Mirė se erdhe...Benvenuto...
ARBITALIA 
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia  
 

Nella rivista albanese "Ars" una rubrica di Caterina Zuccaro

 

VINĒENX BRUNI: HAPA TĖ GUXIMSHĖM NĖ PROZĖ

Katerina Xukaro

Letėrsia arbėreshe klasike e ajo e ditėve tona ėshtė letėrsi, nė thelb, poetėsh. Proza sikur s’na e bėn qejfin, as neve qė shkruajmė e as edhe lexuesve tanė, tė cilėt tashmė lodhen tė lexojnė me njė alfabet qė njohin pak njė varg tė shkurtėr poezie, pa le njė rresht tė gjatė proze. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, ne qė pėrpiqemi tė lidhin njėra pas tjetrės fjalė qė shpesh herė nuk dimė, e kemi mė tė lehtė t’i shkruajmė vargjet e shkurtra e faqet gjysėm-boshe se sa rreshtat e gjata e faqet e mbushura. Parė kėshtu, poezia ėshtė njė farė kompromisi i pavetėdijshėm qė na kėnaq tė gjithė, duke na bėrė neve qė shkrujamė tė ndihemi shkimtarė tė merituar e ata (pak) qė na lexojnė lexues tė letėrsisė arbėreshe. Mė falni: sa thash deri tani vlen sidomos pėr shkrimtarėt e ditėve tona. Kuptohet se njė Varibobė, njė De Radė, njė Santor, njė Darė, njė Skirņ janė punė tjetėr, ndėrsa pėr lexuesit puna ėshtė poajo, me pėrjashtim tė elitave  tė zakonshme pėrkatėse. E megjithatė, ndonjė sprovė proze letėrsia arbėreshe e njeh. Teatri shqiptar  ka nismėtar tė vetin Frangjisk Anton Santorin, nga Picilia (Santa Katerina Albaneze), nė provincėn e Kozenxės, i cili, megjithse parapelqeu tė shkruante nė poezi edhe romanet e veta pothuajse realiste, na la dorėshkrim dramėn monumentale “Emira”, qė u botua para pak vjetėsh. E po Santorin mund ta quajmė nismėtar tė romanit shqiptar, si autor i veprės poashtu monumentale (900 faqe) “Sofia Kominiate”, qė e pret me durim botim nė arkivet e Bibliotekės sė Kozenxės. Sa pėr bashkėkohėsit, sigurisht lexuesit e  ars-it kanė degjuar pėr “Tregimet e lėmit” tė Dushko Vetmos, qė njihet mė shumė si poet; ndėrsa besoj se shumė pak dinė pėr tregimet e shkurtra tė Vinēenx Golleti Bafės, tė botuara pjesėrisht nė faqet e revistės arbėreshe “Katundi Ynė”, ose pėr dramat e Zef Del Gaudios. E natyrisht se s’ka as nevojė tė ju flas pėr teatrin e tė madhit Zef Skirņ di Maxho, qė shklqen me dritė tė veten, yll, jo planet,  nė gjithėsinė e letėrsisė shqiptaro-arbėreshe tė ditėve tona.

Mirėpo, prapa kėtyre pararendėsve a ka ndonjė tjerėr qė pėrpiqet tė hedhė hapa nė kėtė fushė kaq tė vėshtirė sa edhe domėthėnėse pėr tė testuar gjendjen shndetėsore e zhvillimore tė njė letėrsie? Pėrgjigja ėshtė poaq e vėshtirė sa edhe vetė fusha. Vjen me thėnė se deri tani, krahas njė numri poetėsh tė rinj/tė panjohur, lule e barėra tė egėr, siē thamė nė numrin e kaluar, kam hasur vetėm njė autor aq guximtar sa qė, pa i pėrfillur fare sirenat e poezinė, ka ndėrmarrė rrugėn e prozės.

