|
 |
GJUHA DHE SHPIRTI I ARBĖRIT NĖ VEPRĖN E JERONIM DE RADĖS
prof. Gjovalin Shkurtaj,
Universiteti iTiranės |
Kėtu e tridhjetė vjet tė
shkuara, nė pranverė tė vitit 1973, kur shkova pėr tė parėn herė nė
ngulimet arbėreshe tė Kalabrisė pėr kėrkime gjuhėsore, miku dhe kolegu im
Jorgo Bulo, i cili, nė kushtet tepėr gratēore tė vajtjeve nė vise tė
diasporės sonė historike, ende nuk kishte pasur rast tė shkonte nė Mekėn
Deradiane, mu lut tė interesohesha se mos gjendej ende ndonjė dėshmi
gojore pėr De Radėn, se mos rronte ende ndonjė nga ish-nxėnėsit e tij. Mė
datėn 6 maj 1973, pasi kishim bėrė disa hetime paraprake rreth sė folmes
sė Shėn-Mitrit, bashkė mė Miēo Samarėn shkuam nė vendlindjen e poetit, nė
Maq (Macchia Albanese), njė katund i vogėl e gati ngjitur me
Shėn-Mitrin.Vizita e parė, sipas traditės nė atė vis bėhet nė shtėpinė e
De Radės. Asohere dhomat e shtėpisė sė madhe tė poetit, mbesa e tij, zonja
Nikolina de Rada, i kishte kthyer nė kopėsht fėmijėsh dhe aty dy zonjushe
tė reja arbėreshe u mėsonin ngapak arbėrisht tė vegjėlve, duke mbajtur
gjallė traditėn arsimore tė mėsuesit tė nderuar Jeronim de Radės.
Zonja Nikolina de Rada na
tregoi shumėēka pėr dorėshkrimet dhe librat qė kishte lėnė poeti, duke u
qarė se, nė vitet e kėqija tė fashizmit, shumė prej tyre ishin grabitur e
shitur nėpėr arkiva tė huaja, deri nė Danimarkė. Pak gjėra qė kishin
mbetur i ruante i ati i saj, nipi i poetit, qė edhe ai quhej Girolamo de
Rada, nė katundin Strigari (San Cosmo Albanese). Pasdreken e asaj dite do
tė shkonim pėr njė vizitė edhe tek zoti Girolamo de Rada (i Riu), i cili
ishte nė moshė tė thyer dhe, pėr mė tepėr, fatkeqėsisht, ato ditė ishte
rrėzuar nga shtrati dhe kishte pėsuar njė frakturė tė rėndė, prandaj nuk
mund tė ngrihej dhe mezi arriti tė na fliste. Megjithatė, edhe nė atė
gjendje, u gėzua e na falenderoi pėr vizitėn dhe na tregoi se kishte nė
sėndyqin e tij edhe Parimet e estetikės tė De Radės, vepėr qė dihej se
ekzistonte, por deri atėherė nuk dihej se ku gjendej.Jue buthtonj, ma
nėng jue jap-na tha ai dhe urdhėroi tė bijėn, qė ta merrte nė sėndyq e tė
na e tregonte .
Tė nesėrmen, ndėrsa bėnim
anketimet tona dialektologjike po nė Maq, miku Salvator Kjodi qė na
shoqėronte, pas disa orėsh qė ndodheshim nė katund, na njoftoi se kishte
gjetur njė ish-nxėnės tė De Radės, i cili mbante mend shumė gjėra dhe
donte tė fliste me ne. Shkuam nė bar-bufenė e vogėl nė qendėr tė Maqit dhe
aty, bashkė me disa pleq tė tjerė, gjetėm zotin Alfonzo Makri, 81-vjeēar,
njė arbėresh tipik, faqekuq e kurreshtar, por edhe mjaft i rrėnuar nga
shėndeti . Nisa ta pyesja me qejf dhe me dėshirė qė tė fiksoja ndonjė
kujtim pėr mėsuesin e tij, porse ai, i mjeri, ca nga mosha e thyer e ca
nga ndonjė qelq verė qė kishte rrėkėllyer sa fillonte tė fliste pėr
tatėmadhin (kėshtu e quanin De Radėn maqiotėt pėr nderim) mallėngjehej e
zinte tė qante me dėnesė. Pėr kėtė shkak, me gjithė ngulmimin tim dhe tė
mikut arbėresh qė mė shoqėronte, munda ti shkulja vetėm disa gjysma
frazash:
Kur rronej, ndljezot tatėmadhi kėtu vinej e i hipnej gajdhurit (dhe mė
tregonte me gisht gurin para partares sė shtėpisė sė poetit). I hipnej
gajdhurit e venej Shėn-Mitėr,ndė kullexh .
