nėn efektin e mizaskenės plot ngjyra qė shquajnė pėr disa
sekonda personazhet, qė ecin ngadalė me flatra tė bardha. Nė skenė dominon
ngjyra blu (pėr bregdetin e Ulqinit) kafe e gjerbėrim pėr zonat malore e
fushore tė vendlindjes, me ndriēim dhe fėrfėritjen e lehtė, shoqėrohet me
njė fluks rrezatimi tė argjendė. Larushia e ngjyrave dhe tematika shqiptare
e sfondit tė pikturuar e vendosur nė skenė, ishte pėrgatitur nga muzikanti
Fran Shala. Ilustrimi i sfondit me shtyllėn (kollonė), e vendosur nė mes
ishte njė element jo i gjetur, duke nėnkuptuar opinionin, se shqiptarėt janė
tė ndarė artificialisht. Por gjithsesi, ky element i papėrfillshėm, u
plotėsua menjėherė, kur skena mbushet me fėmijė engjėllor tė bardhė gazmorė,
me lira tė dorė, instrumente tė lashta nė tokėn Ilire. Vogėlushėt e Grupit
Artistik Rozafat (Qendra Nėnė Tereza N.Y.), kėndojnė e vallėzojnė
buzagaz, nėn tingujt muzikorė tė orkestrės Alba e veshur tėrėsisht me
petkun e kuq e zi, shprehje e flamurit nacional, qė nė mėnyrė frenetike
marrin duatrokitjet e para, tek pėrshėndetėn nga mbi 3000 shikuesit nė sallė.
Festivali i New York ut, ėshtė aktiviteti mė masiv shqiptar nė botė,
morrin pjesė me qindra festivalistė, me kostume, valle e muzikė, qė
pėrfaqsojnė trevat etnike nga Kosova deri nė Ēamėri.
Flamuri amerikan e shqiptar,
hijeshojnė nė dy anėt e paraskenės moderne. Dy malėsorė tė rinj me kostumin
tradicional tė Kosovės, vėllėzėrit: Syl e Bek Nikēi, fillojnė tė kėndojnė
njė kėngė tė moēme majakrahu. Ato gradualisht largohen, duke ia lėshuar
vendin njė malėsori tjetėr, aktorit Erion Mustafaraj, i veshur me fustanellė
labėrie, qė solli emocione tė veēanta nė recitimin e poezisė kushtuar
Ilirisė, shkruar nga atdhetari e vatrani Xhevat Kallajxhiu. Rrac e
vjetėr ilirike/ qė provoiti robėrinė/ Disa shekuj tė vazhduar/ ngriti kthye
pėrsėri/ Dhe me gjakun e deshmorėve e fitoi sėrisht lirinė/ Ēu shpėrnda njė
errėsirrė/ dhe u hap njė qiell i ri
Nė qendėr tė skenės, para
mikrofonit, afrohet konferencierėt e rinj Angela Zagreda e shoqėruar nga
partneri soprano Kreshnik Zhabjaku, qė paraqesin programin nė anglisht e
shqip. Spikerėt, ftojnė nė skenė tė pėrndershmin Don Pjetėr Popaj,
famullitar i Kishės Zoja e Shkodrės nė Hartsdale New York, i cili,
pėrshėndeti tubimin mė tė madh kulturor nė komunitetin shqiptar tė Amerikės.
Udhėheqsi shpirtėror, ndėr tė
tjera tha: Vit mbas viti, nė skenė tingullon gjuha e ėmbėl shqipe. Gjuha
mė e bukura nė botė mė e vjetra nė Europė, mė e sulmuar ndėr shekuj, por mė
e ruajtura dhe mė e dashura pėr ne. Me kėtė gjuhė, tė parėt tanė shkruan
gėrmat e para tė ABC - sė, stėrgjyshėrit pellazgėt, ilirėt, arbėrorėt dhe ne
gjenerata mė e re qė jetojmė e punojmė mes bijve tė shqipes nė emigracion.
Me kėtė gjuhė, ne falėnderojmė Zotin nė qiell, se komunikojmė me njėri -
tjetrin nė Tokė. Ndėrsa mė poshtė, meshtari shtoi, se: Eshtė
dhuratė prej Zotit dhe porosi prej tė parėve tanė, qė ta ruajmė, ēmojmė e
kultivojmė brez mbas brezi gjuhėn e ėmbėl shqipe. Dy pėrsona, qė ne sonte i
nderojmė Ipeshkėvi e mendimtari i shquar arbėror Imzot Frang Bardhi dhe
poeti Naim Frashėri, me veprat e tyre, na mėsojnė sesa e rėndėsishme ėshtė
kjo gjuhė pėr ne.
