Psč De Rada pėr Arberinė
ėshtė intelektuali mė i mirė ? Si mund marrmi shembull sot nga mėsimet
dhe nga puna intelektuale e Jeronimit rreth jetės dhe gjuhės arbėreshe?
Poeti i Madh, shėrbei
gjithėmone tė ndodhnei njė gjuhė letrare e marr nga theksi i popullit,
nga kėngat e popullit dhe nga zėmra e tradhites. Dihet se me poetin nga
Maqi kultura dhe letėrsia arbėreshe dhe shqipe, pėr tė parėn herė, u
haptin, ectin pėr Evropin, bashkėbiseduanė me kultura tė ndrysme, me
kultura ēė kishin njė tradhitė tė shkruar nga shumė mot.
Pėr pjesė De Radės jeta
arbėreshe dhe shqipe qenė studhjuar nga intelektualet gjermanisht ēė u
interesuanė shumė pėr rrėnja tė dhe lidhjetė ēė gjuha jonė e moēėm ka me
gjithė tjerat gjuhė indoevropiane. Jeronimi bashkėponui me Gustav Meyer
dhe me tjerėt gjuhėtarė ēė ruajtinė arbėrishtin si njė pjesė shumė e
vjetėr tė rrėmbės gjuhėsore indoevropiane.
De Rada ture mbjodhur
vjershet dhe kengat ēė kėndojinė e rrėfiejinė pjeqtė, ngrejiti arvurin e
gjuhės arbėreshe vėrteta lart. Ture shėrbyer me ata gjuhėtarė ai dha
njė kontribut i rėndėsishėm gjithė kultures shqipe sepsé ture mbajtur
kontakte me ata, pat mundėsinė tė fėjisnei pėr tradhita, probleme dhe
aspekte tė ndryshme tė Arbėrisė dhe tė Shqipėrisė.
Kur shkruaiti tė parėn herė
arberishtin, nisi njė moviment shumė i rėndėsishėm per jetėn shqiptare
pse i dha fuqi sentimentit kombėtar. Qe i pari intelektual ēė ruaiti
bashkimin e Shqipėrisė si njė faktor zhvillimi i madh. Ai me
transkriptimin e gjuhes, do tė shtinej rrėnjitė pėr njė bashkim
kulturore dhe politik.
Ture ruajtur gjuhėn, De Rada
zu e mėsoj arbėrishtin nė Shėn Mitėr dhe shkruajti libra ku foli pėr tė
parėn herė tė sistemit gramatikore me mendimin tė bėnei njė gjuhė
standard. Kongreset ēė mbajti nė Korilano nė vitin 1895 dhe nė Ungėr nė
vitin 1897 qenė, aso moti, momente ku u fol pėr problemet e gjuhės dhe
zhvillimin i saj.
Nė transkriptimin i gjuhės De
Rada pat edhe shumė problema. Problemi mė i madh pėr Jeronimin dhe pėr
gjithė tjerėt intelektuale arbėreshė tė Rilindjes qe mungesa e njė
alfabeti standard ēė mund rapresentonei gjithė repertorin fonologjik e
gjuhės arbėreshe. De Rada kėshtu realixoi njė alfabet personal tė
shkruanei veprat e tij.
Alfabeti grek ndihi De Radėn
tė rapresentonei tingullin e disa fonema ēė nė sistemit italian skishin
njė grafem. Jem e fjasmi per fonemat si [dh] [z] [x] [c] [ė] [th] [k]
[h] [sh] [gl] ēė mund rapresentohėshinė vet me grafema greke:
L -
l gl;
z z;
c h;
J th;
d dh;
g /
u ė etc
Por si bėri Poeti i Madh tė
qellnei gjuhėn dhe letėrsinė shqipe ndė jetė intelektuale evropiane?
Prana ēė kish studhjuar
aspektet e tradhitės gojore sė arbrishtit, Jeronimit u ndodh me njė
problem i madh pėr me zgjidhur. Si mund shkruheshinė vargjet arbrisht
me metriken klasike ? Ai spat mundėsinė tė vej prapa metodologjisė
dhe metrikės klasike. Vjershet, e veta formė letrare-popullore ēė
Arbėria kish, qenė modellet mė tė shquar per Jeronimin. Dhe vjershet shipjinė
mundėsinė poetit tė venei prapa metrikės klasike. Me thjeshtėsin e
vjershevet ai ndodhi fuqin e madhe tė shkruanei njė poezi origjinal ēė
e marr nga zėri i popullit, qe e nusturjuar, e bėgatur nga zėmra poetike
e tij. Nga thjeshtėsia e gjuhės poeti nga Maqi shkruajti vepra tė
shqėlqyer ēė qenė djiovasur dhe studjuar nga shkrimtarėt romantike
evropianė dhe shqiptarė. Nga vjershet dualltin vargjet e De Radės. Ture
mbjodhur vjershet ēė kėndoinė pjeqtė, ai shkruajti vepra me njė gjuhė
esencial, e harmonishėm, e drejtpėrdrejtė dhe shumė herė fragmentarie.
Ai neve, na la njė trashėgim
shumė i madh per kėtė ne sot kem marrmi shembull nga ai dhe kem shkruami
gjuhėn arbėreshė ashtł si na mėsoj De Rada. Kem tė marrmi njė
metodologji ēė ruan thjeshtėsin e gjuhės arbėreshe si njė faktor i
veēant ndėr gjithė sektoret e komunikimit.. Nė mėsimit e gjuhės ndėr
shkollėt kem marrmi shembull edhe nga metologjitė e rea ēė janė tė
pėrduar nga gjuhat e huaj si anglishtja, italishtja e tjerėt. Ndomos se
arbėrishtja ėshtė gjuha mėmėtare. Keshtł jeta arbėreshe mund konkurronjė
me tjerat kultura tek prodhime dhe botime. Ture vatur prapa njė
metodologji e mbajtur nga njė gjuhė ēė ka njė tradhitė gojore e
rėndėsishėm me shumė fjalė tė vjetra dhe ture ruajtur elementet tė ri e
gjuhės shqipe, ne mund fjasmi dhe shkruami njė gjuhė moderne ēė
rappresenton situaten kulturore, politike dhe ekonomike e Arbėrisė dhe
Shqipėrisė si komunitet ēė bejinė pjesė jetės evropiane.
Ture ecur tek rruga e
tradhitesė dhe evolvimit, kem ruami gjuhėn tonė e vjeter por e re, dhe
kem e pėrdormi tek letėrsia e re, tek gjithė sektorat e informimit si
gazetarja, radio, televiziona, tek sektori shumė i rėndėsishėm i
prodhimevet informatike dhe dixhitale sepsé vet kėshtu mund pundarmi
varfėrimin e gjuhės dhe vet kėshtu mund japmi vegla tė mira si ata ēė
japėjnė tjerat kultura pėr mbrojtjen e kulturės dhe gjuhės tonė.
Nicola
Bavasso
(artikull i
botuar tek revista « Katundi Ynė » n. 112 2003/3)