Shėnimet e mia nė nė bllokun e ekspeditės sė Maqit janė tė shkėputura.
Mezi kam nxjerrė edhe disa thėnie e vlerėsime tė tjera tė plakut pėr
mjeshtrin e tij tė dashur:
Tatėmadhi kish di ganjunj (djem): Xefin (=Giuseppe de Rada) dhe Rodrigun
(=Rodrigo de Rada). Xefi ish i jati i Xhirollamo de Radhės, ēė rri Strigar.
Mun ven e gjėni e aj ju buthton livrat e shėrbiset ēė i vjoi ka ai .
Zoti Makri jo vetėm e kishte
njohur dhe e kujtonte me adhurim De Radėn, por edhe e kishte dashur aq
shumė dhe e vlerėsonte atė si njeri me zemėr tė madhe e si burrė qė
rronej pėr gjakun tėnė tė shprishur dhe pėr tė nuk kurseu as gjėnė as
dijen e tij. Tatėmadhi ngė ljireu rikexe (= nuk la pasuri), ljėreu vet
lonore (nder) e di sunduqe me manuskriti (dorėshkrime).
Shėnimet e Alfonzo Makriut mbyllen me vlerėsimin e thjeshtė, por edhe
madhėshtor pėr poetin e Maqit :Tatėmadhi ish i mer i mer, i nėmuri, e na
dej mir gjithve mė se njė jat. Sa mbėrrinte nė kėtė pjesė tė tregimit
plaku shkrehej nė vaj e nuk mund ta pyesnim mė tej.
Pas kaq vjetėsh, teksa po
rrekesha tė gjej fillin e kėsaj kumtese modeste, vajta nė ish-zyrėn time
nė Institutin e Gjuhėsisė ku ruhen tė gjitha materialet e ekspeditave tona
dhe shfletova bllokun e anketimeve, freskova kujtimet e mėsipėrme, po edhe
i rilexova tė gjitha shėnimet qė kam mbajtur asohere pėr tė folmen e Maqit.
Rilexova edhe materialet e ekspeditave tė mėvonshme nė Maq e sidomos
anketimin e bėrė pėr Atlasin dialektologjik tė gjuhės shqipe nė vitin
1981 bashkė me prof. Jorgji Gjinarin. Natyrisht, ndonėse nuk jam letrar e
letėrsinė arbėreshe e kam ndjekur mė fort pėr shkak tė gjuhės e tė
dialektit arėbersh, shfletova edhe veprat e poetit tė madh, gjithmonė me
mėtimin e njė pėrqasjeje tė sė folmes sė vendlindjes sė tij me gjuhėn e
veprave qė ai shkroi.
Sigurisht na u desh edhe tė
rishikonim gjithė ēėshtė shkruar deri mė sot pėr gjuhėn dhe pikėpamjen e
de Radės rreth krijimit tė njė gjuhe letrare shqipe.Shumėēka ėshtė thėnė e
shqyrtuar nga ata qė janė marrė me kėtė ēėshtje. Diēka kemi shkruar edhe
ne nė librin Shpirti i Arbėrit rron(1984) e nė trajtesa tė tjera.
