Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 

Nella rivista albanese "Ars" una rubrica di Caterina Zuccaro

 

POEZIA E RE ARBĖRESHE

PARATHĖNIE PĖR NJĖ PARAQITJE

                                                                                                                                                                            Katerina Xukaro

Para se tė kalojmė nė paraqitjen e poetėve tė rinj arbėreshė dhe nė leximin e poezive tė tyre, mė duket se ėshtė mirė qė lexuesi shqiptar, pasi u njoh me punėn hetimore paraprake tė nevojshme pėr tė pėrvijuar panoramėn  e  krijuesve tė rinj, tė ketė edhe ndonjė tė dhėnė pėr mjedisin kulturor ku ata veprojnė. Arbėreshėt jetojnė me mite dhe tė tjerėt, edhe vėllezėrit e tyre tė pėrtej Adriatikut, i shohin si mit, e si njė miti u pėrqasen. Megjithatė, njė pėrqasje e tillė, ndonėsė e ka ndonjė rrėnjė tė vėrtete, nuk ėshtė e vėrteta  e plotė e shpesh herė lind keqkuptime, kur jo  krejt moskuptime. E vėreni: kjo ndodh  jo vetėm lidhur me se si shqiptarėt i shohin dhe i kuptojnė – ose nuk i kuptojnė - arbėreshėt, por edhe me se si arbėreshėt shohin dhe kuptojnė - ose nuk kuptojnė - vetveten. Nė kėtė frontin e dytė, mbase ėshtė pikėrisht kjo  arsyeja e largėsisė mes brezave mė tė rinj dhe “veprimtarėve kulturorė” tė brezave mė tė rritur – tė moshuar – qė  nuk arrijnė ta shohin historinė e gjendjen e tanishme tė arbėreshve pa kullesėn e mitizimit romantik.

Natyrisht se miti(zimi) ka funksionin e vetė nė historinė e popujve dhe ruajtjen e identitetit tė tyre. Por miti(zimi) mė vete zakonisht nuk mjafton pėr t’i shpėtuar popujt nė momentet e rrezikut, bile mund tė arrijė t’i fundosė krejt kur kėput ēdo lidhje me realitetin. Prandaj, pa i fshirė mitet, se – si arbėreshė e shqiptarė - na nevoiten pėr tė mbetur krenarė edhe ne momentet mė tė zymta tė dyshimit,  besoj se – si arbėreshė e shqiptarė – na duhet tė integrojmė realitetin nė pamjen qė kemi pėr njėri tjetrin dhe pėr vetėveten.

Pra, nė rastin tonė, kėtė perdhen e miti(zimi)t le ta ngrejmė aq sa nevoitet pėr ta parė ashtu si ėshtė gjendjen kulturore tė sotme tė arbėreshve.

Kultura arbėreshe ishte dhe mbetet kulturė nė thelb gojore. Arbėreshėt nuk dinin tė shkruanin e tė lexonin gjuhėn e vetė amtare e, pėr pjesėn dėrrmuese,  nuk dinė ta bėjnė  kėtė as edhe sot. Ky nuk ishte ndonjė dėm i madh derisa shkollimi ndalej se klasa e tretė e edhe, mė vonė, te klasa e pestė e shkollės fillore. Ndonėse nė shkollė flitej,  e mesohej, vetėm italishtja, shkolla ndiqej nė fshat e jashtė shkolle mjedisi ishte arbėresh. Pėrveē ndonjė vjershe tė mėsuar nė shkollė, arbėreshi i vogėl jetonte i zhytur nė rrėfimet e nėnave, legjendat, rapsoditė, kėngėt fetare, fjalėt e urta tė trashguara pranė vatrės nė netėt e dimrit. Koha e tij shėnohej nga festat e vitit, qė arbėreshtė kanė tė veēanta, e cikli i njeriut ruante veēori tė tilla qė, megjithse ndonjė ndikim nga mjedisi italian pėrreth nuk mungonte, dallohej nga cikli “lėtirė”, italian. Kjo ishte letėrsia qė ai mėsonte, kultura qė ai thithte me qumshtin e nėnės dhe ajrin. Shkurt, alfabetizimi, detyrimisht nė italishte, nuk e arrinte nivelin e kulturimit. Edhe ata pak arbėreshė, zakonisht prej shtresave mė tė larta tė shoqėrisė, qė arrinin tė ndiqnin studimet  e larta ose universitare, ishin rritur me kėtė prapatokė kulturore tė fortė, mbi tė cilėn kultura italiane e mėsuar nė shkollė sigurisht se ndikonte, por si plotėsim e zhvillim, pa i prekur themelet e njė ndėrtese kulturore qė mbetej “tjetėr”. Raste shembullore  tė tilla janė Variboba,  De Rada, Serembe-ja, Dara, Santori, me njė fjalė, tė gjithė shkrimtarėt  arbėreshė tė shėkujve XVII,  XIX e, tė pakten pjesėrisht, XX.

