Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 

Nella rivista albanese "Ars" una rubrica di Caterina Zuccaro


ANNA MARIA BASILE: VĖSHTRIMI I DASHURUAR PAS JETĖS E VLERAVE

 

Ngurrova, oh, sa ngurrova. Lexova e rilexova. Pėrzgjodha e ripėrzgjodha. Lash sitė e mora shoshė. Vlerėsova e rivlerėsova. Thuajse u dorėzova. .. Kurrė si kėtė herė “Premisa”-t rrezikuan tė mbeteshin boshe, e jo nga mungesa e autorėve, por pėr shkak, nė njėrėn anė, tė pakujdesisė sė tyre, e, nė anėn tjetėr, tė rritjes sė pėrgjėgjėsisė  sė pėrzgjedhėses. Tė them tė vėrtetėn, e pėr tė iu rikthyer pėr njė ēast metodologjisė  sė kėtij gjurmimi, ka autorė e autore qė vlerėsoj se janė cilėsorė, tė cilėve u kėrkova materjal dhe, megjithse i nxita, ende po pres tė ma dėrgojnė. S’ndodh pėrdite qė njė autori/je  arbėresh/e ndokush t’i kėrkojė materjal pėr paraqitje e botim e, pas entuzjazmit tė momentit tė parė, i/e interesuari/a i/e radhės zakonisht zė e dyshon a ka ndonjė qėllim tė fshehur, ndonjė fitim pėr me u nxjerrė… E pse ta nxjerre dikush tjetėr … Mos u habit lexues, bile shqyrto thelle ndėrgjegjen tėnde e do tė vėsh re se kėtė qėndrim kaq tė pakuptueshėm e kupton shumė mirė edhe ti vetė, bile sa mė je i panjohur, aq mė shumė njė kėrkėsė e tillė tė ēel njėfarė mekanizmi vetėmbrojtės  vėrbues qė tė bėn t’i mbyllėsh me kyē sirtaret e tua tė mirėfillta e metaforike, e ta hedhėsh kyēin, qė askush tė t’i vjedhė visaret e tua. Pak a shumė se si ndodh me disa biblioteka private, tė cilat pronarėt  i mbajnė aq shtrenjtė sa qė, nga frika se mos ndokush pėrfiton nga tė mirat e tyre, as edhe ata vetė guxojnė tė shqyrtojnė libra e dorėshkrime, duke ia lėnė krejt kopicės detyrėn e gėzimit e tė trashgimit tė kulturės.

Gjithsesi, nė ndėrkohė qė unė prisja e po pres qė njė pjesė e autorėve/eve tė pyejtur/a t’i gjejnė kyēet  e hedhura e shoshja me rreptėsi ca tė tjerė, rastėsisht mė ra nė dorė, a mė mirė nė ra shohė njė libėr i vogėl me titull dygjuhėsh “Al mio Paese / Katundit Tim”, nga Ana Maria Basile, arbėreshe nga Spixana (Spexano Albanese), nė provincėn e Kosenxės. Mė ra nė shoshė, pra, kjo pėrmbledhje, e u shosh, nė kuptimin se vajti me egjėrėn, tamam si materjalet e tjera. Kjo sikur mė bėri pėrshtypje, meqė ishte libėr i shtypur e jo thjesht fail ose faqe dorėshkrim. Kėshtu qė i thash vetvetes: Kate, moj, mirre prapė nė dorė e rishoshe pak mė butė, se jo doemos me De Radėn, Naimin a Fishtėn duhet tė bėsh krahasime e as edhe me bashkėkohėsit e mėdhenj si Vorea ose Zefi, bile kėtė as edhe qė mund tė ia lejosh vetes; veēanerisht kėsaj radhe, ty tė duhet vetėm tė krahasosh me njėri tjetrin shkrues arbėreshė me vullnet tė mirė qė mundohen, si mundin, tė mbajnė tė gjallė njė traditė, e nė fund tė fundit, kėsaj pune tė merituar ja dalin nė krye, duke e mbajtur kopshtin tė gjelbėr e jo shkretėtirė pėr lulen qė tė mbijė. 