Vėshtirė qė tė themi ndonjė gjė qė tė mos jetė thėnė e, aq mė tepėr, krejt
tė re. Megjithatė, le tė na lejohet qė, nė njėqindvjetorin e vdekjes sė
Poetit, tė sjellim ndonjė ndihmesė sado tė vogėl e qė shkon nė kahen e
pohimit tė njė fakti me rėndėsi madhore: De Rada qe i lidhur me mish e me
shpirt me dy hallka themelore tė shqiptarisė: me gjuhėn shqipe, tė ruajtur
mrekullisht e pėr aq shumė shekuj pas mėrgimit nga mėmėdheu, si dhe me
Arbėrin e krenarinė se arbėreshėt i pėrkasin atij etnikumi, dikur shumė tė
lėvduar e tė pėrmendur pėr trimėri e punė tė mėdha pėr tė mbrojur atme e
nder. Mjafton tė kujtojmė se, i nisur pikėrisht prej kėsaj baze tė
fuqishme, De Rada, sa me veprat poetike qė shkroi e botoi, aq edhe me tė
pėrkohshmen Fjamuri i Arbėrit e me gjithė veprimtarinė e tij si
personalitet poliedrik qė qe, deshi ti paraqiste botės kombin shqiptar
plot virtyte dhe gjuhėn e tij tė lashtė, duke mėtuar tė zgjonte kėshtu
shqiptarėt e arbėreshėt kudo qė gjendeshin pėr tiu vėnė me pėrkushtim
punės pėr lėvrimin e gjuhės dhe lirinė e atdheut. Edhe sot, pas njėqind
vjetėsh, ndėrsa shumėēka ėshtė ndėrruar e tjetėrsuar dhe bota ka marrė
tjetėr pamje e tė tjera kahe zhvillimi, Tatėmadhi i arbėreshėve, me veprat
e jetėn e tij, na kujton se ato dy hallka tė mėdha, gjuha dhe kombi
shqiptar, pėr tė cilat ai rrojti dhe luftoi derisa u tret e vdiq me njė
cironkė nė xhep, kanė pėrparuar e janė zhvilluar, porse ato pėrsėri, edhe
sot e gjithė ditėn, mbeten ende tė kėrcėnuara.Me mundim e largpamėsi kemi
krijuar njė gjuhė letrare shqipe tė njėjtė e tė pėrbashkėt pėr tė gjithė
shqiptarėt e arbėreshėt dhe kjo, qoftė edhe pse tashmė mbi njė tjetėr bazė
e jo duke u mbėshtetur nė tė folmet arbėreshe siē e pandehte De Rada ,
pėrbėn njė fitore shumė tė madhe pėr shqiptarėt e shqiptarinė, sė cilės,
me siguri, ai po tė ishte gjallė do ti gėzohej fort, porse e kemi ende mė
se gjysmėn e kombit tė ndarė me kufij shtetesh e me rrezikun qė, po tė mos
tregohemi tė menēur, edhe kėtė shans tė fundit ka rrezik ta bjerrim, gjė
qė nuk do tė na e falte De Rada po tė ishte gjallė. Nuk do tė na e falte,
jo, sepse, edhe kur nuk ishte askund nė faqe tė Evropės njė shtet shqiptar
e nėpėr kancelari tė Evropės njė Bismark tallej me atmen tonė duke e
quajtur Shqipėrinė njė shprehje gjeografike, Tatėmadhi i Arbėrit merrte
pjesė nė tubime ndėrkombėtare dhe nėnshkruante si pėrfaqėsues i saj. Nė
Konferencėn Ndėrkombėtare kushtuar 300-vjetorit tė Kristofor Kolombit,
bashkė me Petro Niranin, njė shqiptar nga Ēamėria, pėr tė mos lėnė pa
fiksuar praninė e kombit tonė, si bir i denjė i diasporės arbėreshe qė
ishte, ka marrė pjesė dhe ka nėnshkruar si shqiptar.
Me dashurinė e tij pėr gjuhėn
dhe pėr Arbėrin, De Rada, plot njėqind vjet pasi u nda sė gjallėsh, na
pyet: a thua kemi mbetur ende tė tillė: shqiptarė.A thua i duam aq sa
duhet gjuhėn dhe Arbėrin tonė?
