TOMAZO
KAMPERA: FUQIA JETĖPRURĖSE E EROSIT
Katerina
Xukaro
Zakonisht, kur flasim pėr
lėtėrsi arbėreshe tė vjetėr a tė re ajo qė na vjen ndėr mend ėshtė Arbėria
Klasike e Varibobave e Ketave, De Radave e Darave, Santorėve e Skironjėve,
ku shkrimet arbėreshe lulėzuan e pak a shumė lulėzojnė edhe sot. Por, ka,
nė Itali, edhe njė Arbėri tjetėr, a mė mirė, njė pjesė tjetėr tė Arbėrisė
sė njėjtė qė nuk pėrmendet nė historitė e letėrsisė, ngase ka mbetur si e
heshtur, nė kuptimin se deri nė ditėt tona sna ka lėnė ndonjė trashgimi
letrare tė njohur. Ndryshe nga pjesa kalabreze e siciliane, ku Kolegji
Korsini-SantAdriano e, pėrkatėsisht, Seminari greko-shqiptar qenė vatra
tė fuqishme tė kulturės arbėreshe, kjo pjesė Arbėrie e shpėrndarė nė Pulje,
Bazilikatė, Moliz, Kampani, e deri nė Abruce nuk pati nė historinė e vetė
ndonjė institucion kulturor qė tė zhvillonte atė rol, kėshtu qė nė ato
vise nuk kujtohet tė ketė pasur ndonjė pėrpjekje tė rėndėsishme nė fushėn
e lerėrsisė arbėreshe tė shkruar. Mirėpo, kjo sdo tė thotė se kultura
arbėreshe atje vdiq. Nė fakt, edhe nė Kalabri e Sicili kultura e lėtersia
arbėreshe tė shkruara ishin dukuri elitare, pra mbijetesa e arbėreshėve
si tė tillė deri mė sot ėshtė meritė qė vetėm shumė pjesėrisht mund tė u
ngjitet atyre, kurse pėr pjesėn mė tė madhe meritėn e ka trashgimi gojor i
kulturės popullore. Prova e provuar e kėtij pohimi, qė ndokujt mund ti
duket i sipėrfaqshėm, ėshtė fakti se kriza e rėndė e kulturės arbėreshe
filloi me shkollimin masiv tė fėmijėve e tė rinjėve, qė shėnoi prerjen e
tashgimit gojor e pra zėvendėsimin e kulturės arbėreshe me atė italiane tė
shkruar tė mėsuar nė shkollė (pėr mė shumė, kthehuni te numrat e ars-it tė
muajve prill e maj 2004). Rrjedhimisht, pavarėsisht nga trashgimia e
shkruar, qė edhe sot e kėsaj dite e trashgon njė elitė (pak mė e gjerė se
nė tė kaluarėn por prapė elitė), Arbėrinė mund ta quash tė gjallė a tė
vdekur varėsisht nga sa mbijeton nga gjuha e kultura gojore e sa vullnet
kanė arbėreshėt pėr ta rimėkėmbur kulturėn e gjuhėn amtare tė vetė. Nga ky
hulumtimi im i kujdesshėm rreth krijuesve arbėreshė tė ditėve tona tė
gjalla dalin tė jenė pa asnjė dyshim edhe pjesėt jo kalabreze e jo
siciliane tė Arbėrisė, ku vitet e fundit erdhi duke u krijuar njė lėvizje
e fuqishme pėr ruajtjen e rimarrjen e gjuhės e tė traditės, e cila
shprehet me anė tė revistave si Kamastra, qė botohet nė Portkanun (it.
Portocannone, nė provincėn e Kampobassos; drejtoreshė Fernanda Puljeze) e
Basilicata Comunitą Arbėreshe, qė botohet nė Barill (it. Barile, nė
provincėn e Potencas; drejtor Donato Maceo) si dhe me fillimin e njė
krijimtarie letrare qė ende po i kėrkon format e hapėsirat veta, por pa
dyshim dėshmon njė vullnet tė patundur pėr ti qėndruar asimilimit.
