-
|
- Abetarja Udha e
shkronjave, fryt i njė pėrvoje shumėvjeēare tė
- Artur Shkurtit, mėsues
i apasionuar
-
- HIJA E
CENSURĖS MBI NJĖ VEPĖR ME VLERA KOMBĖTARE
-
- Para pak kohėsh, drejtori i
shkollės tetėvjeēare private Udha e shkronjave nė Tiranė, Artur
Shkurti, botoi me shpenzimet e veta dhe nxori nė treg abetaren Udha e
shkronjave, njė tekst luksoz dhe dinjitoz pėr nxėnėsit e klasės sė parė.
Sė bashku me abetaren ėshtė botuar edhe njė libėr udhėzues pėr mėsuesit
dhe prindėrit, katėr fletore pune pėr nxėnėsit dhe tri kaseta
magnetofoni me kėngė tė interpretuara nga fėmijėt qė lidhen me
pėrmbajtjen e abetares sipas parimit ēdo shkronjė njė kėngė. Tė gjitha
materialet janė pėrmbledhur nė njė dosje tė ilustruar dhe shiten sė
bashku.
-
Abetarja Udha e shkronjave
ėshtė fryt i njė pėrvoje shumėvjeēare tė autorit Artur Shkurti, si
mėsues nė shkolla shtetėrore dhe private, njė mėsues i apasionuar, i
talentuar dhe patriot. Abetarja ėshtė gjithashtu frut i punės sė njė
rrethi tė gjerė bashkėpunėtorėsh tė autorit, si: mėsuesit Iljaz Larashi
dhe Sitki Spahia (Mėsues i merituar), ilustratorja Xhilda Paloka,
kompozitori Ardjan Hila, poeti i mirėnjohur Xhevahir Spahiu, fotografėt
Kadri dhe Denis Mani, ilustratori i kopertinės Llazar Taēi, e shumė
specialistė tė tjerė. Libri ėshtė shtypur nė Turqi me cilėsi tė lartė,
nė njė nga shtypshkronjat mė tė mira tė Stambollit. Autori Artur
Shkurti ėshtė pėrpjekur tu pėrgjigjet nevojave tė shkollimit tė
nxėnėsve me njė abetare qė tė pėrballojė pothuajse tė gjitha
vėshtirėsitė e leximit dhe tė shkrimit tė gjuhės shqipe, qė tė jetė
tėrheqėse, e bukur dhe nė pėrputhje me nivelin e sotėm tė formimit tė
fėmijėve qė fillojnė klasėn e parė dhe mban parasysh pikėsynimet
edukative tė shkollės shqiptare.
-
Ēdo njeri pret qė puna e tij nė
dobi tė shoqėrisė tė shpėrblehet, nė mos materialisht, tė paktėn
moralisht; mirėnjohja dhe vlerėsimi objektiv i mundit tė tjetrit ėshtė
njė minimum dhe detyrim pėr secilin.
-
Abetarja Udha e shkronjave,
nė vend qė tė mirėpritej dhe tė shihej si njė vlerė e re nė punėn e
gjatė e tė mundimshme pėr krijimin e abetares mbarėkombėtare, u sulmua
dhe denigrua padrejtėsisht porsa doli nga shtypi. Autori u keqkuptua sė
pari nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės dhe pastaj nga disa stacione
televizive dhe gazeta private.
-
Ministria e Arsimit dhe e
Shkencės, duke vlerėsuar me tė drejtė rėndėsinė e abetares pėr mėsimin e
gjuhės shqipe nėpėr shkolla, ka organizuar njė konkurs ku janė paraqitur
rreth 10 tekste. Nė kėtė konkurs kanė fituar teksti i Z. Kolė Xhumari
dhe teksti i hartuar nga Mimoza Gjokutaj dhe Shezai Rrokaj. Teksti i Z.
Kolė Xhumari ėshtė shtypur nė 63000 kopje dhe pėrbėn tekstin zyrtar tė
miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės, tė detyrueshėm pėr
shkollat publike dhe private; teksti tjetėr fitues do tė botohet me njė
tirazh mė tė vogėl dhe do tė eksperimentohet nė 80 klasa. Abetarja e Z.