Parė nga ky kėndvėshtrim, Ana Maria Basile e ka vlerėn e saj, bile, duke i ri- e rilexuar, tė ndodh tė vėsh re se vjershat e saj kanė njė veēori tė tyren qė i dallon nga tė gjithė tė tjerėt. Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė, sė pari, mungesa e ēfarėdo pretendimi. Ana Maria nuk pretendon tė jetė poeteshė, nuk pretendon tė ketė njė stil tė veēantė, nuk pretendon tė ketė njė gjuhė tė veten. Ajo thjesht sa vėshtron botėn e njėrėzit pėrreth, rikujton tė kaluarėn, bėn krahasime, nxjerr pėrfundime e shkruan vjersha si i vijnė.  Por ēka  tė josh e  arrin nė fund tė tė marrė ėshtė ajofarė habie e pashėrueshme dhe e dashuruar me tė cilėn Ana Maria vėshtron natyrėn e njėrėzit ose rindėrton tė kaluarėn,  ajo zotėsi e saj e veēantė pėr tė gėrrmuar nė shpirtrat e njerėzve e tė zbuluar ndjesitė mė tė thella pėr t’i nxjerrė nė dritėn e ndėrgjegjes. Autorja vuan nga egėrsitė e urrejtjet qė sheh, por edhe vuajtja e saj ėshtė si e butė dhe e ėmbėl e nga gjithēka, nga njė zog, njė mizė dheu ose njė gur, ajo di e nxjerr shėmbuj pėr tė u ofruar njerėzve si shpresė, rrugėn e dashurisė e tė respektit tė ndėrsjelltė, e vetmja qė mund tė shmangė tragjeditė e mėdhaja e tė pakuptueshme, qė shėnuan shekullin e kaluar e qė ajo i pėrmbledh tė gjitha te holokausti i ēifutėve, tė cilit nė pėrmbledhje i kushton tre vjersha. Ndėrsa rikujtimi i sė kaluarės (zakonet e dikurshme nė familje e nė fshat) nuk ėshtė ushtrim retorik e as edhe mall i kotė, por prapė rast pėr tė nxjerrė nga ajo ato vlera njerėzore tė forta qė shoqėria bashkėkohore sikur po harron dhe t’ia treguar si rrugė shpėtimi njerėzimit tė ēoroditur tė ditėve tona.

Imtėsisė sė vrojtimit i pėgjigjet  njė saktėsi e ēuditshme e pėrshkrimit, qoftė kur objekt i vėmendjes sė saj ėshtė harabeli e folea, qoftė kur autoria  i mbėrthen sytė te njeriut, qoftė kur ta pėrshkruan sikur po e rijeton tė kaluarėn.

Ana Maria di si pakkush tė tė pikturojė tabllo para syve me fjalė, dhe e bėn shkėlqyer me gjuhėn e katundit tė saj, pa ia shtruar fare vetes problemin se si duhet tė shkruajė: ajo thjesht sa shkruan si di e flet. Ndryshe nga autorė tė tjerė qė u paraqitėn nė kėto faqe,  tė folmen e vendlindjes autorja e zotėron mė sė miri dhe e pėrdor rrjedhshėm e “me gramatikė”, duke shfrytėzuar tė gjitha nuancat e saj kuptimore, e pa patur turp nga kalabrezizmat e saj. Njė qėndrim tė tillė, qė e pranon tėrėsisht tė folmen amtare si gjuhė tė shprehjes letrare mbase ndėr autorėt e rinj me tė cilėt u njohėm e gjejmė vetėm te Mikelanxhelo La Luna  e megjithatė, ajo qė dallon autoren tonė nga ai  ėshtė se Ana Maria s’ka nevojė tė bėjė ndonjė zgjedhje, ndėrsa,  Mikelanxheli, si studjues i lėndės, shkruan po nė gjuhėn e katundit tė tij (Shėn Mitrit), por e bėn me vendim, si zgjedhje intelektuale, ēka lė gjurmė tė ndjeshme te vjershat e tij.

