Banka Shqiptare emeton monedhat me vlere
historike
Keshilli Mbikqyres i BSH, miratoi vendimin
per fondin numizmatik te monedhave dhe kartmonedhave dhe katalogun e
tyre. Keto monedha, sipas burimeve te BSH, do te sherbejne per pasurimin
e fondit ne vite te Bankes se Shqiperise dhe njekohesisht, do te jene
objekt koleksionimi per shume te apasionuar per monedhen shqiptare.
Monedhat trajtojne tematika te vecanta. Monedhat e vitit 2002 ( prerja
50 leke dhe 100 leke) jane shtypur, ne kujtim te 90-vjetorit te
Shpalljes se Pavaresise ndersa, monedha e vitit 2003, eshte shtypur ne
kujtim te 100-vjetorit te vdekjes se Jeronim De Rades. Eshte bere tashme
tradite qe ne monedha trajtohen edhe objekte kulturore dhe arkitektonike
te vendit. Ne monedhen e vitit 2002 eshte trajtuar tematika "Antikiteti
shqiptar" me objekt nje monedhe antike te gjetur ne Apoloni qe i perket
shekullit IV p.e.s, dhe nje monedhe te gjetur ne Tren te Korces. Monedha
50 Leke e vitit 2003, me tematike "Antikiteti shqiptar" ka te paraqitur
nje helmete ilire. Kjo monedhe, me nje njoftim te vecante te Bankes se
Shqiperise do te hidhet ne qarkullim dhe do te qarkulloje krahas prerjes
tjeter 50 Leke.