Nė mujorin e
parė tė beatifikimit tė misionares tonė
Nėnė Tereza
njė e lume shqiptare nė qiell
Albert BISAKU/ Romė
Nėnė
Tereza njė emėr, njė simbol pėr zemėrgjerėsinė dhe dashurinė ndaj tjetrit.
Derisa ishte ende gjallė para saj u pėrkulen burrėshtetas dhe qeveritarė,
artistė dhe intelektual, njerėz tė gjitha rasave e kombeve, religjioneve dhe
ideologjive. Ajo ishte e dashur pėr tė gjithė. Njerėzimi edhe para vdekjes
sė saj fliste pėr njė shenjtėreshė, tė cilėn e quanin Engjėlli i Kalkutės.
Indira Gandhi njė herė thoshte: Pėrballė saj ne jemi tė gjithė tė vegjėl
dhe turpėrohemi nga vetvetja. Bota moderne nė anėn tjetėr pėr punėn dhe
veprimtarinė e saj e shpėrbleu me mbi 130 dekorata, nė mesin e tyre nė
dhjetor tė vitit 1979 edhe me ēmimin Nobel pėr Paqe. Padyshim se ishte
gruaja e cila nė tėrė rruzullin tokėsorė mė sė shumti ėshtė pranuar dhe
nderuar nga tė gjithė pa dallim. Por ajo kishte vendosur tė mbetej modeste,
nė shėrbim tė tjetrit, tė mė tė varfėrve. Nuk e donte famėn dhe ėndėrronte
qė njerėzit tė jenė tė barabartė dhe tė mos vuajnė. Unė jam njė asgjė,
thoshte mbi vetvetėn dhe ndoshta thjeshtėsia e saj i kishte krijuar bindjen
qė ndoshta mė tė vėrtet ashtu mund tė ishte. Eja, tė jesh drita ime, ishte
thirrja qė Nėnė Tereza me 10 shtator tė vitit 1946 mori nga zėri i Jezusit,
derisa udhėtonte me tren nga Kalkuta nė Darjeling. Qė nga ky moment
misionarja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, atėherė Motra Tereze ndjeu frymėzimin
e ri dhe vendosi tė themelojė rendin e ri, tė cilin e pagėzoi me emrin
Misionaret e Bamirėsisė, mision ky qė sot numėron mbi 4000 shėrbėtorė nė
rreth 700 bashkėsi tė shpėrndara nė 135 vende tė botės, duke pėrfshirė kėtu
edhe mėmėdheun e saj, Shqipėrinė, Kosovėn dhe vendlindjen e saj, Shkupin.
Ajo fliste pėr Zotin, Jezusin, fliste mbi jetėn shpirtėrore dhe punėn e saj.
Fliste shqip, lutej shqip, kėndonte kėngė kishtare nė shqip. Me gjak jam
shqiptare; me nėnshtesi, indiane. Pėrsa i pėrket besimit, jam murgeshė
katolike. Sipas thirrjes, i pėrkatės botės. Por zemra ime i pėrket
plotėsisht Zemrės sė Krishtit. Gonxhja, e bija e vogėl e Kolė dhe Drane
Bojaxhiut, u lind pėr tė shkruar historinė mė tė re tė shekullit tė XX nė
aspektin e vetėsakrificės dhe devotshmėrisė qė njeh njerėzimi. Ajo dėshmoi
fuqinė e miqėsisė vėllazėrore, duke nxitur kėshtu zhvillimin njerėzor dhe
shoqėror. Jeta e saj ishte njė kushtim ndaj tė sėmurėve dhe tė varfėrve. Ajo
u bė Nėna e atyre qė janė tė braktisur, tė padashur, tė papėrkujdesuar,
Nėna e atyre qė janė tė shtypur e tė uritur, tė mjeruar e tė lodhur nga
gjendja e rėndė sociale, pėr fėmijė tė dėbuar apo njerėz qė ishin nė buzė tė
vdekjės, tė cilėt ishin gjithnjė nėn kujdesin e saj. Pa dallim feje, gjuhe,
race dhe kombi pėr mua tė gjithė janė njė, thoshte shėrbėtorja e Zotit.