Nuk e fsheh se rrjedhshmėria e gjuhės sė Ana Maria Basiles, mjetet “teknike”, si pėr shembull trajtat zvogėleuse e pėrkėdhelėse ose pėrsėritjet e togfjalshave qė ajo pėrdor me boll spontanisht per qėllime semantike e stilistike tė veēanta, mungesa e ēfarėdo shtrėmbėrimi  nė fillim mė habitėn jo pak: e pėrfytyroja autoren vajzė tė re, dhe tė rinjtė e pamė se me gjuhėn amtare kanė probleme. Mirėpo, misteri mė u zbulua kur nga biografia e saj pash se aq e re autorja nuk ėshtė, se ka pak a shumė moshėn time e ne jemi brez qė arbėrishten e flasim pa studim, mbase i fundit i tillė.

Besoj se lexuesi e vuri re se deri tani s’e pėrdora kurrė pėr autoren fjalėn “poeteshė”, bile e pėrdora vetėm pėr tė thėnė se ajo s’pretendon tė jetė e tillė.  Natyrisht se  kjo s’ėshtė e rastėsishme. Pėr tė gjitha kėto qė thash, mė tepėr se sa si poeteshė  do ta cilėsoja Ana Maria Basilen si vjershėtare. E dua tė theksoj se nuk ėshtė zvoglim. Vetėm se fjala “poeteshė” bart me vete njė vulė intelektualizmi qė autoria jonė, e diplomuar pėr shkenca juridike, por amvizė pėr zgjedhje jetese, si shkrimtare nuk ka. Temat, stili i saj, gjuha, vetė qėndrimi saj  ndaj botės e pra botėkuptimi, e deri edhe ajo prirje e saj pak didaskalike e bėjnė Ana Marien rimarrėse tė traditės sė madhe e pak tė njohur tė  vjershėtarėve popullorė arbėreshė, qė ruanin trashgiminė e tė Parėve pėr brezat e rinj, e njėkohėsisht e pėrtėritnin duke e pasuruar me tema, subjekte e stilema nga koha e tyre. Secili katund kishte njė a disa tė tillė, mė  afėr popullit se sa poetėt e pėrfshirė nė historitė letrare, pra ata qė me tė vėrtetė ndikonin pėr mbajtjen e traditave e tė gjuhės e, meqenėse jo pak vjershat s’i lanė vetėm me gojė, por edhe me shkrim, te ndonjė sirtar i kyēur ka tekste qė presin tė botohen, pse jo tė gjithė patėn fatin e Salvatur Brailit, Xhosafat Frashinit, Ēerrigonėve ose, pjesėrisht, Marie Mirandės. ……. Me kėta, mė tepėr se sa me De Radėn dhe Ujkon, duhet radhitur Anna Maria Basile, e, po e ritheksoj, nuk ėshtė zvoglim.  Gjithsesi, mėsimi qė nxorra nga e gjithė kjo pėrvojė ėshtė se me shosha e sita duhet kujdes e ai fill pėrulėsie shumė herė tė hap sytė: ia kam borxh atij nėse “Premisa”-t i mbusha.

 

 

 

Nga pėrmbledhja: “Al mio paese/Katundit tim”, Spezzano Albanese, 2004

 

 

PASARI[1]

 

Ndė verė bėn vapė gjithė ditėn,

ndė verė rrimi gjithė jashtė,

nėn nj’arvur[2] ēė bėn hjezė.

 

Vera arvon[3] pėr gjithė

e edhe pasari ėshtė kutjend[4].

 

Ai pasar pjot kuraxh[5]

ēė kur iktin[6] dallandishet

nėng iku, desh’tė qindronej

e shkoi gjithė dimrin vet[7].

 

Nėng kish ku tė gjėnej tė ngrėn,

ndė mes t’ajrit e nėn shiut,

dridhej e rrinej qet[8],

tue pritur verėn vet.

 

Ku venej[9] kur ish natė,

me atė tėtim[10] e pa njė fole,

ai pasar kuraxhuz[11]

ai zokariq kurjuz[12].

 

Ai pasar nėng ėshtė mė.

Nėng ėshtė,  mbulliti sitė,

ai pasar njė ēikė kurjuz

ngė[13] e pa verėn kėtė vit.

                               

Ai pasar ēė rrinej vet,

ai pasar ēė rrinej qet,

ai zog nėng e fidhoi[14],

kėtė dimėr nėng e shkoi.

