Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 

REVISTA "JETA KATOLOKE" NE NEW YORK

Revista "Jeta Katolike", botohet prej 40 vitėsh, nėn kujdesin
e Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės" nė New York. Ajo,
ruan shembullin e traditės mė tė mirė nė fushėn e
publicistikės shqiptare, duke pasur si fill orientues
trinomin Fe-Atdhe-Pėrparim.
Pėrmbajtja e numėrit tė ri, fillon me shkrimin "Koha e
tė Ardhurit" (Avdenti), shkruar nga drejtori i
revistės Don Pjetėr Popaj. Shkrimi i kushtohet afrimit
tė ditės sė bardhė tė Krishtlindjes. Aktivitetet
kushtuar 400 - vjetorit tė lindjes sė  leksikografit
tė parė shqiptar nga Zadrima Ipeshkėvit tė Sapės Imzot
Frang Bardhit, zė njė vend tė dukshėm nė numėrin e ri,
qė doli nė prag tė Krishlindjeve.
Atmosferėn e organizimit nga Qendra "Nėnė Tereza",
pranė Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės", pėr
pėrkujtimin e figurės sė Imzot Frang Bardhit e sjellė
nė faqet e revistės editori i saj Mark K. Shkreli, i
cili, e shoqėron raportin e tij me foto origjinale nga
tubimi i mbajtur nė New York.
"Pak ditė nė errėsirė", ėshtė filmi dokumentar mė i
ri, qė i ėshtė pėrkushtuar jetės dhe veprės sė Imzot
Frang Bardhit, xhirimet e sė cilės janė bėrė nė
"Propaganda Fide" (Ungjillizimi i Popujve, sikurse
njihet sot) nė Romė, mė pas nė Venedik, duke pasur
edhe pėrsonazhe qė luhen nga aktor shqiptar.
Njė vend tė rėndėsishėm nė revistė, zė reportazhi i
pėrurimit tė pėrmendores kushtuar Heroit Nacional tė
popullit shqiptar Gjergj Gjon Kastrioti nė qytetin e
Detroitit (Michigan), shkruar nga korrespondenti,
shkrimtari Ndue Hila. Nėn titullin: "Heroi Gjergj
Kastrioti mbėrriti nė Amerikė", autori pėrshkruan
atmosferėn festive e gėzimin e papėrshkruar, qė
ndjejnė shqiptaro - amerikanėt, duke qenė krenar, se
njė pjesė e historisė lartėsohet lavdishėm, pėrmes
figurės sė kryetrimit legjendar Gjergj Kastriotit, i
cili pėr 25 vjet me radhė ka ndalur furinė e barbarėve
turq mbi popullin shqiptar dhe Europėn e qytetėruar.
Pjesėmarrja nė ceremoninė e pėrurimit tė pėrmendores
tė Presidentit tė Shqipėrisė Alfred Moisiu, Kardinalit
tė Detroit-it Eminenca e Tij Adam Maida, pėrfaqėsuesve
tė qytetit tė Rochester Hilles Detroit, organizimi i
seminarit shkencor historik dhe pjesėmarrja e madhe e
komunitetit shqiptaro - amerikan, tregoi se bijtė e
Gjergj Kastriotit e duan dhe janė krenar pėr historinė
e lavdishme tė trojeve etnike shqiptare.
Editori Mark K. Shkreli, sjell sėrisht nė raportin e
tij shėrbimin ekumenik pėr Festėn e Thanksgiving (Dita
e Falėnderimit), duke pėrshkruar takimin nė Kishėn
"Zoja e Shkodrės" tė pėrfaqėsuesve tė besimeve jo tė
krishterė dhe klerikėt e tyre, tė cilėt, ishin tė
ftuar nga Dom Pjetėr Popaj, pėr njė shėrbim ekumentik
nė Kishėn Katolike tė komunitetit shqiptar.
Njė vend tė rėndėsishėm nė revistėn "Jeta Katolike",
sikurse edhe vitet e kaluara i ėshtė kushtuar
Festivalit XVI Folklorik Shqiptar tė organizuar nga
Qendra "Nėnė Tereza" dhe Kisha Katolike "Zoja e
Shkodrės", e cila, shoqėrohet me fotoreportazh me
ngjyra tė kėngėtarėve dhe vallėtarėve tė veshur
tėrėsisht me kostume tradicionale popullore nga tė
gjithė trojet etnike shqiptare. Reportazhi mbi
Festivalin mbarėshqiptar tė mbajtur nė New York, ėshtė
shkruar nga redaktori i gjuhės shqipe.
"Ruaje gjuhėn se gjuha tė ruan ty!", ėshtė fjala e
plotė pėrshėndetėse nė Festival, qė mbajti Dom Pjetėr
Popaj, duke i uruar mirėseardhjen spektatorėve nė
sofrėn e begatė tė muzikės e vallėve popullore
shqiptare. Nga Detroiti njė autobuz me 30 artistė tė
kėngės e valleve popullore, kishte udhėtuar pėr 9 orė