Pika e kthesės pėr trashgimin e kulturės arbėreshe qe  shkollimi  i detyrueshėm tetėvjeēar. Pikėrisht kėtu filloi zėvendėsimi i kulturės gojore me kulturėn e shkruar, dukuri qė u thellua kur, qė nga vitet ’60 tė shekullit tė kaluar, edhe  shkollimi i mesėm mori tipare masive e, pėr mė tepėr, nė tė gjitha fshatrat filluan tė vepronin kopshet pėr fėmijė,  me programet kombėtare pėrkatėse, natyrisht italiane e mėseuse qė, edhe kur ishin arbėreshe, flitnin italisht.. Nė kėtė pikė  mund themi se pati njė ndėrprerje tė mirėfilltė tė trashgimit tė kulturės gojore, e cila, krahasuar me kulturėn mbizotėruese, e humbasi plotė prestigjin e vetė. S’kishte mė nevojė pėr me trashguar me gojė pėrrala, kur pėrrallat mund t’i lexoje nė libra tė bukur e me shumė vizatime, s’kishte mė nevojė pėr me mėsuar vjersha popullore, kur vjershat i kishe me bollė nė libra, s’kishte nevojė pėr me trashguar muzikė, kur mėsoje kėngė pėr fėmijė aq tė lezetshme nė shkollė, e kėshtu me radhė.

S’ėshtė ēudi, se ndodh kėshtu nė tė gjitha kulturat e botės, kur nga faza gojore kalojnė nė fazėn e shkruar, por nė rastin tonė librat, qė nga shkolla fillore e gjer nė universit ishin/janė tė gjithė italianė., pra italiane e gjithsesi jo arbėreshe ėshtė kultura  qė  ata kalojnė.

Me njė shkollim tė tillė, pa mė trashgimi gojore, e, pėr mė tepėr, i rritur duke thithur qumshtin e nėnės e filma multiplikativė amerikanė e japonezė nga ekrani i vogėl qė flet italisht, megjithse ai vetė nuk e di,  arbėreshi i arsimuar ėshtė, nga pikėpamja kulturore, tamam italian. Aq mė tepėr qė, edhe po pati ndonjė interes letrar, ai lexon letėrsi italiane e ndėrkombėtare e kurrėsesi arbėreshe o shqiptare.

Kėsaj shtoji se brezat mė tė rinj kanė shumė tė dobėt edhe gjuhėn, meqė shumica e prindėrve, tė bindur se arbėrishtja u krijon probleme nė shkollė voglushėve tė vetė, fėmijėve nuk u flasim mė arbėrisht por italisht. Rrjedhojė e kėsaj sjelleje, qė jo vetėm se bie ndesh me tė gjitha teoritė e shumėgjuhėsisė, por edhe nuk i zgjidh problemet shkollore tė kalamajve arbėreshė, ėshtė se nė rastin mė tė mirė,  pjesa mė e madhe e brezave mė tė rinj e ka arbėrishten e fshatit si gjuhė krejt pasive.