Vinēenx Bruni (Vinēenxo Bruno), i fisit tė Toshkarelėve, u lind nė Ēivit (Ēivita), nė provincėn e Kosenzės) ne vitin 1947. I ri, pra, vetėm nė letėrsi. Pėr 33 vjet ai qe mėsoi lėndės letrare mė parė nė shkollat e detyrueshme e mė pas nė Liceun shkencor e nė atė klasik. Njė pjesė tė konsiderueshme tė kėsaj perjudhe ai e kaloi nė shkollėn e vendlindjes dhe tė njė katundi tjetėr arbėresh, Ungrės (Lungro), duke u marrė nė tė dya rastet, veēse me letėrsi italiane, latine e greke, edhe me teatėr  dhe projekte eksperimentale tė tjera. Nė kėtė kuadėr, nė kohėn kur mėsonte nė shkollėn e Ēiftit ai filloi tė shkruante tekste dramaturgjike nė arbėrishte pėr nxėnėsit, qė i shfaqnin nė fund tė vitit shkollor. E meqenėse shfaqjet pėlqeheshin jo vetėm nga nėnat e aktorėve tė vegjėl, por edhe mė gjerė, shkollat e katundeve arbėreshė tė rrethinės vazhduan t’ia kėrkojnė edhe kur ai ndėrroi rend shkolle. E Vinēenxi vazhdoi t’i shkruante e po i shkruan edhe sot. Pėr nder tė sė vėrtetės,  duhet tė them se nami i Vinēenx Brunit nė mjediset arbėreshe nuk lidhet vetėm me teatrin: ai ėshtė veprimtar kulturor nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės: ndėr themeluesit e  shoqatės kulturore “Janar Plaku” (Xhenaro Plako), qė, ndėr tjera, administron Muzeun Etnik Arbėresh tė Ēiftit, bashkėpunėtor qė nga themelimi, para 35 vjetėsh,  i revistės “Katundi Ynė” qė botohet nga pokjo shoqatė, profesor nė kurse azhurnimi pėr mėsues e arsimtarė arbėreshė, autor botimesh tė ndryshme dhe bashkėautor i njė teksti  shkollor  pėr mėsimin e gjuhės e kulturės arbėreshe, anėtar i Komitetit Shkencor pėr pakicat gjuhėsore pranė Zyrės Shkollore Provincjale tė Kozenxės…… e le tė ndalemi kėtu, se nuk ėshtė pėr kėto merita qė po ju flas pėr tė, por pėr veprimtarinė e tij si krijues. Si i tillė, Vinēenx Bruni, nė arbėrishte botoi, deri tani, tri komedi: “Pėr njė teatėr arbėresh”, “Kushqia” (2004) e “Njė merikan ndė katund” (2004). Le tė mos ju gėnjejė data e botimit, sepse, psh., “Kushqia” qe shfaqur pėr herė tė parė nė vitin 1989 e edhe dy tjerat qėnė shkruar e shfaqur mė parė.

Autori shkruan pėr ndodhi tė katundit dhe, skenė pas skene, na paraqet me sy hironik dhe gjallėri tipa e aspekte tė jetės katundare, qė na zbėrthejnė atė filosofi popullore tė jetesės me tė cilėn tashmė na njohu si mjeshtri qė ėshtė Zefi i Madh. Me komeditė e tija, Vinēenxi na provon tani se ēdo katund ėshtė Katundi/Ruzull e ēdo arbėresh ėshtė Arbėreshi/Njeri qė pėrpiqet ta pėrballojė pa  e humbur plotėsisht vetveten tė renė qė po pėrmbyt botėn e tij. Disa herė ke pėrshtypjen se ajo qė tė shfaq autori ėshtė njė botė tashmė e perėnduar, tipa qė nuk ekzistojnė mė e as mund tė kenė ekzistuar ndonjė herė. Po mendove kėshtu, e ke gabim, se ajo qė tė shfaqet para syve ėshtė tamam pėrplasja mes brezave, bashkė me pėrplasjen mes botėkuptimeve tė ndryshme tė atyre qė ikėn nga katundi dhe – si thuhet sot - u globalizuan, nė tė mirėn e nė tė keqen, dhe atyre qė mbetėn e e shohin botėn nga njė kėndvėshtrim mė i ngusht, por shpesh herė mė i arsyeshėm e i drejtė. Me fjalė tė tjera, autori na thot se epėrsia e modernizmit s’ėshtė aksiomė e pathyeshme, se jo doemos e vjetra bie ndesh me tė renė e pra jo gjithēka ėshtė e katundit duhet hedhur posht , bile tė ruash diēka nga ajo trashgimi ėshtė detaji qė nė shumė raste tė shpėton.

