Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  

 

Speciale

NENE TEREZA e Kalkutes, bija e mohuar e Shqiperise


 "Une jem shum(e) tuj u lut(e) per ju, qe dashnija e Zotit t(e) mbush(e)
zemrat e juaja dhe gjith(e) boten"


            1. Legjenda e fundshekullit

 Pas legjendes se Rozafes, shkodranet kane krijuar edhe nje legjende
tjeter me te re per qytetin e tyre. Eshte gojedhena e portretit te Zojes
se Bekuar, pajtores se Shkodres (Zoja e Shkodres apo Zoja e Keshillit te
Mire eshte si Zonja Lurde ne France, Zonja Fatime ne Portugali, etj). Ai
portret shtegtoi vete pas shkodraneve kur emigruan pertej Adriatikut per
shkak te pushtimeve osmane. Kete gojedhene i treguan shqiptaret Papa
Gjon Palit II ne fillim te viteve '90 dhe ai, kur erdhi ne Shkoder, ia
solli ate portret te Zojes se Bekuar qytetit. Se bashku me portretin ai
u dhuroi shkodraneve edhe kishen e re te Zojes se Shkodres, qe u ndertua
aty ku disa dekada me pare te tjeret e kishin shkaterruar nga themmelet,
aty ne hyrje te Shkodres, poshte Kalase se Rozafes.

Por Papa Gjon Pali II, kur erdhi ne Shkoder, nuk desh te identifikonte
shkodranet (dhe te gjithe shqiptaret) me legjendat e tyre te kahmotshme.
Ai solli me vete "nje legjende" te re shqiptare qe ishte perhapur ne te
gjithe boten. Papa Vojtila prezantoi Nene Terezen, "shenjtoren e
gjalle", sic e quajti ai, para se ciles u perul me respekt. Mesazhi i
Papes qe kuptimplote. Ai desh t'u tregonte shqiptareve nje vlere
qytetarie qe u takonte atyre, nje simbol paqeje dhe miresie qe cdo
popull do ta deshironte ta kishte te vetin. Por shkodranet iu gezuan
vizites se Papes, sot i gezohen kishes se re dhe e harruan mesazhin me
te madh qe ai u solli me shenjten e gjalle. Shqiptaret mbajten zi ne
vitin 1997 kur vdiq Nane Tereza. Presidenti Meidani shkoi deri
ne Kalkuta per te marre pjese ne varrimin e saj. Por mesazhi i saj u
harrua kaq shpejt, sa edhe sot, ne 90-vjetorin e lindjes, nuk kujtohet
asnje institucion kulti apo laik te realizoje ndonje aktivitet
perkujtimor.

 Ne librarine "At Gjergj Fishta" te Shkodres, qe e kane hapur
franceskanet, gjithcka mund te gjesh, por per Nene Terezen, jo. "Asgje
nuk kena per Nane Terezen", te pergjigjet me keqardhje shitesja. As
lutja per popullin e vet, qe Nene Tereza e shkroi ne gjuhen shqipe, nuk
eshte diku e shkruar: "Une jam shum(e) tuj u lut(e) per ju - qi dashnija
e Zotit t(e) mbush(e) zemrat e juaja dhe gjith(e) boten".

                    2. Kush ishte Nene Tereza

 Ajo quhej Gonxhe Bojaxhiu. Ishte femija e trete e prinderve Kole
Bojaxhiu nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiu (Barnaj) nga Novo Sella e
Gjakoves. Lindi ne Shkup, ku i ati merrej me tregti dhe mblidhte ne
shtepine e vet artiste dhe patriote shqiptare. Ditelindja e saj eshte 27
gusht 1910. Gjashte vjet me pare kishte lindur e motra, Agia, dhe tre
vjet pas Ages, i vellai Lazri. Mesimet e para i beri ne nje shkolle
shqipe te Shkupit, ndersa gjimnazin, po ne ate qytet, ne gjuhen
serbo-kroate. Pasionet e saj te rinise ishin tre: te behej mesuese, te
shkruante dhe te recitonte poezi, te kompozonte dhe te luante muzike.

Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjece dhe u be murgeshe. Moter Tereza
pa u ndare nga poezia dhe muzika u largua nga Shkupi dhe u vendos ne
Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e
shkolles se vajzave. Nene Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi
urdhrin "Misionaret e Dashurise" (1951) per t'u sherbyer me te varferve
dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Ne vitin
1979, kur mori cmimin Nobel per Paqe, e gjithe bota mesoi se Nene Tereza
ishte shqiptare. Por Shqiperia heshtte. Republika Popullore Socialiste e
Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as
sa per te pare nenen e saj qe jetonte ne Tirane, as per te marre pjese
ne varrimin e saj me 1974, as... per te pare varrin. Madje kete vize nuk
ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes
deri ne fillim te viteve '90.

Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte
nene kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte
960 000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte
47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te
braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160
femije ilegjitim e bonjake. Keto jane shifrat e mesit te viteve '80.
Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane
ndryshuar shume. Mjafton te themi se gjate ketyre 10 vjeteve
edhe ne Shqiperi jane ngritur disa institucione ku sherbejne motrat e
Urdhrit "Nene Tereza". Ato jane te pafjala. Vetem punojne. U sherbejne
me nevojtareve. Prandaj jane edhe me te pavena re, se pikerisht me
nevojtaret ne Shqiperi jane me te harruarit prej atyre qe kane mbire
ekraneve te stacioneve televizive publike dhe private. Per politikanet e
sotem shqiptare duket e mjaftueshme qe i dhane viston Nene Terezes
shqiptare te vinte me ne fund ne Shqiperi, duket e mjaftueshme qe ne
emer te saj themeluan nje urdher presidencial, i vune emrin nje kopshti
femijesh, nje spitali universitar dhe nje sheshi me shatervan. E
permenda fjalen shatervan se pikerisht ai u be shkak te zvarritej
ngritja e monumentit kushtuar Nene Terezes. Sec kane dale ca njerez
moderne te ne, si pune ministrash, qe kane mesuar ca marifete gjoja
perendimore, qe edhe monumentin kaq te perfolur per Nene Terezen e kane
lidhur me ate punen e tenderave, ca tenderave qe duhet te shembin nje
shatervan per te ngritur nje monument dinjitoz etj, etj. Pastaj, i
fundit fare eshte konkursi, qe me sa duket nuk do te jete aspak
artistik, por thjeshte postmodernist qe ne gjuhen e biznesit shqiptar do
te thote nje lloj tenderi i pazhdoganueshem, i pataksueshem, i
pakontrollueshem, me nje fjale, biznes elitarist. Per keta tipa
qeveritaresh dhe politikanesh, Nene Tereza do te thoshte: "Njeriu nuk
eshte lakuriq vetem per arsye se nuk ka veshje. Mund te
jete i zhveshur edhe atehere kur nuk ka dinjitet (nderim)".

                  3. Misionaret e Dashurise

Urdhri apo Rendi i ri i Misionareve te Dashurise, qe themeloi Nene
Tereza ne Kalkute dhe u shtri brenda pak viteve si veprimtari konkrete
ne te kater anet e globit, eshte nje reforme unikale e institucioneve
sociale te kultit dhe paralajmerim i mendesive te reja per menaxhimin e
shoqerise njerezore. Asnje institucion fetar apo civil nuk i ka
kundershtuar Misionaret e Dashurise, sadoqe nuk mund te thuhet se
veprimtaria e tyre eshte kuptuar plotesisht. Vete Nene Tereza nuk beri
perpjekje per argumentime teorike, sado qe jane mbledhur ne nje vellim
modest mendimet e saj te urta, te shprehura ne menyre lakonike gjate
takimeve te saj te organizuara apo te rastesishme. Po keshtu jane
mbledhur edhe poezite e saj qe s'jane gje tjeter vecse formulime
brilante te idealeve te saj humane (ne shqip jane perkthyer me art nga
poeti Visar Zhiti dhe me modesti nga nxenesja Doruntina Cobani). Por, as
ato poezi nuk mund te thone ate qe ne te vertete ngerthen vepra e
Misionareve te Dashurise. As me dhjetera biografi per veprimtarine e
Nene Tereze, qe jane shkruar thuajse ne te gjitha gjuhet (Donika Omari
ka perkthyer ne gjuhen shqipe nje monografi serioze per Nene Terezen,
ndersa ne Kosove dr. Lush Gjergji ka botuar dy libra qe jane perkthyer
ne disa gjuhe te huaja), nuk kane arritur te ndricojne thelbin gati
mbinjerezor te veprimtarise se motrave Misionare te Dashurise. Ndoshta,
sepse dashuria e madhe eshte veshtire te shprehet me fjale. Ndoshta se
edhe fjalet per dashurine jane shperdoruar kaq teper, si fjalori
dogmatik i politikaneve, sa e bejne te paafte gjuhen njerezore
te veteshprehet njerezisht. Ndoshta, dhe kjo duhet te jete me e sakta,
njerezimi ka ngritur nder shekuj disa institucione kunder vetvetes dhe
tani e ka te pamundur te clirohet syresh, edhe kur prej tyre jeta behet
e padurueshme. Te kjo e fundit vuri dore Nene Tereza, domethene, tek ajo
pjese e shoqerise njerezore qe e shfaq hapur faktin se jeta eshte bere e
padurueshme, fakt te cilin shoqeria civile moderne e kishte pranuar si
fatalitet te saj. Nene Tereza iu kundervu keshtu rrjedhes fataliste te
njerezimit ne emer te dashurise hyjnore per Zotin dhe njeriun. A nuk
eshte kjo nje reforme e institucioneve te kultit?

