POEZIA E RE ARBĖRESHE
PARA-PARATHĖNIE PĖR NJĖ PARAQITJE
Katerina Xukaro
Perveē emrave tė stėrnjohur
si tė ndjerit Vorea Ujko e Dushko Vetmo ose per fat te mirė te gjallėt Zef
Skirņ di Maxho, Zef Skirņ di Modika, Mario Bellici, Kate Xukaro,
Buzėdhelpri, a ka nė mes tė Arbereshve krijues tė rinj qė e mbajnė tė lart
flamurin e kėsaj dege shumeshekullore te letėrsise shqiptare dhe sigurojnė
vazhdimėsinė e saj edhe nė kushtet e vėshtira tė botės sė globalizuar, qė
me fjalė vlerėson dhe me vepra asimilon ēdo dallesė me kulturėn
globalizuese, atė mbizotėruese?
Kėsaj pyejtjeje, qė nė thelb mė shtroi
ARS-i dhe qė unė vetė pasurova me ndonjė vlerėsim jo plotėsisht tė
paanshėm, i dhe, pa pėrsjatur shumė, pėrgjigjen po. Jam arbėreshe, pra
kuptohet se parimisht pėrgjigje tjetėr nuk mund tė pranoja.
Mirėpo, kur po ARS-i mė lypi tė shkruaj
diēka pėr kėtė poezi ose, mė gjerė, letėrsi dhe tė botoj ndonjė tekst
nga autorėt mė tė rinj , unė, prapė pa pėrsjatur, u pėrgjigja prapė po,
por kur e mora nė dorė konkretisht lėndėn, vura re se puna ishte e
vėshtirė, bile ndonjė mik arriti tė mė thonte e pamundur.
Nė kėtė pikė lexuesi mund tė pyet pse.
Arbėreshėt kanė njė traditė letrare tė lashtė, janė - mund tė themi -
thememluesit e letėrsisė sė lėvruar shqipe, librat e klasikėve tė shekujve
tė kaluar De Rada, Dara, Variboba jo se ishte fetar, etj. u botuan e
ribotuan nė Shqipėri, ndonėse nė pėrshtatjen gjuhėsore tė radhės, si dhe u
botuan e ribotuan e kur ishte rasti u shfaqėn veprat e bashkėkohorve. Dmth.
arbėreshėt patėn shkruar, kanė shkruar, shkrujanė e me gjithė tė ngjarė do
tė shkrujanė. Pra, ku ėshtė vėshtirėsia?
O miq tė dashur, vėshtirėsia ėshtė te
fakti i pak-kontestueshėm se sot e kėsaj dite Arbėreshėt shkrujanė por nuk
botojnė. Tė them tė vėrtetėn, edhe kjo nuk ėshtė ndonjė e re nė mjedisin
tonė kulturor. Krahasuar me dorėshkrimet, botimet ishin pak edhe nė tė
kaluarėn e kemi, pėr shembull, njė Frangjisk Anton Santori qė pėr sė
gjalli pati arritur tė botonte pak faqe dhe vetėm nė dhjetėvjeēarėt e
fundit, me botimet kritike tė veprave tė lėna dorėshkrim, ka filluar tė
zėrė vendin qė i takon nė historinė e letėrsisė sonė. Pokėshtu edhe sot.
Si dikur, nė shumicėn e rasteve autorėt i botojnė veprat me shpenzimet e
veta, pra cili ska para nuk boton dhe vetėm sa pėrpunon e ripėrpunon
dorėshkrimet e veta tė shtrenjta, qė rrezikojnė tė trashgohen tė panjohura
nga brezat e rinj, ndėrkohė qė gjuha arbėreshe po shpėrbėhet dhe
italishtja merr dheun.
Si dikur, problemi ėshtė, nė thelb, se
vepra tė tilla skanė treg. Shumica dėrmuese e Arbėreshėve ėshtė
analfabete pėr gjuhėn e vetė, thjesht sdi tė lexojė e tė shkruajė si flet
e intelektualėt qė shkruajnė janė edhe sot njė elit qė vetėlexohet a,
shumė shumė ma lejoni fjalėn e re . ndėrlexohet.
Diēka tani ndoshta po fillon tė
ndryshojė.Ligji pėr mbrojtjen e pakicave gjuhėsore qė, pas njė shtatzėnie
mė se pesėdhjetėvjeēare Parlamenti italian miratoi nė 1999, me gjithė tė
metat jo tė vogla qė ka, ka filluar tė zbatohet. Do me thėnė se nė shkolla
po futet mėsimi i gjuhėt amtare (vini re: jo nė gjuhėn
amtare), i letėrsisė, kulturės dhe historisė sė pakicės. Do tė shohim
pas ca vjetėsh se ēdo tė lindė kjo, nėse ringjalljen ose varrosjen e prerė
tė kulturės arbėreshe.