Pėrveē komedive, Vinēenx Bruni ka filluar tė shkruajė edhe proza tė shkurtra. Ndėr tė dyatė qė ju paraqes mė posht  e para fitoi edicionin 2004 tė konkursit letrar “Princ Gjergj Kastriot Skanderbeu” tė shpallur nga shoqata kulturore “Vatra arbėreshe” e Kierit”, nė provincėn e  Torinos, ndėrsa e dyta u radhit ne vendin e dytė nė edicionin 2003 tė pokėtij konkursi.

Mė se tregime, ato janė pėrrala, qė autori harton me aq zotėsi sa qė e kė tė vėshtirė t’i dallosh nga pėrrallat popullore, nga tė cilat ai huazon stil, figuracion, metafora e simbolikė, duke i pėrshtatur bukur me nevojėn pėr tė shprehur pėrmbajtje tė reja. E tamam si nė pėrrallat popullore, pėrtej rrėfimit tė thjesht, lexuesi duhet tė kėrkojė alegorinė e fshehur, domethėnien e thellė.

Gjuha e autorit, sikurse ai vetė shkruan nė parathėniet e veprave tė botuara, ėshtė e folmja e Ēiftit. Kjo deklaratė  ėshtė nė pėrgjithsėsi e pranueshme, por me ndonjė vėrejtje. Sė pari,  tė folmes arbėreshe tė vendlindjes, qė ėshtė edhe vendlindja ime, ai i shton, nė disa raste, zanoren “y”, qė arbėrishtja nuk ka, e ndonjė fjalė tė huazuar, si “y”-ja, nga shqipja. Sė dyti, aty kėtu ka ndonjė ngatėrrim gramatikor (mė tė shumtėt nė rasat emėrore, kallėzore e dhanore + mbiemėr me nyje, por ka edhe ndonjė shumės tė shtrėmbėruar) qė tregojnė pėr ndikimin e italishtes pa rasa ose gjithsesi pėr zbehjen e disa markave rasore nė arbėrishten e sotme. Sė treti, lexuesi do tė vėrė re vetė atė veēori me tė vėrtetė tė veēantė tė gjuhės sė Brunit qė ėshtė zėvėndėsimi disa herė sistematik i “o”-sė me “ė” (ja pra radhėt “thėm”, “thėtė”, “thėmi”, “thėni”, etj, pėr “thom” etj; “ngrėht” pėr “ngroht”, etj.) por edhe zėvendėsimi i  kundėrt i “o”-sė me “ė” (e pra “lonij” pėr “lėnij”, etj). Qė tė dya kėto dukuri,  tė cilat deri tani janė plotėsisht tė pahetuara nga gjuhtarėt, do tė meritonin njė analizė mė tė thelluar, por nuk ėshtė ky vendi i pėrshtatshėm. Pra, vetėm sa mbani parasysh, si tė dhėnė objektive, se ndėr ne arbėreshė, ndodh disa herė se brenda tė njėjtit katund ka fise qė ruajnė edhe sot ndonjė veēori gjuhėsore tė veten. Mė nė fund, siē ndodh zakonisht me pothuajse tė gjithė autorėt  arbėreshė, ndonjė ngatėrrim do ta vini re edhe nga pikėpamja drejtėshkrimore, nė kuptimin se grafia luhatet e pavendosur midis normės standarde, shkrimit fonetik e njėfarė norme vetjake tė panormė.

