Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
ARBITALIA presenta
NOTIZIE lajme NOTIZIE lajme
LAJME notizie Lajme notizie
da e per IL MONDO ALBANESE
 
Kėto ditė, revista URTIA, feston dhjetėvjetorin e saj. Kjo ėshtė revistė fetare-kulturore e studentėve tė teologjisė, tė Ipeshkvisė Shkup-Prizren.

DHJETĖ VJET NĖ SHĖRBIM TĖ GJITHĖMBARSHĖM TĖ KOMBIT DHE TĖ KISHĖS SONĖ

Shkruan: Zef AHMETI


   Tė shkruash mbi kėtė revistė ėshtė njė nder i madh, duke filluar nga fakti se ėshtė njė punė, njė vepėr shumė e shkėlqyeshme e me vlerė tė madhe, e cila ka plotėsuar e kontribuuar me shkrimet e saja nė literaturėn shqiptare, nė fusha dhe tema tė ndyshme, duke i ofruar lexuesit shqiptar vlera dhe fakte tė reja e shumė interesante.
   Duke u nisur nga nevoja dhe rėndėsia e kohės, studentėt shqiptarė tė teologjisė, shumica e tė cilėve studionin nė Zagreb, mė 1990 morėn nismėn dhe nxorrėn revistėn URTIA (para Urtise ka dal nje reviste ciklostile me emrin "JETA JONE"). Nė fillim botohej nė numėr tė vogėl nė formė broshure, ku studentėt kishin mundėsinė, qė me tema tė ndryshme e tė shkurtėra t'i paraqesin nė publik mendimet dhe preokopimet e tyre tė kohės dhe pėr kohėn.
    Kėshtu, duke mos pushuar puna e tyre nė kėtė drejtim, dita ditės revista  merrte njė fizionomi dhe pėrmbajtje serioze duke hedhur nė diskutim dhe duke trajtuar  tema tė ndryshme me vlerė shumė tė madhe pėr kohėn ekzistuase, pėr tė kaluarėn /historinė/ dhe ardhmėrinė.  Duke iu falenderuar seriozitetit tė studentėve dhe punės me vlerė, ipeshkvi i ndjerė  Nikė Prela e pranoi si revistė zyrtare tė studentėve tė ipeshkvisė Shkup-Prizren. Revista pėrforcohej edhe nga shkrimet e laikėve shkrimtarė, poetė, gazetarė, historianė, akademikė...
    Sot URTIA, mbas dhjetė vitesh sė ekzistuari, ka fituar njė famė  dhe njė fytyrė serioze duke nxjerrur nė dritė vlera te shumta kombėtare, fetare-kulturore dhe duke i ofruar lexuesit tema interesante, me vlera botėrore - pra tema qė trajtohen edhe nė shoqėritė moderne, ku dita ditės gjithnjė e mė shumė po merr njė kahje tė re, me zhvillimin  e teknikės dhe tė teknologjisė, e qė teologėve u ka sjellur nje sfide tjetėr tė re, pra si dhe me ēfarė masa duhet mbrojtur qėndrueshmėria e besimit tė besimtarėve.
    Urtia ėshtė njė kontribut i madh i letėrsisė shqiptare, duke e zgjėruar horizontin e kėsaj letėrsie dhe duke e mundėsuar zgjėrimin e horizontit tė njohjes, tė lexuesit shqiptar. Revista ka njxerrur edhe fakte tė reja duke kontribuar e duke e dhėnė njė ndihmė tė pazėvendėshueshme, edhe nė ekumenizmin  ndėr shqiptarėt, me shkrimet e saja - tė urta.
    Njė punė tė shkėlqyeshme e kanė dhėnė redaksia dhe redaktorėt e kėsajė reviste, qė kanė treguar pjekurinė e tyre duke filluar nga Pren Kola, Albert Ramaj i cili i dha kėsaje reviste njė frymė moderne dhe tani sė fundi studenti i  fakultetit tė teologjisė, Fatmir Pera, duke iu falenderuar edhe bashkpunėtorėve klerikė e laikė tė lėmenjve tė ndyshėm, si: doktorė tė shkencave, profesorė tė ndyshėm - shqiptarė dhe tė huaj, e sidomos studentėve, tė cilėt po e tregojnė pjekurinė e tyre nė shkencė, qė nė orėt e para tė formimit tė tyre.
     Urtia ka shėrbyer dhe shėrben pėrherė pėr vlerat e pėrbashkėta tė shoqėrisė shqiptare, duke kritikuar dukuritė negative, tė cilat shpiejnė nė keqėsimin e shėndetit te popullit shqiptar dhe vlerat e tija, e duke i mbrojtur kėto vlerat qė shpiejnė drejt njė bote tė civilizuar, moderne e pėrparimtare, nė baza tė tė drejtave dhe dinjitetit tė njeriut, si qenie e pėrsosur e krijuesit - Zotit tė Vetėm.
     Nė kėtė revistė mund tė lexohen edhe shkrimet e ndryshme tė pėrkthyera tė autoreve tė njohur tė botės gjermane, angleze, italiane, kroate etj. Nga kjo del se kjo revistė i ka sjellur popullit shqiptarė njė shumėllojshmėri tė vlerave, pra duke shkuar me botėn moderne, sipas principit tė globalizimit tė vlerave tė pėrbashkėta njerėzore, tė cilat prekin edhe mė shoqėrinė shqiptare.
     Ne i urojmė redaksisė sė kėaj reviste mbarėsi dhe kontribut edhe mė tė madh, nė vlerat e rėndėsishme e tė pamohushme tė popullit tonė shqiptar, i cili bėn pjesė nė vlerat e  pėrbashkėta euro-botėrore.

priru / torna