2.Pėrkujtimi me nderim e madhėshti i figurės sė Jeronim de Radės nė
njėqindvjetorin e vdekjes sė tij, ėshtė edhe njė rast i mirė pėr tė
shprehur vlerėsimin e lartė pėr vėllezėrit tanė tė pėrtej detit,
arbėreshėt e Italisė, njė diasporė me tė vėrtetė e pamposhtur dhe qė,
ndonėse e ndarė e larg trojeve tė tė parėve, e kanė ndjerė veten kurdoherė
pranė e tė pandarė nga fatet historike tė Shqipėrisė e tė
shqiptarėve.Bijtė mė tė shquar tė ngulimeve arbėreshe, mbi kujtimet dhe
tharmin etnik qė u kishin mėkuar prindėt, e rikrijuan atdheun, e ribėnė e
Arbėrin nė mėrgim dhe, sė andejmi, nė kushtet e njė vendi tė lirė e me
hapėsira mė tė mėdha shprehėse e demokratike si Italia, u pėrpoqėn pėr ti
dalė zot e pėr ti shėrbyer ēlirimit kombėtar tė shqiptarėve. Arbėreshėt e
Italisė, tė frymėzuar nga idetė e reja tė lirisė, tė ēlirimit kombėtar, me
dashurinė e tyre tė madhe pėr gjuhėn shqipe e tė vetėdijshėm pėr
individualitetin e tyre etnik, punuan me zjarr pėr tė mirėn e atdheut tė
tyre tė lashtė, Shqipėrisė. Puna, pėrpjekjet dhe veprimtaritė e De Radės
dhe tė poetėve, studiuesve e veprimtarėve tė tjerė arbėreshė bashkėkohės e
ithtarė tė tij, si dhe mė vonė, kanė qenė tė lidhura ngushtė me pėrpjekjet
qė bėheshin asokohe nė Shqipėri e nė vatrat atdhetare jashtė saj pėr
pavarėsinė kombėtare. Kemi thenė edhe herė tė tjera, u tha edhe sot nga
kumtues tė tjerė, por le ta shprehim edhe njė herė. Nė radhė tė parė, pėr
veprimtarinė patriotike e kulturore, pėr dashurinė pėr gjuhėn shqipe e
punėn nė tė mirė tė studimit e mėsimit tė saj nė shkollat arbėreshe, si
dhe pėr veprat letrare madhore qė shkroi, kurora mė e bukur e nderimit i
takon pikėrisht Jeronim de Radės.Me veprėn e tij Kėngėt e Milosaos, qė
botoi mė 1836, dhe me veprat e tjera e me punėn e palodhur qė zhvilloi nė
shėrbim tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, De Rada u bė figura mė e madhe e
arbėreshėve tė Italisė qė zotėroi gjatė gjithė shekullit XIX. Krahas De
Radės e nėn shembullin e tij nė shpėrndarjen arbėreshe tė Italisė, sė pari
nė Kalabri, pastaj edhe nė Sicili e mė gjerė, pėrveēse pėr lėvrimin e
gjuhės e lulėzimin e letėrsisė arbėreshe, shkrimarėt, veprimtarėt
kulturorė dhe klerikėt arbėreshė punuan me tė gjitha forcat e mjetet qė
kishin edhe pėr popullarizimin e ēėshtjes kombėtare shqiptare nė opinionin
publik tė Evropės Perėndimore. Ata synonin dhe luftonin pėr tė krijuar njė
lėvizje kombėtare arbėreshe nė ndihmė tė Shqipėrisė . Nė qendra tė
ndryshme tė ngulimeve arbėreshe tė Italisė u krijuan shoqėri, u shtypėn
shumė libra e gazeta, u dėrguan memorandume pėr Fuqitė e Mėdha nė
mbėshtetje tė tė drejtave tė popullit shqiptar, u bėnė kongrese tė
rendėsishme gjuhėsore. Nė tė gjitha kėto veprimtari e pėr njė kohė shumė
tė gjatė ka shquar si njė yll i ndritur Tatėmadhi i arėbereshėve, Jeronim
De Rada.
Nė mėnyrė tė vaēantė, nė kumtesėn tone modeste, duam tu mėshojmė kėtyre
treguesve qė lidhen e dėshmojnė sa bėri De Rada pėr gjuhėn dhe shpirtin e
Arbėrit:
1) Puna pėr mėsimin e gjuhės shqipe nė mjediset arbėreshe dhe ndihmesa e
tij vigane pėr ta future e mbajtur aty gjuhėn shqipe si lendėn mėsimore
kryesore;
2)Kuvendet apo kongreset arbėreshe pėr gjuhėn shqipe, tė ideuara, tė
organizuara e tė drejtuara nga De Rada;
3)Ndihmesat dhe pėrpjekjet e De Radės pėr tė krijuar edhe njė gjuhė
letrare shqipe, mbėshtetur nė tė folmen e arbėreshėve tė Italisė por qė ta
pėrqafonin tė gjithė shqiptarėt; 4)Sprovat konkrete tė De Radės pėr tė
dhėnė ndihmesa konkrete nė studimin historik tė shqipes dhe pėr tė shkruar
gramatika e fjalorė tė shqipes.
Prej kėtyre katėr treguesve, nė
kufijtė nevojisht tė ngushtė tė njė kumtese, po ndalemi vetėm nė dy
treguesit e parė, duke qenė i bindur se, pėr dy tė tjerat (dmth. pėr
pikėpamjen e De Radės pėr krijimin e gjuhės letrare shqipe dhe pėr
gramatikėn e tij tė botuar me emrin e tė birit, Zefit ) mund tė
konsiderohet e mjaftueshme sa kanė shkruar deri mė sot disa studiues tė
mirėnjohur .