Nė ndėrkohė, sna mbetet tjetėr veē qė tė
mundohemi tė mbajmė tė gjallė sė paku shpresėn. E pra, le ti rikthehemi
pyejtjes fillimore: pėrveē emrave tė stėrnjohur, a ka autorė tė rinj tek
Arbėreshėt?
Pėrgjigja pozitive qė i dhash kėsaj, me
detyroi tė nisja njė hulumtim tė hollėsishėm tė autorėve, ēka lindi
pyjetjen e dytė: ku ti gjejė, kėta autorė? Libra vjershash nė fakt ka
fare pak e ata pak, pėrveē atij tė fundit tė Mario Belici qė e shet
botuesi, si gjen nė librari. Menyra e pėrhapjes sė tyre u mor hua, me njė
ndryshim zanoresh, nga metoda tregtare e derės nė derė. Pra, dorė nė dorė.
Librin ma jep miku e unė ia jap mikut tjetėr. Por nuk ėshtė e rallė qė ky
zinxhir tė kėputet, kėshtu librin ti se merr e sdi se u botua, pra sdi
se ka njė shktimtar/e tė ri/re.
Thenė shkurt, bie nė sy se rruga e
librave nuk del shumė e frytshme pėr qėllimin tonė. Nuk mu desh shumė tė
arrija nė kėtė pėrfundim, bile mund tė them se mė tepėr se sa pėrfundim
kėtė e pata parakusht, ose pikėnisje. Varėsisht, rrugėt qė ndoqa pėr
hulumtimet e mia qenė dhe janė fare ndryshe dhe tani qė po filloj tė bėjė
bilancin e arritjeve, janė rrugėt qė i kėshilloj cilitdo qė tė detė tė
merret me kėtė lėndė, sepse tė tjera ska.
Rruga e parė ėshtė ajo e revistave. Ndėr
arbėreshėt ka revista qė dalin ēdo muaj, ēdo tre muaj, ēdo vit, ndonjė
herė, etj. Ja ndonjė titull: Katundi Ynė, Jeta Arbėreshe, Basilikata
Komunitą Arbėreshe (Basilicata Comunitą Arbėreshe), Mondo Albanese Nuova
Serie, Kamastra, Biblios (buletin i bibliotekės sė Horės sė Arbėreshve),
e, pėr lundruesit e internetit,
www.arbitalia.net ..... Kur vure mbi
tavolinėn koleksionet pėrkatėse tė viteve tė fundit, nis e shfletoji me
durim e vėmendje, faqe pas faqje, numėr pas numri. Mund tė gjesh rubrika
tė posaēme, veēanerisht pėr poezinė, por, kujdes, ka edhe faqe ku
rastėsisht mund tė gjesh tekste poetike ose proza qė pėr njė hulumtim tė
tillė nuk mund tė lėsh pasdore. E mos le pasdore, se zakonisht e kanė,
rubriken kushtuar recensioneve ose librave tė rinj. Kur e pėrfundove
shfletimin, do tė kesh nė dorė njė listė autorėsh e shkrimesh, njėfarė
panorame tė pėrgjithshme tė krijimtarisė mė tė re tė Arbėreshėve. Kėtu
fillon faza e dytė, puna pėrzgjedhėse: lista shkurtohet, por po vure re qė
parimet e pėrzgjedhjes tė mos tė jenė shumė tė rrepta, tė mbetet njė numėr
autorėsh qė tė pakten tė ēelin kureshtje. Problemi ėshtė se pėr ta ske
ndonjė tė dhėnė, sdi ku mund ti gjesh, si tė kesh tekste tė tjera qė tė
tė lejojnė tė kalosh nga pėrshtypja e parė nė njė vlerėsim pak mė tė
thelluar. Ndonjė pėrgjigje, konkretisht ndonjė numėr telefoni ose adresė,
mund ta japė Drejtori i plotėfuqishėm i revistės, po tė u pėrgjigj. Vari
shpresat tek ai, se tė tjera nuk ka.