Tė meta? Nuk do t’i quaja tė tilla, megjithse, parė nga froni i kolegėve tė shquar shqiptarė tė burrit tim tė shquar arbėresh qė pėrmenda nė numrin e kaluar si qortues tė mijtė, tė tilla ato janė. Nė anėn tjetėr, do tė mjaftonte njė redaktim i kujdesshėm, si zakonisht bėjnė botuesit, pėr t’i pėrshtatur tekstet e autorėve me normen standarte ose, pėrkatėsisht, sipas rrymės qė ndjekin, me normėn e tė folmes sė katundit tė tyre e deri edhe me njėfarė standarti arbėresh qė mund tė nxirret si emėror i pėrgjithshėm i varianteve tė autorėve qė ndikohen me njėra tjetrėn e me standartin shqiptar. Ju siguroj se njė punė tė tillė jam plotėsisht nė gjendje ta bėjė e se kam edhe lejen paraprake nga autorėt pėr ta bėrė, po desha. Mirėpo, nėse, nga karrigia ime modeste, vendosa tė mos e bėjė, ėshtė, pjesėrisht, sepse dua t’i propozoj lexuesit njė dokument jo vetėm letrar, por edhe gjuhėsor, pasqyrė besnike e gjendjes sė arbėrishtes sė shkruar tė ditėve tona. E ėshtė, sidomos, sepse kėto tė meta tė prezumuara unė i shoh thjesht si shprehje tė njė vuajtje tė thellė gjuhėsore, qė ka edhe njė vlerė tė veten estetike, duke qenė shprehje e tėrthortė e njė vuajtje shpirtėrore  Nėse i ndoqėt kėto shkrimet e mia e i lexuat autorėt qė ju paraqita, e kuptuat ju vetė se Arbėreshi, kur shkruan, vuan. E cili te vuajtja, me dashje, ngul kėmbė, e do me tė vėrtetė shumė burimin e saj.

 

ALLEGORIA TĖ GJUHĖS ARBĖRESHE

Tek  motrat[1] ēė ishin njė herė ra se njė kopile[1][2] erdh ndė katund.

Ajņ vinij, thojin gjindjat[3], ka jetra anė tė dejtit; ... vinij ka njė vend, ēė ish shumė llargu. Ajņ vashezė ish e bukurė, aq e bukurė si s'u kish par; ... kish sytė te qiallit, ... kish leshtė si arat ndė theristģ[4], ... kish lėkurin si dherat kur j an plotė me borė, ... kish faqen me shkoka te kuqe si molle mali, ...kish gjithė tė bukurat ēė nga mėmė uron per bilzėn e saj.

Ajņ kopile s'ndėnj e fshehur, ... se bukuria s'rri e fshehur.

Poka[5] ndė katund, kur ajņ dil mbė udhė o ndė qacėt, ... o venij mbė klish, njė qind syra i vejin pas; ishin syrat te gjithė trimavet, ēė losėshin per te.

Nganjė ėndėrrnij t'e martonij! Po ajņ nėng i thonij se "ėh"[6] mosnjeriu.

Gjithė e shihjin ēė shkonij me atė kamizollė[7] e kuqe dhe me atė xhipun[8] plot me qindime ari; gjithė e shihjin me leshtė mbledhur ka njė kezė argjendi; gjithė e shihjin me atė skolė, ēė fshehnij e s'fshehnij njė trezor i madh. E gjithė losėshin pėr tė.

Nganjė ėndėrrnij t'e vėnij kurorė! Po ajņ nėng i thonij "ėh" mosnjeriu.

Njė trim me se tė tjerėt asaj i venij pas; ki kish bjerrur kriet pėr tė. Ish edhč aģ njė trim i bukur dhe vinij ka njė katund afėr. Nga herė ē'e shih, ...nga herė pėr atė kopile ai kish fjalė tė ėmbėla, lule ēė zbukorojin, tė parat fruta ka kopshti; ... asaj ai i kėndonij kėnga nėn ballkunin si kallarej[9] nata; ... asaj aģ i dirgonij proskonit[10] me burra e me gra; ... asaj aģ i zbulonij dashurinė si mė mundėnij.

Ndė fund ajņ i tha se "ėh"; ... edhč tė dy dhan besin. Atą tė dy poka u gjėndėtin nuse e dhėndirr.

Si gjithė te dashuruartė njė ēikė puthshin si pėllumbat, njė ēikė piculljarshin[11] si dy gjele tek njė galinar[12] vetim; ... e si gjithė tė dashuruartė u lan e u murtin; ... njė ēikizė duhshin, njė ēikizė kanosėshin dhe strosėshin; ... po ndė fund tė dy dujin vet tė rrijin dhe tė ietojin pėrherė bashkė!

Shkoi moti e shkuan ditėt e tė ecurit[13] mbrėnda tek njė shesh gjithė lule dhe adur[14]; ... shkoi moti e tė dy u gjėndėtin ndėr ditėt  e tė ecurit mbrėnda tek njė hjers plotė me glėmba dhe me dhėmbje.