pėr tė marrė pjesė nė Ditėn e Festivalit XVI Shqiptar
tė udhehequr nga Dom Anton Kēira, i cili, mė pas do tė
jap njė intervistė tė posaēme pėr revistėn "Jeta
Katolike", tė realizuar nga gazetari Beqir Sina.
Dom Nikolin Pergjini nė gjuhėn angleze boton shkrimin
"Christmas 2006", duke ia lėnė vendin po me tė njėjtėn
tematikė gazetarit Ndue Bacaj, qė sjellė sėrisht
atmosferėn e Krishtlindjeve, perms pėrjetimeve
mbresėlėnėse: "Krishtlindja, evenimenti ku takohen
njerėzorja me hyjnoren". I riu Peter Saljanin
paraqitet sėrisht me njė punim interesant tė
titulluar: "Merry Christmas. Ugh, I Mean Happy
Holidays".
Njė ndėr bashkėpunėtorėt e hershėm dhe tė pėrhershėm
tė shtypit katolik (kujtojmė "Buletinin Katolik
Shqiptar", qe doli nė Sanint Clara Crus nė California
1985-1995, shėinimi im K.K.), gazetari e studiuesi i
mirėnjohur Stephen Schwartz, pėrmes njė analize
historike sjell shkrimin "Albanian Catholic Victims of
Serbian Imperialism".
Editori i gazetės "Dielli" organ i Federatės
Panshqiptare "VATRA" (1912) studiuesi e poeti Anton
Ēefa, pėrmes shkrimit analitik "Njė vėshtrim kritik i
letėrsisė sonė", sjell mbresat mbi veprėn e
shkrimtarit Imzot Zef Simoni Ipeshkėv, tė titulluar:
"Letėrsia e pame ndryshe", pjesė e Botimeve
Franēeskane Shkodėr.
Abaz Veizi, paraqitet pėr lexuesit shqiptaro -
amerikane, me njė recension pėr librin: "Njė dashuri e
vrarė" tė shkrimtarit Pierre - Pandeli Simsia me banim
nė New York. Nė revistė, tashmė ėshtė bėrė traditė
paraqitja e sofrės poetike tė autorėve nga tradita dhe
atyre qė punojnė e jetojnė nė Amerike dhe Europė. Nė
kėtė numėr, do tė lexoni poezi nga Filip Shiroka
(1859-1935), Zyhdi Morava (poetėt flenė nėn dhe,
kushtuar poetėve martir Vilson Blloshimi (1948-1977)
dhe Genc Leka (1943-1977), pushkatuar nga rregjimi
komunist nė Shqipėri), Gjekė Marinaj (Texas), Luigj
Ēekaj (New York), Rudolf Marku (London), Esat Mekuli
(1916-1993), Vitore Stefa Leka (Itali), Elinda Marku
(Detroit), Zef Pergega (Detroit), Don Gjergj Simoni
(Shkodėr), Ndue Hila (Detroit), Gjergj Lacuku
(Florida), Don Pren Kola (Prishtinė), Sonila Lika
(Florida), Dhimitėr Pojanaku (Tiranė), Gjeto Turmalaj
(Conneticut), Dalan Luzaj (Chicago), Qazim Rrushaj
(California) etj.
Nė rubrikėn profil studiuesi ėshtė botuar shkrimi:
"Prof. Dr. Simon Pepa, albanolog i palodhur i letrave
shqipe", tė cilat shoqėrohen me disa poezi tė marrė
nga libri: "Brengė dhe gaz nga Shkodra ime".
Prof. Peter Prifti me banim nė California, vjen kėsaj
rradhe nė faqet e revistės me njė studim tė ri
kushtuar: "The Jesuits in Albania" (A Century of
Service to Christ and Country).
Apasionuesi pas perlave tė natyrės sė virgjėr
shqiptare tė Alpeve tė Veriut, Inxhinieri Zef Naēaj me
banim nė New York, pėr admiruesit e shumtė sjellė
shkrimin "Pėrshkrime nga Kelmendi", shoqėruar me fotot
artistike, tė realizuar nga ai vetė gjatė ekspeditave
e udhetimeve si gjeograf nė terren.
Prof. Dr. Agron F. Fico, paraqitet me shkrimin: "Frang
Bardhi (1606-1643) - figurė e ndritur e dijės dhe
kulturės shqiptare", temė tė cilėn, ka preferuar
sėrisht edhe publicisti e editori i revistės "Trojet
Tona" Tomė Paloka.
Rubrika "Letra nė redaksi", ėshtė e mbushur me urime,
veretje e sugjerime tė ardhur nga shtetet e ndryshme
tė botės, midis tė cilėve veēojmė letrėn e dėrguar nga
Shoqnia Shqiptare Katolike nė Melbourne tė Autralisė,
dėrguar posaēerisht revistes "Jeta Katolike" nė New
York. Mė pas vijonė letrat e publicistit Paul
Tedeschini nga Forli i Italisė, Fran Sokoli nga
Belgjika, Dr. Namik Shehu, sekretar i Akademisė sė
Shkencave nė New York, Merita B-McC East End of Long
Island, NY, Renata nga Italia etj. etj.
  