Rruga e dytė duket, nga pėrshtypja e parė,
konsiderueshėm mė e shkurtėr e konsiderueshėm mė e shpejt e ēuditėrisht tė
shpie, sė pari, jashtė Arbėrisė klasike, nė diasporėn e diasporės, nė
trevat e mjegullta e tė lagėshta tė Piemontes. Kėtu si nė treva tė tjera
tė Italisė - arbėreshėt e shpėrngulur u detyruan tė rishpėrnguleshin pėr
tė gjetur punė e bukė pėr fėmijėt, por, si bimė e pazakontė qė janė, kėtu
sollėn trungun, me degė e me gjethe, kurse rrėnjėt i lanė nė katundet
diellore e tė dhėshpėruara tė jugut, me rrembin e parė qė, kapėrcyer
mrekullisht Adriatikun nėn uj e nėn tokė, mbetet i ngulur thellė nė
Tokėn-Mėmė tė paharruar shqiptare.
Nė Kieri, qytezė njėzetėmijė
banorėsh afėr Torinos, bashkėsia arbėreshe e ardhur nga fshatra tė
ndryshėm sidomos tė Bazilikatės, e ruan krenare identitetin e vetė dhe
tregon njė gjallėri kulturore pėr ta patur zili. Pėr ēudi, pra, kėtu e jo
nė Arbėrinė klasike duhet tė shkosh po deshe tė nisėsh njė hulumtim rreth
poezisė mė tė re arbėreshe. Arbėreshėt e rishpėrngulur tė Kierit themeluan,
nė fakt, shoqatėn kulturore Vatra Arbėresh, nė krye tė sė cilės ėshtė
arbėreshi prej Bazilikatės Vinēenx Kuēi, (Vincenzo Cucci), person i
jashtėzakonshėm nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės, i cili shoqatės dhe
vehtes u vuri si qėllim qė edhe arbėreshėt e diasporės sė diaspores e jo
vetėm ata qė banojnė nė katundet historike tė jugut, tė njihen nga shteti
italian si pacikė gjuhėsore me tė drejtė pėr u mbrojtur. A do ta arrijė
zoti Kuēi kėtė qėllim ėshtė tepėr herėt pėr ta thėnė, por njė qėllim ai
tashmė e arriti patjetėr: e ktheu kėtė qytezė italiane nė qėndėr kulturore
arbėreshe, ku shoqata qė ai drejton organizon aktivitete tė ndryshme dhe,
ndoshta edhe ngase arbėreshėt janė disa qindra, dikush thot disa mijėra,
gėzon vėmėndje tė veēant nga ana e politikanėve vendorė. Ēka natyrisht nuk
ėshtė dėm, bile ėshtė parakushti pėr tė patur paratė e domosdoshme pėr
ēfarėdo aktiviteti qė ke ndėr mend tė organizosh. Nga do vete e nga do
shkon, gjithkund gjen tė njėjtin zakon.
Aktiviteti kryesor i organizuar nga
shoqata ėshtė Ēmimi Princ Gjergj Kastrioti Skanderbeu, konkurs letrar
poetik, qė nė vitin 2003 arriti nė edicionin e tretė e sigurisht do tė
vazhdojė. Njė gjė e vogėl dukej, nė fillim, por arbėreshėt e rinj, qė
shkrujanė e skanė ku dhe si tė botojnė, gjetėn skenėn qė u mungonte pėr
tė dalė para publikut, sepse secili qė shkuan ka pėr qėllim qė tė dalė
herėt a vonė sa mė herėt mė mirė - para publikut. Nga kjo pikėpamje,
publiku i Kierit ka edhe njėfarė vlere tė shtuar, meqė, tė pakten
parimisht, nuk ėshtė publik arbėresh ose gjithsesi nuk ėshtė vetėm
arbėresh. Ja pėrse konkursi doli kaq tėrheqės dhe, nė fund tė fundit, kaq
i suksesshėm. Poetėt e rinj arbėreshė i dėrgojnė me bollė vjershat e veta
e po shfletove me kujdes listėn e pjesėmarrėsve dhe lexove tekset e tyre,
ke njė pasqyrė mjaft tė plotė tė spektrit tė krijimtarisė letrare tė sotme
ndėr Arbėreshėt. Emra qė pastaj duhet tė kėrkosh nėpėr revista, pėr tė
parė se a kanė prodhuar ndonjė diēka tetėr, pėrveē vjershės pėr konkursin,
e tė duhet tė gjesh konkretisht se kush dhe ku janė, pėr tė u kėrkuar
atyre vetė materjal tė mjaftueshėm pėr njė vlerėsim pak mė tė thelluar.