1.Arbėreshėt e Italisė kanė tradita tė mira nė historinė e arsimit
kombėtar, tė shkollės shqipe e tė mendimit pedagogjik shqiptar .Njė
ndihmesė tė rėndėsishme kanė dhėnė dy kolegjet arbėreshe, qė u ēelėn nė
gjysmėn e parė tė shek. XVIII nė Sicili dhe nė Kalabri. Prania e Kolegjit
tė Shėn-Adrianit nė Kalabri, si dhe e Seminarit arbėresh tė Palermos, nė
Sicili, u siguroi ngulimeve arbėreshe tė kėtyre dy krahinave njė
trashėgimi tė vyer dhe tė rendėsishme historiko-kulturore mbi tė cilėn do
tė zhvillohej zotimi i shumė intelektualėve arbėreshė fetarė dhe laikė, qė
dolėn nga kėto institucione e qė dhanė ndihmesė tė ēmuar nė luftėrat
pėrparimtare pėr bashkimin eItalisė, si edhe nė lėvizjen e Risorxhimentos
e pėrgjithėsisht pėr kėrkesat liridashėse e pėrparimtare tė shoqėrisė
italiane brenda sė cilės arbėreshėt jetojnė. Por, emri dhe veprimtaria e
De Radės, pėr njė kohė tė gjatė tė jetės sė tij, ka qenė i lidhur me
Kolegjin arbėresh tė Shėn- Adrianit. Ai u hap pėr herė tė parė mė 1732 nė
godinėn e abacisė sė Shėn-Benedikt Ulanos. Siē shprehej De Rada, ky kolegj
u ēel si njė derė e madhe drite tė re e tė butė, pėr tė gjitha shtėpitė
arbėreshe, nga tė cilat, ata qė patėn mundėsi, menjėherė dėrguan bijt e
tyre pėr tė mėsuar e pėr tu arsimuar. Kolegji i Shėn-Adrianit u bė
shpejt njė vatėr qė pėrgatitit dijetarė e shkrimtarė tė njohur, qė i lanė
nder e lavdi gjuhės amtare e letėrsisė shqiptare. Ai qe vendi ku u
bashkua dhe u fuqizua kultura arbėreshe e personalitete tė shkėlqyera tė
kulturės shqiptare si Luigj Gurakuqi, Aleksandėr Xhuvani, heronj tė
popullit shqiptar si Avni Rrustemi etj. qė kanė punuar e luftuar me pushkė
e penė pėr ti ruajtur tė pastra traditat kombėtare, por edhe pse ky
kolegj u bė vatėr e kulturės shqiptare dhe arbėreshe, si dhe luajti rol nė
pasurimin e kulturės pėrparimtare italiane. Kolegji i Shėn-Adrianit, siē
dihet, nė origjinė ishte njė seminar pėr pėrgatitjen e klerikėve arbėreshė
tė ritit grek-bizantin. Megjithėkėtė askurrė nuk pati ndėr intelektualėt
arbėreshė pėrzierje identifikimi, edhe nė periudhėn e parė tė historisė sė
kėtij institucioni, nė shekullin XVIII, kur kollaj identifikohej njė
popull jo sipas gjuhės qė fliste apo kulturės qė kishte, por sipas ritit
fetar qė e karakterizonte .
Si gjuhė mėsimi nė fillim nė
Kolegj ishte greqishtja, por mėsohej edhe latinishtja. Mė pas u pėrdor
edhe italishtja. Shqipja pėrdorej nga nxėnėsit vetėm nė kumtimet me gojė
me njėri-tjetrin. Nė vitin 1849, me ndėrhyrjet dhe pėrpjekjet e Jeronim de
Radės u lejua tė futej nė Kolegjin e Shėn-Adrianit mėsimi i gjuhės shqipe.
Pėr kėtė ishte krijuar me kohė edhe klima e nevojshme, sidomos me
pėrparimin e lėvizjes mendore, letrare e shkencore ndėr arbėreshėt.Njė
numėr i mirė dijetarėsh arbėreshė ishin marrė me studimin e gjuhės shqipe,
me folklorin, etnografinė dhe historinė e popullit shqiptar. Mėsimdhėnia e
shqipes iu besua De Radės, i cili u bė kėshtu mėsuesi i parė i shkollės
shqipe. Katedra e shqipes, pėr hir tė punės dhe pėrpjekjeve tė De Radės u
bė mbrojtėse e kombėsisė shqiptare. Ajo, gjatė gjithė kohės qė rroi De
Rada, do tė mbetej njė ēerdhe e dashurisė sė pakufishme tė arbėreshėve pėr
mėmėdheun e parė, pėr Shqipėrinė dhe virtytet e larta atdhetare e
etno-kulturore qė trashėgonin sė andejmi.Kolegji i Shėn-Adrianit, me punėn
dhe personalitetin e shquar tė De Radės, fitoi njė prestigj tė lartė si
institucion, ēka bėri qė edhe fama e tij tė merrte pėrmasa tė gjera.