 

 

 

EBREI

 

Na mirrjėn[15] ku ishėm ishėm

Sa tė na silljėn ku ishėn tjerėt

Ma atje ishim vet na.

 

Vdisjėm gjithė sa nėnga[16] hijėm.

Pse atje mbrėnda fėrrnonej[17] dheu.

E mbrėnda atje kish tė[18] vdis ebreu.

 

Rrijėm pa rruar e pa llamėnduar[19],

ishėm tė gjalla e ngė mund e thojėm

e e dinė gjithė atė ēė shkuam

kishėm turp si bin’e rrojėm[20].

 

Vdisjėm uri njė ēikė nga dita,

mirrjėm tė ngrėnit mbrėndė te pjėhtė[21].

 

Ishim lluardu[22] ēė vijėm era,

e kjajėm[23] vet kur bėhėj natė,

kjajėm qetu e lot’i pijėm

pse kishėm turp si bin’e rrijėm[24].

 

Pse e kish aq Hitler me ne.

Pse ngė kish rrijėm te ki dhe.

Ē’i kish bėnė atij ebreu.

Pse na digj tė na nxir[25] ka dheu.

 

 

FOLJEA [26]

 

Gjithė zogjtė ēė janė te dheu

mė njėherė[27] se tė bėnjėn vetė[28]

shurbenjėn[29] dita tė tėra

sa tė bėnjėn[30] gjithė foljetė.

 

Njė herė isha ngambanja[31]

e pe njė fole mė truall

ju[32] qikarta[33] e e mora

e e mbajta njė ēikė te dora

sa t’e ruaja pėr sė nguqa[34]

e tė kapirja[35] si bėn

njė zokariq me grikė

sa tė bėnjė njė fole ashtu.

 

Ėshtė fundu[36] ēė duket njė panariqe[37],

sikurna ata filjė bar

i qepėn me gėlpėrėn

e pėr mė mbrėnda…

kuazi[38] ng’e kisha besė

ėshtė e njom e njom

mungu ndė kish vunė pumbak[39].

 

Ėshtė ftetė[40] se edhe zogjt

bėnjėn gjithėse pėr biltė

duken aq konollelje[41]

tė fshehura ndė mes tė degavet

tė mos t’i ljaginjė shiu

e tė mos t’i shkuljinj ajri.

 

Me kėtė dua tė thom njė shurbesė[42],

 se edhe zogjtė kanė zėmėrėn

e dhopu ēė hapen vetė[43]

i rritėnjėn ata biljė

e nėng i bandunarnjėn[44]

njėra ē’i dalnjėn shilėt[45]

e zė e vullarnjėn[46] vet.

 

 

 

KUR ERDHIM KĖTU

 

Shkoi aq mot ēė kur erdhim ktu,

ēė kur shkuam detin e ljiem[47] gjithėse[48]

me ne sualltim vet nderėn

e zėmrėn pa hare.

 

Kishem vetė aq mjerėzi

ma ngė deshtim gjė ka mosnjeri.

Puthtim trollin kur arvuam

spėrveshtim mėngėt e shurbiem[49].

 

Kishėm mall te zėmėra jonė

 e natėn ėndėrrjėm dheun tonė.

Arrvuam kėtu ka pesėqind vjet,

mbualltim grurė ku do ish botė

e kuartim vet me ftigė[50] e ljotė.

 

Rritėtim biljtė pjot dhukacjonė[51]

e i mbėsuam gjuhė e tradicjonė,

Zoti krisht qe forca jonė

na jemi gjithė divucjonė.

 

Shkuam e shkuam pa kund[52]

ēė kur arrėvuam[53] te ki katund,

atė ēė shkuam ng’e harromi

 e kem’e rrėfiemi njera ēė rromi[54].

 

 

 

KAMBANJUALLI[55]  

 

Njė ēikė ujė te vaxhilli[56] sa tė ljajėn vetė sit,

buk e pumdhore[57] me valj e krip

e nisėshin ngambanja[58] mė njė herė se t’ish dit.

Shkojėn  njėri pas jetrit me gajdhuriqin[59]

e pėrpara qishės gjithė bėjėn kriqin.