Ajo dhe motrat e saj grumbulluan lebrozet e braktisur fatalisht nga
shoqeria civile, nga institucionet e kultit, nga familja dhe nga vete
ata. Ua lehtesoi dhimbjen e braktisjes lebrozeve duke u sherbyer me
dashuri njerezore, sepse ishin njerez dhe shujta e tyre me e domosdoshme
eshte dashuria. Mblodhi pleqte e braktisur rrugeve dhe beri te njejten
gje, jetimet, foshnjet e braktisura, te plagosurit ne vijen e pare te
frontit, emigrantet e rraskapitur nga zhgenjimi dhe shperfillja. C'ironi
per institucionet shendetesore dhe fondet qeveritare te
(mos)planifikuara per pune sociale! C'ironi per teorite sociale,
predikimet e njerezve te kultit, per organizmat nderkombetare qe
shpenzojne miliarda per mbrojtjen e femijeve dhe emigracionin! Nene
Tereza i injori parate e tyre. Fondacioni i saj pranonte vetem dhurata
bamiresie prej personave e jo prej qeverive e institucioneve.
Organizimi i Misionareve te Dashurise eshte nje sfide e hapur ndaj
strukturave institucionale te derisotme te shoqerise njerezore. Shume
personalitete e kane pohuar ne menyre te terthorte kete gje, por ende
nuk kane mundur te pranojne reformen dhe mendesite e reja qe solli
vepra e Nene Terezes. Papa Pali VI e ka quajtur "lajmetare guximtare
te dashurise se Krishtit", Papa Gjon Pali II: "frymezim i madh per
perparim autentik njerezor dhe shoqeror...". "Te njohesh ate,- thoshte
Indira Gandi,- do te thote te kuptosh pervujtesine absolute, te hetosh
ne fuqine e butesise, faren e dashurise". Nene Terezen, Ronal Regan e
shihte si "heroinen e kohes sone". Mundesia e re e kesaj heroine eshte
shprehur shume thjeshte. Ajo mendesi qendron ne zgrip te nje ardhmerie
te deshiruar prej te gjitheve dhe te nje tradicionalizmi banal qe ua ka
merzitur te gjitheve. Nene Tereza lutet per nje bote te re: "Eshte detyra
e cdokujt t'i nderroje strukturat, por nuk do te jemi te afte per kete
derisa mos t'i nderrojme zemrat tona". Per kete arsye Peres de Kuelar
e ka quajtur "gruaja me e fuqishme e botes. Ajo eshte Kombet e
Bashkuara. Ajo eshte paqja ne bote..."