Revista, ėshtė e hapur me tė gjithė lexuesit, duke
mirėpritur  sugjerime, veretje dhe mendime. Ajo ka
hapėsirė pėr reklama dhe njoftime pėr njerėzit e
interesuar pėr  bisnesin e tyre. Bashkatdhetarėt, mund
tė urojnė njeri-tjetrin, fėmijėt tė porsalindur, miq e
tė afėrm, pėr raste festash fetare, krezmime, fejesa,
martesa, ditėlindje, pėrvjetore, pėrkujtimore etj.
Ēiftet e reja, kanė njė mundėsi mė shumė tė fiksojnė
ēastet e bukura tė martesės, pėrmes ngjyrave, duke u
pėrshėndetur nga bashkėatdhetarė t dhe familjarėt e
tyre.
Afrohuni me mendimin dhe kontributin e drejtpėrdrejtė
nė faqet e revistės tuaj!
Vetėm sėbashku mund tė ruajmė, kultivojmė e mbrojmė mė
tej nga asimilimi vlerat mė tė mira tė traditės
shqiptare. 
 
Ju kujtojmė:
 
Tė gjithė lexuesve, brenda ShBA-sė, qė dėshirojnė tė
abonohen nė revistėn "Jeta Katolike", shuma vjetore
ėshtė $30.00 (USA) e jashtė ShBA-sė $50.00.
Tė interesuarit, mund tė dėrgojnė pagesėn nė adresėn:
Our Lady of Shkodra,
361 Ė. Hartsdale Ave,
Hartsdale, New York 10530.
Telefono sekretarin e Kishės Katolike "Zoja e
Shkodrės", nė numėrin (914)-761-3523.
Ndėrsa, bashkėpunėtorėt e dashamirėt e artit,
kulturės, mund tė dėrgojnė shkrimet e tyre nė e-mail:
ShkreliM@aol. com, klajdkapinova@ yahoo.com.
Pėr reklama mund tė kontaktoni direkt me dizenjerin z.
Ismer Mjeku, pėrmes e-mail:
imjeku@aol.com or tel.
(718)-584-1620.
Ne jemi nė shėrbim tė komunitetit tonė.
Falėminderit pėr bashkėpunimin!
Redaksia
 

priru / torna