 

Kurjėn[60] nga dita e nga dita tėtė or,

nėng mund birjėn tjemb[61] se kish[62] mbilljėn pumdhoret

u ullinjt kish putohėshin[63] pse ndė dimėr kish mbjidhėshin

Kishėn sembri[64] ēė tė bėjėnė e e dieltja[65] nėng ish.

Sa binej[66] mesha zė e ljidhjėn samarin

e ka nj’an e ka njeter ngarkojėn gajdhurin.

 

Mbjidhėshin njė e njė me llanetėn[67] e trash

e fauēiljin[68] te mushku o i ljidhėt a prapa.

tarandinina[69] ish e mbrazėt e stajvuku[70] pa buk,

ljajėn faqet kopre[71] me njė ēik ujė te vaxhilli

e atė taljur me tumac[72] e hajėn me dukė[73].

 

Mbanjė mend tatatėn[74] ē’ish kambanjuall

e ēdo sill te panaria hahej o thahej

me kanicat[75] te dielli sipėr spasetitė[76]

pjot kangariqra[77] e pumdhore tė ndara,

kungull i prer e korq fiq pallet[78]

se vera fėrrnonej[79] e dimri ish i gjat.

 

 

 

TURPJA

 

E kisha fteta[80] si ngulli[81]

sa t’uljsha me njė shexhulliqe[82]

ka ato druri piēiniqe[83].

Prėmė e nxora kėt ngulli[84]

fėrrnova[85] sė ngrėni e vajta jashtė

ku ėshtė ai burr ē’uljet nga mbrėma

te skalluni[86] ku rri e jėma.

 

Gjithė riqarjėmė[87] e ai fjit[88]

e tue rrėfiejtur u bė nat.

Nd’andonjė[89] mbrėma ke njė cik tjemb[90]

ec e gjej at’burr ka rahji

me ato duar si njė breshkarelje[91]

ē’ja nguri[92] bota tue ruajtur delje.

 

Rrėfien gjellėn[93] ēė bėri ai

ēė kur ish furiz[94] njera nani[95].

Ndė ver nėn diellit me kpuct ēė mbėshojėn[96]

ka[97] ata tė trasha pse kish t’i rrojėn

e njė par tirq ka ata vullitini[98]

ē’i vėnej ndė dimėr e nga dita

lluardu[99] e tė ngurta ēė dukshin guri

e pjot me arrne njer te gjuri.

 

U rrit pa tatė e me di motra,

e i bėri paljėn e i martoi me zotra.

Kur thot kėtė vėhet e kjan[100]

nd’e jėma u qėllua, tė mos t’e heljmonjė[101]

at pjakarelje[102] me di bila zonjė,

ēė kjan nga mbrėma vukun[103] te njė vatėr

pse at bir furiz ēė ruajti vet delje

nėng vjen e e gjėn mosnjera motėr.

 

 

 

 

 

NDĖĒ HAPJĖM[104] SITĖ

 

Aēė[105] mė pėljqenjėn maljet pjot me borė

ēė ngjatja krahun e mirrja me njė dorė.

Mė pėljqen edhe hėnza kur delj si fauēilj

e rri ndė mes tė qiellės

me iljzit ēė duken bilj.

E mė pėljqen edhe mė shum

kur hėnza duket paljė[106]

ēė shtihet sipėr detit e ngjatet nga suvaljė.

Mė pėlqen kulluri[107] i barit

ēė del kur zė pranvera

ēė t’e ruaja ditė e natė

Uljėsha e i rrija nxhera[108].

Mė pėljqen pulja kur cimbisėn

ēė ngudhiret[109] kėten e aten

kur delj ka galjinari[110]

tue kėnduar se bėri venė[111].

Mė pėljqen haljdhra ēė rri te dielli

tue ruajtur dallandishet.

Mė pėljqen edhe hjeza[112] ndė verė

e arvuri kur xhishet[113].

Mė pėljqen ajri, shiu, ljumi, deti e bota,

mė pėljqen t’i ruanj[114] nga dita.

Doja t’i ruajėn gjithė[115],

mė njėherė tė vinej nata.

