|
 |
KUSHTUAR 100 VJETORIT TĖ POETIT ARBĖRESH DE RADA
(1814 1903)
Njė vizitė nė
shtėpinė e De Radės, nga Lirio Nushi
Atje ku lindi
GIROLAMO DE RADA |
Poeti
arbėresh lindi nė katundin arbėresh Maq, i cili ndodhet nė Italinė e Jugut
pranė Komunitetit mė tė madh Arbėresh nė San Demetrio Corone Shėn
Mitri i Koronit, siē i thėrrasin vendasit arbėresh. Ky
toponim ėshtė ruajtur prej arbėreshėve tė Italisė sė Jugut dhe e ka
origjinėn nga More-ja, Pelopnezi i sotėm nė Greqi.
Ėshtė njė nga elementėt bazė historik qė tregon
prejardhjen e vėrtetė tė shumicės sė arbėreshėve tė Italisė sė Jugut.
Gjat kėtyre fjalėve menjėherė tė shkon nėpėr mėnt
pyetja: Ēlidhja ka Peloponezi i sotėm Grek - Moreja dhe Arbėreshėt.
Sipas tė dhėnave dhe dokumenteve historike tregohet se
arbėreshėt, bij tė tė tokės Arbėrore ndosheshin nė kėto zona pėr tju
shėrbyer perandorėve bizantin pasi ishin luftėtarė shumė tė mirė
dhe trima. Ka tė dhėna se ata janė vendosur aty rreth viteve 1200,
domethėnė 200 vjet para se tė largoheshin prej andej pėr tu vendosur nė
Italinė e Jugut. Fakte historike tė ndryshme pėrbėjnė njė element tė
vėrtetė studimi nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Prej kėtyre vendeve pikė referimi ėshtė Koroni i cili
ndodhet nė Messini-Peloponez tė Greqisė, atje ndodhet edhe sot e kėsaj
dite kalaja e ndėrtuar prej arbėreshėve Kalaja e Koronit.

Prandaj edhe Arbėreshėt e
larguar prej andej kanė ruajtur toponimin e tyre duke e quajtur njėrėn
prej qendrave mė tė rėndėsishme dhe komuniteteve mė tė mėdhaja
arbėreshe: Shėn Mitri i Koronit-San Demetrio Corone.
Nga qendra e Shėn Mitrit ndodhet vetem 4 kilometra
larg katundi arberesh Maq ku lindi dhe vdiq De Rada.

|
 |
Askush nuk
mund tė mė kthej nga rruga qė jam nisur,
askush nuk mė ndalon dot tė shkoj ndėr arbėreshtė,
atje mė janė vellezėrit e mi tė lashtė,
atje mė janė vėllezėrit e mi antik,
bijtė e arbėrit me gjak tė pashprishtė.
Lirio Nushi |
Ndaj rrugės qė tė conte pėr nė Shėn Mitėr shikoje
plantacione tė mėdha me limona dhe portokalle,
gjithkund ndihej aroma e mirė e tyre. Njė diell i bukur qė ngrohte ėmbėl
ndriconte gjithkund. Nuk ishte hera e parė pėr mua qė shkoja nė Kalabri
por sa herė qė shkoj atje ndjehem shumė i lumtur dhe gjithmonė mė duket
sikur shkoj pėr herė tė parė. Pranvera ėshtė e bukur
gjithkund por jo ma e bukur se nė Arbėri kėshtu i thonė arbėreshėt
vendėthit tė tyre Shėn Mitrit tė Koronit. Tabelat ndėr rrugė tė
urojnė nė shqip Mirė se na Erdhėt. Nuk ka se si tė
mos ndjehesh si nė shtėpinė tėnde, madje edhe ma mirė akoma.
Qeveria Italiane qysh nė kohėn e Garibaldit i ka lejuar komunitetet
arbėresh tė kenė njė liri tė plotė pėr sa i pėrket tė folmes dhe tė
shkolluarit nė gjuhėn e tyre amėtare. Kjo u bė nga
Garibaldi i madh nė shenjė falenderimi pėr ti shpėrblyer luftėtarėt trima
arbėresh tė cilėt morėn pjesė nė luftė duke luftuar heroikisht pėr
Italinė. Askund tjetėr nuk ka ndodhur kjo me
shqiptarėt. Arbėreshėt tė cilėt me prezencėn e tyre na bėjnė tė krenohemi
mbajnė dhe ruajnė gjallė atje ēdo nocion dhe identitet kombėtar bazuar
thellė nė origjinė .
