Mirë se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtëpia e Arbëreshëve të Italisë
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 

ME RASTIN E 6-te VJETORIT TE THEMELIMIT TE LIDHJES SHQIPTARE NE BOTE (LSHB)

Shoqata shqiptare e bashkuar me qender ne Udine “SHQIPONJA”

ne bashkepunim me LSHB dega Itali

ORGANIZON KONFERENCEN ME TEME:

GJASHTE VITE LSHB,

NE PRANVEREN  E BASHKIMIT SHPIRTEROR SHQIPTAR

Marrin pjese: Presidenti LSHB Prof. Simon Kuzhnini, presidenti LSHB - Itali Dr Alban Kraja, te ftuar nga trupi diplomatik shqiptar ne Itali, perfaqesues prej degeve te LSHB-se nga vende te ndryshme te Botes si dhe delegate te gjitha shoqatave Shqiptare te aderuara ne LSHB - Dega Itali.


PROGRAMI

Pershendet te pranishmit dhe u uron mirseardhjen, Kryetari i Shoqates “Shqiponja” dhe N/Kryetar i LSHB-Itali, Gjergj Lleshaj.
* Referon mbi rezultatet e gjashte viteve pune te LSHB-se ne sherbim te Kombit dhe mbi organizimin e LSHB-se ne bote Prof. Simon Kuzhnini, President i LSHB-se.
* Mbi Komunitetin shqiptar ne Itali, te drejten e perfaqesimit te emigrazionit ne Parlamentin shqiptar dhe strategjite e bashkerenduara mes komuniteteve shqiptare ne Bote, referon Dr. Alban Kraja , President LSHB-se Dega Itali.

* Sjellin pershendetjet e tyre ne Konference, perfaqesuesit e degeve te LSHB-se ne Bote dhe te shoqatave shqiptare ne Itali. 

* Presidenti i LSHB-se Prof. Simon Kuzhnin, nxjerr konkluzionet e Konferences dhe prezenton planin e punes.

*  Ne vazhdim per te pranishmit, jepet nje Koncert festiv me kenge e valle nga e gjithe Shqiperia. Per rreth 2 ore Ansambli “SHQIPONJAT” do interpretoje repertorin me te zgjedhur Folk.
Mbas Koncertit, ne Ristorante-pizzeria “LA TERRACA” shtrohet nje banket festiv shoqeruar me muzike Shqiptare.

Konferenca mbahet me date 14/05/2006 ora 15.00  ne Udine (Itali).

Adresa e vendmbledhjes: Via della Madonina,Tavagnacco pr. di Udine (Udine nord, dy km pas daljes nga autostrada).

Per paqartesi e informacion na kontaktoni: 0039.348.5635179, 0039.043.2572023.
Jeni te lutur te konfirmoni pjesemarrjen dhe numrin e pjesmarresve si dhe personat qe
kerkojne sistemim ne hotel per arsye prenotimi.
Me respekt

Presidenti i shoqates shqiptare te bashkuar “Shqiponja” dhe zv/president per LSHB Itali
Gjergj Lleshaj

priru / torna