Qė nga vdekja e saj me 5 shtator 1997, varri i saj u bė cak shtegtimi e
lutjeje pėr besimtarė tė religjioneve, kulturave, kombeve dhe racave tė
ndryshme. Shumė nga ata kanė gjetur dashurinė e Zotit, kanė gjetur shėrim
nga sėmundjet shumėvjeēare.
E
Lumja Nėnė Tereza shpesh thoshte: Shenjtėrimi nuk ėshtė njė luks vetėm i
disa njerėzve tė paktė, por njė detyrim i thjeshtė pėr tė gjithė ne. Mė pak
se dy vjet pas vdekjes sė saj, pėr shkak tė pėrhapjes sė famės sė
shenjtėrisė dhe hireve tė nxjerra me ndėrmjetėsimin e saj, Papa Gjon Pali i
II-tė lejoi tė hapej ēėshtja e kanonizimit. Me 20 dhjetor 2002 miratoi
dekretin mbi vyrtytet dhe mrekullitė e bėra me ndėrmjetėsimin e saj. Dhe
erdhi dita, dita kur bota kurreshtare priste edhe ritualin e beatifikimit,
si fazė e dytė qė i paraprinė shenjtėrimit. Mė 19 tetor, njė muaj mė parė
shenjtėria e tij Papa Gjon Pali i II-tė, shpalli tė Lume misionaren e madhe
shqiptare, Gonxhe Agnesa Bojaxhiu e njohur nė botė si Nėnė Tereza. Nė
sheshin e shėn Pjetrit ishin tubuar mbi 300.000 pelegrinė nga e tėrė bota.
Nė mesin e tyre edhe dhjetėra mijėra shqiptarė, tė cilėt duke dėshmuar
praninė e tyre, valonin flamujt nė duar nė shenjė mirėnjohje dhe falenderimi,
pėr kėtė dhuratė tė Zotit. Pėr tė kthyer nė kujtesėn e lexuesve tanė kėtė
ditė tė rėndėsishme, ne sot nė njėmujorin e Beatifikimit tė Nėnės Tereze
sjellim disa prononcime dhe mendime tė klerikėve shqiptarė dhe shtegtarėve
pjesmarrės mbi jetėn dhe veprėn e Nėnė Terezės dhe organizimet nė Vatikan.
Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkėv i Shkodrės dhe kryetar i Konferencės
Ipeshkvore nė Shqipėri: Lumturimi i Nėnė Terezės ėshtė njė nder qė na bėhet
ne shqiptarėve, por ėshtė edhe njė dėshirė qė realizohet edhe nga ana fetare
qė ėshtė nė pėrputhje me ungjillizimin. Nėna Tereze ka ungjillizuar botėn me
shembullin e saj duke iu shėrbyer mė tė varfėrve. Kjo shqiptare e madhe na
nderon shumė sepse ka mishėruar mėsimet ungjillore. Kjo do tė thotė se ka
realizuar nė mėnyrė tė pėrkryer, atė qė tha Jezusi: Gjithēka qė i keni bėrė
njeriut mė tė varfėr mė keni bėrė mua. Mund tė theksojmė edhe mrekullinė qė
e Lumja Nėnė Terezė ka bėrė duke i dhėnė shėndetin nė Kalkutė njė grauaje tė
besimit hindu. Nė kėtė mėnyrė duke qenė e sigurtė jeta e shenjtė e Nėnė
Terezės, Selia e Shenjtė ka shkurtuar nga ana juridike dhe kanonike procesin
e lumturimit.
Imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkėv i Kryeipeshkvisė Durrės-Tiranė: Lumturimi i
Nėnė Terezės ėshtė njė ditė qė na e dhuroi Zoti, njė ndėr ditėt mė tė
mrekullueshme qė kam pėrjetuar ndonjėherė, jo vetėm unė, por me
qindėra-mijėra shqiptarė sepse pėr kėtė do tė na kishin zili edhe kombet
shumė mė tė mėdha. Tė jesh i pranishėm, tė jesh dėshmitar i kėsaj ngjarje
pėr kėtė gjeneratė qė ne jetojmė ėshtė njė privilegj, do tė thotė njė gjė qė
nuk pėrsėritet mė brenda kėsaj gjenerate, por ndoshta edhe shumė tė tjera.