Nė kėtė pikė, lexuesi i zhgėnjyer mund tė mė  shtrojė me plotė tė drejtė pyejtjen se a mund tė quhet arbėresh njė arbėresh i tillė. Shikoni: ajo qė e shpėton, ose mund ta shpėtojė, arbėreshin ėshtė gjurma e ndiesisė sė njė pėrkatėsie kulturore tė veēant qė, me vetėdije a pa vetėdije, ai ruan nė thellėsinė e vetėvetes. Njė diēka “gjenetike”, qė nė raste jo tė ralla del nė pah e kushtėzon rrugėtimin kulturor tė mėtejshėm tė personit tė lindur arbėresh. Mbi kėtė gjurmė, po e deshi, ai arrin tė rindėrtojė njė identitet tė vetė tė veēantė,  duke ripėrvetėsuar nė menyrė tė vetėdijshme njė dimension kulturor qė pjesėrisht rilidhet me traditėn gojore e pjesėrisht pėrpiqet tė ushqehet nga kultura  e shkruar. Njė pėrpjekje qė, pėr arsye mjedisore tė ndryshme, nuk ėshtė domosdo e suksesshme ose plotėsisht e suksesshme, por qė gjithsesi ėshtė tregues i njė nevoje tė brendshme qė tė shpin drejt kėtij qėllimi.  Vini re: s’ėshtė rastėsisht qė fola pėr identitet kulturor tė veēant. Identiteti i arbėreshit tė arsimuar tė ditėve tona nuk ėshtė i njėjti i arbėreshit tė dikurshėm, nuk ėshtė identitet italian e as edhe ėshtė identitet shqiptar. Ai ėshtė mbrujtja e tė gjitha kėtyre pėrbėrėsve, nė pėrqindje qė ndryshojnė sipas rastit, ku gjithsesi pėrqindjen kryesore e zė kultura italiane/perėndimore, kurse mė tė voglėn ajo shqiptare, nė shumicėn e rasteve e njohur nė sipėrfaqe falė studimeve universitare e pak mė tej. Pjesėrisht pėrse s’ka si ta bėjė, pjesėrisht se mbase nuk ėshtė i interesuar sa duhet, intelektuali arbėreshė edhe sot nuk i lexoi  tė tėrė De Radėn, Santorin, Darėn, Skiroin e tė tjerė. Aq mė pak lexoi e lexon letėrsi shqipe nė gjuhė shqipe (Kadarenė nė italishte  e lexojnė tė gjithė).

Nė njė kontekst tė tillė kuptohet pse ēėshtja tjetėr e pazgjidhur e mbase e pazgjidhshme e krijuesve arbėreshė tė vjetėr e tė rinj ėshtė gjuha.  Pėr tė gjitha arsyet qė thamė, arbėreshit qė merr penėn nė dorė, ose ulet para kompjuterit tė hapur mbi Word  e merr e shkruan, i vjen tė shkruajė italisht. E nė fakt ka jo pak krijues edhe shumė tė talentuar qė italisht shkruajnė. A ju thot diēka emri i Karmine Abate-s? Si ai, por jo aq tė njohur, ka tė tjerė, e ndonjė do ta lexojmė. Pra, vendimi pėr tė shkruar arbėrisht, ose shqip, ėshtė vendim qė krijuesi ynė duhet tė marrė.  Kur e mori, ja se i shtrohet problemi tjetėr:, dmth. si tė shkruajė, arbėrisht ose shqip. Nė fillim ai anon nga arbėrishtja e fshatittė vetė, se i duket se e zoton mė mirė, por shumė shpejt has problemin e mungesės sė fjalėve. Thjesht,  ai vė re se gjuha e tij ka boshllėqe tė tilla qė as edhe arrin ta mendojė arbėrisht lėndėn qė don tė shprehė. Mendimi i del italisht dhe i duhet ta kthejė nė arbėrishte, por me mjetet – fjalėt e shprehjet - qė disponon edhe kėtė nuk arrin dot ta bėjė si do tė donte. Ja pra se krijuesi ynė kėrkon njė burim fjalėsh dhe, falė studimeve e ndonjė fjalori (mė parė Buttafava -Mussabini, tani, pėr fat tė mirė, Leka-Simoni),  e duke e kapėrcyer krejt letėrsinė arbėreshe, pėr tė tė palexueshme, e gjėn te shqipja. 