Pikėrisht nga kjo Arbėri qė po
pėrjeton Rilindjen e saj tė parė vjen autori i vjershave tė mėposhtme, me
njė veēanti mė tepėr: ai ėshtė pėrfaqėseus i diasporės sė diasporės
arbėreshė. Nė fakt, Tomazo Kampera, i lindur para 55 vjetėsh nė Masqit (it.
Maschito, nė provincėn e Potencės), pinjoll i njė familjeje arbėreshe tė
lashtė e fisnike, jeton qė nga viti 1964 nė Italinė veriore, saktėsisht
nė Chieri, nė provincėn e Torinos, ku ėshtė titullar i njė ndėrmarrjeje tė
sektorit tė ndėrtimtarisė e merret edhe me pikturė. Si piktor mori pjesė
nė shumė ekspozita. Por, mė e rėndėsishmja pėr ne dhe besoj se emri i
vendbanimit tė tij diēka tashmė ka zgjuar nė mendjen e lexuesit tė
kujdesshėm tė ketyre faqeve ai ėshtė zėvendėskryetar dhe sekretar i asaj
shoqate Vatrarbereshe qė nė Kieri organizon, ndėr tė tjera, konkursin
letrar Princ Gjergj Kastriot Skėndėrbeu, nga kaluan shumė ndėr autorėt
e paraqitur nė Premisa-t. Kohėt e fundit, po shoqata Vatrarbėreshe
pėrveē antologjisė sė fituesve tė konkursit letrar tashmė 4vjeēar, botoi
si Fletore tė veten nr.1 njė pėrbledhje dymbėdhjetėvjershash dygjuhėshe
(arbėrishte/lėtishte) tė Tomazo Kamperas, me titull Poesie Insolite (Vjersha
tė Pazakonta) qė na e zbulon veprimtarin e palodhur tė kulturės arbėreshe
edhe si poet.
Ndonėse e vogėl, pėrmbledhja ka
rėndėsinė e vetė nė panoramėn e letėrsisė arbėreshe bashkėkohėse jo vetėm
pėrse autori ėshtė prej asaj pjese tė Arbėrisė qė vetėm tani po fillon tė
shfaqet nė skenėn kulturore me tipare tė vetat, por e sidomos - sepse
shumicėn e Vjershave tė pazakonta tė Kamperas mund ti quajmė vjershat e
para hapur erotike tė letėrsisė arbėreshe. Nė fakt vjersha tė tilla, qė
nganjėherė rrezikojnė tė shkasin pėrtej atij kufiri tė hollė qė ndan
erosin nga pornografia, su lexuan kurrė nė letėrsinė e shkruar tė kėndej
Adriatikut. Vėrtetė, njė rrymė disi erotike lerėrsia arbėreshe e njeh qė
herėt. Pa dashur tė bėj krahasime qė mund tė tingėllojnė si blasfeme, njė
shembull i tillė i shkėlqyer janė vargjet 12-20 tė Kėngės sė katėrtė tė
botimit tė parė tė Milosaos (1837) tė Jeronim De Radės, ku, duke
pėrshkruar me zotėsi poetike tė rallė takimin e parė midis Rinės e
Milosaos, Poeti i madh shkruante Va: Di moll tė ardhura / qėntro, u tij
ti ruata./ me njė dor ngrėjturith / mbanej mbi veshin e bardh / lesht e
saj tė shpleksurith. / Kalli jetėrėn te gjiri / E mė holq mollėzit, / mė
ja vu ndė doriet / ndė ēerėt e dhezurėz. Aluzione poetike erotike, mė
tepėr se erotizėm i hapur. E megjithatė nė botimet e mėvonshme tė poemės,
De Rada ndjeu nevojėn ti pastronte ato vargje tė fėlliqura, duke
ndėrruar gjirin e Rinės me sėnduqin si vend nga vajza i hoqi mollėt pėr tia
dhėnė tė dashurit. Duke ardhur nė ditėt tona, ndėr poetėt bashkėkohės,
njė frymė erotizmi tė ngjeshur e gjejmė tė shfaqet jo rallė, prapė me
aluzione, nė vjershat dashurie tė Vorea Ujkos, si dhe le ti lėmė nė