Poka njė herė nga nga aģ trim pa tė nisej[15] te venij llargu prės llargu [16] tė gjėnij punė, pa tė nisej per njė fėtģgė[17] ēė mund i jip tė dyve qetėsģ e njė gjellė si njė rahj i hapt.

Iku e ka njetėr jet[18] asaj i shkruanij; ...po ditėt, muajrat, vitrat shkojin, rrugullisėshin njeri pas jetrit! Kartat vejin e vijin, ...po atą ndihshin nga herė si gjimsi tė njėj shurbesi[19], ēė do tė kuqaret[20] me jetrin gjims, psč shortja i bėri pėr tė jen vetėm njė shurbes!

Ajņ vashezė, nanģ grua, vu mbė nj'anė tė veshurat llambadhorė[21]; ...ajņ grua shkonij ditėn ulit tek argalia o bėnij bukėt o bėnij finjin, ... o venij jashtė ka vreshta e ka ullinjėt, dhia[22] ashtł si moti dunij!

Moti, ēė ėshtė bular pa zėmėr!

Aģ trim, nani burrė, nėng kėndonij mė kėnga dhe vjershe natin; ... ai burri shkonij ditėn ture shurbiar[23] si njė gajdhur, kėputnij gradhin dhe lodhnij trutė, pėshtonij lart e posht si ajņ milingona kur qaset llavina[24] dhe e egėrsuar e merr me motin! Po moti ėsht, si tham, ... bular pa zėmėr!

Ajņ grua atė burrė vetim dunij mirė dhe s'dish mosnjerģ! ...po moti shkonij, ...e ajņ sa grisej, sa grisej si njė qiri i ēelur!

Ai burrė atė grua vetim dunij mire dhe s'dish mosnjeri! ... po moti gramisej, ...e aģ sa losej, sa losej si hiromeri te digani mbė zjarr!

Ajņ grua ndunka[25] parkalesi[26] tė mos tė humbej pa ēė lėnij gjė tė saj.

Ai burrė ka njetėr cop dheu pėnxonij dhe kish dėshirėn ēė lipnij dhe ēė parkalesnij ajņ; ...psč tė dy ishin tė ndar, po tė dy ishin njė zėmėr, njė shurbes[27]!

Njė Shėnjėt gjekun[28] pat lipisģ[29].

Atė grua e dashuruar, ēė grisej, ... e bėri njė re.

Atė burrė i dashuruar, ēė losej, ... e beri erė.

Pra ēė ahina[30] tek qialli i madh e pa limtra u pa njė re : ... ca herė njė re e le dhe e bardhė ēė fluturonij dhe ēė tundej si shkuma mbi dejtin; ... ca herė njė re e rende dhe e zėzė ēė arrivonij si e errura te natės. Ajņ re ndėrronij faqe dhji si ndėrron gjella[31], ēė sot tė qeshin e menat[32] bin’e klan.

Pra ēė ahina u ndia njė ere ēė frinij dhe ēė ecnij mbi dherat tė botės : ... ca herė njė erė e le dhe e ėmbėl ēė jip pėlqim gjindjavet; ... ca herė njė erė e rėnd dhe e tharit ēė sill vetėm te liga e trėmbėsģ. Ajo erė ndėrronij faqe dhia si ndėrron gjella, ēė sot tij te jep njė te puthur e menat tė zė me njė hu.

Po ēė ahina ajņ re dhe ajo erė s'kishin mė tė lidhura dhe ndalime; kėshtł nė fund tė dy u pėrpoqėtin, shumė herė tė dy u pėrpoqėtin... ! ... e nga herė dukej se luajin[33], nga herė dukej se bridhjin[34]! ...nga herė ajņ re u mbars me ajrin, u fri! ...e pra la tė binij mbi botin : o shi, o borė, o breshir.

E atą shi, ēė binij dalė dalė, u bė nota, u bė rritėme, u bė muzikė... .

E atą borė, ēė binij qetu qetu, u bė singa[35], u bė figura, u bė skulltura, u bė poesģ....

E atą breshir, ēė binij me zhurmė e me ēiromė[36], u bė verse[37], u bė kėnga, u bė valle...