Nė mbyllje tė mėsazhit, para
artdashėsve bashkėatdhetarė, Don Pjetėr Popaj, porositi: Ruaje gjuhėn,
se gjuha tė ruan ty. Amanetin e tė parėve tanė, jemi duke mbajtur e
ruajtur me gjithė zemėr tė gjithė sėbashku sonte nė Festivalin XVI - tė tė
Muzikės dhe Vallėve tė Bukura tė Gurrės sė Pashtershme Popullore Shqiptare.
Edhe pse gjendemi larg vendlindjes, secili prej nesh, me trup e zemėr
jemi tė pandarė. Kjo pėrzemėrsi e kėnaqsi, se jemi shqiptar, nga toka e
shqiponjave, na bashkon pėr ēdo vit nė sofrėn e madhe etnike tė identitetit
tonė.
Shumė kėngė valle tė bukura nė
gjuhėn e ėmbėl shqipe, ofroi nė mbrėmjen popullore Komisioni Organizativ i
Festivalit XVI Shqiptar nė N.Y., i pėrbėrė nga: Don Pjetėr Popa famullitar,
Mark K. Shkreli (drejtor i festivalit), Gjon Chota (drejtor organizativ),
skenografi Astrit Tota (drejtor artistik), gazetaria e regjizoria Mimoza
Dajēi (regjizore e festivalit), Ludvig Ēotaj (drejtor i skenės), Simon Vukel
(kordinator i mediave), Lule Gjokaj (kordinatore e reklamave), kanė bashkuar
diasporėn nga: New York me rrethina, Conneticut, Georgia, Detroit, Boston,
Philadelphia, Chicago, Atlanta, Ohio, New Jersey etj., duke i argėtuar pėr 4
orė rresht spektatorėt nė Lehman College, Lehman Center For The Performing
Arts Bronx NY. Juria e Festivalit, ishte e pėrbėrė nga: shkrimtari Petraq
Pali (kryetar), kėngėtare Rajmonda Dabulla, Gjovalin Luma, pianisti Petrika
Melo, dhe shqiptaro kanadezi Luan Isufi.
E veēanta suprizė e Festivalit,
ėshtė se nė Lehman College, erdhi pėr herė tė parė Grupi Artistik Gjergj
Kastrioti, i kompletuar me 30 artistė, qė kishin ardhur me autobuz special,
shoqėruar nga disa makina tė dashamirėve tė artit e kulturės tė komunitetit
nė Michigan. Ato kishin udhėtuar 9 orė me autobuz nė intenerarin Detroit
New York. Midis tyre ishte kryetari i grupit, famullitari i Kishės sė Shėn
Palit nė Rochester Hills Detroit, i pėrndershmi Don Anton Kēira. Miqtė
bashkėatdhetarė, bėnė vizitėn e parė nė ambientet e Kishės Zoja e Shkodrės
dhe morėn pjesė nė meshėn e bashkėcelebruar nga tė pėrndershmit Don Pjetėr
Popaj, Don Anton Kēira e Don Nikolin Pergjini.
Pėr organizatorėt e Festivalit,
publikun entuziast dhe koloritin e pasur tė veshjeve, kėngėve, valleve dhe
larmin e instrumentėve tė hershme muzikore, tė pėrndershmit: Don Pjetėr
Popaj, Don Anton Kēira, regjizoria Mimoza Dajēi dhe drejtori artistik i
palodhuri e kudogjenduri Astrit Tota, dhanė pėrshtypjet mė tė mira (pėr
publikun e mrekullueshėm e grupet artistike pjesėmarrės), pėrpara mediave
vizive, radiove e gazetave, gazetarėve tė komunitetit nė Amerikė: Illyria,
Bota Sot, Albanian Culture, VOA (Zėri i Amerikės), Tv Malėsia, Tv
Rozafa, Jeta Katolike, TemA, Shpresa, Shqipėria etnike, Shkodra,
RD, 55, etj.
Broshura e Festivalit, edhe
kėtė vit, sėrisht ėshtė konceptuar nė dy gjuhė anglisht shqip. Nė liberth,
bie nė sy njė analizė e Albanian Music ndėr shekuj, shkruar nga
Prof. Dr. Zana Krasniqi, e cila, shoqėrohet me njė veshje popullore gruaje
(Albanian woman costume Prizren) dhe njė ballinė CD (Cover of Albanian
Village Music CD recorded in Tirana 1930), qė i pėrket vitėve 30 tė
shekullit XX. Gazetaria Flora Nikolla, nė pėrkujtim tė 15 - vjetorit tė
vdekjes sė kompozitorit tė talentuar shkodran Simon Gjoni (1920 - 1991),
pėrgatiti shkrimin, mbi historinė e kompozimit tė kėngės popullore tė kthyer
nė himn Lule bore. Edhe Avni Abazi, i ka kushtuar njė shkrim
interesant kėngėtares e aktores mbarėshqiptare Primadona e Melosit
Popullor Nexhmije Pagarusha (1933) e lindur nė Pagarushė tė
Malishevės nė Kosovė. Muzika popullore qytetare post aheng (gjysma
e dytė e shek. XIX e deri mė sot),
titullohet studimi i shkruar nga Prof. Dr. Vasil S. Tole. Faqet e tjera tė
libėrthit, janė mbushur me pėrshėndetje pėr aktivitetin e madh kulturor, nga
kompani tė ndryshme shqiptaro amerikane, tė cilėt, pėrbėjnė edhe sponsor
-it e tubimit. Familja e Noc Mati Gjonaj, ėshtė coo sponsor i buletinit, i
cili, u jepej falas nė hyrje tė shfaqjes ēdo spektatori.
