Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 
  • STORIA DELLA CHIESA CATTOLICA IN ALBANIA 1919-1993

  • di Markus Peters

  •  

  • Historia e Kishės Katolike nė Shqipėri 1919-1993

     

    Peters, Markus W.E., Geschichte der Katholischen Kirche in Albanien 1919-1993, Wiesbaden 2003, fq. 340.

     

    Nga Zef Ahmeti, St. Gallen, qershor 2004

  •  

     

    „Asnjė Kishė tjetėr nuk ka vuajtur nga pėrndjekjet e ndryshme sa ajo e Shqipėrisė, njė  Kishė ndėr mė tė vjetrat nė botė“, kėshtu e fillon parathėnien e veprės  sė veēantė gjermani Markus Peters. E veēantė ngase pėr kėtė periudhė ėshtė shkruar shumė pakė, ose ėshtė shkruar nga aspektet e tjera, por jo edhe pėr gjendjen e Kishės si subjekt. Libri prej 340 faqes ka njė material shumė interesant. Autori ka bėrė njė vepėr me pėrkushtim. Kėtė e dėshmojnė vizitat qė i bėnė Shqipėrisė pėr ta mbledhur materialin pėr studim, qė sipas autorit, ėshtė i shpėrndarė nė shumė vende, por edhe mėsimi i gjuhės shqipe, tė cilėn e zotnon shumė bukur.

     

    Historia e Kishės nė Shqipėri ėshtė njė desiderat shkencor, vlerėson autori. Sipas Markusit, aktet kishtare qė ruhen nė Arkivin Shtetėror nė Tiranė, poashtu edhe mediat e periudhės 1891-1944 dhe atyre qė publikohen pėrsėri pas vitit 1991, gjer mė tani janė tė siguruar nga shumė pakė historian.  Aktet qė janė sekuestruar (1944-48 dhe 1967) nga Arkivat Kishtare edhe sot gjenden nė fondin e mbyllur, dhe ēasja nė kėto dokumente ėshtė e pamundėshme, megjithė kėrkesave tė panumėrta - edhe pse ato akte shumė pak kanė tė bėjnė me vendime gjykatash tė kohės kurė ato janė konfiskuar, pra kanė karakter vetėm kishtar e kulturor - njofton autori Markus, ai cekė sidomos ndalesėn pėr kėrkime shkencore tė fondi tė Gjergj Fishtės dhe Donat Kurtit.

     

    Disa akcente nga libri 

     

    Peters Markus ne librin e tij jep disa tė dhė lidhurme kontributin e Klerit dhe Kishės Katolike pėr njohjen e pavarsisė sė shtetit shqiptar, qė mė vonė ky shtet e shkatėrron kėtė subjekt kishtar deri nė alivanosjen para vdekjes.

    Nė atė kohė ipeshkvi Bumēi zgjidhet anėtar i Qeverisė sė Pėrkoshme tė Durrėsit, Gjergj Fishta bėhet sekretar i tė parit… Mė 21-22 dhjetor 1919 mblidhet delegacioni shqiptar me rastin e Konferencės sė Paqės nė Paris dhe lusin Imzot Bumēin pėr njė audience me Papėn … nė ditėt e para tė janarit tė vitit 1920 Bumēi pritet nė audience nga Papa Benedikti XV ku e lutė qė tė ndėrmjetėsoj te presidenti i SHBA-ve, Wilson, dhe Angli pėr tė ndalur ndarjen e tokave shqiptare qė rrezikohej tė ndodhte nė Konferencėn e Parisit… Pas intevenimit tė Papės mė 6 janar 1920 (dy muaj mė vonė) arrinė njė Notė Konferencės sė Parisit nga presidenti i SHBA-ve, Wilson, ku kėrkon qė tė rrespektohet suvereniteti i Shqipėrisė sipas kufijve tė vitit 1913… Ndėrsa shteti i parė nė botė qė e njeh Shqipėrinė si shtet tė pavarur ėshtė Vatikani… Bumēi nė atė kohė kėrkonte qė edhe Kosova tė jetė pjesė e Shqipėrisė…

     

    Rreth  stukturės sė librit

     

    Peters Markus para se tė hyj nė lėnden studimore tė periudhės 1919-1993, ai trajton si hyrje periudhėn e  filleve tė krishtenizmit nė tokat shqiptare duke emruar nė mėnyrė kronologjike figurat mė tė ndritura, pėrkatėsiht mė tė rėndėsishme.

     

    Libri ėshtė i ndarė nė tetė pjesė. Fillon me hyrjen, duke vijuar me burimet studimore, mėpastaj vazhdon me pjesėn kryesore tė studimit “Bazat e historisė sė kishės Katolike nė Shqipėri nga Konferenca e Paqės nė Paris 1919/20 deri nė vizitėn pastorale tė Papės Palit II-tė nė vitin 1993”, pjesa tjetėr i kushtohet Organizimi dioēezan dhe geografisė sė Shqipėrisė, duke ardhur drejt fundit me biografitė e shkurtėra tė figurave tė rėndėsishme kishtare shqiptare, pėr ta pėrfunduar me fjalėn e fundit, shpjegimin e shkurtesave dhe literaturėn.

    Vlenė tė theskoshet se ēasja studimore qė i ka bėrė Markus kėsaj teme i thenė shumė tema tabu, duke nxjerrė tė dhėna shumė tė rėndėsishme pėr rolin e Kishės Katolike Shqiptare nė Shqipėri nė shėrbim tė kombit dhe pėr ruatjen e identitetit dhe kulturės shqiptare nė tėrsi.