| |
- Abetarja
Udha e shkronjave
- Abetare
moderne, me nivel shkencor dhe pedagogjik
-
-
Para
disa ditesh mu dha mundesia te kem ne biblioteken time personale
abetaren Udha e shkronjave. Duke qene prej dhjetra vitesh mesuese e
ciklit te ulet dhe sidomos e klasave te para, jam mjaft e gezuar qe
shqetesimi i shoqerise per abetaren e klasave te para eshte rritur se
tepermi. Mė poshtė po shpreh mendimet e mia per abetaren Udha e
shkronjave tė autorit Artur Shkurti.
-
Abetarja Udha e shkronjave ėshtė njė abetare me paraqitje tė
bukur dhe ilustrime dinjitoze. Ajo ėshtė moderne, bashkėkohore, cilėsore
dhe me nivel shkencor e pedagogjik. Kjo abetare e realizon synimin e saj
nėpėrmjet metodave dhe formave pedagogjike e psikologjike nga mė tė
ndryshmet. Ajo ėshtė mjaft e kompletuar. Ka dy fletore tė modeluara pėr
shkrim, ka dy fletore tė veēanta pėr orėn e diktimit e cila mė parė
mungonte dhe kėshtu krijonte boshllėqe e vėshtirėsi nė punė. Shpesh
ėshtė abuzuar nė kurriz tė lėndėve tė tjera pėr ti kaluar kėto
vėshtirėsi. Abetarja ėshtė e pajisur me kaseta magnetofoni, tė cilat pėr
herė tė parė futen si shoqėruese tė domosdoshme pėr lėndėn e abetares.
Kompleti i abetares shoqėrohet me njė libėr udhėzues pėr mėsimin e
abetares (pėr mėsuesit dhe prindėrit), i cili ėshtė me vlera tė mėdha,
jo vetėm sepse jep nė mėnyrė tė hollėsishme rrugėt qė duhen ndjekur pėr
tė mėsuar leximin dhe shkrimin e abetares, por edhe sepse bėn atė qė
mėsuesi nė shkollė dhe prindi nė shtėpi tė ndjekin tė njėjtėn rrugė
pedagogjike. Ndjekja e rrugėve tė ndryshme nga shkolla dhe familja ka
sjellė mjaft anomali.
-
Mė
poshtė po jap disa nga pėrshtypjet e mia vetėm pėr pjesėt e leximit qė
figurojnė nė kėtė abetare.
-
Pjesėt e leximit janė pėrzgjedhur me kujdes pas njė pune shumė tė madhe
e tė lodhshme studimore e shkencore pėr tė realizuar me sukses qėllimin
mėsimor-edukativ.
-
Materiali i leximit ėshtė nė forma tė ndryshme, si: tregime, poezi,
lojra tė shumta si dhe nga krijimtaria popullore ka pėrralla, gjėegjėza,
anektoda etj.
-
Kėto
pjesė kanė karakter shkencor, artistik dhe edukativ. Ato janė tė bukura
dhe fėminore. Duke qėnė interesante tėrheqin vėmendjen e nxėnėsve e cila
ka vetinė tė shpėrndahet shpejt tek ata. Mbi tė gjitha ato janė mjaft tė
thjeshta dhe shumė tė pėrshtatshme pėr fėmijėt nė moshėn gjashtėvjecare.
-
Nė
abetare ruhet parimi i vazhdimėsisė nga mė e lehta tek mė e vėshtira
gradualisht.
-
Ajo
ka edhe shumė vjersha tė bukura tė cilat janė tė domosdoshme pėr tė
ndihmuar zhvillimin e kujtesės dhe ligjėratės gjė qė shėrben pėr
pėrgatitjen e fėmijės pėr nė klasat mė tė larta.
-
Abetarja hapet me njė poezi tė bukur tė Xhevahir Spahiut e cila ėshtė
edhe nė formė kėnge nė kasetat shoqėruese. Nė tė, ndėr tė tjera, thuhet:
-
Abetare! Abetare!
-
Sillma diellin nė dritare.