paqe Perėnditė e papėrmendshme te lėtėrsisė nė disa vjersha tė mė
njėrėzorit Xhovani Trojano tė botuara edhe nė ars. Mirėpo, aluzione tė
tilla e mė tė qarta i sugjeron me boll letėrsia popullore e pikėrisht nga
humusi erotik popullor, tė cilin tregon se e njeh mjaft mirė, mė duket se
u frymėzua Tomazo Kampera pėr vjershat e tij afrodiziake - siē i quan
ai vetė nė parathėnie - ku aluzioni shpesh herė ia lė vendin fjalės sė
hapur. Personalitet i vrullshėm e krejt origjinal, Yni tregohet i
vetėdishėm pėr guximshmėrinė e rrezikshmėrinė e pėrpjekjes sė vetė, pra me
anė tė autorit tė parathėnies sikur kujdeset ta paralamėrojė lexuesin se
ka plane tė ndryshme leximi e ta ftojė tė shkojė pėrtej domethėnies sė
menjėhershme tė fjalėve pėr tė kėrkuar domethėnien e tyre mė tė thellė,
sepse mburrja e dashurisė fizike nėnkupton doemos mburrjen e dashurisė
shpirtėrore qė lidh dy veta e pa tė cilėn e para ėshtė thjesht ushtrim
atletik e jo, si duhet tė jetė, shkrirje trupash e shpirtrash. Se kjo
ėshtė pikapamja e poetit e provon, prania, nė tė njėjtėn pėrmbledhje, jo
dhe aq e dy vjershave me teme etnike - qė skanė lidhje me boshtin e saj
kryesor por nė librin e parė tė njė shkrimtari arbėresh gjithkush i pret -
sa e njė teksti krejt jashtė kontekti qė ka tiparet e njė lutjeje tė
mirėfillė ku autori paraqitet pilikaē lakuriq pėrpara Perėndisė me njė
pėrulėsi qė nuk ėshtė qėndrim i rastit por ndjenjė e sinqertė e njė
shpirti tė kulluar. Nė anėn tjetėr, si pėr ta parandaluar bujėn qė
pėrmbledhja mund tė ndezė nė mjedise kulturore ku sundon ende njė
puritanizėm thelbėsor e pjesėrisht hipokrit, duke veshur rrobat e
veprimtarit kulturor mbrojtės tė pamposhtur tė njė gjuhe qė po humbet,
autori e merr pėrsipėr plot pėrgjegjėsinė e provokimit tė vetė tė rėndė
me tė arsyetuar se synon tė provojė se me gjuhėn arbėreshe (arbėreshe,
shikoni, ēka do tė thotė me ēdo tė folme arbėreshe tė Italisė, sado e
cunguar qė tė duket), po deshe, mund tė shkruash pėr gjithēka. Tė them tė
vėrtetėn, mua nuk mė duket se Tomazo Kampera ka nevojė pėr ndonjė
justifikim a pėrligjėsim: secili krijues e zgjedh lėndėn e vetė sipas
ndjesisė e frymėzimit tė vetė e kur nė pėrgjithėsi arrin tė rrahė njė
temė kaq tė brishtė pa shkarė nė fėlliqėsi tė rėnda tregon edhe njėfarė
mase mjeshtėrie. Gjithsesi, po e patėm besė se qėllimi i tij ėshtė ai qė
shpall e jo, siē mė duket, thjesht celebrimi i erosit si fuqi natyrore
jetėprurėse, mund tė themi se e arriti. Pa i heshtur tė metat e
pagdhenduritė e ēdo sprove poetike tė parė pėr tė cilat autori tregohet
plotėsisht i vetėdijshėm kur shkruan nė parathėnie se e propozon punėn e
vetė pa ndonjė pretendim letrar - tekstet nė arbėrishte kanė njė harmoni
estetike e njė koherencė gjuhėsore tė tė veten, lirizmi shfaqet me nuanca
pėrfshirėse e do tė thosha delikate edhe nė vjershat mė tė rrezikshme
.