Prandaj falenderojmė Zotin qė na ka dhuruar kėtė bekim tė shenjtė qė me
siguri ka pėr tė dhėnė mesazh shumė tė frytshėm pėr mbarė kombin shqiptar pa
dallim, pra ēdo pėrkatėsije fetare qė jemi, se ėshtė e vetmja Nėnė Tereza,
tash e lumtur dhe besoj shpejtė shenjtėresh qė i pėrket tė gjithėve pa
dallim.
Imzot Zef Gashi, kryeipeshkėv i Tivarit: 19 tetori me ngjarjen e
beatifikimit tė Nėnės Tereze, ngjarje kjo qė pėrkon me kontekstin e vitit
jubilar tė 300 vjetorit tė Kuvendit tė Arbėrit do tė mbetet si datė
historike nė analet e kishės dhe kombit shqiptar. Ne si popull sot kemi
nevojė pėr njė pėrjetim tė ri, pėr njė renesansė tė re shpirtėrore. Shpresoj
qė me ndihmėn e Zotit tė jemi tė vetėdijshėm dhe tė aftė ta pėrceptojmė
rėndėsinė e kėsaj ngjarje dhe me besnikėri ta qojmė pėrpara misionin dhe
mesazhin e saj drejt njė tė ardhme mė tė mirė.
Imzot Hil Kabashi, ipeshkėv nė Shqipėrinė e Jugut: Padyshim sot pėr ne ėshtė
njė ditė shumė e rėndėsishme sepse ne kemi ardhur kėtu qė ta pėrkujtojmė
pėrfundimisht veprėn qė bėri Nėnė Tereza, e cila ėshtė bijė, motėr dhe nėnė
e jonė. Ky personalitet i madh i shekullit tė kaluar, e cila njerėzimit i
ofroi dashuri pa dallim race e gjuhė, kombi dhe feje duhet tė jetė frymėzim
pėr ne qė sipas shembullit tė saj tė pėrkrahim tė mirėn, tė mėnjanojmė tė
keqėn dhe tė jemi mė tė vėrtet nė rrugėn e saj duke e dashur Zotin dhe tė
afėrmin. Prania e numrit tė madh tė shqiptarėve ėshtė shenjė qė Nėnė Tereza
ėshtė nė zemrat tona, pra shenjė qė nuk ėshtė larg nesh, por si gjithmonė
vazhdon tė mbetet tek ne. Shpirti i saj paqedashės na frymėzon pėr tė mirė
dhe na bashkon.
Imzot Mark Sopi, ipeshkėv i Ipeshkvisė sė Kosovės: Pėr Nėnėn Tereze ėshtė
dėgjuar dhe folur shumė, por nėse ne kujtojmė vetėm titullin Nėnė qė bota
ia ka dhėnė i thotė tė gjitha. E njė bijė e jona shqiptare me tė vėrtet tė
quhet nėnė e mbarė botės, nėnė shpirtėrore kuptohet, nėnė me veprimin e saj
tė cilin e ka bėrė me dashurinė e pamasė duke treguar ndaj tė varfėrve, ndaj
tė lėrneve pas dore, njerėz tė cilėt kanė qenė tė hudhur, tė gjuajtur prej
shoqėrisė - ajo ka marr kujdes pėr ta. E mu kjo e ka bėrė qė ajo tė
numėrohet ndėr shenjtėreshat, sepse nė gjygjin e fundit Krishti nuk na pyetė
a ke qenė i pasur apo ke qenė i menēur, por pyet ēka i keni bėrė njė mė tė
voglit mė keni bėrė mua. Ajo duke u nisur nga ky parim ka vepruar dhe
arritur tė quhet Nėna e mbarė botės dhe sot tė numėrohet nė mesin e tė
Lumturve. Unė i jam shumė mirėnjohės Selisė sė Shenjtė pėr kujdesin e
veēantė qė tregoi pėr delegacionin nga Kosova, duke ofruar grupin tonė nė
rendet e para, grup ky i pėrbėrė prej strukturave tė ndryshme tė pushtetit
dhe kishės, pa dallim moshe dhe gjinie, tė pėrfaqėsuar nga dy besimet,
mysliman e katolik. Ishte vėrtet njė ditė e jashtėzakonshme pėr mbarė kishėn,
por mė tepėr pėr ne shqiptarėt.