 

 

 


 

[1]kėtu e gjetiu: harabel

[2] pemė

[3] arrin

[4] i gėzuar

[5] kurajo

[6] ikėn

[7] kėtu e gjetiu: i vetėm, vetėm

[8] rrinte i heshtur

[9] shkonte

[10] acar

[11] guximtar

[12] zogth   i ēuditshėm                                 

[13] nuk

[14] nuk ia doli

[15] merrnin, kapnin. Forma foljore me mbaresat –ja, -je –ėj,  –jėm, -jėt, -jėn (nė ndonjė rast edhe …  –ej,  –jem, -jen, etj.) ėshtė formė vendore e kohės sė pakryer tė menyrės dėftore

[16] sapo

[17] mbaronte

[18] duhej tė

[19] pa jetuar e pa u ankuar

[20] nė cilat kushte na bėnin tė jetonim

[21] plehtė

[22] tė ndyrė

[23] qanim

[24] si na bėnin tė rrinim

[25] humbte

[26] Vini re: pėr bashkėtingėlloren e lengėt  qiellėzore tė arbėrishtes sė vetė, autorja pėrdor grafemėn “lj”, por nuk jan pak rastet kur e shkruan  thjesht “l”, ndėrsa  bashkėtingėlloren e lėngėt tė thjesht e shkruan pėrherė “ll”. Kjo dhe tipare tė tjera, sugjerojnė se, para botimit, dorėshkrimi pėsoi ndonjė redaktim, qė e pėrmirėsoi tekstin nga pikėpamja (drejt)shkrimore, por me shumė pasigur, qė lexuesi mund tė vėrė re vetė.

[27] mė parė

[28] vezėt

[29] punonin

[30] qė tė bėjnė, pėr tė bėrė

[31] nė fushė

[32] kėtu e nė raste tė tjera: u

[33] u pėrkula

[34] pėr sė afri

[35] kuptoja

[36] i thellė

[37] kėtu e gjetiu:  shport, nė kėtė rast: shportėz

[38] thuajse

[39] a thua se i kish vėnė pambuk

[40] e vėrtetė

[41] djepe

[42] gjė

[43] pasi u papėn vezėt

[44] braktisin

[45] flatrat

[46] fillojnė tė fluturojnė

[47] lamė

[48] gjithēka

[49] punuam

[50] punė tė rėndė

[51] edukatė

[52] me bollė (hoqėm tė zitė e ullirit)

[53] arritėm

[54] do ta rrėfyejmė deri sa tė rrojmė

[55] kėtu e gjetiu: bujku

[56] kėtu e gjetiu: legen

[57] kėtu e gjetiu: domate

[58] pėr nė fushat

[59] kėtu e gjetiu: gomar, nė kėtė rast gomarthin

[60] kuarnin

[61] humbasnin kohė

[62] duhej tė…

[63] duhej tė krasiteshin

[64] gjithėmonė

[65] e diela

[66] binte kambana e meshės

[67] fanellėn

[68] kėtu e gjetiu: drapėr

[69] shtamba

[70] pezeta (ku mbėshtillej buka)

[71] faqet e ndyra

[72] pjata me makarona

[73] shije

[74] gjyshin

[75] trinat

[76] terracėn

[77] speca

[78] lekurė fiku deti

[79] mbaronte

[80] me tė vėrtetė

[81] deshirė

[82] karrigez

[83] tė voglėz

[84] e kenaqa kėtė deshirė

[85] mbarova

[86] shkalla

[87] dėgjonim

[88] fliste

[89] nėse ndonjė

[90] kohė

[91] breshkėz

[92] ngurti

[93] jetėn

[94] kėtu e gjetiu: argat

[95] deri tani

[96] rėndonin

[97] kėtu e gjetiu: nga

[98] prej kadifeje me vija

[99] tė ndyrė

[100] kėtu e gejtiu: qan

[101] hidhėrojė

[102] plakėz

[103] e kėrrusur

[104] nėse hapnim

[105] aq shumė qė

[106] top

[107] ngjyra

[108] kundruall

[109] lėviz

[110] qymezi

[111] vezėn

[112] hijeza

[113] druri kur zhvishet

[114] sodit

[115] do tė doja qė tė gjithė t’i soditnin