-
Lehtė, lehtė e bukur,
bukur
-
Dora ime sa e lumtur,
-
Hap njė faqe, kthen njė
fletė,
-
Nėpėr shkronja bota
vetė
-
Ndėrsa mbyllja bėhet me tregimin e bukur Me pushime nė malėsi.
-
Nė
kėtė abetare rėndėsi e veēantė i kushtohet periudhės pėrgatitore e cila
ėshtė a,b,c-ja e shkrim-leximit.
-
Pjesėt e leximit janė shumė edukative, ato i ushqejnė fėmijėve dashurinė
pėr Atdheun, si, p.sh.: nė pjesėt Udhėtim me aeroplan, Nė Sarandė,
Shqipėria dhe shqiptarėt, Flamuri i Shqipėrisė dhe veēanėrisht tek
vjersha e Naim Frashėrit Shqipėri!Atdheu im:
-
O Atdhe! Mė je i
dashur sa mė ska.
-
Mė je nėnė, mė je motėr,
mė je vėlla
-
Dashurinė pėr shokėt, nėpėrmjet pjesėve tė leximit Katėr shokėt, Nė
ditėlindje, pėr prindėrit dhe pėr nėnėn, si nė vargjet:
-
Mė i dashur, mė i
ėmbėl
-
Mė i dhimbshėm dhe me
vlerė,
-
Ėshtė njė emėr qė gjithė
bota
-
Veē tė tillė e mban
pėrherė
-
Pėr
mėsuesen nė pjesėn 7 Marsi:
-
Kėto mimoza janė pėr
ju, mėsuesja jonė e dashur..
-
Dashuria pėr zogjtė del nė pjesėn Trumcaku i vogėl.
-
Mbi
tė gjitha pjesėt e leximit i pėrgjigjen plotėsisht qėllimit tė mėsimit
duke e realizuar atė me forma dhe metoda nga mė tė ndryshmet.
-
Njėra
nga kėto forma ėshtė edhe ajo e veēimit tė tingullit nėpėrmjet njė
vjershe, pėrralle apo gjėagjėze, tė cilat lėnė mbresa tė forta nė
kujtesėn e fėmijėve pėr njė kohė tė gjatė. Tė tilla gjen mjaft nė kėtė
abetare. Le ta ilustrojmė me disa shembuj:
-
-
Pėr
veēimin e shkronjės o shfrytėzohen vargjet e vjershės:
-
O o o ēmė zuri,
-
o, o, o, ēmė gjeti,
-
goja hapur se ēmė mbeti.
-
Se e kisha tė vėshtirė,
-
Shkronjėn o ta thoja
mirė
-
Tingulli pėrsėritet disa herė duke rrumbullakosur buzėt dhe duke gjetur
fjalė tė ndryshme me tingullin o.
-
Abetarja Udha e shkronjave rėndėsi tė veēantė i kushton pėrsėritjes sė
tingullit e shkronjės sė re e cila ėshtė kusht i domosdoshėm pėr ti
rrėnjosur nė mend ato.
-
Le tė
shohim pak mė hollėsisht paraqitjen e tingullit e shkronjės nj nė
rubrikėn Fjalia dhe teksti nė kėtė abetare.
-
Kjo
shkronjė paraqitet nė fjalė tė ndryshme nė tregimin Binjaket i cili
pėrmban jo njė, dy fjalė me shkronjėn nj si dikur, por shumė fjalė tė
ndryshme ku gjendet kjo shkronjė, si p.sh.: binjaket, Manjola, Sonja,
njėra, njėjtėn, enjte, njėmbėdhjetė, kushėrinj, njerėz, njohur, njėri,
njėqind, njėlloj, qirinjtė. Pra kjo pjesė pėrmban katėrmbėdhjetė fjalė
me shkronjėn nj.
-
Ajo
gjendet nė fillim tė fjalės, si tek fjalėt:njėqind, njėra, njėjtėn,
njėmbėdhjetė, njėqind, njerėz, njohur, njeri, njėlloj.