Sofra e begatė e kėngėve dhe valleve,
muzikės, veshjeve, intrumentėve tė lashta deri nė ditėt tona, ishte motivi
qė mblodhi nė Lehman College tė gjithė bashkėatdhetarėt tanė, tė cilėt
gėzonin, buzėqeshnin dhe kėrcenin si gjithmonė ritmet e bukura tė muzikės e
valleve tė shqipeve tona etnike. Nė Festival, u dalluan muzika e
instrumentistėve profesionistė tė drejtuar nga mjeshtri i muzikės
kitarristit Edmond Xhani, i cili, me orkestrėn Alba, gjatė gjithė kohės
ishte shoqėruesja kryesore e interpretuesve tė vjetėr e tė rinj. Nė organo
luajti orkestranti e kompozitori i njohur Ilir Dangėllia, nė klarinet Sokol
Asllani, saxsofon Maks Vathi, pėrkusion Artan Kushi dhe fizarmonikė Agim
Kola.
Koncerti ishte konceptuar nė katėr pjesė.
Sikurse ēdo vit, sėrisht nė Festival, binte nė sy numėri i madh i fėmijėve
dhe tė rinjve tė lindur e rritur nė Amerikė, e ardhmja e sigurtė e jona, tė
veshur me larmi kostumesh popullore tė reja. Melodi tė reja Vargje pėr
Gjergj Kastriotin, tė krijuar enkas pėr spektaklin, u interpretuan me
ndjeshmėri atdhetari nga Dhimitra Dajēi Xenopulo, shoqėruar me mandolinė nga
instrumentisti pasionant Kleant Daci. Kėngė pėr Frang Bardhin, njė tekst e
kompozim i ri, u interpretua nga kantautoria e Arbėrie Hetemi, shoqėruar nga
orkestra. Vajzat e zhdėrvjellta si sorkalle tė Grupit Rozafat (NY),
interpretuan vallen Suitė vajzash, duke ia lėnė vendin kėngėtarit Sahit
Gjenashaj, qė risolli kėngė me motive nga qyteti bregdetar i lashtėsisė -
Ulqini. Grupi Artistik Bashkimi i ardhur enkas nga Detroit i,
interpretoi vallen e njohur tė Rugovės. Bajazit Myrtyshi me kostum nga pjesa
juglindore e Shqipėrisė, kėpucė me xhifka e fustanellė recitoi plot ndjenja
poezi tė Naim Frashėrit.
Gjatė katėr pjesėve konferencierja Angela
Zagreda, doli me veshje tė ndryshme popullore tė disa krahinave tė trojeve
etnike shqiptare, ndėrsa partneri elegant, tenori Kreshnik Zhabjaku,
hijeshonte nė skenė me veshje tipike malėsore. Anglishtja e kulluar e
shqiptaro - amerikanes Agela dhe shakatė fine plot lezet e delikatesė tė njė
vajze tė zhdėrvjelltė, e bėri partnerin elegant Kreshnikun tė ndihet i
ngrohtė e shumė origjinal gjatė gjithė spektaklit
I ftuar enkas pėr kėtė Festival erdhi
artisti i njohur Paulin Trieshi, i cili, kėndoi me pathos e zė melodioz
kėngėn e njohur shkodrane: Pėr mue paska kenė kismet. Sėrisht ridolėn nė
skenė vajzat e Grupit Rozafat, duke luajtur pjesėn popullore Vallja e
Bjeshkės, Valle me motive nga Kosova, qė i la mė pas vendin piktorit
kėngėtar nga Philadelphia Ligor Luarasi, i cili, nė mėnyrė origjinale,
luajti pjesė tė vėshtira me putpuri korēare shoqėruar njėheri me kitarė e
saze goje. Pikroti muzikant Luarasi, shoqėrohej nga dy mbesat e veta
Nikoleta dhe Rebeka Barboni, tė cilat, ishin tė veshura me kostume
popullore tė Klajd KAPINOVA,
Festivali XVI Folklorik nė New York, shpirti i komunitetitur enkas nga
mamaja e tyre Meri. 3 kėngė: O moj Kosovė e dashtun Nanė, Kėngė
pėr Hysen Bajrin, Qė nan vjet krajlat qė hyn, u kėnduan me ndjenjė malli
e krenarie pėr vendlindjen nga vėllezėrit: Syl e Bek Nikēi. I riu Albert
Stanaj (nga shkolla Krajka), i veshur me kostum malėsori kėndoi ėmbėlsisht
kėngėn: Ti kėndon si Naimi. Me njė nivel tė lartė artistik u paraqit edhe
e reja Alba Ēano e veshur me kostumin tradicional tė Shqipėrisė sė Mesme.