Presim sprova tė tjera.
Nga ana ime, duke ju propozuar
Vjershat e Pazakonta a afrodiziake tė mėposhtme, edhe unė marr pėrsipėr
plotė pėrgjegjėsitė e mia, por, qė tė mos ketė keqkuptime a skandale,
duhet tė bėjė njė saktėsim: mbani parasysh se gjuha e Kamperas ėshtė e
folmja arbėreshe e Masqitit, ku pėr sa i pėrket leksikut, ca fjalė tė
trasha qė do tė gjeni se kanė atė ngarkesė fėlliqėsie qė kanė nė shqipen
e pėrtej Adriatikut a dialektetet e saj ose edhe nė disa tė folme
arbėreshe tė tjera. Pra, nė kontekstin e dhėnė, janė fjalė tė trasha, por
jo tabu e si tė tilla duhet ti merrni.
Gjithashtu nga pikėpamja
gjuhėsore, pėrveē veēorive fonetike e morfologjike tė katundit, lexuesi
qoftė edhe jo shumė i kujdesshėm do tė vėrė re dobėsimin e disa dallimeve
rrasore e veēanerisht tė dallimit emėrore kallėzore, dukuri qė vitet e
fundit po shfaqet nė shumė tė folme arbėreshe si ndikim i italishtes pa
rrasa. Sa pėr drejtshkrimin, autori, autodidakt pėr shkrimin a arbėrishtes,
pėrpiqet ti pėrmbahet sa mė shumė fonetikės (shqiptimit) tė gjuhės amtare,
por mungesa e njė pikėreferimi tė qėndrueshėm e bėn shkrimin e tij tė
luhatet nė kėrkim tė njė ekuilibri grafik ende tė pagjetur. Me autorėt
arbėreshė duhet durim.
GRUA SHQIPTARE
Ma
sullm[1]
U
vėrvita ndėr lufta,
e
kisha afar[2]
pesqėnd viet,
luftova armiku i padukshim[3]
e ja[4]
munda.
Kush ma da[5]
ajo fuqi
Tė
luftoja trėmbsiran!
Armiku imundeshim[6],
ēė
mė zėj, e mė mbaj
i patundur[7].
Ti
lule ardhur nga dejti
si
Afardita lindur nga suvalat,
ti
mė de[8]
trimsinė[9]
e mė pėshtova[10],
ndėsa[11]
kam pesqėnd viet
zė gjellan ima
NJĖ DHURATĖ
Tė prora[12]
njė dhuratė,
zogji pranvers[13]
ma[14]
a[15]
kuqa kaēulera[16],
ndė
kaxhollė[17]
kurr nėng ndinji[18],
se
dushkė mbė dushkė flututojti.
Po
ti zonja ima mbaja[19]
mir
Se
kėndofsha[20]
si bilbili
Mbė
nata, ndėr ilzat e hėnxa.
Embėsoj
ti, e qolla[21]
lart ndė qielli,
atje ku nėng ishtė[22]
moti
a
vajtima,
po
tqeshura e gėzima.
Vėra mbi ajo degė,
ati
har[23]
ato di gjėrshi
kur
ta faleja[24]
shkon ma fluturima
ti
ngroha ma frima[25].
PIVA TA KROJ JOTI[26]
I
lehtė hipa malat[27]
U
ngjita ndėr shkėmba skundra
e
ferrat,
po
nėng shkėla mėnushaqja[28],
eri
dushkvat ndiaja[29],
ma
tkėlin[30]
mbushja mushkritė,
e
tgjeta
ti kroi i lumtė
piva ujra tkulluama
ta
burimi ku njari[31]
kurrė
nėng qasi buzan
e
ti mė thua: Qasu
priju[32]
trim mbi mali imė.
ZILAR[33]
U
Zilar u
Pė
ato di gjėrshi
Ritura[34]
ndė sistė jote.
Zilar u
Pėr
ato di shega,
jan
piqura[35]
i puthinj u.