Kolegji Italo Shqiptar mban emrin e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut ku
gjuhė e dytė ėshtė arbėrishtja.
Nder ta flitet arberisht,
pershendeten arberisht, ne kishe flasin arberisht, ne restorantet e tyre
menute jane ne italisht dhe arberisht, gjuhe e trasheguar dhe e ruajtur
brez pas brezi per me shume se 500 vjete me rradhe, ajo u ruajt nepermjet
kengeve te tyre pasi shqipja deri vone nuk shkruhej, u ruajt duke e
mbajtur gjalle gjuhen e arbrit, duke folur me njeri-tjetrin, duke ju
treguar fėmijėve tė tyre pėr Arbėrinė-vendin e largėt pėr tė cilin me me
aq mall flasin. Sheshi kryesor i qytetit mban emrin
dhe bustin e heroit tone kombėtar Gjergj Kastriotit. Nė kete
komunitet u edukua dhe u shkollua Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi, qė tė
dy nxėnės tė De Radės. Ky
kolegji i ruajtur i cili ėshtė i funksionueshėm edhe sot e kėsaj dite.
Kur shkon atje eshte njėsoj si
tė kthehesh 500 vjet ne kohe, degjon gjuhen e arbrit siē flitej para 500
vjetesh me disa ndryshime dhe deformime te cilet i perkasin dhe fajesojne
kohen e gjate qe ka kaluar por megjithate ajo egziston, e paster arberore,
dhe tepėr origjinale e vjen tė na rrėfej shumė sekrete tė historise dhe tė
egzistencės se popullit dhe tė kulturės shqiptare.
Arbereshi
i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare,
poeti i madh De Rada lindi ne Maq, katund karakteristik Arbėresh.
Pamja e tij nga lartesia e hotelit Petti Rosso
i cili ndodhet nė Shėn Mitėr duket e qarte ne majė tė njė kodre.
Katundi qė ndodhet nė kodėr ėshtė Maqi, ndėrsa nė
pjesėn e poshtme shtrihet Shėn Mitri, kjo qytezė arbėrore me rreth pesė
mijė banorė arbėresh.
Poeti Arberesh ėshtė mjaft i
njohur nga shqiptarėt gjithandej me Kenget e Milosaos I canti
del Milosao publikuar ne vitin 1836, e
cilesuar nga kritika si nje nga poemat me romantike te De Rades. Ai shkroi
nė gjuhėn e memes: Krutan i Mėrguar, Odiseu, Imotoe, Parayllja, Vantisana,
Nasta, Agata e Pravatės, Miloshini, Nata e Krishtlindjeve, Diana, Serafina
Topia, An Maria Kominiate, Frosina Vantizana, Adina, Videlaida,
Skanderbegu i Pafan, Rėnia e Mbretėrisė sė Arbrit, Gjon Huniadi, si edhe
dramat: Numidėt e cila u botua nė vitin 1846 dhe mė vonė u ribotua me
emrin Sofonsisba mė 1891.
De Rada, ky njeri i pendės dhe i pushkės duke marrė pjesė nė kryengritjet
e shqiptarėve dhe duke qenė njė ndėr udhėheqėsit e arbėreshėve jetoi dhe
mendoi pa u kursyer pėr tė mirėn e shqipes dhe tė kombit.
Ai u rrit fėmijė duke shkuar ndėr shkollat italiane
dhe pohon se ka qenė njė nxėnės i keq pasi nuk kuptonte mire italishten
deri nė moshėn 8-10 vjeē. Mė vonė studjoi nė Napoli dhe nuk dinte
tė fliste mire italisht. Bashkėpunoi me Torelin
i cili botonte Omnibus-in nė atė kohė i cili ishte arbėresh. Nė
vitin 1825 i vdes e jėma. U njoh mė vonė me poetin francez Lamartine.
Njohu Diplomacinė e huaj dhe shkruan konkretisht pėr tė
: - Ata qė i nxisin shqiptarėt kundėr Turqisė, nuk e bėjnė sepse
janė tė krishterė dhe nga dashuria e madhe qė ata tė huaj kanė pėr kombin
tėnė qė dashkan medemek ta shihkan zot tė vetvetes. Ata kanė qenė dhe janė
gėnjeshtarė tė poshtėr, lakmiqarė tė drejtėsisė sė pinjojve tė shtėpive
bujare tė Shqipėrisė, e nė mėnyrė shumė tė ulėt dishrakė pėr token e
lumtur qė ata kanė, prandaj pėr ti zhbi dhe pėr ti zhdukur
i shtyjnė shqiptarėt drejt flamurit tė vdekjes,
duke i cilėsuar kėshtu fqinjėt tanė tė sotėm dhe tė djeshėm:- shovinistė
fqinjė, lakmitarė dhe grabitqarė.