Dr.
don Lush Gjergji, famullitar nė Binqė (biograf i shquar i Nėnė Terezės): Njė
kėnaqėsi e posaqme, njė ndjenjė e madhe e nderimit dhe e falenderimit pėr
bijėn, motrėn dhe nėnėn tonė, e cila me beatifikim do tė bėhet edhe e
lumtura e mbarė njerėzimit sepse jetoj pėr Zotin dhe pėr njeriun dhe ėshtė
njė mirėnjohje nė rend tė parė e Zotit, por edhe e Papės dhe kishės katolike,
e cila nė tė njohu vyrtytet heroike, njė shėrbim tė pashembullt qė nuk e ka
njohur jo vetėm historia e kishės, por as historia e botės. Nėnė Tereza
ėshtė dashuria nė vepėr nė shėrbim tė Zotit dhe tė njeriut.
Don
Anton Kēira, famullitar nė kishėn e Shėn Palit nė Detroid: Lumturimi i
Nėnė Terezės ėshtė njė krenari e madhe pėr popullin shqiptar, por edhe mbarė
botėn. Unė kam marr pjesė nė varrimin e saj nė shtator tė vitit 1997 nė
Kalkutė. Mė kujtohet se atė kohė nė gazetat e vendit ishte temė aktuale
vdekja e misionares shqiptare, shtetase shumė e respektuar dhe e dashur nė
Indin e largėt. Nė ballinėn e njė tė pėrditshmeje shumė tė lexuar ishte
ilustruar njė peshore, nė njėrėn anė tė peshores ishte globi, ndėrsa nė anėn
tjetėr ishte Nėnė Tereza. Kjo do tė thotė se vlera e saj ishte e barabartė
me atė tė tėrė rruzullit tokėsor. Kjo flet shumė pėr ne shqiptarėt, dhashtė
Zoti qė ne ta kuptojmė kend e kemi pas nė mesin tonė dhe ti lutemi asaj, tė
shkojmė rrugės sė saj.
Dr.
don Mikel Sopi, misionar shqiptar nė Zvicėr: Jemi krenar qė pikėrisht bija e
gjakut tonė, Nėnė Tereza edhe nė kėtė kohė tė ngjeshur dhe stėrngarkuar me
dhunė dhe paragjykime, bėhet shembull se fuqia nuk qendron nė faktin e
dhunės, por nė vlerėn shpirtėrore, nė zemėrgjerėsi, nė respektimin dhe
dashurinė ndaj njeriut. Njeriu si shembėlltyrė e Zotit ėshtė subjekti tė
cilit i shėrbeu Nėnė Tereze, dhe fakti i cili e bėri atė tė madhe dhe tė
shenjtė para Zotit dhe para njerėzve. Aktualiteti i Nėnė Terezės nė tėrė
globin, shprehė jo vetėm mungesėn e vlerave shpirtėroe, por edhe nevojėn e
madhe pėr ta aktualizuar paqen, drejtėsinė dhe dashurinė nė tė gjitha
rrafshet e jetės. Lumturimi i saj ėshtė njė rast i mirė qė na largon nga
rėmja nė kurthat e parapėrgatitura.
Atė
Nue Kajtazi, meshtar i rregullit franēeskan nė Gjakovė: Ishte njė ditė e
veēantė pėr mbarė kishėn katolike, nė veēanti pėr popullin tonė shqiptar.