Net[36]
qė shuhat
Vetam ndė[37]
pi
Nė atė kro[38],
ndėn mali Afardits[39].
Zilar u
e piva.
VOHĖSA[40]
DASHURIS
Vetam njė sandon[41]
a pushtron[42]
E
mė pret, tura shėrtuar[43].
Tė
enjėtura[44]
i ka sistė
I
ngrohtė prėhri i saj
Kurmi i lagur, vohėsa dashuris.
Dorė ēė dridhėshin
Mė
mer krien, e ma ulan mbi prėhri i saj
E
mė nėng dija: mjekra ima,
o
pushi, ishka[45]
ėrrsiror pidhi i saj?
Erin[46]
moj erin, i ėmbal puhi
Shprishij nga kurmat pėrlidhurė[47]
Ndė
harrimshin[48],
nėng dijam[49]
Ndė[50]
mėnushaqa o trėndafila.
DHEU IMĖ
Aėmbal
je ti
Si
njė vadhės
E
plot me eri[51].
Lulzuar si pranvera
Kur hapan bubuqat,
trendafilvat
e gjėrshitat[52].
Dheu imė
Ku garicat[53]
jan tėmbėla,
u tė shohė.
Kur afar dimrin
Mė
mer mallin
E
shpirti imi
mbė ėndar[54]
Fluturon ma garilat[55]:
u
tė shohė.. dheu imė.
DRITA SHPIRTIT
Pa fėtes[56]
jam u,
pilikaē duftonam[57]
pėrpara Drita Perėndis[58].
Mė
rrjedhė gjaku,
a
rrėfianjė, kam andirģ[59]
ndonjė glėmb[60]
ja ngula edhe u.
Sa
herė mallkova Emri i Tij[61]
Po
nėng ishan mallkima,
u
lipja ndihma, hrisja[62]
Emri i Tij.
Nani ēė rrusat[63]
arrėsira
Dhe
mė gjė ka ndėlgim[64]
Vetam shpresa dhe lipisin[65]
Perėndis
U pres.
GJUHAN A MĖMĖS
U
rrita me sistė jote
Njė
pika klumėsht,
njė
fjal arbėreshe
e u
bėra burr.
Nėng u dhunova oj mė[66],
po
u ti shkula
ato
katar fjalė, u ti vodha
se
nėng i dija.
Ndė[67]
vreshtė e dhe
Tė
mė lėsh nėng ke
Ėm[68]
atė ēė mė pėrket
Ėma
ajo gluhė arbėreshe.
Ėmi
ato fjalė, njė a njė
Si
pika klumėshti,
po
ėmi arbėreshė,
jo
tjetar
Mos mė jipė!
Mos vėdis!
Edhe ndė tė thret ZOTI,
mos vėdis!
Mė par kėt[69]
mė japėsh
Atė ēė mpėrket
Ato katar fjalė arbėreshe!.
Tė jetė kurr!
Tthret Zoti, dua tjem atje,
ma
njė lot e njė shėrtim,
u
bėnjė vesh!
Dua
tė tmar
A
sprasman fjala arbėreshe[70].

[2]
afėr. Isha rreth pesėqind vjeē. Vini re: nė tė folmen e Masqitit,
ė-ja pastonike kthehet rregullisht nė a.
[3]
armikun e padukshėm. Vini re: shpesh herė nė vend tė rrazės
kallėzore autori pėrdor emėroren.
[14]
me. Vini re: nė tė folmen e Masqitit e-ja fundore e fjalėve
njėrrokėshe kthehet nė a
[15]
e. Vini re: nė tė folmen e Masqitit, nyja e pėrparme e kthehet
nė a
[19]
mbaje. Vini re: nė tė folmen e Masqitit, forma e shkurtėr e rrasės
kallėzore tė vetes sė tretė njėjėse tė pėremrit vetor nga e
kthehet nė a
[29]
ndjeva erėn e dushqve
[39]
nėn malin e Afėrditės
[47]
pėrhapej nga trupat e gėrshėtuar
[66]
nuk e vure re, more nėnė
[70]
fjalėn arbėreshe tė fundit