-
Nė
mes tė saj, si tek fjalėt: binjaket, Manjola, Sonja, enjte,
-
Dhe
nė fund tė fjalės, si tek: kushėrinj, qirinj.
-
Pra
kėtu plotėsohet nevoja e nxėnėsit pėr pėrsėritjen e tingullit dhe tė
shkronjės.
-
Nė
kėtė abetare bėhet e mundur qė shkronja e re tė perceptohet me tė gjitha
mėnyrat. Pjesa lexohet disa herė nė klasė nga mėsuesi dhe nxėnėsit,
vendoset kaseta nė magnetofon, bėhen detyra nė shtėpi, bėhet diktimi qė
ėshtė nė fund tė tekstit, bėhen lexim fishesh me fjalė e fjali qė
pėrmbajnė shkronjėn nj dhe pas gjithė kėtyre formave, besoj se e
gjithė klasa ėshtė njė gjendje tė njohė, tė lexojė dhe tė mbajė mend
mirė cdo shkronjė tė re.
-
Orėt
e mėsimit nė kėtė abetare janė me shumė variacion, gjė qė bėn tė mbajė
gjallė vėmendjen e nxėnėsve deri nė fund tė saj, pra nuk ka monotoni,
siē ndodh ndonjėherė nė abetaret e tjera. Kėtė e arrin duke pėrdorur
metoda nga mė tė ndryshmet, si: analizėn e sintezėn, globalen, fonetiken
apo atė tė lojės, etj.
-
Pėr
herė tė parė nė abetaret tona nė procesin mėsimor-edukativ, hyn njė
element i ri, siē ėshtė kaseta e magnetofonit. Kjo kasetė pėrmban
krejt lėndėn e abetares nė formė tregimesh dhe kėngėsh tė cilat e bėjnė
tė gėzueshme orėn e mėsimit.
-
Vlerat e ketyre kasetave janė tė shumėanėshme. Ato nga njėra anė i
sigurojnė nxėnėsve njė mjet argėtimi duke futur nė klasė kėngėt shumė tė
bukura tekstet e tė cilave janė mjaft metodike dhe janė shkruar nga
Mėsuesi i merituar Sitki Spahia, ndėrsa melodia nga kompozitori i
njohur Ardjan Hila. Nga ana tjetėr ato sigurojnė leximin shprehės nė njė
sfond muzikor tė bukur nga Richard Clayderman tė tė gjitha pjesėve tė
abetares tė lexuara bukur nga dy aktore shumė tė mira. Dihet se jo
mėsueset por edhe aktorėt profesionistė nuk kanė mundėsi tė japin lexime
tė bukura nė ēdo situatė. Leximet e pjesėve tė abetares tė fiksuara nė
njė punė tė kujdesshme nėpėr kaseta ndihmojnė qė nxėnėsit kurdoherė tė
mos u mungojė leximi i bukur shprehės.
-
Njė
nga anėt mė tė forta tė kėsaj abetareje ėshtė lidhja e fuqishme
ndėrlėndore. Tekstet, ushtrimet, lojrat, ilustrimet krijojnė lidhje tė
ngushta me lėndėt e letėrsisė, historisė dhe gjeografisė sė Shqipėrisė,
matematikėn, filozofinė, muzikėn, edukimin figurativ, edukimin qytetar.
-
Kam
bindjen time se me kėtė abetare tė ndėrtuar nė forma e metoda tė
larmishme tė mėsimdhėnies, nė mbarim tė saj tė gjithė nxėnėsit dhe ata
mė tė prapambeturit do tė jenė nė gjendje tė lexojnė e tė shkruajnė.
-
Kjo
abetare ėshtė shumė e mirė edhe pėr emigrantėt tanė, tė cilėt ndodhen
jashtė atdheut dhe qė dėshirojnė tu mėsojnė fėmijėve tė tyre shkrimin e
leximin shqip.
-
-
Ish- mėsuesja e klasave
tė para
-
Vasilika Koci JANKO
-
Mėsuese e popullit
-
- Ky artikull ėshtė botuar nė
20 shtator 2001 nė gazetėn Albania
-
|

|