Ishte beatifikimi i njė misionareje, njė gruaje tė madhe shqiptare tė vertet
dhe mė pėlqeu fakti nė atė librin e liturgjisė ku Nėnė Tereze thotė:
Unė jam me gjak shqiptare... . Me kėtė zgjidhet njė problematikė shumė e
madhe dhe e them se ishte njė rast i veēantė tė ndihemi krenar se jemi
shqiptarė.
Motra Leonora Toma: Unė sot jam shumė e gėzuar. Kjo nėnė e madhe me
kontributin e pashoq gjatė jetės sė saj e ka nderuar popullin tonė, kudo
gjendet. Ka qenė njė moment shumė i emocionuar shtegtimi, por edhe i lutjes.
Nuk ka qenė vetėm njė moment i shėtitjes dhe daljes. Por ka qenė njė moment
i mrekullueshėm meditimi, sė paku mbi jetėn dhe sakrificėn qė Nėnė Tereza
dha pėr tė sėmurit dhe tė varfėrit gjatė jetės saj baritore.
Akademik Mark Krasniqi: Kjo ėshtė njė festė e madhe pėr gjithė botėn, sepse
Nėnė Tereza ka qenė nėnė e gjithė popullit, jo vetėm e popullit shqiptar e
gjakut tė cilit ėshtė, por kėtu ishte mbledhur e gjithė bota. Pėrfaqėsues tė
mbarė botės, nga India ku shėrbeu gjerė nė vdekje e vise tė tjera pėr ta
nderuar edhe nė kėtė mėnyrė solemne Nėnėn Tereze, siq po e nderon sot kisha
katolike duke e shenjtėruar. Ne shqiptarėt duhet tė jemi krenar qė e kemi
Nėnėn Tereze edhe nė tokė, edhe sot nė qiell.
Agim
Doqi, poet dhe publicistė nga Lugano: Lumturimin e Nėnė Terezės e shoh si
pasurinė mė tė madhe kombėtare shqiptare. Kėnaqėsia ėshtė dimension i vogėl
pėr tė shprehur diqka tė tillė. Nėnė Tereza ėshtė shpallur e Lume dhe ne
jemi tė lumtur. Ti lutemi asaj.
Gjon
Berisha, afarist shqiptar nga Hamburgu: Sigurisht se dita e lumturimit tė
Nėnė Terezės ėshtė ditė e veēantė, ditė kjo qė pėr popullin shqiptar sjell
njė gėzim tė madh. Pra, padyshim ėshtė njė kėnaqėsi e papėrshkrueshme pėr tė
gjithė ne sepse ne sot kemi tė Lumen Nėnė Tereza.
Jenny Douglas, New York: Unė kam ardhur nga Shtetet e Bashkuara tė shoh nga
afėr kėtė ceremoni tė beatifikimit tė sė Lumės Nėnė Tereza nga shenjtėria e
tij Papa Gjon Pali i II-tė.
Vėrtet diqka madhėshtore. Derisa ishte gjallė, Nėnė Tereza kishte ardhur nė
Bronx dhe nė kishėn tonė ka hapur rregullin e Misionarėve tė Bamirėsisė. Sot
ajo ėshtė e Lume.
Pjeter Coli nga Würzburgu i Gjermanisė: Ditė vėrtet e jashtėzakonshme. Kjo
ceremoni e lumturimit me njė prani tė jashtėzakonshme tė njerėzve, nė mesin
e tyre edhe mijėra shqiptarė ka bėrė qė nė historinė e popullit tonė tė
shkruhet si ditė e veēantė kombėtare. Mendoj qė gjeneratat pas nesh do tė na
kenė lakmi qė kem pas fatin tė marrim pjesė nė ditėn e lumturimit tė vetmės
shqiptare qė e ka bota, e cila vėrtet e ka afirmuar kombin shqiptar si pak
kush tjetėr nė historinė e kombit tonė.