Dėshmi e qartė pėr kėtė ėshtė edhe fakti se prej tij dolėn shumė njerėz tė
pėrmendur, tė cilėt frymėn qė morėn aty e perhapėn kudo qė shkonin pėr tė
shėrbyer, duke dhėnė ndihmesa tė vyera nė lėmin e arsimit, tė kulturės dhe
tė shkencės. Mund tė pėrmendim, ndėr tė tjerė,nxėnėsit e De Radės, poetėt
e njohur arbėreshė Zef Seremben e Bernard Bilotėn.
Krijimi i katedrės sė gjuhės
shqipe nė Kolegjin arbėresh tė Shėn-Adrianit ndihmoi pėr mėsimin dhe
pėrhapjen e gjuhės shqipe me shkrim nėpėr ngulimet arbėreshe tė Italisė
dhe u bė gjithashtu njė qendėr kėrkimesh e hulumtimesh shkencore. Mė 1851
me dekret mbretėror katedra u mbyll dhe De Rada u pushua nga puna pėr
idetė e tij pėrparimtare e demokratike. Pas kėsaj De Radės iu desh tė
punonte shumė, qoftė pėr rivendosjen e katedrės sė shqipes, qoftė edhe pėr
vetė ekzistencėn e Kolegjit. Mė 1866 ai arriti ta shtronte me force kėtė
ēėshtje, duke vėnė nė dukje nevojėn e njė strehe pėr gjuhėn shqipe. Ai
argumentonte se nuk ka kuptim kolegji arbėresh kur nė tė nuk mėsohet
shqipja.
Mė 1889 De Rada shkoi vetė nė
Romė dhe kėrkoi me kėmbėngulje nė Ministrinė e Arsimit qė katedra tė hapej
pėrsėri. Me pėrpjekjet qė bėri ai mundi tė siguronte rivendosjen e mėsimit
tė shqipes nė Kolegj nė vitin shkollor 1889-1890. Megjithėse atėherėmė nė
moshė tė thyer, Tatėmadhi punoi me entuziazėm e me vrull djaloshar pėr ta
mbajtur gjallė kėtė katedėr tė shqipes.Me 15 nėntor 1902, vetėm tre muaj
para se tė vdiste, nė fjalėn pėruruese tė vitit shkollor De Rada theksonte:
Rihapja e njė shkolle shqipe nė kolegjin tonė na mbush me gėzim, o
djelmosha bashkatdhetarė, me kėnaqėsi e me besim nė tė ardhshmen. Prandaj,
ngritjen e katedrės sė re tė gjuhės shqipe, mund ta konsiderojmė, nė radhė
tė pare, si njė faktor historik, me anė tė sė cilės do tė pėrkrahim
ringjalljen e popullit shqiptar .
Gjatė periudhės deradiane qė
zgjati mėsimi i gjuhės shqipe nė Kolegjin e Shėn-Adrianit u botuan njė
varg tekstesh shkollore, programesh e planesh mėsimore qė janė me shumė
rendėsi pėr historinė e mendimit pedagogjik shqiptar dhe tė shkollės
shqipe. Mund tė pėrmenden sidomos: Leksione tė gjuhės shqipe (1892),
Konferenca mbi vjetėrsinė e gjuhės shqipe (1893), Tiparet e gjuhės
shqipe dhe gramatika e saj (1894), Abetarja e gjuhės shqipe (1896), qė
tė gjitha me autor Jeronim de Radėn.
2. Kuvendet apo kongreset arbėreshe pėr gjuhėn shqipe, tė ideuara, tė
organizuara e tė drejtuara nga De Rada.
Jeronim de Rada pėrfaqėson
njeriun e madh e mendjendritur qė pati fatin e pamirė ti pėrkiste njė
etnie e kombi tė vogėl, tė keqtrajtuar historikisht e tė papaėrfillur,
pastaj edhe tė shprishur nė dhera tė tjera pėr sherr tė armiqėsisė e
synimeve shoviniste tė fqinjėve grabitqarė.Por kjo nuk e ligėshtonte aspak.