Atą shi, atą borė, atą breshir u bėn fjalė, ēė rrėfiajin, ēė kujtojin, ēė mėsojin, ... fjalė ē'u bėn pra edhč histori, ...fjalė ē'u bėn pra edhč lleteraturė!

Ajņ grua e aģ burrė, ēė kishin ndėrruar karakter dhe nature, ...ēė dukshin ditė pėr ditė ndrishme, ... ajņ grua-re dhe ai burrė-erė jetuan pėr nga mot e njera sot! ... atą tė dy shprishtin ndėr katundet e tane bilė, sa me bilė; ... bilė ēė duken se ven ture ecur si shpirtra; ... po atą klen dhe jan bilė, ēė ngrėjtin e grėjin njė populi lart lart njera ka anat tė qiallit o tė diallit o tė ylzėvet!

Per veprin tė atirve bilė ndėr shpit e jonė s'u humb dhe s'u harrua llegjenda tė asaj mėmje-re, njė herė kopile e bukurė, dhe tė atij tatjė-erė[38], njė hėrė trim i fuqishėm!

Kur u rrėfiajta kėt pėrrallezė tė re, njė i krishter[39] i urt mė tha : "... i dashuri profesor, ... mua kjņ pėrrallezė mė duket allegoria tė gluhės arbėreshe! ".

U atij ju pėrgjegja : "... mund jet! ".

 

Guri murtallit[40]

 

Njė herė jetojin ndė katund njė trim e njė vashezė, ēė duhshjin mirė.

Ēė kur atą ishin tė vigjėl, rrijin bashkė: te gjitonia bridhjin si dihej dita njera kur vinij nata; ndė skollit atą rrijin ulit njeri afėr jetrit, bashkė djovasjin, bashkė shkruajin! Atņ ēė zėnij fill njeri, …e firnonij jetri! Atą ishin vėrteta njė shėrbes[41] vet, …si kroku[42] e i bardhi mbrėnda tek vea[43]!

Njė ditė atą tė dy van ka lumi, ēė ecnij e shkonij afir katundit; u ultin me kėmbit ndė ujit e atjč shkojin motin ture folur. Ish vera e bėnij vapė; poka gjetėtin njė hje[44] nėn njė prigodhafin[45] e …njė ēikė ruajin qiallin e ėndėrrjin, …njė ēikė gjegjjin cincėrrat[46] e kėndojin,  …njė ēikė mirrjin njė fik buzėkuqė ka shporta dhe e ndajin njė gjimės pėr njė par se t’e hajin.

Aģ i uronij : “cukar[47] t’u bėfshit!”; …ajņ qeshnij dhe i zėnij njė cimb ndė faqet!

Aģ i thonij : “ti je dhispėtuz[48]ė si dhia!”; …ajņ qeshnij dhe e puthnij te buza!

Kėshtł shkonij hera, ture pritur se kish tė hinij[49] dialli.

Pra[50] njė herė[51] vashėza i tha trimit : “mė vė kuror?”; aģ, ēė duj t’e qellnij njė ēikizė dhun[52],  asaj ju pėrgjegj : “s’ėshtė akoma herė!”.

Vashėza e helmuar[53] i shtoi atij, ē’e shih si dėndir : “ti ke kriet tė ngurit, …si guri!”.

Aģ mbjatu ju pėrgjegj asaj, ē’e shih si nuse : “…e ti s’ke turp!...ti je njė ēerė matuni[54]!”.

Ish e shkonij dhia ahina njė fatėzė, ēė ish e kallarej ka mali. Shoqezit e kishin strosur se ajņ ish shumė dhispėtuze; kjņ fatezė s’lonij[55] dy gur bashkė! Kur ajņ shih njė burrė ēė ish kutjend[56], …rranga rranga[57] gjėnij si kish t’e rraxhonij[58].

Si kjņ fatėzė dhispėtuze gjegji fjalit e fundit tė vashėzis e tė trimit, …atą tė dy i bėri njė gur e njė matun[59].

Trimi u ndėrrua afir lumit te njė gur, i glat i glat si kukucjel o si karkavec[60] dhe pa rrumbune[61] fare. Njė gur jashtė, …njė burrė mbrėnda; …po njė burrė pa fjalė, se gurit s’kan fjalė, …po njė burrė pa lotė, se gurit s’klajin!