Simon Kuzhnini nga Zagrebi: Njė akt solemn, njė moment i paharrueshėm, njė
ditė e veēantė pėr historinė mė tė re tė popullit shqiptar. Sot ne ndiejmė
dhe pėrjetojmė mė shumė se kurrė dashurinė e nje nėne tė dashur, njė nėne me
trup tė vogėl dhe njė zemėr aq tė madhe, e cila me veprėn dhe punėn e saj u
dallua si njė ndėr figurat mė tė shquara botėrore tė shekullit. Ne si popull
shqiptar jemi krenar pėr tė gjitha kontributin qė ka bėrė e Lumja Nėnė
Terezė. Ne duhet tė shkojmė hapave tė saj dhe me dashuri ndaj njėri-tjetrit
dhe tolerancė ti tregojmė njerėzimit kudo se kombi ynė i dhuroi botės Nėnėn
Tereze, kėtė bijė tė madhe tė kohės sonė.
Kolė
Bisaku, Split Kroaci: Lumturimi i Nėnė Terezės ėshtė njė dhuratė pėr botėn
mbarė, veēanėrisht 19 tetori i kėtij viti ka pėr tė hyrė nė historine e
popullit tonė, si ditė fitoreje pėr shqiptarėt, tė cilėt kanė pajtoren e
tyre nė lutje drejtuar Zotit. Pra, ti lutemi Nėnė Terezės.
Astrit Leka, aktivist nga Gjeneva: Tė them tė drejtėn jam nė njė gjendje
shpirtėrore qė rrallė herė e kam ndier nė jetėn time. Ju lumtė atyre qė e
kanė organizuar dhe sidomos Papės Gjon Palit tė II-tė qė ka bėrė punėn
determinante nė pėrcaktimin e vlerave tė kėsaj gruaje qė quhet gruaja e
shekullit dhe mos tė harrojmė njė gjė tė rėndėsishme, pėr mua Nėnė Tereza i
ka bėrė shėrbimin mė tė madh popullit shqiptar, ku nė 97-tėn, pikėrisht kur
prestigji i ynė kombėtar kishte rėnė nė pikėn e tij mė tė ulėt, ajo pati
vdekjen e vet, do tė vdiste njė ditė dhe bota mori vesh se ky popull nuk ka
vetėm tė tillė, do tė thotė jo vetėm jo tė mirė, por ka edhe figura, si kjo
e Nėnė Terezės.
Marije Jakupi nga Praga: Jam e lumtur sepse ėshtė njė nga ditėt mė tė
rėndėsishme pėr gjithė popullin shqiptar, sidomos kur je nė vend tė huaj,
dashuria dhe nostalgjia pėr vendin tėnd ėshtė mė e madhe, sidomos atėherė
kur sheh flamurin tėnd duke u valėvitur ėshtė njė gjė e mrekullueshme. Jam
mė tė vėrtet e lumtur.
Palush Bisaku, Trogir Kroaci: Njė satisfaksion dhe gėzim shumė i madh.
Kėnaqėsi e papėrshkruar tė jesh i pranishėm nė njė akt tė tillė beatifikimi,
si ky pėr tė Lumėn Nėnė Tereza, tė kėsaj figure madhėshtore shekullore,
kėsaj shėrbėtoreje tė Zotit, e cila mė mirė se askush tjetėr u dallua pėr
mėshirėn dhe shėrbimin ndaj tė varfėrve. Pra ēdo gjė ishte e shkėlqyeshme
Ton
Marku nga Zagrebi: Dhashtė Zoti qė prej veprės sė Nėnės Tereze qė ėshtė e
pavdekshme ne shqiptarėt tė mėsojnė, tė dėgjojmė njėri-tjetrin, tė krijojmė
njė tolerancė mė tė madhe. Ajo do tė jetė njė udhėrrėfyese e mirė qė tė
mėsojmė prej gjithė asaj qė na ka lėnė si pasuri kombėtare.
Barbara Jones, Chicago: Ka qenė diqka e mrekullueshme. Njė gjė tė tillė nuk
e kam pėrjetuar ndonjėherė. Kam parė njerėz tė cilėt nė duart e tyre mbanin
uratė dhe fotografi tė Nėnės Tereze. Shumė prej tyre qanin, pra ishte njė
ditė e mire pėr tu thelluar nė meditim, ashtu siq veproi edhe Nėnė Tereza.