Pėrkundrazi, ai shkriu gjithė jetėn e vet pėr ringjalljen e Shqipėrisė,
pėr zhvillimin e kulturės dhe tė gjuhės shqipe. Kjo i shtronte atij
detyrėn qė tė mos mbetej njė poet i mbyllur nė kullėn e tij krijuese,
por tė ishte edhe njeri i veprimit tė gjallė, tė bėhej figurė e shquar e
organizimit tė intelektualėve arbėreshė pėr nisma me rendėsi kombėtare.
Fusha tjetėr ku ai ideoi,organizoi dhe pati suksese tė shėnueshme qe ajo e
tubimeve kulturore tė gjera pėr tė shtruar problemet e alfabetizimit dhe
mėsimit tė gjuhės shqipe nė shkollat arbėreshe. Pėr tė realizuar kėto
nisma tė tij De Rada, me emrin , lavdinė dhe reputacionin e tij tė madh
pėr kohėn, arriti tė shtinte nė valle jo vetėm veprimtarėt mė tė gjallė
arbėreshė, po edhe jo pak miq e njerėz me influencė nga qendrat
joarbėreshe tė Italisė sė Jugut. Madje, edhe Kuvendin apo Kongresin e tij
tė parė pėr gjuhėn shqipe De Rada e organizoi nė Korilano-Kalabro, mė 1
tetor 1895, nė ndėrtesėn e shkollės sė lartė Galipoli.Nė kuvend merrnin
pjesė pėrfaqėsues nga shumica e katundeve arbėreshe tė Kalabrisė, si nga
Greēi (Avelino), Puhėriu (Katanxaro), Maqi, Frasnita, Strigari,
Kastėrnexhi, Spixana, Mbusati, Terranova di Polino, Ēifti, Shėn-Mitėr
Korona, Vakarici.
Salla ishte stolisur me flamurė kombėtarė shqiptarė dhe nė mes tė ballorit
kryesor ishte vėnė njė portret i Gjergj Kastriot- Skėnderbeut. Mbledhjen e
hapi kryetari i pėrkohshėm i kuvendit, Jeronim de Rada, i cili mbajti njė
fjalim shumė tė bukur nė gjuhėn amtare shqipe. Pasi vuri nė dukje
trashėgiminė e vyer tė popullit e tė etnosit shqiptar qė pėrbėjnė ndihmesa
tė atilla qė mahnisin botėn, por qė historianėt e huaj i kishin lėnė nė
harresė me qėllim qė tu mohonin shqiptarėve vetjakėsinė dhe tė drejtat
kombėtare, gojėtari i shquar i Maqit e mbylli fjalimin me kėto fjalė: Ne
shqiptarėt e Italisė
kemi mė tepėr detyrėn tė dėftojmė e tė dritėsojmė
pėrpara botės sė qytetėruar veprat trimėrore tė historiesė sė kombit
shqiptar. Fjalimi i mendimtarit tė shquar arbėresh i entuziazmoi
pjesėmarrėsit, tė cilėt e pritėn atė me thirrje tė zjarrta Rroftė
Shqipėria!
Nė kuvend u diskutua pėr tė formuar njė shoqėri thjesht kombėtare
shqiptare dhe, pas shumė bisedimesh e propozimesh, u hartuan e u miratuan
rezoluta dhe kanunorja e kuvendit. Kanunorja qė u lexua para popullit
kishte kėtė pėrmbajtje:
Neni I. Tė filluarit e njė shoqėrie kombėtare shqiptare:
a)Pėr tė hartuar njė abetare shqipe.
b)Pėr tė hartuar njė fjalor tė shqipes.
c)Pėr tė botuar njė gazetė arbėreshe .
d)Pėr tė lidhur marrėvesghje me Mėmėn Shqipėri.
Kėto pėrfundime, me tė cilat u mbyll Kuvendi i parė i gjuhės shqipe nė
Korilano-Kalabro, ishin me shumė rendėsi dhe tė nevojshme pėr pėrhapjen e
arsimit, pėr ruajtjen dhe vlerėsimin e gjuhės shqipe, po edhe pėr
personalitetin kombėtar tė arbėreshėve tė Italisė. Zėri i tyre bėhej
kėshtu mė i fuqishėm dhe nė mbėshtetjen e tė drejtave kombėtare tė atdheut
tė lashtė, Shqipėrisė, qė vuante ende nėn robėrinė e gjatė osmane.
