Lettera dell'autore ad
Arbitalia e agli arbėreshė
Tė dashur arbėreshė tė
Arbitalia,
Mė nė fund e gjeta faqen tuaj nė internet. Gėzohem qė ka edhe faqe tė
tjera arbėreshėsh. Besoj qė gjithmonė e mė shumė kėto faqe do tė ngjallin
dashurinė pėr Shqipėrinė, gjuhėn shqipe dhe kulturėn shqipe.
Unė, qė po ju shkruaj, jam drejtori i tė parės shkollė private nė Shqipėri
tė quajtur "Udha e shkronjave". Piksynim kryesor edukativ kemi zhvillimin
e identitetit shqiptar. Nė gusht tė vitit 2001 arritėm njė nga sukseset mė
tė mėdha tonat hartimin e kompletit tė abetares "Udha e shkronjave" e cila
pėrmban:
1. Librin e abetares 240 faqe me ngjyra (format A4)me tregime, pjese
leximi, ushtrime te shumta per shkronjen, tingullin, rrokjen, fjalen,
fjaline dhe tekstin, vjersha dhe kenge te shumta, lojra,diktime, ilustrime
te bukura dhe fotografi te shumta nga Shqiperia;
2. Librin udhezues per mesimin e abetares me 112 faqe (format A4) qe
permban planin analitik mesimor, plan-ditaret, standartet e leximit dhe
shkrimit, nente teste, metodiken e perdorur dhe udhezime per vleresimin;
3. Dy fletore te modeluara per shkrimin e te tera shkronjave te dores ne
nje vijezim krejt te vecante.
4. Dy fletore diktimi me nje vijezim krejt te vecante.
5. Tre kaseta te cilat permbajne 37 kenge si edhe te gjitha pjeset e
abetares te lexuara nga aktore.
6. Dosjen shume te bukur dhe te forte qe permbledh gjithēka me siper.
Shume shpejt ky sukses yni u quajt nga gazetat, televizionet, profesoret
dhe mėsuesit shqiptare si njė sukses i arsimit shqiptar. Kėrkesat e shumta
nga tė tėra anėt e globit pėr kėtė komplet dhe interesimi i veēantė i
Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė e konfirmojnė kėtė. Profesorė tė
shquar, si: prof.Gjovalin Shkurtaj (Profesor ne Universita degli Studi
della Calabria), prof.Bahri Beci, prof.Miēo Samara, prof. Francesco
Altimari (profesor arbersh ne Universita degli Studi della Calabria),
Loredan Bubani (gjuhetare),Prof. Aleks Luarasi (jurist),Xhevahir Spahiu (poet),
Nasho Jorgaqi (shkrimtar), Vasilika Koci Janko (e dekoruar Mesuese e
Popullit) si dhe shumė tė tjerė qė na janė shprehur gojarisht formojnė
opinionin profesional.
Hartimi i kėtij kompleti tė mrekullueshėm ėshtė fryt i njė bashkėpunimi tė
gjėrė me mėsues tė shquar,shkrimtarė, poet, piktorė-ilustratorė, fotografė,
kompozitorė, aktorė, kėngėtarė, regjistrues, mjeshtėr korri etj nga mė tė
mirėt nė Shqipėri.
Pėr fėmijėt arbėresh do tė ishte njė "thesar i vėrtetė" (sipas shprehjes
sė njė mėsuese shqiptare me banim nė Zvicėr). Kompleti ėshtė lluks nga ana
e cilėsisė sė botimit, modern pėr nga metodika e pėrdorur, mjaft edukativ,
si edhe mjaft patriotik pėr nga anėt edukative. Tė mėsuarit e shqipes me
kėtė
abetare ėshtė njė argėtim i jashtėzakonshėm pėr fėmijėn dhe jo njė punė e
rėndė dhe rutinė.
Ju lutem mė shkruani nėse u intereson tė dini mė shumė.
Po ju dėrgoj si attachment njė poster tė abetares.
Me respekt,
Artur Shkurti
Autor i tekstit
Drejtor i shkollės tetėvjeēare private "Udha e shkronjave"