Pa u futur nė ēėshtjen e mprehtė ose, sipas pikėpamjeve, paeksiztuese, tė politikės gjuhėsore pranė arbėreshėve, kėtu dallohen dy rrugė: ka krijues qė i huazojnė fjalėt nga shqipja dhe pėrpiqen t’i pėrshtatin pėr tiparet fonomorfologjike tė arbėrishtes sė vetė, pėr arsyen ideologjike,  e absolutisht legjitime, se duan “tė kuptohen nga arbreshėt”, e ka qė , pasi e thelluan pak a shumė njohjen e shqipes, pėrpiqen tė shkruajnė drejt shqip. Cilado qė tė jetė zgjedhja, megjithatė, gjuha e krijimeve rezulton gjuhė pėrherė midis,  e pasigurt, as arbrėrishte as shqipe, edhe arbėrishte edhe shqipe, me  kėtu kėtje shtrėmbėrime gramatikore qė nė njėrėn anė tregojnė moszotėrimin e gramatikave tė arbrishtes a shqipes, kurse nė anė tjetėr ndikimin e italishtes, pra pazotėsinė e shkruesit pėr t’i mbajtur tė veēuar planet gjuhėsore pėrkatėse  italian dhe arbėresho-shqiptar kur pėrpiqet ta kthejė mendimin nė shkrim.

Tė njėjtat tė meta dalin nė pah nė planin semantik. Po pate rast tė krahasosh tė njėjtin test tė njė autori nė arbrisht/shqip e italisht, se shumė i kanė krijimet e veta nė tė dya gjuhėt, s’e kė tė vėshtirė tė kuptosh se procesi shkrimor e ka zanafillėn te teksti italian, i cili zakonisht ka njė semantikė mė tė pasur, njė leksik mė tė pėrzgjedhur, njė stil mė tė pėrpunuar  e tė lart, dhe, prova e provave, njė gramatikė pa gabime. Qė krjuesit arbėreshė tė vjetėr e tė rinj  tė mos mė dėbojnė nga Arbėria si tradhtare, pranoj, e ju them, se natyrisht ka pėrjashtime, si dhe ka dallime mes autorėve e deri edhe vetė brenda veprės sė tė njėjtit autor. Por sa e mohojnė krejt dukurinė,  mė besoni, ju thonė tė rreme.

Tė gjitha kėto veēori, qė lexuesi do tė vėrė re herė pas here nė tekstet qė  do tė ketė mirėsinė tė lexojė, natyrisht se ndikojnė nė cilėsinė estetike tė vjershave, tė cilėt megjithatė, e mbase pikėrisht pėr atė, ruajnė njė joshje tė veēantė e gjithsesi tregojnė pėr njė mund, a njė mundim, tė thellė tė shkruesit, qė duhet tė na bėjė t’i vlerėsojmė kėta autorė dhe ta lėmė pezull gjykimin estetik, nė pritje tė zhvillimeve tė mėtejshme. Me fjalė tė tjera si identiteti e kultura, ashtu edhe gjuha  e  arbėreshėve tė sotėm nuk ėshtė e dhėnė e konsoliduar, por proces nė zhvillim, objekt nė (ri)ndėrtim e sipėr, qė ėshtė herėt pėr tė thėnė se si do tė pėrfundojė e mbase mund ketė mė se njė pėrfundim.

Mė nė fund - se ju lodha - mė lejoni vetėm tė ju zbardh konceptin e “krijuesit tė ri” qė do tė na prijė nė kėtė udhėtim: duke pėrfituar nga dykuptimėsia e mbiemri “i ri /e re”, krijues tė rinj do tė quajmė jo vetėm mė tė rinjtė nga mosha, por edhe ata  krijues nė moshė jo mė tamam tė re, tė cilėt megjithatė janė te rinj se publiku nuk i njeh a i njeh pak, meqė, jo pėr faj tė tyren, nuk pėrfshihen nėpėr antologji e as edhe u pėrgjigjen emrave kumbues si  Vorea Ujko, Xhuzepe Skirņ di Maxho e tė tjerėt qė pėrmendėm nė krye tė artikullit tė mėparshėm. Pra, le tė mė fal lexuesi kur, nė  ndonjė numėr tė ardhshėm tė ARS-it, do tė zbulojė se i riu qė i paraqes ka pak a shumė moshėn time. Edhe ne kemi tė drejtat tona.

Katerina Xukaro