Mė 1850 poeti arbėresh u martua me arbėreshėn
Madalena Melikji me tė cilėn lindi katėr djem
dhe gėzoi pėr disa vjetė njė lumturi tė vėrtetė familjare.
E shoqja i vdes vite mė vonė e sėmurė nga Pika (damllaja),
humbet tė birin e tij 18-vjeēar Mikelangjelon dhe tė gjithė pjesėtarėt e
familjes. De Rada pohon se ne fund tė
jetės sė tij ndjehet i dėrrmuar nga humbja e tė gjithė pjesėtarėve tė
familjes, dhe se e ka dėrmuar varfėria e madhe, skamja dhe mizerja,
gjendja e ekonomike shume e keqe duke thėnė pak para se tė mbyllte sytė:
Jetoj me vėshtirėsi dhe nė mjerim.
-Mbėrrita tė nesėrmen ne
Maq, shume prej vendasve mė njohin tashmė, edhe nga koncertet edhe nga
kėngėt dhe disku im me kėngė arbėreshe qe qarkullon nė tregun arbėresh.
Me njė dashuri tė madhe mė presin me fjalė tė
ngrohta dhe nėpėr rrugica thėrresin arbėrisht : ardh Lirjo nė katund, dhe
e dine qė unė do tė shkoj patjetėr tė ēoj njė tufė lule nė shtėpinė e De
Radės e kjo do tė ndodh sa here tė shkoj e gjer sa tė mė rrahi zemra.
Shtėpia e De Radės nė hyrje
tė saj, e thjeshtė dhe madhėshtore.
Nga pas ėshtė ballkoni ku shkruante vjershat e tij
poeti ynė i madh:
Nė bodrumin e shtėpisė ėshtė shaptilografi i vjetėr ku botoheshin gėrmat
shqip.
Ndėrsa guri pėrpara shtėpisė egziston edhe sot e kėsaj
dite aty ku De Rada hipte ēdo mėngjes pėr tju ngjitur gomarit tė tij e pėr
tė shkuar nė Shėn Mitėr nė Kolegjin ku punonte
si mėsonjės pėr shumė vjetė me rradhe.
Sa shumė u lodhnė dhe sa
pak u shbėrblyen njerėzit qė mbajtėn dhe ngritėn nė kėmbė kombin shqiptar.
Njė pyetje e tillė mė shkonė vazhimisht nė mendje, dhe
kjo sepse udha ime shkon drejt tė njėjtit monopat.
E me thėnė tė drejtėn nuk do tė doja kurrė tė vdisja
krejt i vetėm e nė mjerim sikurse De Rada, mbas gjith atij mundi e
sakrifice.

Dėgjohet njė kėmbanė. Ėshtė
kėmbana e kishės sė Shėn Adrianit nė Shėn Mitėr. Duke u kthyer,
njeri prej miqve tė mi arbėresh Pino Cacozza pa
hyrė mire nė qytet ndalon makinėn poshtė njė bliri dhe mė rrėfen: Ishte
pranverė kur vdiq De Rada, ishte njė ditė shumė e bukur plot diell, ja si
sot, lulet e kėtij bliri kishin ēelur mė shumė se ēdo here tjetėr.
Kortezhi i pėrmortshėm kalonte duke mbajtur De Radėn
nė krahė e duke e shoqėruar atė pėr nė banesėn e tij tė fundit.
Atėherė nuk bėheshin kurora me lule. Nė tė
kaluar sapo trupi i De Radės u gjet poshtė blirit njė erė e forte fryu si
skishte fryrė kurrė here tjetėr dhe e mbushi arkivolin e hapur tė De Radės
plot me lule. Njėrėzit tė
tronditur nga kjo pėrkujdesje hyjnore lėshuan njė britmė dhe njėzėri thanė:
- De Rada ynė i madh dhe hyjnor
po ikėn e nė krahėt e zotit
AI QOFTĖ I PAVDEKSHĖM.
Lirio Nushi