          4. Sfida e dashurise se madhe

Sfida qe i beri Nene Tereza strukturave shoqerore nuk eshte bamiresia e
saj ndaj me te varferve dhe me te abandonuarve, si duan ta paraqesin
disa. Nuk eshte as devocioni i saj kristian, si duan ta ngushtojne
misionin e saj disa te tjere (njeanshmeri ka pasur edhe ndonje veper e
perkthyer kohet e fundit per Nene Terezen). Nene Tereza dhe motrat e
Urdhrit te saj jane simbol i bamiresise deri ne vetesakrifikim, simbol i
devocionit hyjnor deri ne shenjterim. Por nuk mjafton te thuhet kaq per
sfiden e Misionareve te Dashurise. Nuk mjafton, sepse bota nuk mund te
ndryshoje me strukturat e vjetra te bamiresise dhe te devocionit te
vjeteruara sa vete shoqeria njerezore mbi toke. "Ne bote,- thoshte Nene
Tereza,- ka teper meri, teper luftera. Keto dukuri s'do t'i largojme as
me pushke as me bomba, as me ndonje arme tjeter
qe shkaterron. Kete mund ta arrijme vetem me dashuri, me gezim, me paqe.
Dashuri, gezim, paqe. E cili politikan nuk i demagogjizoi keto fjale per
te marre pushtet, per te sunduar dhe per te korrur perfitime vetjake?
Cili institucion, shteteror apo civil qofte, nuk i pervetesoi ata si
pjese strukturore te sundimit te tij te perkohshem. Shqiptaret, te ndare
ne besime, partira, klane dhe ish-klasa armiqesore, vazhdojne te jene
dashurihumbur, gezimprishur dhe paqedeshiruar edhe sot e kesaj dite.
Prandaj, duket, e shohin si femijen plangeprishes, shqiptaren e madhe te
shekullit. Prandaj, duket, ende nuk e kane prekur madheshtine e saj. Por
edhe nuk ka kush t'u prije drejt saj. Politikaneve shqiptare te te
gjitha ngjyrave u rendojne percaktime te tilla te Nene Terezes kur
thote: "Mua nuk me intereson aspak politika... Une nuk veproj me
kurrefare qellimi politik. Kisha deshiruar qe te gjithe ta kuptojne se
gjeja me e rendesishme ne jete eshte dashuria. Ketu eshte fillimi i
veprimtarise per te drejtat njerezore". Krejt ndryshe mendojne dhe
veprojne klanet "elitare" ne Shqiperi. Te drejtat dhe lirite universale
ato po i shohin si prone e nje grupi te zgjedhurish rastesisht, te cilet
abuzojne deri te ilacet, ndihmat humanitare dhe uji i pijshem. Shume
prej tyre jane ngurtesuar ne veprimtari masovike dhe per kete duan
shperblime nga shoqeria. Por kete kategori Nene Tereza e fshikullon
ashper kur thote: "Per te dale ne shesh, per te bertitur, per te shkruar
parulla jane te afte te gjithe".

 Jo te lehte per ta pranuar Nene Terezen duhet ta kene edhe kleriket
fanatike dhe misionaret e besimeve te shumta fetare qe veprojne ne
aktualisht ne Shqiperi, vecanerisht kur mendojne vetem per institucionet
e tyre te kultit dhe rezidencat luksoze. Institucionet dhe rezidencat e
Nene Terezes jane spitalet dhe klinikat per te varfrit, shtepite e
pleqve te braktisur, jetimoret, shkollat.
Ne nje fare menyre, ajo nuk ben dallime fetare dhe propagande te
njeanshme kur thote: "Kurre s'kam pyetur: kush eshte hebre, indian, i
zi, i bardhe, cilit komb, ciles fe i takon. Une shoh vetem te bijte
(femijet) e Zotit, vellaun tim dhe motren time ne cdo njeri". Dhe,
megjithese Shqiperia ka shume vellezer dhe motra te Nene Terezes, te
pakte jane ato qe e kane ndier doren e saj dhe te motrave Misionare te
Dashurise. Institucionet qe ngriti Nene Tereza ne Shqiperi pakkush i di
ku jane: dy ne Tirane dhe nga nje ne Shkoder, Durres, Puke, Korce dhe
Elbasan. Asnje gazetar nuk ka shkruar per ta, sepse aty nuk ka zedhenes
shtypi, koktejle apo VIP-a te modes. Por Nene Tereza kete gje e kishte
parashikuar kur thoshte: "Te varfrit dhe te semuret jane te padobishem
per shoqerine dhe pothuaj askush s'ka kohe per ta...". Nga ana tjeter
ajo ka thene se varferia nuk ka skaj, prandaj edhe "ne Evrope si dhe ne
bote, ka shume uri per dashuri, perpos urise per buke".