Vashėza u ndėrrua afir lumit te njė matun, i kuqė dhe i ashpėr. Njė matun jashtė, …njė grua mbrėnda;  …njė grua me zėmrin tė ngrėht, …po zėmėra saj ahina u gjėnd e mbllijtur dhe e fshehur ka ca botė tė pjekur, ēė ndėse ti e ngisje ish e ngrit e ngrit dhe pa gjellė.

Ditėn pas shkoi ka ajņ anė me gajdhurin laj Minku, ēė kish vatur tė potisnij kopėshtin dhe tė mblidh kutunjolėt[62], ē’u kishin nguqur. Ki burrė pa atė gur afėr lumit e i pilqei shumė; kėshtł u kallar[63] ka gajdhuri e muar dhe e qelli ndė shpit, psč guri tė murtallit u kish grisur.

Ēė ahina aģ gur, ēė mė pėrpara ish trim i bukur, tek shpia tė laj Minkut, ē’e kish marrur afėr lumit, …vitra, vitra e vitra shtipi kripin te murtalli.

Aģ lodhej, aģ cnohej, …po s’mund shtinij jashtė njė lotė, psč - si tham - njė gur s’mund klanj.

Pra kur ka Ungra s’erdh mė krip, pse kishin mbllijtur salinin[64], murtalli nėng shurbei mė e bashkė me tė nėng shurbei mė, …nėng shtipi mė guri ynė.

Laj Minku poka qelli murtallin te ballkuni; burri kish pėnxuar se ish mirė se murtalli mund mbanij njė grastė me lule; atjč te ballkuni qelli edhč gurin, psč kish pėnxuar[65] edhč se aģ mund rrėjirnij persjanin [66] kur ngrėhej era. Pra aģ burrė harroi atjč …murtallin e gurin!

Shkoi dreq njė muaj i tėrė, pra njetir, pra njetir! U buar kundi[67] sa muaj shkuan e u gristin. Pėstaj njė ditė njė herė u ngre njė erė e fortė, aq e fortė sa qaramidhet[68] fluturojin ka shpit e bijin te dheu.

Ajņ erė ish vorea ēė kallarej ka Pulini; me fuqģ vorea qellnij e tėhilq me tė re e shi, …fleta, shur e botė. Vorea arrivoi edhč te shpia laj Minkut, …aģ burrė, ēė kish marrur gurin afėr lumit.

Vorea shkoi e trubulluar edhč mbi balkunin; ahina rrugullisi gurin ka vendi tek aģ ish e rrinij ka shumė mot si i vdekur. Guri murtallit dale dale ka ballkuni vate ra mbė udhė.

Pra ka mali u hjidh njė shi i fort, si e fortė ish vorea; shiu arrivoi mbė truall : tė parat pika i piu dheu, …pra dheu u ndėnd e pikat tė shiut gjithė bashkė bėn llavinin.

Llavina pėrpoq[69] gurin e murtallit dhe gurin rrugullisi udhė e udhė; pra, kur udhė s’ish mė, ka udha e shtu te njė gramin, …ka gramina te njė pėrrua, …ka pėrroi te lumi.

Pra fuqia tė ujit tė lumit shtu gurin aposhta pėrherė mė aposhta, njera kur guri murtallit - pa ēė dihet si – njė herė u gjėnd mbi zallin e lumit.

Kėtł guri u mbarrar[70] tek njė matun. Ki matun ish aģ matun ēė mė pėrpara kish klėnur vashėzė.

Ēė kur fatėza dhispėtuze kish shkuar ka ajņ anė, ēė kur fatėza e kish bėnur matun, vashėza kish qindruar atjč e kish qindruar vetėm dhe e ndajtur ka trimi. Ajņ numėroi ditėt ēė shkojin e sa grisej, …si griset njė grua ēė pret burrin, ēė ėshtė llargu pris llargu!

Guri qindroi afir afir atij matuni, ēė ujit e lumit …vitra, vitra e vitra kish llishartur[71], kish tunduar[72], kish grisur.

Si guri e matuni u ngan, njė herė u ndodh njė mėrakull : atą tė dy, guri e matuni, u pruartin papan njė trim e njė vashėzė!