Kėtu mundėsitė e tua varen nga Perėndia e rastit, Kryetari i Shoqatės, qė
ka nė dorė tė dhėnat qė tė duhen. Atij duhet ti drejtohesh..
Pra, nė fund tė fundit, edhe kjo rruga e
dytė sdel mė pak e komplikuar se rruga e para. ajo e revistave., e
sidoqoftė, njėra pa tjetrėn nuk bėn.
E them kėtė se e provova. E pikėrisht me
pėrvojen e asaj qė gjithė kėtė punė pjesėrisht tashmė e bėri, dhe po
vazhdon tė punojė, mund tė them se, po u nise nga fitimtarėt e ēmimit e
pak mė gjerė, nga hulumtimi nuk del i zhgėnjyer, natyrisht me kusht qė tė
mbash parasysh caqet e gjendjes sė pėrshkruar dhe tė mos kėrkosh
kryeveprėn e pamundur. Ah, ka edhe njė kusht tjetėr: qė tė mos gėnjehesh
nga cilėsimi i dy kategorive tė konkursit. Duhet ti pėrmbahesh kategorisė
Adulti (Tė rritur) dhe jo asaj Giovani Autori (Autorė tė rinj), meqė
nė kėtė tė fundit marrin pjesė nxėnės tė shkollės tetėvjeēarevjeēare, pra
vjershat janė vepra tė pėrbashkėta fort tė ndikuara nga mėsues e
arsimtarė.
Kaq pėr Kierin. Por rruga e konkurseve
letrare ėshtė rrugė dyshe, degėzimi i dytė i sė cilės tė shpie krejt
jashtė mjedisit arbėresh, nė tokėn diellore tė Rexho Kalabrias, ku qendra
studimore Xhani Bozio (Gianni Bosio), e drejtuar nga prof. Paskuale
Amato, organozon qė nga viti 1984 ēmimin letrar shumėkombėsh Nosside. Ky
konkurs i veēantė shumėgjuhėsh dhe multimedial qė e huazoi emrin nga njė
poeteshė e Greqisė sė Madhe kalabreze pararomake dhe ka edhe njė seksion
pėr poezinė me filma tė shkurtėr, ėshtė i pari nė Itali kushtuar, me
seksione tė posaēme, jo vetėm poetėve qė shkruajnė nė italishte dhe gjuhė
tė huaja zyrtare, por edhe poetėve qė krijimtrainė e tyre e shprehin nė
gjuhėt e pakicave gjuhėsore. Komisionin gjykues e ka tė nivelit tė lart
dhe zakonisht shumė tė rreptė: shkrimtarė dhe kritikė letrarė italianė e
ndonjė i huaj, qė i gjykojnė vjershat pa paragjykime ose kushtėzime
sentimentale. Unė vetė e fitova kėtė ēmim nė 1988, si fitimtare absolute,
dmth. e tė gjitha seksioneve. Mbase kjo mund tė mos ketė ndonjė rėndėsi,
por nuk mė duket rastėsi se fitimtarė absolutė nė kėtė konkurs
arbėreshėt dolėn tri herė e shumė e shumė herė u pėrmendėn ndėr
pjesėmarrėsit mė tė cilėsorė. Thėnė hapur: kėtu nuk ballafaqohesh me tė
tutė, kėtu tė gjykojnė tė tjerėt dhe tė krahasojnė me tė tjerėt. Lexuesi e
kupton vetė se nje fitore nė kushte tė tilla ka vlerė tė veēantė. Mirėpo,
me poetėt fati ėshtė mixor: nga mungesa e parave, antologjitė e premtuara
nė fletėshpallje kane filluar tė botohen vetėm kėto vitet e fundit, kur
nga shumėkombėsh konkursi u kthye zyrtarisht nė ndėrkombėtar, me njė
degė tė re kushtuar poezisė karibiane. Rrugėt misterioze tė kulturės! Por
hulumtuesi i poezisė sė re arbėreshe pėr kėta emra e kėto tekste ka nevojė.
Perėndia, nė kėtė rast, ėshtė i lartėpėrmenduri prof. Amato ose, gjithsesi,
qendra studimore qė ai vetė drejton. Me pak durim, mund tė zbulosh gjera
shumė tė mira.
Si pėrfundim,
besoj se ia vlen kėtė hulumtim-udhėtim mes autorėve tė rinj arbėreshė ta
bėjmė bashkė me lexuesit e ARS-it. Diēka do tė fillojmė ta zbulojmė nė
numrin e ardhshėm.
Katerina Xukaro