Kuvendi i dytė arbėresh pėr gjuhėn shqipe u mbajt nė Ungėr (Lungro) mė 20
shkurt 1897. Njė muaj mė parė, nė janar tė vitit 1897 nė fshatin arbėresh
Puhėri (Pallagorio) kishte nisur tė botohej pėr herė tė parė gazeta La
Nazione Albanese (Kombi Shqiptar). Pas kėsaj ngjarjeje tė rendėsishme pėr
jetėn kulturore dhe lėvizjen pėrparimtare arbėreshe, Kuvendi i dytė
arbėresh do tė shqyrtonte e do tė shtronte detyra tė reja pėr mėsimin e
gjuhės shqipe dhe pėrparimin e kulturės arbėreshe. Pėrveē arbėreshėve, nė
Kuvendin e Ungrės merrnin pjesė edhe disa shqiptarė nga Shoqėria e
Bukureshtit (Rumani), shqiptarė me banim nė Austri si dhe miq tė
Shqipėrisė nga vise tė ndryshme .
Nė Kuvend u bėnė zgjedhjet e reja tė drejtuesve tė Shoqėrisė Kombėtare
Shqiptare dhe u diskutua pėr ēėshtjen e abetares dhe tė fjalorit , si dhe
pėr tė kėrkuar nga qeveria italiane hapjen e njė katedre tė shqipes nė
Institutin Oriental tė Napolit. U vendos, gjithashtu, pėr tė kėrkuar
njohjen zyrtare tė gjuhės shqipe pėr arbėreshėt.Kuvendi trajtoi edhe
nevojėn e marrėdhėnieve e bashkėpunimit tė arbėreshėve me vėllezėrit
shqiptarė tė Shqipėrisė dhe tė kolonive shqiptare nė Rumani, Misir etj.
pėr tė mirėn e lėvizjes kulturore dhe arsimore tė Shqipėrisė. Nė vijim tė
punės pėr zbatimin e vendimeve tė kėtij Kuvendi pėr tė siguruar
marrėdhėnie me Shqipėrinė e shqiptarėt jashtė saj, nė ditėt e para tė
majit 1897, komisioni i zgjedhur prej Shoqėrisė Kombėtare botoi e dėrgoi
njė lajmėrim nė formė thirrjeje pėr tė gjithė vėllezėrit shqiptarė, nė tė
cilėn, ndėr tė tjera, thuhej:
Vėllezėr tė Shqipėrisė,
Sa jemi shqiptarė nė botė, jemi tė gjithė nga njė gjak e njė fare,
fjalosemi tė gjitthė nė njė gjuhė, kemi tė gjithė tė njėjtat trashėgime
dhe dėshira.
Pėr neve ėshtė tashti nevoja pėr njė bashkim tė pėrgjithshėm
nė ēdo vend tė botės qė tė ndodhemi, nė qoftė se duam vėrtet shpėtimin e
mėmės Shqipėri .
Dhe pėr ta mbyllur, duke i blatuar nderimin tim si studiues e si qytetar
lavdisė dhe kujtimit tė njė burri aq tė madh si De Rada, dua tė bashkoj
zėrin tim dhe ndihmesėn time modeste me kolegėt parafolės dhe me tė gjthė
ata qė e kanė studiuar dhe ndriēuar nė anė tė ndryshme veprėn letrare e
veprimtarinė atdhetare tė kėtij vigani tė diasprės sonė historike, duke
thėnė se as vdekja, as njėqind vjetėt qė kanė shkuar qėkur ai nuk ėshtė mė
midis sė gjallėsh, nuk kanė mundur ti zbehin madhėshtinė dhe vlerat e
punės sė tij pėr tė mirėn e kombit shqiptar e tė gjuhės shqipe.
Ai qe dhe mbetet figura mė e
ndritur e Rilindjes Arbėreshe, personalitet i pėrmasave tė mėdha e
shumėkahėshe: politikan, folklorist e gjuhėtar, publicist e veprimtar i
gjallė kulturor e, mbi tė gjitha poet i madh atdhetar.Pasi shkriu gjithė
jetėn e tij gati njėshekullore pėr gjuhėn shqipe e shpirtin e Arbėrit, pėr
fatin e tij tė zi, vdiq i mjerė e i vetmuar, me njė cironkė tė thatė nė
xhep e duke thėnė me hidhėrim: Shpirti i Abėrit ėshtė e birret!.
Tiranė, 21 shkurt 2003