Ajo si nuse e bukur dhe kėngėtare e talentuar, mori ngrohtėsisht duatrokitje
frenetike, pėr interpretimin e buēetės me kėngė tė bukura arbėreshe. Muzikė
nga Shqipėria e Mesme, solli pėr spektatorėt Adriatik Sefa, ndėrsa Enxhi
Hyseni interpretoi kėngėn E bukur jam vetė, si lulja me fletė. I adhuruari
pėr zėrin karakteristik e tė pastėr tė bjeshkėve arbėrore Gėzim Nika, me
zėrin e tij melodios solli emocionet e kėngės Vallet e vendit tim. Sexhep
Ferati pjesėtar i Grupit Sorkadhet e Kosovės tė Atlantės, solo luajti
pjesė vlonjate nga Vallja e pipsave.
Pjesa e tretė e programit, u hap me 3
interpretime nga Ansambli Bashkimi Kombėtar (NY), kushtuar figurave tona
nacionale, me valle instrumentale e ato me motive nga Veriu. Instrumentisti
Igli Tuga, dhuroi me klarinetė pjesė me motive popullore. Kėngė pėr Ēerēiz
Topullin, kėndoi solisti Emilian, ndėrsa Entela Ilirjana, risolli pėr tė
pranishmit njė kėngė pėr Ali Pashė Tepelenėn. Me njė zė sopranoje
profesioniste plot pjekuri artistike kėngėtarja e re e talentuar Geris
Duma, entuziazmoi me interpretimin e saj brilant Kėnga e
Bareshės, e cila, pas suksesit tė madh nga publiku, u vlerėsua nga
Juria e Festivalit me Ēmimin e Parė. Grupi Bashkimi Dance nga Bostoni, i
drejtuar nga mjeshtri profesionist Bashkim Braho, interpretoi Valle gorane
korēare, ndėrsa instrumentisti virtuoz Sokol Asllani, luajti kaba me
klarinet, shoqėruar me shuplaka tė spektatorėve qė kėrcenin plot kėnaqsi.
Sabahate Berlajolli, kėndoi kėngė pėr poetin zė embėl Naim Frashėrin. Tenori
Kreshnik Zhabjaku, me talentin e zėrit tė tij melodioz solli freski nga
kėnga Ēu kėput e ra nji fyell. Mė pas kėnduan njėri mbas tjetrit: Nik
Ēarku (Nji lule qė ka ēel sot), vogėlushja Hana Lulgjuraj (Jam shqiponja e
Kastriotit), Shefqet Krasniqi (I kėndoj shqiptarisė) dhe u mbyll Festivali
me disa valle popullore tė luajtura nga grupet: Rozafat (Vallja e burrave),
Grupi Bashkimi i Detroit it (Valle me motive tė Malėsisė sė Madhe) dhe
sėrisht ēifti simpatik Geris Duma dhe Kreshnik Zhabjaku, tė veshur me
kostume popullore, risollėn atmoferė tė ngrohtė pėr artdashėsit me kėngėn
Kur perėndon dielli.
Juria e ngritur pranė Festivalit, pėrmes
kryetarit Petraq Pali, shpallėn fituesin e vendit tė parė kėngėtaren e
duartrokitura Geris Duma, pėr kėngėn Kėnga e Bareshės.
Ēmimin pėr kostumin dhe interpretimin mė tė mirė iu dha Grupit Gjergj
Kastrioti nga Michigan, ndėrsa Grupi Bashkimi Dance i Bostonit, u nderua
me ēmimin si valletarėt mė tė mirė. Me ēmim tė veēantė, u shpėrblye grupi i
talenteve tė reja Rozafat tė New York ut.
Me ēmim inkurajues dhėnė nga
publiku, u vlerėsua talentja e re Hana Lulgjuraj nga Detroit i, sikurse
Grupi Shkollės sė Muzikės Krajka, Shoqėria Kulturore Kelmendi e Grupi
Artistik Rugova tė New York ut.
klajdkapinova@yahoo.com
Botuar nė revistėn kulturore
Jeta Katolike New York, #4/2006