Artur Shkurti nuk u paraqit nė konkurs. Puna e organizuar nga Ministria
e Arsimit dhe e Shkencės ėshtė nė proces; pėr mė tepėr mendohet pėr
miratimin e abetares mbarėkombėtare qė tė pranohet edhe nė Kosovė dhe
Maqedoni. Abetarja e hartuar nga Artur Shkurti ėshtė njė tekst
alternativ, qė nuk synon tė futet detyrimisht nė shkolla, as tė
zėvendėsojė tekstin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e shkencės.
Autori ka preferuar mė tepėr tė provojė vlerėsimin e publikut tė gjerė,
tė prindėrve dhe tė mėsuesve qė do tė shfaqet nėpėrmjet shitjes sė
librit. Personalisht e vlerėsoj abetaren Udha e shkronjave, si njė
punim cilėsor, me vlera didaktike dhe patriotike, qė sjell risi tė
dukshme nė fushėn e mėsimdhėnies. Vlerėsoj gjithashtu edhe pėrpjekjet
fisnike tė autorėve tė tjerė, sidomos tė atyre qė fituan konkursin dhe
qė janė emra tė nderuar nė fushėn e arsimit. Pėr mė tepėr nuk jam
ekspert i abetares. Ekspertiza u takon, nė radhė tė parė, mėsuesve tė
shumtė tė shkollave tetėvjeēare, Institutit tė Studimeve Pedagogjike dhe
Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Ajo qė pėrpiqem tė mbroj dhe tė
argumentoj kėtu ėshtė liria e shtypit dhe e krijimtarisė intelektuale,
artistike dhe shkencore e parashikuar nga nenet 22 dhe 58 tė Kushtetutės,
si edhe nga gjithė legjislacioni ynė demokratik. Deklarata e nxituar e
Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės se do tė bllokojė abetaren Udha e
shkronjave tė krijon shijen e hidhur tė censurės qė ushtronte dikur
Drejtoria e Shtypit pranė K.Q. tė PPSH. Nė njė vend demokratik si
Shqipėria, as Ministria e Arsimit dhe as ndonjė ministri ose organ
tjetėr shtetėror ose partiak nuk mund tė bllokojė e tė ndalojė ndonjė
libėr. Depėtetėve tė legjislaturės qė porsa mbaroi, me siguri u kujtohet
kur miratuan Kushtetutėn dhe ligjin Pėr Shtypin vetėm me njė nen i
cili sanksionon lirinė e shtypit. Vetėm organet gjyqėsore mund tė
bllokojnė e ndalojnė libra e gazeta, nė rast se botimi i tyre pėrbėn
ndonjė vepėr penale tė parashikuar nga Kodi Penal dhe vetėm pas njė
procesi tė rregullt ligjor.
-
Deklarata e Ministrisė sė
Arsimit mbase kishte pėr qėllim tė thoshte thjesht se kjo abetare nuk do
tė pėrdoret nė shkolla. Por formulimi i saj me terma tė forta si
bllokimi qė rimon rastėsisht me fjalėn mallkimi shpreh padashur njė
mentalitet monist prej censori qė krijoi keqkuptim nė opinionin publik
sikur kushedi ēka ndodhur aq sa disa librashitės tė trembur nga forca e
shtetit filluan ti kthejnė autorit kopjet e para tė abetares. Tė vjen
keq tė konstatosh se edhe disa gazeta private dhe stacione televizive qė
duhet tė jenė nė vijėn e parė tė luftės pėr mbrojtjen e lirisė sė
shtypit dhe tė lirisė sė krijimtarisė intelektuale, u trembėn nga forca
e pushtetit shtetėror, duke sulmuar e fyer autorin qė ka krijuar njė
vepėr alternative tė shkėlqyer me vlera tė spikatura kombėtare.
-
-
Profesor Doktor Aleks Luarasi
-
-
Artikulli u botua nė gazetėn Shekulli mė datė 4
shtator 2001.
-
|

|