Momente vėrtet mbresėlėnese.
Zef
Marku, Zagreb Kroaci: Ky personalitet, simbol i humanizmit, e cila mė
thėniet filozofike jetėsore ėshtė figura numėr njė e shekullit tė 20-tė.
Pata mirėsinė ta takoja nė Zagreb, nė vitin 1981 dhe 1982. Takimet mė tė mė
ka lėnė mbresa ta pashlyeshme. Mė kujtohet trupi i saj, fytyra, kėmbėt, njė
palė sandale qė i kishte, pa ēorapė. Nėnė Tereza dje ishte njė oqean me plot
dashuri, sot njė e lumtur nė qiell. Nuk di nė botė edhe njė person qė ka mė
tepėr dashuri pėr secilin njeri, pėr secilin komb dhe mė tė vėrtet ėshtė
Nėna e Nėnave me pėrmasa botėrore.
Genc
Leka, publicist nga New Yorku: Nė vitin 1998 unė kam bėrė njė libėr mbi
jetėn dhe veprėn e Nėnė Terezės. Sot jam tepėr i lumtur qė isha prezent nė
kėtė ceremoni madhėshtore tė beatifikimit, bile jam i lumtur edhe pėr faktin
qė procesi i lumturimit tė humanistes sonė tė madhe u pėrshpejtua dhe kreu i
kishės katolike lejoi tė hapej ēėshtja e kanonizimit. Sot, Papa Gjon Pali i
II-tė tre vjet e gjysėm pasi Selia e Shenjtė ka hulumtuar dhe studiuar
veprimtarinė e humanistės shqiptare, beatifikoi Nėnė Terezėn, nė kėtė tė
diel kur kujtojmė misionarėt nga e gjithė bota.
Tush
Bisaku, Hamburg Gjermani: Mė kujtohet para 6 vjetėsh gjatė varrimit tė
Nėnė Terezės nė Kalkutė e gjithė ajo prominencė botėrore, njerėz tė kishės
dhe artit, shkencės dhe politikės, tė cilėt i jepnin lamtumirėn e fundit
trupit tė pajetė tė kėsaj gruaje me shtat imcak, por me besim shkėmbor, tė
patundur, tė cilės iu besua misioni tė kumtonte dashurinė e etur pėr
njerėzimin dhe kjo dashuri e saj na ka mbledhur sot kėtu nė sheshin e shėn
Pjetrit tė kremtojmė beatifikimin e kėsaj figure shumė dimensionale. Besoj
se ka pėr tė kaluar njė kohė e gjatė derisa kėtu tė ketė njė tubim tė tillė
madhėshtor, si ky pėr lumturimin e Nėnė Terezės.
Nikollė Kuzhnini, Zvicėr: Unė mendoj se kjo pėr popullin shqiptar ėshtė njė
fitore shumė e madhe dhe shpresoj se edhe ne si shqiptar do tė dimė tė
vlerėsojmė lumturimin e saj.
Ndrec Radi, Hamburg - Gjermani: Ceremoni dhe rituale tė kėtij lloji nuk kam
parė deri mė tash. Nderim i vėrtet i veprės madhėshtore tė nobelistės
shqiptare, e cila ishte nė shėrbim tė Zotit dhe njerėzimit, nė shėrbim tė tė
varfėrve dhe tė pastrehėve, pran tė sėmurėve dhe kėrbuleve, gjithmonė aty ku
kėrkohej bamirėsia dhe dashuria.
P.S. Autori (e-mail:albertbisaku@hotmail.com)
studion nė Institutin pėr Gazetari dhe Shkenca pėr Komunikim, si dhe atė tė
Gjermanistikės me drejtim tė dytė Teatrin dhe Mediat, nė Universitetin e
Hamburgut. Me rastin e beatifikimit tė Nėnė Terezės ka qenė reporter special
pėr mediat gjermane, nė veēanti duke kontribuar pėr radion Deutsche Welle