Poka si u pan, njeri burrė i bukur e jetra grua e bukurė …qeshtin.

Atirve ju duk se gjithė atą mot s’kish shkuar, …atirve ju duk se kish shkuar vetėm njė minut. Jeta pėr ta kish qindruar dhia si ish : vera me vapėzin ish papan bashkė me ta afėr ujit tė fėtoht tė lumit.

Ahina u ruajtin ndėr sytė e …u pilqian mė shumė se mė pėrpara!

Trimi tha : “ti, zėmra ime, …u helmove se tė thrrita ēerė matuni

Vashėza u pėrgjegj : “…e ti, malli imė, …u helmove se qasa[73] kriet e tėnd me gurin

Trimi pra, ture qeshur, tha se me matune e me gurė bashkė stiset shpia dhe se atą tė dy ish herė tė stisjin njė shpi e re!

Vashėza, edhč ajņ me buzin e me sytė mbė gas, i piajti : “…poka do tė thuash se mė marton

Aģ me gėzim ju pėrgjegj : “ėh

Ahina atą u ngren e dorė mbė dorė u nistin pėr tė prirshin[74] ndė katund.

Levandina[75], ēė vinij ka dejti,  kish fėtohur jetin[76], …po malli kish ngrėhur[77] e kish ēelur zėmrin e tė dyve.Tė dy ectin udhin tė le tė le dhe rranga rranga[78] arrivuan[79] ndė katund.

Atė mbrėma te triasa tė shpis tė vashėzis dhe tė trimit u ndrushartin[80] qelqet plotė me verė pėr urimin tė martesit e tire, ēė kish kumbisej.

Njė fatėzė e mirė mbjatu shprihi vuxhin[81]; si u le dita, gjitonia bėri Vallen e kėndoi kushqin, ēė gjithė gjitonėt prisjin.

Nėng erdh ngriti[82] e vashėza me trimin u martuan.

Ajņ, …ēerė matuni, e aģ, …krie guri, bashkė bėn njė folč e re tek jetoi pėr nga mot dashuria!

 

 

 

 

 


 

 

 

[1] motet
[2] vajzė, pa ndonjė kuptim pėrkeqėsues
[3] njerėzit
[4] qershor
[5] prandaj
[6] po
[7] fustani i kuq i veshjes tradicionale arbėreshe
[8] jelek i veshjes tradicionale arbėreshe
[9] vinte
[10] shkesėt
[11] grindeshin me njėri tjetrin
[12] qymez
[13] shetitjeve
[14] erė e kėndshme
[15] pat’tė nisej, iu desh tė nisej
[16] pėr sė larg, larg e mė larg
[17] punė
[18] botė
[19] sendi
[20] bashkohet
[21] prej stofi tė endur me fije ari
[22] tamam
[23] punuar
[24] rrėkeja
[25] prandaj
[26] iu lut Zotit
[27] njė gjė
[28] nė ndonjė vend
[29] u pati mėshirė
[30] atė herė
[31] jeta
[32] nesėr
[33] vallėzonin
[34] loznin
[35] vija
[36] zhurmė e fort, shamatė
[37] vargje
[38] babaje-erė
[39] person
[40] havanit
[41] gjė
[42] e verdha
[43] veza
[44] hije
[45] landėr
[46] gjinkallat
[47] sheqer
[48] e prapė
[49] perėndonte
[50] pastaj
[51]  kėtu dhe mė poshtė: njė here, papritur
[52] tė tallej pak me tė
[53] e hidhėruar
[54] fytyrė-tullė
[55] linte
[56] i lumtur
[57] sė shpejti
[58] ngacmonte
[59] tullė
[60] si kungulleshkė a si kastravec
[61] cepa
[62] ftonjtė
[63] zbriti
[64] minierėn e kripės
[65] menduar
[66] mbante grilėn
[67] llogaria
[68] tjegullat
[69] takoi
[70] u pėrplas
[71] lėmuar
[72] rrumbullakosur
[73] krahasova
[74] ktheheshin
[75] era e lindjes
[76] botėn
[77] ngrohur
[78] sė shpejti
[79] mbėrritėn
[80] ngritėn dolli me
 
[81] menjėherė pėrhapi lajmin
[82] pėrpara se tė vinte i ftohti