           5. Instituti "Nene Tereza"


 Jo per nacionalizem, se Nene Tereza u perket vlerave universale te
njerezimit, as per pasaporte integrimi rrjedhave te qyteterimit te sotem
perendimor, shoqeria e sotme shqiptare duhet ta shpalle Nene Terezen
simbol te qytetarise kombetare. Ne, shqiptaret, nuk kemi perse te
rremojne andej-ketej per te pershtatur nje filozofi vepruese me te qarte
dhe me te thjeshte per jeten e tone, se ate qe la trashegim Nene Tereza
me vepren e saj per mbare njerezimin, s'kemi perse te rrekemi per t'u
bere bashkekohore dhe te stermundohemi duke shpikur teorira per te qene
dikushi ne Paktin e Stabilitetit qe na ka ofruar bota e qyteteruar. Le
t'i drejtohemi seriozisht veprimtarise se Nene Terezes dhe mendesive te
saj. Nese na kerkohet, dhe vertete na duhet, te jemi faktor paqeje ne
Ballkan dhe me gjere, paqja, simbol i se ciles u be Nene Tereza ne te
gjithe globin, do te ishte me idealja per ne, nese na kerkohet, dhe
vertete na duhet nje fqinjesi e mire, humanizmi universal i Nene Terezes
eshte gjithmone shembull bashkejetese i persosur per sot dhe ne vazhdim,
nese na kerkohet, dhe vertete na duhet, mirekuptimi brenda vetes,
toleranca, qetesia, prosperiteti, qytetaria... dashuria e Misionareve te
Dashurise eshte pasuria me e pashfrytezuar qe kemi.

 Vecse Nene Terezen te mos e privatizojne per qellime vetjake
institucionet qeveritare te kultit apo te OJQ-ve, si po veprohet kudo
per cdo vlere materiale dhe kulturore kombetare. Te mos e parcelizojne
nder partira dhe shoqata te mbyllura, per qellime karriere. Te mos e
fusin ne lojen e tenderave per nje monument apo te projekteve per botime
komerciale. Dhe te mos e bejne te harruar muzeve duke e lene ne
"shenjterine e saj". Ndoshta nje institut i Nene Terezes ne Tirane do
t'i kishte hije Shqiperise, nje institut kombetar qe te grumbullonte dhe
te botonte trashegimine e saj, te studionte pervojen e saj dhe te
motrave Misionare te Dashurise kudo ne bote, te rekomandonte forma
konkrete pune per zbutjen e varferise ne Shqiperi, per paqen e
prosperitetin e deshiruar prej te gjitheve. Ai institut jo vetem te
mbante emrin e Nene Terezes, por edhe te ngrihej sipas parimeve te saj,
domethene, me kontributin e donatoreve joqeveritare e joinstitucionale,
nje institut i shoqerise civile ku te sherbejne njerez me perkushtim
shkencor
dhe specialiste qe besojne vertet ne mendesite e reja te menaxhimit te
shoqerise njerezore.
Dhe, nese sot kudo ne bote ka njerez (disa prej te cileve veprojne edhe
ne Shqiperi), qe besojne ne nje shoqeri civile, ky institucion nuk eshte
i pamundur dhe mendesite thellesisht humane te Nene Terezes nuk do te
mbeten nje utopi. Legjenda shqiptare e shekullit, te cilen e nderoi e
gjithe bota e qyteteruar, nuk do te mbetej nje gojedhene e tejkaluar ne
kohe, por do t'i paraprinte nje epoke te re ne Mijevjecarin e Ri. "Sot
te gjithe kane uri per dashuri, sepse jemi te lindur per te dashuruar
dhe per te qene te dashuruar"

"Gjeja me e rendesishme ne jete eshte dashuria. Ketu edhe eshte fillimi
i veprimtarise per te drejtat njerezore"

"Paqja arrihet me vepra te dashurise"

"Ka edhe sot mjaft rreziqe qe e erresojne dashurine. Deshtimi (aborti)
s'eshte asgje tjeter perpos frike:frike prej femijeve ende te palindur"

 "Jeta jote eshte te jetosh, te duash, te deshmosh dashurine e Hyjit ne
te tjeret"

 Koha Jone -28  gusht 2000

Priru! / Torna!